|
Biografia e
Kengetarit Shqiptar Bedri Islami |
|
|
|
|
Biografia
e Kengetarit Shqiptar Bedri Islami |
BEDRI ISLASMI, i takon plejades se
kengetareve me te suksesshem te estrades se
muzikes kosovare. eshte shpallur kengetar i
vitit, ne 81 dhe 82; ka qene perfaqesues i
Kosoves ne shume festivale te ish YU, si:
“OPATIJA” - disa vite me radhe, festivali “Zagrebi”,
Subotica, garat per kengen e Evrovizionit ne
Lubjane... etj. etj. Prej vitit 1973 e deri
me vitin 1985, ka marre pjese pa nderprere
ne “Akordet e Kosoves”, ku ka qene i
shperblyer shume here. Pas ketyre sukseseve
te arritur, per shkak te nje tragjedie
familjare, ka pasur nje pauze te gjate
kendimi (prej vitit 1987 – 2001). Pas kesaj
PAUZE te gjate, me 2001, ne “Festivali e
RTSH” ne Shqiperi, paraqitet me kengen “Nje
bote e re”. Ne 2002 pason megahiti i tij
“GOCE PEJANE” . Prej 2003 deri ne 2005, i
perkushtohet karijeres se birit te tij
Lindit (ISLAMI) i cili, ne disa gara me
karakter nderkombetar si perfaqesues i
Kosoves i fiton vendet e para. Pason ftesa
per te dhe birin e tij ne SHBA nga shoqata
“Motrat Qirijazi” dhe shoqata “Vatra” qe te
prezantohen ne New YORK per diten e flamurit.
Gjate qendrimit atje i mban disa koncerte
per bashkatdhetaret tane. Kenga e re “PA TY
S’KA LEZET” pason pas 5 vjet pauze.
Bedriu premton se nuk do te ndalet me se
kenduari... |
|
Bedri Islami ne AlbaNur Forum |
|
|