|
Kėndimi i natyrshėm dhe sharmi i saj nė skenė
bėjnė qė Mihrie Braha tė jetė e adhuruar njėsoj,
dje e sot. Opusi i saj ka disa kėngė hite, tė
cilat dėgjohen me ėndje edhe sot, edhe pse tė
kėnduara vite mė herėt
Mihrie Braha ėshtė njė kėngėtare e cila asgjė nuk
e merr me rrėmbim. Nuk ngutet pėr tė qenė e para,
madje as nuk vuan qė tė sigurojė vendin e parė. Ka
njė qėndrim tė thjeshtė sikur ēdo femėr tjetėr.
Kur fillon tė futet nė biseda me shoqe e miqtė e
saj e madje edhe me njerėzit tė panjohur harron
statusin e saj prej ylli qė ėshtė. Nuk vuan nga
asnjė kompleks e aq mė pak nga kompleksi i
superioritetit, siē mund tė vėrehet tė disa yje tė
tjerė tė estradės sonė. Gjatė shėtitjeve i ndodh
qė tė ndalet nga simpatizuesit e saj, tė cilėt
kėrkojnė tė fotografohen me tė, pėr ta
imortalizuar (pėrjetėsuar) momentin kur ajo ua
shtrin dorėn. Kėndimi i saj i natyrshėm dhe
sjellja e saj shumė e thjeshtė ka bėrė qė Mihria
tė futet nė zemrat e secilit dėgjues. Gjatė
bisedės me kėtė kėngėtare, bashkėbiseduesi pas pak
ēastesh e vėren se kjo ėshtė e mbushur me njė
energji pozitive dhe me njė humanizėm qė pak nga
koleget e saj e posedojnė. Pėr humanizmin e saj,
Mihria rrėfen prej shumė rasteve tė tjera vetėm
njė rast atė tė Gentės, vogėlushes nga Isniqi i
Deēanit. Jemi nė vitin 1998. Forcat serbe me
kundėrofensivėn e tyre mbjellin zjarr dhe vdekje.
Kudo shpėrngulje tė popullatės shqiptare brenda
trojeve tona. Genta njė vogėlushe nga Isniqi e
ndarė nga babai, i cili gjendet diku nė male duke
luftuar, ėshtė e traumatizuar. Vogėlushja nuk ha e
nuk flet me askėnd. Shoqata Motrat Ēiriazi e
kuptojnė se Genta e kishte idol Mihrie Brahėn.
Mihrija pa asnjė pėrtesė shkon ta takojė
vogėlushen Genta, e vogėlushja menjėherė ia fillon
tė qesh, tė qan dhe tė hajė. Edhe tash kur Genta
ėshtė vajzė e rritur nė mesin e tyre ka mbetur
miqėsia.
Zė i kėrkuar nga masa
Mihrie Braha ėshtė njė kėngėtare qė nė vete
pėrmban njė gamė tė gjerė tė vlerave artistike e
tė cilat dėshiron qė ato ti shpėrndajė nė masė
deri tek simpatizuesi i fundit. Po cili ėshtė
simpatizuesi i fundit i Mihrie Brahės? Zėri i
ėmbėl i kėsaj kėngėtareje qė me dekada tė tėra
ėshtė futur nė shtėpitė e ēdo shqiptari nė njėfarė
mėnyrė ka ndikuar qė Mihrie Brahėn ta konsiderojmė
si pjesėtare tė familjeve tona. Paraqitja
sistematike nė publikė gjithnjė me albume tė reja
ndikon qė zėri i saj tė mbetet edhe mė tutje i
qėndrueshėm e emri i saj tė skalitet nė librat
antologjikė tė muzikės qė tė jetė i pėrhershėm
deri nė pafundėsi. Bazuar nė kėtė, duket se
simpatizuesi i fundit i kėngės sė Mihrie Brahės
nuk ekziston, sepse ajo tanimė ėshtė bėrė zėri i
kėrkuar nga masa dhe ėshtė shndėrruar nė jetėn e
pėrditshmėrisė sonė. Nuk ka dasmė, takim shokėsh,
udhėtim me veturė, ndeje nė shtėpi... e qė tė mos
e dėgjojmė me ėndje zėrin e Mihrie Brahės.
Dėgjimi i njė kėnge i ofron subjektit modelin e
njė interpretimi imanent qė e bėn dėgjuesin
krejtėsisht tė pavarur. Dėgjuesi gjendet i
ngėrthyer nė botėn dhe autoritetin e zėrit tė
kėngėtarit. Duke e dėgjuar Mihrie Brahėn (por edhe
ēdo kėngėtar tjetėr), dėgjuesi nuk kėrkon tė
mendojė thellė pėr tė kuptuar por thjesht ai e
deshifron nė mėnyrė krejtėsisht mekanike. Gjatė
interpretimit tė njė kėnge, energjia intelektuale
e dėgjuesit kėrkon tė bėjė rikonstituimin e
rrėfimit tė tekstit qė e dėgjon dhe atij do ti
paraqiten tablo reale lėvizėse tė asaj qė
pėrshkruhen nė tekstin e kėngės. Nėse kėngėtari ka
sens dhe talent pėr interpretim tė natyrshėm
automatikisht do ti futet nė botėn e brendshme tė
dėgjuesit.
Me gjithė disa kėngėtare tė tjera, Mihrie Braha i
ka tė gjitha komponentėt qė i ndihmojnė suksesit
tė saj, ku, pėrveē bukurisė fizike qė ėshtė njė
faktor mjaft i rėndėsishėm, te kjo kėngėtare mund
tė shohim se ka talentin qė e shoqėron me
interpretim tė natyrshėm. Mihrie Braha gjatė
kėndimit muzikal e praktikon njė lloji deshifrimi
tė tekstit tė saj qė dėgjuesi nuk e heton por e
pėrvetėson kėtė lloj deshifrimi, duke qenė i
bindur se kjo kėngėtare po kėndon enkas pėr tė.
Nė ēastin kur dėgjuesi ka bindje se kėngėtari/rja
kėngėn po e kėndon veē pėr tė, automatikisht kėnga
e tij/saj shndėrrohet nė hit pėr ta pėrvetėsuar
masėn dhe ngadalė me kalimin e viteve kėnga dhe
kėngėtari pėrjetėsohen.
Shumė nga kėngėt e saj janė bėrė hite
Mihrie Braha nė opusin e saj ka disa kėngė tė
cilat janė bėrė hite, tė cilat edhe pse tė
kėnduara vite me herėt ato pėrsėri dėgjohen me
ėndje pa e humbur aspak freskinė dhe shijen pėr
dėgjuesit tanė. Ajo qė Mihrinė e bėn tė suksesshme
ėshtė interpretimi i saj krejt spontan dhe i
natyrshėm. Duke e dėgjuar kėtė kėngėtare njeriu
ynė zhytet nė botėn magjike tė zėrit dhe melodisė,
duke e koncentruar vėmendjen te rrėfimi melodik
dhe pėr pak ēaste dėgjuesi pėrjeton kėnaqėsinė e
jetės sė tij. Dihet se secili njeri ka probleme
dhe herė pas here krijohen situata tė palakmueshme
e nė kėto momente zėri i Mihrie Brahės tek
individi i demoralizuar do ti shėrbejė si njė
relaksim dhe qetėsim shpirtėror. Pėr pak ēaste
kėnga e saj do tė ndikojė qė njeriu veten ta
ndiejė mė tė lumtur dhe kjo lumturi do tė vazhdojė
tė zgjatet kur individi nė mendjen e tij e
rikujton melodinė dhe tekstin e kėngės e natyrisht
atij do t'i parafytyrohen lėvizjet e Mihrisė dhe
bukuria e saj e shkrirė nė dekorin skenik.
Kompozimi i muzikės dhe dekori luajnė njė rol tė
rėndėsishėm dhe kėtė Mihrie Braha e di, andaj kjo
kėngėtare dėshiron qė pėrmes zėrit tė saj e
interpretimit ta vėrė nė sipėrfaqe melodinė dhe
tekstin e kėngės dhe nga kjo Mihria nė plan tė
parė e qet rrėfimin. Nė kėtė model, zėri i Mihrisė
integrohet nė mėnyrė tė pėrkryer me melodinė e
orkestrės, bėhet pjesė pėrbėrėse, jehon, dialogon,
largohet dhe noton ne njė kohezion muzikal. Pak a
shumė zėri i saj arrin tė shndėrrohet nė primus
inter pares (d.m.th e para nė mesin e barabartė).
Rrėfimi i mbėshtjellė me melodinė, zėrin, lėvizjet,
e emocione ndikon qė Mihria tė jetė njė kėngėtare
e dashur pėr publikun e gjerė shqiptar.
Askush nuk mund tė harrojė kėngėt Puthje kosovare,
Ma kadal kadale Ushtarit tim etj, tė kėnduar
nga Mihrie Braha. Ushtarit tim i kushtohet
periudhės kur bijtė tanė ktheheshin nė arkivole
nga ushtria e armikut. Asokohe tė rinjtė tanė
shkonin pėr tė shėrbyer nė ushtri e ktheheshin tė
vdekur. Ishin vrasje qė sistemi qėllimisht pasi i
torturonte i vriste bijtė mė tė devotshėm. Kthimi
i ushtarėve tanė tė vdekur Mihrie Brahėn do ta
trondiste e shqetėsonte, andaj vendosi tė mos
rrinte duarkryq e tė bėnte sehir siē bėnte
ndonjėra nga kėngėtarėt tona tė estradės. Mėnyra
mė e mirė, kishte menduar nė vete Mihria, ishte qė
zėrin e saj ta fuste nė funksion tė ēėshtjes
kombėtare. Gjatė interpretimit tė kėsaj kėnge,
zėri i saj ishte njė vajtim pėr bijtė tanė: Dorė
e zezė o dorė mizore,/ Mos na i kthe djemtė
narkivole/ jeta mua mė ėshtė bėrė zi,/Ditė e natė
po qaj pėr ty. Ushtarit tim ėshtė e vetmja
kėngė qė gjatė kėndimit kėngėtarja jonė qante,
sepse vuajtjet e popullit i pėrjetonte thellė nė
shpirtin e saj. Mihrie Braha ėshtė fituese e shumė
shpėrblimeve, por shpėrblim mė tė mirė i
konsideron duartrokitjet frenetike tė shikueseve
tė saj, qė sipas Mihrisė, publiku ėshtė vlerėsuesi
mė i mirė dhe mė i denjė.
Kontakt :
Reshat80@hotmail.com
|