|
Tashme ka perfunduar punen rreth albumit me te ri
“Himni i Dashurise” dhe pret vetem ta nxjerre ne
treg. S’ka se si te ndjehet ndryshe, pos shume e
relaksuar. Meqe ka perfunduar pjesen e saj te
punes. Gjithashtu punen e tyre e kane mbaruar edhe
kompozitoret, poetet, autore te teksteve. Me nje
fjale, siç thote Edona, albumi ne teresi ka
perfunduar. Tani eshte ne duart e shtepise
muzikore “Vizioni-Libonia”, te cilet ajo beson se
shume shpejte do ta nxjerrin ne treg. Gjithsesi
shprehet me optimizem se albumi do te kete
suksesin e deshiruar. “Jam me se e sigurt se do te
pritet mire nga publiku dhe adhuruesit e kenges
sime, pasi, te them popullorçe, ia kemi bere
hyzmetin deri ne fund”. Thekson kengetarja, eshte
kjo Edona, e cila eshte mesuar te kujdeset madje
edhe per detajet me te vogla gjate realizimit te
projekteve te saj, qe gjithsesi s’ka pasur se si
pastaj te mos rezultojne te suksesshme. Nje gje qe
ia garanton kete eshte edhe zgjedhja e
bashkepunetoreve te saj. Kete here punen rreth
kompozitoreve dhe teksteve ua ka besuar autoreve,
si: Xhevdet Gashi, Afrim Macula, Fatos Canolli,
Arsim Bunjaku, Milaim Islami, Igballe Ymeri.
“Himni i Dashurise” eshte titulli i albumit, qe
Edones i ka pelqyer si propozim nga Naime Beqiraj,
per ta zgjedhur si emer pagezues te albumit, Edona
ka bere edhe nje seri fotografish, ku shihet nje
Edone origjinale, pa levizur shume nga preferencat
e saj per dukjen, per te cilen gje, pra per
‘styling’ dhe ‘ make-up’, ajo tregon se kujdeset
çdohere motra e saj Fjolla. Fotografite e albumit
i ka punuar Avni Selmani. Kengetarja thote se as
promocionin e albumit nuk do t’ia lere askujt ne
duar, por do te beje vete. Perurimin do ta beje
rreth dates 20 te ketij muaji, ne ambientet e
hotel “Viktoria” ne Prishtine, gje qe, gjithsesi,
thote ajo, do te jete ne nivelin e deshiruar.
Lexo artikullin krejt, Ketu! |