|
Bekim Fehmiu la gjurme te pashlyeshme ne Holivud ,
aty ky mijera e qindramijera aktore boteror
endrrojne te luajne, madje edhe nje rol episodik.
Bekim Fehmiu qe me talentin e tij artistik, po e
mahniste boten e filmit boteror, ne menyre
indirekte iu pamundesua te kontribuonte ne vendin
e tij.
Ne menyre perfide dhe kurre pa e refuzuar ia
pamundesonin te ndihmonte ne kulturen e vendit te
tij. Me metoda te sofistikuara Bekimit ia
pamundesian te kontrubuonte aty ku babain e tij
qytetaret tane e kishin varrosur me flamurin
kombetar, me nderimet me te larta qe i behen nje
patrioti duke e pasur parasysh rrethanat dhe
shterngesat policore serbe.
Gjurmet e Bekim Fehmiut do t’i gjejme ne Paris, ne
qytetit e dritave dhe te kultures europiane. Keto
gjurme do na shpien ne shtepite me te njohura
filmike italiane qe emri i Bekimit po skalitej nga
mjeshtrit me me renome te regjise per t’u mos
shlyer kurre. E Bekimi e shikonte varrin e babait
ku eshtrave te tij po i bene roje flamuri me te
cilin populli e kishte mbeshtjellur si amanet
gjeneratave te ardhshme se per flamur çdo gje
sakrifikohet. E shikonte i heshtur, ne qetesi, dhe
sikur ndermend i sillej amaneti i tij. E Bekimi
ne heshtje po i gezohej suksesit qe po arrinte ne
bote. Ne heshtje e perjetonte gezimin dhe
lumturine. Ne heshtje e digjte deshira ta ringjallte
babain vetem per nje çast qe me te ta ndante
kenaqesine. T’i rrefene per suksesin ne Holivud.
Vetem per nje çast t’i tregonte babait ku kishte
arritur biri i tij. T’i rrefente per pengesat qe
kishte hasur, per intrigat qe ia benin, per rrugen
e gjate e te mundimshme qe e kishte kapercyer ,dhe
pas te gjithave menxyrave suksesin e kishte
arritur. Ah, sikur vetem nje çast te ringjalles e
ta shihte birin e tij qe bota ia kishte lakmi! E
Bekimi perseri zhytej ne thellesine e mendimeve
sikur ende kishte per te bere, ende amaneti i
babait i sillej ne koke. I zhytur ne boten e vete,
nisej drejt Prishtines. Deshira e tij ishte qe te
arrinte sukses me nje film te prodhuar nga
shqiptaret. Momente ideale. Fama boterore e Bekim
Fehmiut cilitdo regjisor ia siguronte shitjen e
filmit dhe njohjen nderkombetare te aktoreve e te
ndonje regjisori i cili kurre nuk e pati kete fat.
E Bekimi priste. Priste skenarist. Priste
regjisore. Priste oferta. Priste angazhim. Priti
aq sa nuk duhej te priste. Bekim Fehmiu priti kote.
E ne pritje kritiket e njohur boteror veç tjerash
shkruanin: “Poashtu mund te shkruajme faqe te tera,
qe te flasim per lojen e shkelqyeshme te Bekim
Fehmiut, ne rolin e Uliksit, nje aktor qe pak
eshte pare ne film. Do te jam i lumtur te ju ftoj,
ta shikonit serine televizive per te zbuluar
serine me te mire televizive qe kurre nuk eshte
realizuar gje me tani” (Mario Guguére).
Krenoheshim me famen e Bekim Fehmiut
Sa te çuditshem, e sa objektive jane kritiket
boteror?! Ne superlativ flasin per loje te
mrekullueshme te Bekim Fehmiut, e dikund ne boten
e artit te nje province heshtin pendat, por nuk
heshtte populli. Me famen e Bekim Fehmiut,
krenohej çdo shqiptar, por jo edhe disa penda te
asaj kohe. Sa shume populli kishte simpati dhe e
adhuronte aktorin e vete do ishte mire sikur
ndonje gazetar te interesohej ne statistikat e
Kosoves, t’i numeronte e shenonte se, sa djali
ato vite u pagezua me emrin BEKIM?
Bekim Fehmiu ishte sinjifikim i suksesit edhepse
ne nje shtet ku rendonte roberia. Bekim Fehmiu
ishte sinjifikim i bukurise, i forces, dhe i
talentit per çdo shqiptar kudo qe jetonte. Bekimi
ishte sinjifikim edhe i krenarise sepse secili
shqiptar mburrej qe ishte shqiptar. Bekim Fehmiu
ia ktheji dinjitetin shqiptarit qe deri aso kohe
ishin mesuar tjeret te na trajtonin vetem per pune
te ernda fizike dhe sharraxhinj.
E Bekim Fehmiu priste oferten e nje roli jetesor,
qe permes emrit te tij te ndihmonte ne radhe te
pare vendin e tij e pastaj filmin shqiptar. Ne
pritje ai akumulonte role ne arenen me te veshtire
boterore ne Çineçita (Itali), ne Paramount,
studion me te madhe te Holivud , ne Paris duke
luajtur perkrah aktoreve gjigant te filmit
holivudian dhe evropian. Bekim Fehmiu me shpejtesi
te rrufeshme po e rriste famen e tij si aktor i
denje dhe shume i talentuar aq sa mahniste
kritiket dhe shikuesit boteror. Bekimi u
shnderruar ne mit per miliona e miliona spektatore
te botes, i cili mit, here pas here po ecte
rrugeve te Prishtines jo si legjende e gjalle, jo
si nje njeri mitik por me ecjen e tij u shkri me
masen e popullit sepse kjo ishte deshira e tij e
zjarrte.
Populli yne qe aso kohe ishte mesuar ta shihte
Xhon Vejnin ne filmat kauboj tani biri i ketij
populli kishte filluar te luante edhe ne filmat
kauboj, me aktoret me te cilet kishte luajtur Xhon
Vejni. Kishte perfunduar filmin “Kalimi neper
shpellen e djallit” 1971, dhe pas pushimeve
deshironte te ndjente kenaqesine dhe lumturine ta
ndante me popullin vet. Ecja e tij rrugeve te
Prishtines, e mahniste popullin, sepse neper keto
rruge me balte e gropa po ecte Bekim Fehmiu, miti
qe kishte luajtuar filma njelloji si Xhon Vejni,
kishte luajturme yjet me prestigjioz boteror me
Ava Gardner, Ornella Muti....
Pritja e gjate dhe zhgenjimi
Shqiptaret, kur e shihnin Bekim Fehmiun, ndjenin
befasi por edhe krenari. E Bekimi priste oferta
dhe perseri kthehej ne arenen e konkurences
boterore qe te luante ne filmin “Liberté, mon
amour!” 1973, bashke me Klaudia Kardinale.
Sa me shume qe luante aq me shume Bekim Fehmiut i
rritej fama boterore e pas tij vraponin
skenaristet duke i ofruar skenare nga me te
ndryshmet qe ne filmin e tyre te ardhshem ta venin
emrin e Bekim Fehmiut, qe ishte sigurim i suksesit.
Ne kerkim te shtimit te emrit te Bekim Fehmiu per
film te tyre ishin edhe regjisoret e panjohur per
t’u bere te njohur, e te njohurit per ta siguruar
vazhdimesine e punes se tyre. Keshtu Bekim Fehmiu
do luan ne filmin “Black Sunday, it could bi
tomorow” 1977. (E diela e zeze”) me regji te John
Frenkeinhemer nder regjisoret me te njohur te
Holivudit, sipas skenarit Thomas Harris.
Pas çdo filmi qe e perfundonte, fama e Bekim
Fehmiut rritej per te mos zbritur kurre. Kjo ishte
nje tregues se Bekimi kishte arritur majat me te
larta boterore te filmit. E Bekim Fehmiun e digjte
deshira dhe zjarri i vendit te tij dhe sikur ne
enderre diçka po e nxiste qe t’i ndihmonte filmit
shqiptar. Nuk ishte pasioni ai qe e cyste, por
ishin fjalet e babait, qe po prehej nen roje te
flamurit dhe sikur nga ato cepa te grisur po ia
percillnin amanetin e pathene per se gjalli qe
atdheut t’i ndihmonte. Bekim Fehmiu nuk dinte ne
ishte enderre se perpiqej t’i kapte fjalet qe i
vinin tinezisht ne thellesi te shpirtit. Vraponte
pas tyre e ato largoheshin e pastaj perseri i
ktheheshin. Bekimi nuk e dinte nese i vinin nga
thellesia e varrit te babait apo nga thellesia e
shpirtit te tij, sepse ato vinin tinezisht te
thekshme e te frikesuara nga njerezit e skenave te
erreta, qe i percillnin edhe endrrat, edhe
sukseset, edhe deshirat... Nuk e dinte nese ishin
fjale luetje apo vajtimi?! Ishin kerkese apo
deshire?! Ishte endrre apo realitet. Ne Kosove çdo
gje iu kishte bere konfuz njeriut me te madh te
filmit qe kishte lind ky popull. Njeriut qe ishte
bere simbol i tere popullit e veçanerisht i
djelmoshave te bukur shqiptar, te cilet filluan te
luanin teater edhe ne rruge, edhe ne shkolle ,
edhe ne pune ...
Bekimi po priste, priti dhe dhe keto dite me i
zhgenjyer se kurre me heret ne jeten e tij me lot
ne sy deklaroi se po terhiqej nga bota e filmit.
Po terhiqej nga pritja e kote e nje oferte serioze.
Po terhiqej nga bota ku ne vend te vlerave ngriten
antivlerat. Bekimi nuk e tha kete sepse eshte aq i
madh sa nuk e bene balle te pranoje nje gje te
tille. Nuk e tha kete sepse ende respekton
amanetin e babait dhe falmurit kombetar, qe ende
ne varr po i bene roje e nga cepat e grisur e te
perbaltur permes ererave ia percjellin amanetin-
kurre mos hiç dore nga populli.
Bekimi eshte i vetedijshem siç jane te vetedijshem
çdo regjisor se per aktorin nuk ekziston mosha,
dhe ai ne çfardo moshe mundet te luaje. Aktori
edhe te jete ne karrige levizesse ka mundesi te
luaje. Por, i lodhur nga pritjet e kota, me ne
fund jep deklarate se po terhiqet nga bota e
filmit. Ai mund te terhiqet por kritika e
mirefillte e filmit tone nuk do do te lejoje qe
emmri i tij te shuhet. Nese sot ka tendenca per
ngecje, neser do te lindin gjenerata te reja qe
Bekimi per ata do mbetet legjende, e per ne nje
legjende qe patem nderin te pinim kafe me te per
t’iu deshmuar femijeve te femijeve se Bekimi ishte
yni dhe i tere botes. Se Bekimi i takon miliona
adhuruesve te tjere, shikojeni emrin e tij te
skalitur ne enciklopedi boterore, ne libra te
ndryshme te filmit boteror dhe ne “Dictionaire
Visuel du Cinema Culte” (Fjalori Vizuel i Filmave
Kult, janar 2007) Por, per Bekim Fehmiun ne
internet ne gjuhen shqipe mund te gjejme vetem
artikuj informative e aty - ketu ndonje artikull
joprofesional.
Reshat Sahitaj
|