Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria    Contact

Biografia e Artist Nimon Mucaj

The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals

AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 

 

Kush ėshtė Nimon Muēaj?

 

Aktor, regjisor dhe shkrimtar

 

Nimon Muēaj u lind me 1952 nė Llukė tė Epėrme tė Deēanit. Shkollėn fillore dhe tė mesmen i kreu nė Deēan. Studio gjuhėn dhe letėrsinė angleze. Kreu shkollėn e lartė pėr aktorė nė Prishtinė me 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhės angleze nė Drenoc dhe Isniq, komuna e Deēanit.
Qė nga viti 1977 punon nė Teatrin Popullor tė Gjakovės, tash emėrtimi i ri Teatri Kombėtar- Gjakovė. Deri me tani ka interpretuar mbi 100 role nė teatėr, nė TV drama, filma artistik dhe videprojekte tė ndryshme artistike.

 



Disa nga rolet:

Vuēi Pasha “Nora” e A. Skanjetjit 1971, Profesor Hofman te “Ngajrja nė Vishi” e Artur Milerit – 1975, Shpendi “Plaku i maleve”, 1975, Tuē Maku te “Toka Jonė” e K. Jakovės - 1976. Plaku te “Stina e Kuqe” e F. Fjatės 1977, Orhani “Fisheku nė pajė” e F. Krajės 1977, Selmani te “Besa” e S. Frashėrit 1979, Valteri “Intrigė e dashuri” F. Shiler 1979, Fahredini “Njeriu me top” e D. Agollit 1981, Kukudhi te “Unė Halil Garria e B. Musliut 1983, Ivani “Kush nuk vdes nuk ėshtė njeri 1984, Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnė” e R. Qosjes- 1985, Kryetari i pushtetit lokal te “Babai im kulak socialist”-T. Partliq, 1985, Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotė jo” e A. Buzės 1985, Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovės- 1987, Vangjeli “Qan e qesh Ēajupi” A. Z. Ēajupi 1989, Kryetari te “Hėna prej Letre”- M. Kraja 1990, Oso Kuka te “Lahuta e Malcis”-Gj. Fishta -1990, “Qytetari Fisnik” Molieri 1993, Kamani te “Skėnderbeu” 1993, Savė Batarja “Lėshoma hisen e diellit” A. Istrefit, Poeti te “Dredha e djallit” –Gj. Fishta 1995, Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995, Roja “Antigona” e Sofokliut 1996, Prifti “Tė fala nga Shkodra” E. Kabashi, Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000, Togeri “Si e mposhta Musolinin” 2001, Hetuesi “Njė varr pėr majorin e Mbretit e H. Mulliqit 2003, Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003, Oficeri serb te “Antigona e re”- M. Krasniq, Mala “Lulkuqet”- E. Kryeziu 2004, Harilo Palikuqa te “Sfida e madhe” e N. Islamit 2004, Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004 etj.

Pėr aktorin Nimon Muēaj kanė shkruar, Musa Ramadani, Beqir Musliu, Haqif Mulliqi, Adem Isterfi, Luigj Gurakuqi, regjisor i teatrit, Operės dhe Baletit, Halil Haxhosaj, Besim Muhadri etj.

Beqir Muslit pėr aktorin Nimon Muēaj shprehet se ai ka arritur tė krijojė njė varg figurash tė rėndėsishme nė teatrin e Gjakovės e sidomos shquhet te shfaqja “Besa” e Sami Frashėrit me njė role tejet episodik por shumė sugjestiv, pastaj prap me njė rol episodik te “Babai im kulak socialist” dhe sidomos vije nė shprehje te shfaqja “Beselam pse mė flijojnė” me rolin e Haranit dhe Iblisit, mandej Kukuthi te “Halil Garria” dhe “Ora e Kukuvajės”, Fahredi te „Njeriu me top“ pastaj me Ivanin te shfaqja “Kush nuk vdes nuk ėshtė njeri” tregoi se Nimoni ėshtė njė aktor i madh dhe tani po vertetohet si vullkani i tij artistik. Nimon Muēaj ėshtė aktor me prespketivė nė kėtė teatėr.

Nimon Muēaj ka bėrė disa regji teatrore dhe filmike:

Si nė Deēan, Gjakovė dhe Prizren dhe Tiranė. “Nora” A. Skanjeti ishte vepra e parė qė e vuri me grupin e gjimnazit “Vėllezėrit Frashėri” Deēan-1971. Njėkohėsisht ėshtė themelues i grupit letrar “Luigj Gurakuqi” tė po kėtij gjimnazi. Pastaj pas studimeve vijnė shfaqjet: “ Besa e Madhe“ e M. Markajt, 1979 “Teatri i vogėl i Deli Ucės” (1987) dhe “Nėna shkon nė parajsė” tė Y. Shkrelit-1988, me Teatrin “Shpresa” te Deēanit, “Hakmarrja” e J. Kelmendit 1982 dhe “Beselam pse mė flijojnė” e R. Qosjes” 1983 me SHKA “Mehmet Riza” tė Isniqit, “Zogu i Diellit” D. Mehmeti (1985), ”Onufri i Neokastrės” M. Kraja (1986), me Teatrin Amator Gjakovė. Pas shfaqje “Onufri i Nekostrės” sė Mehmet Krajės regjisorėt Fadil Hysaj, Agim Sopi, Fetah Mehmeti, Agim Selimi pastaj shkrimtarėt dr. Ibrahim Rugova, Ramiz Kelmendi, Ymer Shkerli etj kanė vlerėsuar lart nivelin artistik tė kėsaj shfaqjeje.
“Onufri i Nekostrės” Projekt privat I finacuar MKRSĒJ Prishtinė 2006 nė Gjakovė me aktorėt B Mjaku, Alfred Trebicka, Sylejamon Lokaj, Vlora Muēaj, Hysen Binaku, Hadi Shehu etj
“Lahuta e Malcis”, Atė Gjergj Fishta, me tė cilėn pati njė turne nė Gjermani dhe Shqipėri (shfaqje e ndaluar nga regjimi serb ne Gajkovė, por e xhiruar nė TVSH- Tiranė ‘91).

“Nimon Muēaj ka arritur qė prej vargjeve tė “Lahuta e malcis” tė krijojė njė dramė e cila tė bėhetė se po ndoshė para syve tė tu, pra tė bėhet se po ndodhė sot e kėtu. Ēdo shprehje skenike e kėsaj shfaqjeje ka njė kontinuitet dhe mesazh...”- shprehet Qani Mehmeti te gazeta Zėri i Rinisė e datės 22 tetor 1990.

Aktori i ndjerė Ndrek Luca me 8 shtator tė vitit 1990 i entuziazmuar me njė tufė lule u pėrkul pėrpara trupės teatrore tė Teatrit Alternmativ “Dukagjini” tė Deēanit dhe pastaj u pėrkul edhe pėrpara publikut tė Tiranės. U shpreh me kėto fjalė: “U ngjita edhe njė herė nė skenė pas kaq vitesh sepse kjo trupė teatrore mė bėri pėr vete dhe mė vjen mirė se u ngjuita edhe njė herė nė dėrrasat e teatrit sepse kėta aktor me artin e tyre mė bėn pėr vete dhe mė nxorėn edhe njė herė parpara publikut tim tė dashur...” Pėr shfaqjen „Lahuta e Malcis“ shtator 1991
nė Tiranė kanė folur me respekt tė veēant regjisori Esat Oktrova, shkrimtarėt Vath Koreshi, Preē Zogaj, Adem Istrefi etj. Pastaj aktorėt Rikard Ljarja, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Fitim Makashi etj.

Pėr shfaqejen “Lahuta e Malcis” kanė shkruar Adem Istrefi, Luigj Gurakuqi regjisor nė teatrin e Operes dhe Baletit nė Tiranė dhe nė mėnyrė tė veēant inskenimin e kėsaj shfaqje madhore e ka pėrshendetur edhe shkrimtari ynė shqiptar Martin Camaj nė Munih tė Gjermanisė nė marsin e vitit 1991. Pastaj Vath Koreshi, Lirard Ljarja, Esat Oktrova, Tinka Kurti, Ramonda Bulku Margarita Xhepa etj.

Shkrimin mė meritor pėr shfaqjen Lahuta e Malcis e bėri Sefedin Fetiu te gazeta Viktoria 9 me kėtėp titull “Prezentim skenik i shpirtit dhe bėmave kombėtare” ku ndėr tė tjera shkruan: “Ashtu si ishte dramatizimi i kryevepres fishtiane njė punė e vėshtirė dhe guximshme, vėnia nė skenė e saj paraqet njė hap edhe mė tė vendosur edhe mė tė ndėrliqshėm. Pse? Sepse, nė radhė tė parė, realizimi skenik i njė vepre- epope bart nė vete rrezikun e zvogėlimit, tė zhveshjes dhe reduktimit tė fuqisė artistike...Mirėpo premiera qė u dha nė Gjakovė, siē thuhet nėpėr flakė tė pushkės, dėshmoi se vepra jo vetėm nuk ishte varfėruar por pėrkundrazi ishte pasuruar me elemente tė reja adekuate vizuele dhe auditive qė pėrmban arti i dramaturgjisė dhe estetika skenike. Pėrveē punės dhe talentit, dėshirės dhe entuziazmit, nė realizimin e sukseshėm tė shfaqjes Lahuta e Malcis, tė kėsaj trupe nė krye me regjisorin Nimon Muēaj i priu edhe njė qėllim: ky ėshtė qėllimi qė nė kėto kohėra tė trubullta plot ndeshtrasha e peripeci pėr popullin e Kosovės- tė jepte njė ndihmesė pėr kendellje, pėr guxim e pėr njė zgjim tė ri. Zatėn ky qėllim ėshtė i arritur me vet faktin se “Lahuta e Malcis” doli nga harresa e respektuar kurse dramatizimi dhe realizimi i saj skenik flasin qartė pėr njė agim tė ri e tė lumtur kombėtar, flsain pėr atė se ora e shqiptarisė ende ėshtė gjallė dhe se ajo po zgjohet ngadalė por sigurt drejtė ardhmėrisė pėr popullin e Kosovės.”

“Lėshoma hisen e diellit” A. Istrefi (Java e kulturės-Shqipėri ‘93), “Haxhi Zeka” 1993 me Teatrin Alternativ “Dukagjini” Deēan.

“Dredha e djallit” (1995) Aqif Mulliqi pėr shfaqjen “Dredha e djallit” autor Gjergj Fishta. Dramatizimi Nimon Muēaj. Interpretoi trupa e Teatrit tė Qytetit tė Prizrenit.Nimon Muēaj (i cili edhė mė parė u shqua me dramatizimin e epikės sė Fishtės). Nė fakt, duhet pranuar se pėr t’iu qasur dramatizimit tė kėtyre satrirave Muēaj ėshtė dashur tė ketė njė kredo tė jashtėzakonshme intelektuale, nga se pėr njė punė tė tillė krijuesi ngarendet nėpėr teh tė shpatės. Mirėpo Muēaj edhe si dramaturg, por edhe si regjisor ia doli mbanė. (gazeta Zėri i Rinisė 15 prill 1995)
“Balada e Urtisė” N. Frashėri 1996, “Gjergj Fishta thotė uratė me gishta” Gj. Fishta-N. Muēaj 1997, “Dita shtatė vjet e gjatė” H. Salihu, 1997 “Requiem pėr Atė Gjeēovin” N. Muēaj (2001), “Kush provokon dashurinė humb gruan” Dario Fo 2004 me Teatrin e Qytetit tė Prizrenit /2004/etj.

Ka interpretuar nė disa drama televizive dhe filma artistik

- tė xhiruara dikur nga TV Prishtina. Si nė serialin televiziv “Era e Lisi”/1978/, filmi televiziv “Migjeni” 1986, nė filmin televiziv “Kulla”/1990/, etj. Pastaj nė filmat artistik tė realizuar nga Kosovafilmi: “Kur pranvera vonohet” /1979/, “Njeriu prej dheu”/1983/, “Rojet e mjegulles”/1987/,/. “Kukumi”- Kosovafilmi /2004/ “Era e molles” film televiziv- Produksion privat 1995, dhe nė disa video filma si te “Njė palltė pėr babain tim nė burg”, 1995, “Burgu i Mergimit” I,II, 1986, “Oda e Junikut” 1997, “Vjeshta e trendafilave”-Produksion privat/2001/ “Kur shpirti ndėrron jetė” -Produksion privat /2001etj.

Nė cilėsinė e organizatorit

ka punuar nė filmat “Njeriu prej dheu”, “Kulla”, “Vjeshta e trendafilave” , “Kukumi”.
Asistent regjisor nė filmin “Kur shpirti ndėrron jertė”.Ka realizuar njė film televiziv dhe disa videofilma ne teknikėn BETACAM : “Kosovė, kurrė s’tu nda gazepi”/1996/, “Anija e pėrgjakur”/1997/, Me filmin televiziv “Nr. 56296” 1997 mori pjesė nė Festivalin e Filmit “Eurofilm” Ēeki ‘99. Dokumatarėt “Nėnė Aisha”/1997/, “Elton Zherka”/1999/, “Disa javė me refugjatėt”/1999/, i ka realizuar nė TV shqiptar, Shijak TV dhe TV Klan. “Salih Ēekaj-Gurthemel i Pavarėsisė” dokumentar /2002/ dhe i transmetuar edhe nė RTK-shkurt 2003

 

Per te shkruar komente per aktorin Nimon Mucaj, Kliko Ketu!

 
 
 

Veprimtaria e Nimon Muēaj?

 

Aktor, regjisor dhe shkrimtar

 

Deri tani ka botuar:

1. “Prova e tridhjetetretė” roman- Rilindja, Prishtinė 1989
2. “Ditėt qė thyen shpatėn e perandorisė” dramė–Jeta e re- Prishtinė’ 91
3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinė 1993,
4. “Baladė pėr borėn e kuqe” roman - Euroriilindja Tiranė 1999
5. “Verrat e Llukės dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinė 2002.
6. “Salih Ēekaj - Gurthemeli i Pavarėsisė sė Kosovės” - monografi- Gjakovė 2003.
7. “Requiem pėr Atė Shtjefėn K. Gjeēovin dhe pėr Patėr Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit
Franēeskan Gjakovė 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramė dhe skenar filmi.
8. Ditėt e buburrecit – Ministria e Kulturės sė Kosovės 2004

Shpėrblimet:

2 Pėr rolin e Tuē Makut te “Toka jonė” U shpėrblye si aktor mė i mirė i Festivalit tė Teatrove
nė Ferizaj 1976
3 Shfaqja “Besa e madhe” u shpėrblye nė Festivalin e Teatrove nė Gjilan 1979
4 Plaketa e festivalit “Mbrėmjet e vėllazėrimit” Prizren pėr shfaqjen “Bersa e madhe” 1979
5 Shfaqja “Hakmarrja” u shpall si shfaqja mė e mirė nė vitin 1982 nė Festivalin e Teatrove
Ferizaj ku N. Muēaj kishte bėrė regjinė
6 Shfaqja “Beselam pse me flijojnė” u shpall shfaqja mė e mirė nė vitin 1983 nė Festivalin e
Teatrove Ferizaj ku N. Muēaj kishte bėrė regjinė/
7 Pėr shfaqjen “Beselam pse me flijojnė” mori shpėrblimin si shfaqje komplete nė Festivalin
Federativ tė ish RSFJ nė Trebinje 1983
8 Mori shpėrblim si regjisor mė i mirė nė Festivalin e Teatrove nė Gjilan pėr dramėn “Onufri i
Neokastrės” tė M. Krajės viti 1986
9 Dy vjet radhazi ka marrė shpėrblimin e tretė, pėrkatėsisht tė dytin pėr poezitė “Pleqtė” dhe
“Aleksandėr Moisiu” 1984/85
10 Shpėrblimin e “Rilindjes” pėr tregim 1987
11 Romani “Vdekja e kalit” u shpėrblye nė konkursin e Rilindjes mė 1990
12 Ishte i ftuar nė Festivalin e Teatrove mbarėkombėtare nė Vlorė me 1995 me shfaqjen
“Dredha e djallit”
13 Me filmin “Nr. 56296” mori pjesė ne festivalin e filmit evropian “Eurofilm 99” Ēeki 1999
14 Nė Festivalin e Teatrove –Ferizaj u shpėrblye pėr tekstin e dramės “Requiem pėr Atė
Gjeēovin” tė pėrgatitur me Teatrin e Qytetit Prizren 2002.
15 Shpėrblimin nga Minstria e Kulturės pėr skenar dokumantar “Kopshtari” 2003
16 Shpėrblimin nga Ministria e kulturės pėr romanin “Ditėt e buburrecit” 2004

Pėr romanin “Vdekja e kalit” e botuar nga Rilindja me 1993 kritiku unė Ramadan Musliu ndėr tė tjera shkruan: “...Kemi kėtu tragjicitet, humor, kemi kėtu zhveshje tė realitetit, dėshmim tė historisė...Prandaj, kėtu shpeshherė gėrshetohet realiteti me ėndrrėn dhe ėndrra me realitetin, qė e plotėsojnė njėra –tjetrėn, herė duke u poetizua realiteti, e herė duke u konkretizuar ėndėrrimi. Thėnė shkurt: nė romanin “Vdekja e kalit “ kemi njė realizim artsitik qė mbėshtetet nė vizionin e ekzistencės autoktone sa impresiv aq edhe artistikisht i realizuar, sa qė mund tė thuhet se shėnon njė nga tė arrituart mė tė dalluara tė kėtij zhanri nė prozėn shqipe kėtu.”

Gazeta Bujku e sė shtunės me 8 maj 1993.

“Romani Vdekja e kalit i Nimon Muēajt (Prishtinė 1993)” shprehet Petrit Palushi,-“pėrmban reagimin e drejtprdrejt ndaj sė keqes qė ėshtė shfaqur nė formė tė ngadalshme; forma reaguese ėshtė intensive, pasi pasojat e sė keqės kanė rėnduar pėr sė tepėrmi mbi pjesėnn mė tė madhe tė personazheve qė i japin formėn romanit...Rikthimi si teknikė artistike. Situata paralele (novela Nata me hėnė, romanet Shpendkeqja, Vdekja e kalit). Nė roman mbizotron thjeshtėsia rrėfimore, thjeshtėsia pėr tė cilėn bėn fjalė filozofi Zhan de la Bryer se “ qendron mbi meritėn siē rrinė hijet mbi figurėn e njė tabloje, kėto hije i japin forcė dhe pamje”. Kėshtu nė kėtė thjeshtėsi sugjestive rrėfimore, shkrimtari Nimon Muēaj ka ndėrtuar njė tekst kompleks, kjo thjeshtėsi sugjestive rrėfimore ėshtė njė prej segmenteve mė tė dukshėm dhe autoritarė tė romanit.(Tiranė 1997)

Petrit Palushi te libri me kritika “Misteret e rrėfimit” Tiranė 1998

Nė lokalet e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės me 7 prill 1997, nė aktin promovues tė filmit “Kosovė kurrė s’tu nda gazepi” folėn Xhemail Mustafa, Demė Fetaj, Haqif Mulliqi, Ali Alaj, Gani Nitaj ndėrsa njėri nga regjisorėt e kėtij filmi Nimon Muēaj me kėtėp rast tha shkurt. “Ne u pėrpoqėm tė bėjmė diēka brenda mundėsive tona dhe kaq ishte .
Me filmin televiziv “Nr. 56296” Nimon Muēaj mori pjesė nė Festivalin e Filmit “Eurofilm 99” nė Ēeki nė tetor tė vitit 1999.
Remeoun Beougue, regjisor Algjerian u shpreh: “Mesazhi i kėtij filmi ėshtė shumė i qartė. Tema qė trajtohet nė filmin e Muēajt ėshtė interesante dhe e kapshme, segmente kėto qė janė realizuar mė mjeshtri artistike. Uroj qė shembulli i Kosovės, pra edhe i kineasve tė saj, t’i sherbejė edhe popullit tim berber 12 milionėsh, qė nė Algjeri jetojnė pa asnjė tė drejtė kombėtare.
Fjalė miradie shprehėn producenti frances Dan Moget pastaj Presidenti i festivalit Je Knikel i cili ishte me pėrardhje franceze dhe u shpreh haptaz se filmi ėshtė njė kritikė e rreptė ndaj pushtuesit serb ėshtė e mundur qė mos tė pritet mirė nga ēektėt por filmi kaloi pa incidente dhe pėrkundrazi shtypi i dha njė hapsirė tė veēant, ku tsh po ju sjellim nė origjinal njė pjesė tė shtypit tė asaj kohe.

Deutsch: Gazette / Gazeta Kulturserver Kosova - Nr. 6

17 Kėto ditė pėrfundoj festivali evropian "Eurofilm 1999" nė qytetin Zlin tė Ēekisė. Nė kėtė manifestim ndėrkombėtar tė kinematografis, pėr herė tė parė u pėrfaqėsua edhe Kosova me filmin artistik me titull "NR 56296" tė regjisorit dhe artistit Nimon Muēaj. Filmi arriti njė sukses tė lartė, posaēarisht u veēua tematika dhe vlera artistike e filmit. Filmi pėrshkruan aksionet famėkeqe tė grumbullimit tė armėve nga ana e policisė serbo-jugosllave nė vitin 1965. Numri 56296 paraqet numrin e pushkės tė cilėn njė fqinjė serb ia falė njė shqiptarit, e ky atė e shet pėr bukė tė gojės. Mirėpo, kur organet e sigurimit ia kėrkojnė pushkėn dhe fillojnė dhunėn mbi tė, ai detyrohet pėr t'a shpėtuar jetėn e vetė dhe tė familjes tė shes pasurinė qė t'a blejė pushkėn mbrapa, e cila duhej dorėzuar. Regjin e filmit e bėri vet autori, ndėrsa rrolet kryesore luajnė Hadi Shehu, Blerim Gjoci, Anisa Ismaili, Rexhep Mushkolaj, Jahja Shehu etj. Pritet qė filmi sė shpejti tė shfaqet nė kinemat mbarė Kosovės. Pėr filmat dokumentar tė Nimon Muēajt kanė shkruar Arbėr Ahmetaj, Petrit Palushi etj. Ndėr tė tjera Arbėr Ahmetaj shprehet: Nė premierėn e filmit dokumentar « Sali Ēekaj: gurėthemel i pavarėsisė dhe lirisė sė Kosovės », morėn pjesė qindra bashkatdhetarė tė cilėt pritėn me ngrohtėsi autorin e filmit, regjisorin dhe autorin Nimon Muēaj. Para shfaqjes sė filmit tė pranishėmit i pėrshėndeti Skėnder Tolaj nė emėr tė organizatorėve tė takimit dhe tė Nėnkėshillit pėr ngritjen e shtatores sė Sali Ēekajt nė Zvicėr, i cili pasi falėnderoi tė pranishmit tha se « shpesh kemi ndėrmarrė aksione tė pėrbashkėta por kėsaj here shohim para syve tanė tė konkretizuar atė qė bėmė s’bashku pėr rreth njė viti, shohim shtatoren e heroit tonė tė cilėn e zbuloi Presidenti Rugova nė Deēan, shohim filmin e realizuar pėr tė, shohim pėrjetėsimin e veprės sė Sali Ēekajt, e cila do t’u takojė brezave tė ardhshėm ». Publicisti Sefedin Krasniqi duke folur pėr Salih Ēekajn tha se « ai ishte figurė komplekse, ai ishte luftėtar idealist, intelektual i zgjuar dhe politikan pragmatist. Roli qė ai mori pėrsipėr tė luante nė dhjetėvjeēarin e kaluar ishte shumė i vėshtirė, ėshtė rol qė nė historinė e popujve e lujanė vetėm njerėz qė kanė edhe bekimin e Zotit.

Nimon Muēaj jeton dhe punon nė Gjakovė.

Disa nga rolet teatrore jashtė Teatrit tė Gjakovės:

1. Vuēi Pasha “Nora” e A. Skanjetit 1970- Gjimnazist
2. Sherbetori “ Xhaxha Vanja” Ēehovi 1972- student
3. “Sherbetori i dy zotėrinjve” 1973 - studnet
4. Leka “Te pamposhturit” M. Jero 1974 Deēan
5. Profesor Hofman “Ngjarja nė Vishi” A. Miler 1975 –Ferizaj
6. Shpendi “Plaku i maleve” T. Shoshi 1976 -Deēan
7. Tuē Maku “Toka jonė” K. Jakova 1976-Deēan
8. Plaku “Stina e kuqe” F. Gjata 1977-Deēan
9. Oso Kuka “Lahuta e Malcis” 1990-Deēan
10. Poeti “ Dredha e djallit” 1995 - Prizren
11. Savė Batarja “Lėshoma hisen e diellit” 1993 – Deēan
12. Mahmut Begolli “ Haxhi Zeka” 1993 - Pejė
13. Kamani “Skėnderbeu” 1994 - Prishtinė
14. Skėnderbeu ”Skenderbeu” 1995 - Prishtinė
15. Profesori “Prej shtatorit nė dimėr” 1996 – Ulqin
16. Oso Kuka ”Gjergj Fishta thotė uratė me gishta” Ulqin 1997
17. Gjini “Anija e pėrgjakur” Ulqin 1997
18. Skėnderbeu “Balada e urtisė”- Prizren 1996
19. Harilo Palikuqa “Sfida e madhe” 2004 – Pejė

20. Peshkopi “Onufri I Neokastrės” 2006 Gjakovė

21. Skėnderbeu- Kėshtjella e Arbėrisė- Lluke e Poshtme 2007

Rolet nė film dhe TV

1. Era e lisi 1978
2. Kur pranvera vonohet 1979
3. Njeriu prej dheu 1983
4. Rojet e Mjegullės 1987
5. Migjeni 1990
6. Kulla 1990
7. Era e mollės 1992
8. Njė palltė pėr babėn tim nė burg III,IV 1995/96
9. Kosovė, kurrė s/tu nda gazepi 1996
10. Burgu i mėrgimit I,II 1996/97
11. Oda e Junikut 1997
12. Vrasėsit 1997
13. Anija e pėrgjakur 1997
14. Rruga pa kthim 1999
15. Vjeshta e trendafilave 2000
16. Kur shpirti ndėrron jetė 2000
17. Lotėt e Nėnės III, IV 2000
18. Netėt e Zullumėmadhit 2001
19. Kukumi 2004

Regji nė shfaqjet teatrore:

1. Nora A. Skanjeti 1970 – Deēan
2. Stina e kuqe F. Gjata 1977– Deēan
3. Besa e madhe M. Markaj 1979 -Deēan
4. Ditėt qė thyen shpatėn e perandorisė N. Muēaj 1980 -Deēan
5. Hakmarrja 1982 J. Kelmendi - Isniq
6. Beselam pse mė flijojnė R. Qosja 1983 -Isniq
7. Zogu i diellit D. Mehmeti 1985- Gjakovė
8. Onufri i Neokastres M. Kraja 1986 - Gjakovė
9. E kujt ėshtė bota Pėrmbledhje autorėsh 1986 - Gjakovė
10. Teatri i vogėl i Deli Ucės Y. Shkreli 1987 -Deēan
11. Nėna shkon nė parajsė Y. Shkreli 1988- Deēan
12. Lahuta e Malcis Gj. Fishta 1990- Deēan-Gjakovė
13. Leshoma hisen e diellit A. Istrefi 1993 - Deēan
14. Haxhi Zeka N. Muēaj 1993 - Pejė
15. Skėnderbeu N. Frashėri 1995 - Prishtinė
16. Requiem pėr Nurefin Loxhėn N. Loxha 1994 - Prizren
17. Dredha e djallit Gj. Fishta 1995 - Prizren
18. Balada e Urtisė N. Frashėri 1996 - Prizren
19. Prej shtatorit nė dimėr H. Salihu 1996 - Ulqin
20. Gjergj Fishta thotė uratė me gishta 1997 Gj. Fishta -Ulqin
21. Gjeli i plagosur R. Kukaj 1997– Ulqin
22. Balada e urtisė N. Frashėri 1997 - Deēan
23. Requiem pėr Atė Gjeēovin N. Muēaj 2001- Prizren
24. Kush tradhėton dashurinė humb gruan D. Fo 2004 – Prizren

25. Skėnderbeu- Kėshtjella e Arbėrisė- Lluke e Poshtme 2007

Regjisor nė filmat televiziv dhe dokumentarė


1. Kosovė kurrė s/tu nda gazepi - FILM 1996 – Shqiponjė/Jabllanicė/
2. Nėnė Aisha 1997 – TVSH dokumentar
3. Nr. 56296 1997 –Deēan- FILM
4. Anija e pėrgjakur – Ulqin- FILM
5. Elton Zherka 1999 – Shijak TV dokumentar
6. Disa ditė me refugjatė 1999 Shijak TV dokumentar
7. Salih Ēekaj gurthemel i Pavarėsisė 2002 – Prishtinė RTK 2003 dokumanetar
8. Mark Malota RTK prill 2005

 

 

Per te shkruar komente per  Aktorin, Regjisorin dhe Shkrimtarin Numan Mucaj,

Kliko Ketu!

 
 
 
Chat Room Kosova Love Chat one to one is the best Albanian Chat

Futu ne Chat "KOSOVA LOVE 18 PLUS". Jepe nikun ku lexon screen name dhe sjellu mire, krejt folet Rreth ushkurit dhe Dashnise!

 
 
 
 
YLLKA BERISHA, MISS KOSOVA

Yllka Berisha (born 1988 in Laholm, Sweden) won the title of Miss Kosovo on December 28, 2007. Berisha will now represent Kosovo... CLICK!

 

 
 

NJOFTIM!

Ne do te ishim shume mirenjohes nese ju keni ndonje lajm nga VIPAT dhe na dergoni DUKE KLIKUAR KETU

 

Advertising at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

 

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time.  Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users.  We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.  

 

E-Mail us  to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

------------

If your choose to advertise in our site with a Top Page Banner or Centre Page Banner we will give you extra advertising in our top LINKS, which are visited the most 24 hours a day. Also we take care about our partners with  special offers throughout the period of time they are with us.

 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster 

eXTReMe Tracker