Besimet Fetare, Religjionet dhe OkultizmiNė kėtė forum ju mund tė postoni dhe tė shkruani nė lidhje me besimet fetare dhe doktrinat tjera qė kanė tė bėjnė rreth besimit.
“Kjo nuk ėshtė luftė pėr ‘Isa Beg’-un e asnjė problemi pėr xhaminė dhe xhematin, por pėr kthimin e autonomisė sė xhamisė dhe tė ēdo punonjėsi fetar nė Maqedoni”, ka thėnė imami i xhamisė, Ramadan Ramadani, pas faljes sė xhumasė
Nė xhaminė “Isa Beg”, tė Shkupit triumfoi paqja dhe qetėsia. Mijėra besimtarė tė konfesionit islam tė premten e kryen ritin fetar, faljen e namazit tė xhumasė pa asnjė problem. Kjo njėherėsh i demantoi disa informacione se pėr shkak tė incidentit qė ndodhi tė premten e kaluar nuk do tė falet namazi i xhumasė nė “Isa Beg”.
Incidenti javėn e kaluar ndodhi si rezultat i mosmarrėveshjeve mes pėrfaqėsuesve tė Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė (BFIM) dhe imamit aktual tė xhamisė “Isa Beg”, Ramadan Ramadani, i cili tė premten ua fali namazin e xhumasė besimtarėve myslimanė. Pėrfaqėsuesit e BFIM-sė nuk ishin tė pranishėm nė faljen e namazit tė xhumasė, ndėrsa nuk dhanė asnjė koment.
Nga ana tjetėr pati interes tė madh nga ana e medieve ku njė numėr i madh i gazetarėve kishin ardhur pėr tė marrė qėndrimet e tė dyja palėve rreth tensioneve qė u krijuan pas incidentit tė javės qė shkoi.
Imami Ramadan Ramadani pas faljes sė xhumasė tha se u kthye qetėsia nė xhami. Ai u shpreh se kjo nuk ėshtė ndonjė luftė pėr “Isa Begun”, por pėr kthimin e autonomive tė xhamive dhe punonjėsve fetar.
“Jemi dėshmitarė se u kthye qetėsia nė shtėpinė e Zotit dhe nė xhaminė mė tė madhe dhe nė vakėfin mė tė madh nė Maqedoni tė ‘Isa Beg’-ut. Kjo nuk ėshtė luftė pėr ‘Isa Beg’-un e asnjė problemi pėr xhaminė dhe xhematin, por pėr kthimin e autonomisė sė xhamisė dhe tė ēdo punonjėsi fetar nė Maqedoni”, deklaroi imami i xhamisė, Ramadani.
Sipas tij, BFIM-ja duhet ta kuptojė se ajo ekziston pse ka besimtarė, xhami, xhemat dhe nuk ėshtė ashtu si dikush mundohet ta paraqesė. “Prej sot ēka do tė ndodhin do tė ndodhin pėr tė mira tė cilat do tė ndihmojnė nė pėrmirėsimin e jetės shoqėrore tė besimtarėve mysliman”, theksoi ai.
Pohimet e BFI-sė se ai ėshtė i suspenduar nga puna dhe se njė vendim tė tillė duhet ta realizojė Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB), Ramadani me pėrgjigje se ligji pėr marrėdhėnie punė ėshtė nė anėn e tij. Ai tha se respekton ēdo ligj nė Maqedoni por jo edhe njė vendim misterioz me vulė jo valide.
“Ligji pėr marrėdhėnie pune ėshtė nė anėn time. Ky ligj nuk parasheh njė vendim tė tillė misterioz. Unė i pranojė tė gjitha ligjet nė Maqedoni, por nuk mund tė njohė njė vendim misterioz me njė vulė jo valide”, shprehet Ramadani.
Ai i ka pėrgėnjeshtruar akuzat e BFIM-sė se shpėrndanė islam-radikal, duke thėnė se atė e njohin xhemati i “Isa Beg”-ut, se ēfarė vepre bėnė ai dhe kush ėshtė.
“Nuk pranojmė asnjė stigmatizim dhe ju jeni dėshmitarė se si u kryen ritet fetare sot nė xhami. Mijėra xhematė qė ishin e dinė se ēfarė ligjėrojė unė dhe kush jam. Me kėtė kthehet paqja nė xhaminė e ‘Isa Beg’-ut dhe me kėtė do tė kthehet paqja nė BFIM ku ka piramida tė mėdha tė kursimoreve dhe krim tjetėr tė cilat mė vonė do tė rregullohen”, potencoi Ramadan Ramadani.
Pas faljes sė xhumasė tek besimtarėt mbizotėroi shpresa se mė asnjėherė nė xhaminė e Isa Begut e as nė asnjė xhami tjetėr nuk do tė ketė asnjė lloj incidenti dhe se ata do tė mund nė qetėsi dhe pa asnjė frikė t’i kryejnė ritet fetare.
"Iu luta redaksisė sė Koha e re, qė kjo letėr sot tė mbetet vetėm e bardhė!
Shkrimi im del ditėn e premte-sot, kur dhe besimtarėt falen nėpėr tempujt e shenjtė!
E pra, sot le tė falemi me mendimin e bardhė!
Sot le tė ulim kokėn e le tė prekim ballin nė tokė me mendimin e bardhė!
Le Ti kėrkojmė ndjesė e falje Perėndisė pėr marrėzitė qė i pėrshkojnė shtatit tkombit shqiptar.
Do na e fal edhe kėsaj radhe, sepse e din se marrėzia ka fund!
Fund i saj ėshtė vetshkatėrrimi!
Le tė falemi dhe mos harrojmė fėmijėt tanė, prindėrit tanė, miqtė tanė. Le tė falemi bardhė edhe pėr ta!
Sepse, dhuna nė xhami bėhet vetėm nga ai/ajo qė nuk i lė hapėsirė tė bardhės nė mendjen dhe shpirtin e tij/saj! Kėtė e dimė edhe unė edhe Ti i/e nderuar lexues/e.
Sot le tė falemi PĖR TĖ BARDHĖN, sepse vetėm duke parė bardhė e pastėr mund tė krenohemi me tė kuqen dhe tė zezėn e flamurit tonė!
Ndryshe JO!
Ndryshe JO!
Ndryshe JO!
Nėse falemi me tė ZEZĖN brėnda nesh, atėherė mosqenshim mė mirė!
Bardhė, bardhė "
(sa qyqar jane keta njerz, s'dijn me shkrujt, per molla Sulen dihet se ai s'din, ama keta i kane ra qaf Kimit me dezinformata, haj medet, haj... edhe foleja e djallit Cairska 52 ua ka inati se nuk dini, lere te tjeret... Kategoria e bubrrecit eshte simbolike kuranore, o te marr, o qyqar. Dilni ju mbledhni njerez, shihne veten se ku jeni, mos i matni brinat me nje nepunes tuajin, as mos u afroheni xhamive te Shkupit, o qyqar...) ciceroni nga Shkupi
Lexonie tekstin e Folese se Djallit, qe fshihen mbrapa emrit te fese Islame dhe thone s'mirren me politike, a bahen alete te sallatave te unitarizmit:
"Patriotizmi, streha e fundit e kimave dhe merselave.
Tė dy i kemi nė skenė qė 20 vjet demokraci shqiptare nė Maqedoninė e pavarur dhe qė tė dy kanė qenė tė kyēur nė ēdo lėvizje dhe veprimtari.
I pari (Kimi), fillimisht si megafon i ideve kosmopolite promaqedonase, i dyti (Merseli) si varrmihės i protestave heroike tė Gostivarit (1997). Nga kjo ku jemi sot mund tė kuptojmė se falė zotėsisė dhe patriotizmit tė tyre shqiptarėt pėrsėri kanė mbet tė pėrēarė. Dhe nėse ka mbetur qė stėrnipat e sllavėve tė bashkojnė shqiptarėt, dhe nėse ka mbetur gazetarėt qė u ndaluan tė ndjekin Kongresin e parė tė PPD-sė pėr shkak tė bagazhit tradhtar, tė mbledhin nė njė Front kombėtarė shqiptarėt, atėherė mjerė populli qė ju beson.
E dėgjuat zbulimin me tė ri. Njerėzit qė punojnė nė Bashkėsinė Islame tė Maqedonisė janė tė manipuluar politikisht, nuk kanė moral dhe dinjitet pėr tė udhėhequr njė institucion shpirtėror. Dhe e dini kush e zbuloi kėtė? Librat e lexuar si Kim Mehmeti dhe Mersel Bilalli. Kėta tė dy kanė dinjitet, moral dhe deri sot asnjėherė nuk kanė qenė tė manipuluar politikisht. Thonė se nuk ka deficit tė patriotizmit nė jetėn e tyre dhe, duke e thėnė kėtė, janė tė kuptueshme edhe shumė gjėra tė tjera.
Tash ata, qė tė dy, kanė tė drejtė tė bėjė ēfarė tė dojnė (ose tė mos bėjnė asgjė) dhe gjithēka do tu falet, sepse ata janė patriot, sepse ata i do populli, qė i bie tė jemi edhe ne nė BFI. Madje, pėr shkak tyre, prej sot do ta japim edhe njėsinė e re tė matjes sė vlerave mė tė larta shpirtėrore: dinjitetit dhe moralit. Njėsia themelore matėse e kėtyre vlerave , prej sot do tė quhet Kimometėr dhe Merselometėr. Por kujdes njė Kimometėr plus njė Merselometėr gjithnjė do tė japin njė bashkėpunėtor tė ngushtė tė organeve sekrete tė zbulimit qė natė e ditė punojnė pėr tė delegjitimuar ēdo institucion qė mban parashtesėn dhe prapashtesėn shqiptarė. Autori anglez i shekullit XVIII, Samuel Johnson, thotė: Patriotizmi ėshtė streha e fundit e tė dobėtėve.
Dhe duke parė qė tė dy janė duke u krekosur me kėtė kartė, atėherė mund ta kuptojmė se deri nė ēshkallė ka arrit dobėsia e tyre dhe duke shitur patriotizėm kiē mundohen qė tė mbushim vetėm xhepat e tyre. Qė tė dy u ngjajnė kėngėtarėve me vlera tė dyshimta qė para, gjatė dhe pas luftės, i kanė rrjepur xhepat e bashkėvendėsve tė tyre duke shitur kiē me nga tri nota dhe dy-tri fjalė tė tilla si nėnė, liri, gjak, lot, hero . Kaq janė patriotike kėto kėngė, sa ndonjėri nga kėngėtarėt mund tė arrijė vlerėn prej dy Kimometri dhe njė gjysmė Merselometri. Natyrisht, synimi i kėtyre kėngėve asnjėherė nuk ka qenė ushqimi i vlerave tė kulturės shqiptare, por mbushja e xhepave kėngėtarėve patriotė.
Mirėpo ja tani i njėjti kiē, i pajetė, siē ėshtė kiēi mė, e ka kapluar edhe skenėn analitike shqiptare tash e sa vjet kėtu nė Maqedoni dhe nuk ka djall qė do ta heqė qė aty deri sa tė pėrmbushin amanetin e kryeshefit tė tyre. Tė delegjitimojnė ēdo lėvizje shqiptare. E tillė ėshtė edhe iniciativa e fundit e kėtyre njėsive matėse tė dinjitetit dhe moralit me formimin e njė gjoja Fronti tė kombėtarė shqiptar, e qė ka pėr qėllim deligjimitetin e partive politike shqiptare dhe OJQ-ve po ashtu shqiptare.
Populli nuk thotė kot se dita shihet qė nė mėngjes . Dhe nėse analizoni mėngjesin e kėtij Front kombėtarė shqiptar, atėherė do tė shohėsh se pa u formuar ende ai po vjell helm e vrer dhe anatemon jo vetėm partitė politike shqiptare dhe organizatat civile shqiptare por kohėn e fundit gjithnjė e mė tepėr edhe institucionin BFI i cili shekuj tė tėrė ka qenė shtylla e ruajtjes dhe kultivimit tė identitetit shqiptar dhe mbrojtja nga asimilimi qė gjithmonė ka qenė ėndėrr e pa realizuar e kryeshefave tė kimometrave dhe merselometrave. Realiteti analitik shqiptarė pėr momentin ėshtė mė grotesk dhe mė qesharak se cilado parodi, sado e mirė qoftė ( ju lutėm bėni pėrjashtim disa emra qė me tė vėrtet meritojnė respekt).Realiteti analitik shqiptar pėr momentin ėshtė i infektuar nga kimometėrat dhe merselometėrat qė kanė shitur identitetin e tyre vetėm e vetėm pėr ēmimin person publik dhe do qindarka u thėnēin.
Mjafton tė shikoni paraqitjen e tyre nėpėr ekranet televizivė: herė fodullė e herė kinse shpėrfillės, dėshmohen tė gatshėm tė debatojnė e diskutojnė pėr lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtė fushės sė dijeve tė tyre, madje kohėn e fundit luajnė rolin e matėsve tė dinjitetit dhe moralit, jo vetėm pėr pėrfaqėsuesit politik por edhe pėr udhėheqėsit e BFI-sė. Nuk do tė na habisė nėse nė ditėt nė vazhdim i shohim tė krekosur nė ndonjė media duke folur plot kompetencė edhe pėr avantazhet e centraleve atomikė. Tentimi i tyre pėr tė kopjuar thirrjen e Abdyl Frashėrit pėr njė Lidhje tė dytė tė Prizrenit mes shqiptarėsh, nuk ėshtė asgjė me shumė se njė megalomani e neveritshme e tė dyve, vetėmburrje e vetėvlerėsime foshnjarake, mungesė e plotė etike, modestie e qytetarie. Mos flasim pėr patriotizėm se kėtu ska vend. Kur flet libri, autori duhet tė heshtė, thotė Niēe .
Dhe librat e Kimit dhe Merselit tani mė janė libra tė lexuar pėr opinion shqiptarė. Tė dy i kemi nė skenė qė 20 vjet demokraci shqiptare nė Maqedoninė e pavarur dhe qė tė dy kanė qenė tė kyēur nė ēdo lėvizje dhe veprimtari. I pari, fillimisht si megafon i ideve kosmopolite promaqedonase, i dyti si varrmihės i protestave heroitike tė Gostivarit (1997). Nga kjo ku jemi ne sot mund tė kuptojmė se falė zotėsisė dhe patriotizmit tė tyre shqiptarėt pėrsėri kanė mbet tė pėrēarė. Dhe nėse ka mbetur qė stėrnipat e sllavėve tė bashkojnė shqiptarėt, dhe nėse ka mbetur gazetarėt qė u ndaluan tė ndjekin Kongresin e parė tė PPD-sė pėr shkak tė bagazhit tradhtar, ( a ju kujtohet ai Halili i Gėrēecit ēka i pat thėnė publikisht djalit tė Memetit, nga foltorja e kėtij Kongresi historik pėr shqiptarėt, dhe si e pagoi me jetė diskreditimin qė i bėri ai aletit tė Akeksės?) tė mbledhin nė njė Front kombėtarė shqiptarėt, atėherė mjerė populli qė ju beson. Tė dy e dinė se sa BFI-ja mund tė manipulophet politikisht. E kanė provuar edhe ata vetė nė lėkurėn e tyre se sa mund ta manipulojnė BFI-sė.
Institucioni i cili ka qenė , ėshtė dhe do jetė kėtu shekuj tė tėrė, moti u ka thėnė JO koketimeve tė tyre dhe nėse pėr shkak tė kėsaj ndjehen tė prekur nė sedėr dhe mundohen tė etiketojnė BFI-nė pse ua mbylli derėn kėtyre patriotėve me bateri atėherė Imsail Kadare pat tė drejtė kur thotė se ra ky mort dhe u pamė.Nė fund u kėrkojmė ndjesė tė gjithė besimtarėve qė po futemi kėtyre llugave ala patriotēe tė kimave dhe merselave por jemi tė detyruar tė pėrplasemi me individė tė pakontrolluar sa herė dėshirojnė qė tė mashtrojnė opinionin me pallavrat qė shumė lirė shiten nė Pazar por jo nė njė institucion serioz siē ėshtė Bashkėsia Fetare Islame nė Maqedoni. Nė kontekst tė kėtyre rreziqeve qė i kanoset pjesėve tė ndara tė kombit shqiptar, nė ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe me kundėrvėnien e organizuar tė pėrpjekjeve shoveniste tė okupatorėve sllav dhe shėrbėtorėve tė tyre si Kimat dhe Merselat, pėr realizimin e programeve tė tyre kriminele albanofobe dhe islamofobe gjatė gjithė kohės, duhet tė kuptohet ky reagim i BFI-sė. Njerėzit ndėrtojnė shumė mure dhe jo aq ura, thirrte dikur Isak Njuton ndėrsa veprimtaria e BFI-sė ėshtė tė ndėrtojė sa mė shumė ura ndėrsa muret ua ka lėnė ti ndėrtojnė kimometrat dhe merselometrat por sa herė qė tė ndėrtojnė mure ndaras pėr pjesėtarėt e institucionit qė ne udhėheqim, aq herė do tė ndeshen me ekskavatorin shkatėrruar tė BFI-sė dhe gjithmonė, si pėrherė institucionin fetarė do ta mbajmė sa mė larg vorbullės sė politikės ditore, manipulimit, pėrzierjes apo diktatit nga ndonjė parti politike ose qeveri. Ashtu si kemi bėrė pėrherė. Ngadalė por sigurt kemi filluar kohės ti japim emėr.
Sektori pėr informim pranė BFI-sė nė RM P.S Artikulli nė fjalė edhe pse ėshtė dėrguar pėr botim nė gazetėn KOHA E RE si reagim ndaj artikullit: Pushtet vetėm mbi USHT-nė dhe BFIM-nė, tė botuar mė 11.06.2010 nė po tė njejtėn gazetė, ajo nuk u botua!
(Ani kqyre, ne fund, thone artikullin, nese s'e boton... O, qyqar, me cfare te drejte islame, njerzore, nga cili primat ju mund te quani dikend sllav, kush jeni ju te flitni per politike... o qyqar.. urt, urt...) ciceroni nga Gazibaba
Lexonie pergjigjen e Kim Mehmetit
Si gjuetar derrash tė egėr
(Kesaj pune i thone: Cka i tha Sula Kimit tinza duke perdor emrin e fese islame, dhe si ja priti Kimi me laps Sules, gjuetar derrash, hahaha, jane boxhanak, e njohin mire njeri tjetrin) Cieroni Dervendit
Religjionet janė si fole tė ngrohta ku ēel e rritet besimi i shumė njerėzve pėr atė qė janė, atė qė bėjnė dhe atė qė dėshirojnė tė arrijnė. Duke qenė nga shtyllat mė tė forta qė gjatė shekujve kanė mbajtur nė kėmbė njeriun dhe njerėzimin, religjionet janė edhe strehimore, ku njeriu gjen prehje sa herė qė ndien se barra e kėsaj jete bėhet e papėrballueshme pėr tė, apo atėherė kur i nevojitet tė pėrmbahet e tė mos joshet nga veset e kėqija tė kėsaj bote. Religjionet janė njėfarė ndėrmendje e asaj se kush je, janė si shenjė qė tregon drejtimin e udhėtimit, shenjė qė tė shfaqet atėherė kur harron sa nga je nisur e ku duhet tė arrish. Andaj, duke qenė fetė rrėfyes tė rrugėve qė tė ēojnė drejt botės tjetėr, e rendet politike shoqėrore tregues nga duhet ecur qė ti shijosh lumturitė e kėsaj jete, ato dy sisteme vlerash dhe standardesh banojnė nė tė njėjtėn shtėpi, por hyrjet i kanė tė ndara. Por, edhe ashtu tė ndarė, ėshtė e pamundur tė mos ketė njė pikėtakim ku fetė dhe rendet politike shoqėrore pėrballen me njėra-tjetrėn dhe mbase edhe luftojnė mes tyre nė emėr tė tė njėjtit qėllim: pėr tė mirėn e individit, apo kolektivitetit. Me ēka, gjatė zhvillimit tė saj, gjinia njerėzore nuk ka arritur mė larg se tė ndihet e drejtuar nga feja, por e sunduar nga njeriu, apo si e pėrkushtuar ndaj Zotit, por nė shėrbim tė sunduesve.
Jo njėherė gjatė historisė, religjionet e ndryshme, si dhe krahėt rivalė brenda fesė sė njėjtė - e gjithmonė nė emėr tė Zotit janė pėrgjakur mes tyre dhe jetėn e besimtarėve e kanė shndėrruar nė ferr. Apo ka ndodhur qė pas kapotės sė shėrbėtorit tė Zotit, tė fshihen shėrbyes tė djallit. Njėsoj siē ka ndodhur qė pas emblemės sė institucioneve mė tė larta fetare qė kanė pėr detyrė tė mbrojnė normat dhe moralin fetar, tė fshihen ata qė nuk kanė njohur asnjė normė njerėzore. Pra, ka ndodhur nė tė kaluarėn ajo qė ndodh edhe sot nė shumė vende mbi kėtė rruzull tokėsor: qė herė-herė ta kesh vėshtirė tė pėrcaktosh se ku fillon e ku pėrfundon beteja qė bėhet nė emėr tė fesė dhe tė Zotit, e ku nis e mbaron ajo qė ka tė bėjė me mbushjen e xhepit tė atyre qė besimtarėve u shpjegojnė pėr tė mirat e asaj bote, e vetė duan ti shijojnė tė gjitha kėnaqėsitė qė i ofron jeta mbi kėtė tokė.
Mbase nga ky kėndvėshtrim duhen shikuar edhe ngjarjet e fundit qė ndodhin mes komunitetit mysliman nė Maqedoni, e ku si gjithmonė, si protagoniste kryesore paraqitet Bashkėsia Fetare Islame, e cila prej moti lė pėrshtypjen se udhėhiqet edhe nga njerėz tė atillė qė falen nėpėr xhamia, por flenė nė shtratin politik dhe atė policor. Me ēka edhe ia dolėn qė suksesshėm tė ecin nė rrugėn nga luftėtarė tė denjė nė mbrojtjen e socializmit prej rrezikut tė irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar, e deri te kohėt e sotme demokratike, kur Maqedoninė dhe shqiptarinė e mbrojnė nga vehabistėt. Pra, ia dolėn qė tė mbahen nė kėmbė nė mėnyrėn mė tė pahijshme dhe mė perverse pėr ata qė thonė se njohin vetėm Zotin dhe i pėrkulen vetėm atij: duke shėtitur nga prehri i njėrės, nė atė tė tjetrės parti, por mbase duke mbetur gjithmonė tė afėrt me qarqet policore dhe madje duke u mbėshtetur edhe nė tytat e kallashnikovit. Dhe duke qenė tė tillė, disa nga ata, ti rikujtojnė kohėt e dikurshme socialiste kur kishte hoxhallarė qė prinin nė gjuetinė e derrave tė egėr, mbase duke e ditur se fati i tyre nuk varej nga pėrkushtimi ndaj fesė, por nga pesha e derrit tė vrarė qė ua dhuronin shokėve tė tyre. Qė ua dhuronin shefave policorė, e tė cilėt ia dolėn qė kėtė institucion tė rėndėsishėm religjioz ta bėjnė ti ngjajė njė shėrbimi qė merret me kompletimin e listave tė bijve tė spiunėve dhe tė ekstremistėve myslimanė . Ēka duhej qysh moti ti ēojė besimtarėt e kėtushėm myslimanė tė shtrojnė pyetjen e logjikshme: vallė ky institucion qėndron mbi parime dhe rregulla fetare, apo u ėshtė nėnshtruar atyre qė nxisin dhe duan grindjen brendashqiptare. Si dhe tė pyesin veten se me ēka e merituan krerėt e BFI-sė tė jenė shqiptarėt e kėtushėm mė tė mbrojtur nga policia maqedonase. Apo, me ēka e merituan kryesuesit e bashkėsive tė kėtushme fetare, tė jenė nga tė privilegjuarit qė nuk i pėrfshin ligji pėr lustrim, ligj qė ka tė bėjė me tė kaluarėn socialiste tė personave qė mbajnė poste tė larta nėpėr institucionet e kėtushme, e qė ndoshta kanė qenė bashkėpunėtorė tė dikurshėm tė policisė?
Se krerėt e BFI-sė nuk mbėshteten gjithaq nė parimet e fesė dhe te besimtarėt e vet, por forca e tyre buron nga qarqe jofetare, mė sė miri dėshmoi zėnka e fundit nė xhaminė e Isa Beut nė Shkup, kur pėrfaqėsuesit e kėtij institucioni fetar tentuan dhunshėm tė deligjitimonin imamin e kėsaj xhamie, e pas cilės rrahje, BFI-ja nuk kėrkoi pėrkrahjen e besimtarėve tė vet, por mbėshtetjen e policisė maqedonase. Edhe atė duke i akuzuar kundėrshtarėt e saj si vehabistė, me ēka u dha shkas mediave nė gjuhėn maqedonase dhe gazetarisė qė mirėmbahet me pomadėn pavlloviqiane proserbe, ti rikthehet temės pėr rrezikun qė i kanoset Maqedonisė nga fondamentalizmi islam, nga njė rrezik i trilluar prej qarqeve antishqiptare, rrezik qė kurrė nuk mund tė mbijė nė arėn shumėreligjioze arbėnore. Apo thėnė ndryshe: pas kėsaj zėnke tė pahijshme mes besimtarėve myslimanė nė xhaminė e Shkupit, BFI-ja kėrkoi ndihmė nga i vetmi institucion me tė cilin mbase ajo edhe ka bashkėpunim mė tė mirė nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Me ēka mbase u jep tė drejtė qėllimkėqijtė qė thonė nėpėr kafene se nėse disa shėrbėtorėve tė Zotit ua heq shallin dhe mbėshtetjen policore, nga ata do mbetej vetėm njė gjuetarė i mirė i derrave tė egėr.
Sido qė tė jetė, religjionet mbeten edhe mė tej prehje, apo shtrat, tė cilin ēdonjėri e shtron me aq sa beson dhe sa i nėnshtrohet Zotit, me aq sa dėshiron dhe sa ka mundėsi ti pėrkushtohet fesė. Kėshtu qė nė mesin e besimtarėve gjithmonė do tė ketė fanatikė e liberalė, por ēdo gjė do varet nga ajo kush ata i drejton dhe sa kanė hapėsirė tė veprojnė. Pra, sido qė tė jetė, fetė kanė qenė dhe do mbeten shtylla tė rėndėsishme pėr ta bėrė jetėn mė tė qėndrueshme dhe mė kuptimplotė. Pastaj, religjionet kanė qenė e do mbeten shenjė njohėse e individit, apo e njė kolektiviteti, ato kanė qenė e do jenė nyje lidhėse mes njerėzve, popujve dhe hapėsirave mbi kėto tokė. Por, ato gjithashtu kanė shėrbyer si shkak pėr mosmarrėveshje mes popujve, si dhe ka ndodhur qė nė emėr tė tyre tė derdhet gjak mbi kėtė tokė, edhe pse religjionet kurrė nuk kanė qenė nė konflikt mes tyre, por njerėzit janė ata qė i kanė keqpėrdorur pėr tė shfryrė destruktivitetin. Dhe kjo nuk ka ndodhur atėherė kur ėshtė shtuar numri i jobesimtarėve, fondamentalistėve apo kundėrshtarėve tė religjioneve, por nė kohėn kur institucionet mė tė larta fetare kanė rėnė nė duart e njerėzve destruktivė dhe kur fetė janė bėrė shėrbėtore tė politikė sė ditės. Me ēka ėshtė dėshmuar se fetė dhe rendet shoqėrore kanė hyrje tė ndara nė shtėpinė e pėrbashkėt ku banojnė, por kur njėra nga ato nxit grindje, kur ato fillojnė tė bashkėveprojnė, pėson e tėrė godina. Andaj ka raste kur nė emėr tė mbrojtjes sė shtėpisė sė pėrbashkėt, duhet tė gjithė tė angazhohen nė shfarosjen e dukurive negative qė fshihen pas institucioneve religjioze, e tė cilat janė mė tė rrezikshme se tė gjitha tė tjerat, ngaqė duke helmuar shpirtin e besimtarėve, qenien e tyre e zhvlerėsojnė deri nė ato pėrmasa, sa ajo tė mos vlejė as sa njė plumb.
(Cicerroni Gllumoves: subhanallah, ky njeri ka gabuar profesionin, aq shume muslimanet kane punuar ne Maqedoni keto 20 vjet, sa sevapet e tyre do ta shpetojne kete fasik, qe i ka korrun te mirat e tyre)
Ultimatum Mulla Sulės
Njė grup i besimtarėve myslimanė nė Maqedoni, tė udhėhequr nga imami i xhamisė sė Isa Begut nė Shkup, Ramadan Ramadani, pėrmes njė letre kėrkojnė qė nė afat prej shtatė ditėsh kryetari i BFIM-sė, Sulejman Rexhepi, tė japė dorėheqje pasi, siē thuhet nė tė, BFIM-ja ka humbur legjitimitetin dhe besimin tek besimtarėt myslimanė nė Maqedoni
Njė pjesė e besimtarėve myslimanė nė Maqedoni nėpėrmjet njė letre publike kanė shprehur pakėnaqėsinė dhe revoltėn e tyre rreth pėrfaqėsimit tė myslimanėve tė Maqedonisė nga kreu i Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė (BFIM).
Ky grup i besimtarėve kėrkon qė nė afat prej shtatė ditėsh kreu i BFIM-sė, Sulejman Rexhepi, tė japė dorėheqje nga funksioni qė e kryen dhe eshalonit mė tė ulėt nė BFIM.
Sipas tyre, nė rast se kjo nuk ndodh, me nismė tė tyre, atėherė ky grup i besimtarėve do tė pėrdorė tė gjitha mėnyrat demokratike pėr shkarkimin e kreut tė BFIM-sė.
Imami i xhamisė Isa Beg nė Shkup, Ramadan Ramadani pohon se tani mė nuk bėhet fjalė pėr autonominė e xhamive, pas incidentit qė ndodhi, por pėr legjitimitetin dhe besimin e BFIM-sė.
Nuk ėshtė fjala pėr autonominė e xhamive pasi qė ajo ėshtė e rregulluar me Rregulloren e Bashkėsisė Fetare Islame dhe kjo u vėrtetua sidomos me incidentin e fundit ku u pa se askush nuk mund tė jetė kundėr vullnetit tė xhematit, por pėr legjitimitetin dhe besueshmėrinė e BFIM-sė, thotė Ramadan Ramadani.
Nė letėr mė tej thuhet se BFIM-ja ka penguar zhvillimin e disa aktiviteteve fetare, gjegjėsisht nismėn e Kėshillit koordinues pėr rindėrtimin e Burmali Xhamisė nė sheshin e Shkupit. Sipas tyre, veprimet e kreut tė BFIM-sė kanė diskredituar institucionin e vetėm fetar tė myslimanėve nė Maqedoni.
Arsyeja e kėsaj kėshille ėshtė se ne nuk jemi razi me kėtė pėrfaqėsim, pasi ėshtė humbur legjitimiteti brenda BFIM-sė kur ėshtė ndryshuar Kushtetuta, nuk janė administruar mirė pronat e vakėfit, nuk janė ndriēuar rastet e dyshimta pėr kriminalitet, nuk ka pasur kujdes pėr trashėgiminė tonė kulturore-historike, nuk janė udhėhequr projektet madhore si denacionalizimi, Burmali xhamia etj., dhe janė penguar ata tė cilėt kanė mundur tė shtynė pėrpara kėto procese si myftinitė, pėrfaqėsuesit politikė dhe shoqatat joqeveritare, thuhet nė letrėn e njė pjese tė besimtarėve myslimanė tė udhėhequr nga Ramadani.
Ata kanė potencuar se shkarkimi i kryetarit tė BFIM-sė ėshtė hapi i parė qė duhet tė ndėrmerret, me qėllim qė tė arrihet legjitimiteti, legaliteti dhe transparencės si parime bazė tė kėtij institucioni tė lartė fetar.
Do tė pėrdorim tė gjitha mjetet demokratike
Ftojmė qė tė ndėrmerrni kėtė vendim brenda shtatė ditėsh. Ne vazhdimisht do tė kėrkojmė pėrmirėsimin me tė gjitha mjetet dhe metodat demokratike qė kemi nė dispozicion tė lejuara sipas edukatės fetare, thuhet nė letrėn e nėnshkruar nga Ramadan Ramadani.
Kėtu shqiptarėt janė shumica e myslimanėve tė Maqedonisė. Si tė tillė ne shqiptarėt e bėjmė shumicėn e mundit; njerėzve dhe pagesės tė kėtij pėrfaqėsimi kurse i hajmė krejt tė sharat nga popullata shumicė, qė si shumėēka tjetėr, i kanė tė pėrziera hesapet edhe me fenė dhe etninė. Krejt ēka ndodhė nė emėr tė kėtij institucioni na fakturohet neve, kurse ne aty mund tė mos kemi pėrfaqėsues tanė tė vėrtetė
Atyre qė kanė kryer studimet nė gjuhė tė huaj ju ka ndodhur shpesh qė pėr ndonjė fjalė tė kėrkojnė fjalėn shqipe; jo aq pėr ta kuptuar sa pėr ate qė ajo e njėjta fjalė ju duhet pėr ta pėrēuar nė shqip kuptimin e asaj qė kanė mėsuar. Por ky mundim mund ti godas edhe ata fatlumė qė tani kanė mundėsi tė shumta qė tė studiojnė nė gjuhėn shqipe, por qė gjatė studimit dhe leximit hasin nė ndonjė term pėr tė cilin u duhet shqipja e atij termi. Ashtu ndodhi qė gjatė leximit pėr disa koncepte tė pėrfaqėsimit politik tė hasi nė termet qė nga anglishtja mund tė pėrktheheshin si: tė papėrfaqėsuar dhe tė nėnpėrfaqėsuar. Por nėse kėto dy terme do mund tė pėrktheheshin nė shqip; pėr vete dhe pėr tjerėt problemi qėndronte nė shpjegimin e konceptit tė pėrfaqėsimit tė keq. Pra pėr njė lloj pėrfaqėsimi qė nė dukje ishte pėrfaqėsim por qė nė tė vėrtetė ishte ose papėrfaqėsim ose nėnpėrfaqėsim. Pėr tė shpjeguar mė mirė dhe mė shkurt ajo i binte kjo thėnie e moēme pėr Muratin dhe Feratin; qė ndonėse emrat i kanė pasur tė ngjajshėm, sėrrish kėta kanė qenė dy persona tė ndryshėm dhe nuk kanė qenė tamam tė pėrfaqėsuar.
Gjithsesi qė nėse do arrinim tė bartnim gjithė pasurinė e gjuhės tė folur nė ate tė shkrimit, ne sot edhe nė shkrim do mund tė kishim njė pėrdorim tė gjerė tė kėsaj thėnie pėr shpjegimin e shumėēka qė na ndodhė si shqiptarė nė Maqedoni. Nė marrėdhėniet ndėretnike, nė raportin e etnive dhe bashkėsive ndaj shtetit por edhe nė marrėdhėniet me pėrfaqėsuesit politik dhe shumė tė tjera. Por vendi, situata dhe institucioni qė ėshtė shembull klasik pėr kėtė thėnie ėshtė Bashkėsia Fetare Islame e Maqedonisė. Kjo sepse ky ėshtė institucioni i vetėm fetar i myslimanėve tė Maqedonisė dhe gjithė myslimanėt janė antarė tė saj. Deshėm apo nuk deshėm, dikushi aty qė ka zaptuar njė vulė mund tė flasė nė emėr tė tė gjithė neve. Dhe gjithė neve tė na pėrfaqėsojė!
Kėtu shqiptarėt janė shumica e myslimanėve tė Maqedonisė. Si tė tillė ne shqiptarėt e bėjmė shumicėn e mundit; njerėzve dhe pagesės tė kėtij pėrfaqėsimi kurse i hajmė krejt tė sharat nga popullata shumicė, qė si shumėēka tjetėr, i kanė tė pėrziera hesapet edhe me fenė dhe etninė. Krejt ēka ndodhė nė emėr tė kėtij institucioni na fakturohet neve, kurse ne aty mund tė mos kemi pėrfaqėsues tanė tė vėrtetė.
Mu nga kėto dy arsye tė mėdha duhet tė ndėrpritet ky jopėrfaqėsim nė BFI dhe tė instalohen urgjentisht tri principet e domosdoshme; legjitimiteti, legaliteti dhe transparenca. Iniciativa e fundit qė ėshtė ngritur nga ana e besimtarėve tė Shkupit, vend ky ku mė sė shumti nuk ka funkcionuar ky institucion, duhet pėrkrahur ngase synon mu kėte. Ajo iniciativė ėshtė njė kėshillė drejtuar pėrfaqėsuesve mė tė lartė fetar qė tė shkarkojnė kryetarin e tanishėm dhe tė nisė njė proces i stabilizimit nė kėtė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt. Pėrndryshe bėhet keq pėr gjithė neve. Kjo pasi edhe nėse kthehemi te thėnia e moēme; nė rastin e papėrfaqėsimit, keq bėhet pėrveē pėr Muratin edhe pėr Feratin. Kjo pasi gjithė mund ta dijnė se ai i cili ha ėshtė zotnia por nė rastin kur dikush tjetėr ka paguar, zotnillėku merr fund dhe krejt shohin se kanė pasur punė me njė qė nuk ka qenė i tillė.
Prej tė premten do tė fillojė peticioni pėr grumbullimin e nėnshkrimeve nga besimtarėt musliman pėr shkarkimin e kryetarit tė Bashkėsisė Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepin. Imami i xhamisė sė “Isa Beu”-t nė Shkup, Ramadan Ramadani thotė se kėtė iniciativė e kanė marrė qė ta ndihmojmė BFI-nė, duke paralajmėruar se nė rast se dėshton kjo procedurė ligjore atėherė do tė organizojnė protesta para kėtij institucioni tė lartė fetar. “Unė si anėtar i BFI-sė nuk pajtohem dhe nuk jam i kėnaqur qė tė mė pėrfaqėsojė Sulejman Rexhepi dhe kėrkoj nga hoxhallarėt dhe autoritetet fetare tė BFI-sė qė tė ndėrmarrin masa me tė cilat do ta shkarkojnė atė nga posti i kryetarit. Kjo deklaratė e imja vlen vetėm pėr kėtė qėllim”, thuhet nė deklaratėn me shkrim nga besimtarėt tė cilėt kėrkojnė shkarkimin e menjėhershėm tė kreut tė BFI-sė. Pėr shkarkimin e Rexhepit, Ramdani bėn tė ditur se ka mbėshtetjen e besimtarėve dhe 20 xhamive. “Me kėtė bėjmė kthimin e drejtpėrdrejtė tė legjitimitetit tė bazės, me qėllim qė tė ndėrpritet ky pėrfaqėsim jolegjitim qė ėshtė i fituar nė mėnyrė joligjore nė vitin 2006, nė rrethana tė dyshimta dhe sė dyti ndryshimi i Kushtetutės sė BFI-sė nė vitin 2008 pa ndonjė harmonizim tė procedurave me Kushtetutėn e vjetėr”, deklaroi Ramadan Ramadani. Ai mohon se angazhohet qė tė formojė institucion fetar paralel me BFI-nė, duke shtuar se ‘ne muslimanėt nuk kemi BFI tjetėr dhe qė ta lėmė njė njeri tjetėr qė tė na pėrfaqėsojė nė mėnyrė joligjore dhe pėr kėtė qėllim ėshtė kjo betejė e pėrfaqėsimit”. Ne, tha Ramadani, nuk kemi tjetėr pėrveē asaj qė tė kthehemi tek baza dhe tek besimtarėt dhe nga atje ta shfrytėzojmė legjitimitetin.
Ndėrkaqė, Shoqata e ulemave nė kuadėr tė BFI-sė ka kėrkuar nga Ramadan Ramadani qė tė heqė dorė nga “pėrdorimi i dhunės” dhe t’ju lejojė kompetentėve qė ta bėjnė punėn e tyre. “Hoxha Ramadani tė qėndrojė mė larg pėrēarjeve dhe dhunės, tash para muajit tė Ramazanit ku ne imamėt duhet tė jemi nė shėrbim tė xhematit dhe institucioneve arsimore islame”, thonė nga Shoqata e ulemave pranė BFI-sė.
Nė xhaminė e Isa Beu-t nė Shkup tė premten filloi grumbullimi i nėnshkrimeve pėr shkarkimin e kryetarit tė BFI-sė, Sulejman Rexhepi. Iniciatori i kėsaj nisme imami i xhamisė nė fjalė Ramadan Ramadani kėrkon mbėshtetjen edhe tė xhamive tjera dhe autoriteteve tė BFI-sė
Ka filluar peticioni pėr grumbullimin e nėnshkrimeve pėr shkarkimin e kryetarit tė Bashkėsisė Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepin. Njė iniciativė e tillė ka filluar tė zbatohet qė nga e premtja edhe atė nė xhaminė e Isa Beu-t, nė Shkup dhe nė disa xhami tjera tė vendit. Imami i xhamisė sė Isa Beu-t nė Shkup Ramadan Ramadani, i cili ku ėshtė iniciator pėr kėtė nismė kėrkon pėrkrahjen e hoxhallarėve tjerė dhe autoriteteve fetare tė BFI-sė, duke paralajmėruar se pėr kėtė ka mbėshtetjen e xhematit dhe disa hoxhallarėve. Unė si anėtarė i BFI-sė, deklaroj se nuk pajtohem dhe nuk jam i kėnaqur nga pėrfaqėsimi i Sulejman Rexhepit dhe kėrkoj nga hoxhallarėt dhe autoritetet fetare tė BFI-sė, menjėherė tė marrin masa pėr shkarkimin e Sulejman Rexhepit, deklaroi Ramadan Ramadani. Ditė mė parė Ramadani tha se me kėtė iniciativė qė e kanė ndėrmarrė angazhohen pėr kthimin e legjitimitetit tė humbur tė institucionit tė vetėm fetar BFI-sė. Me kėtė bėjmė kthimin e drejtpėrdrejtė tė legjitimitetit tė bazės, me qėllim qė tė ndėrpritet ky pėrfaqėsim jo legjitim qė ėshtė i fituar nė mėnyrė joligjore nė vitin 2006, nė rrethana tė dyshimta dhe sė dyti ndryshimi i Kushtetutės sė BFI-sė nė vitin 2008 pa ndonjė harmonizim tė procedurave me Kushtetutėn e vjetėr, deklaroi Ramadani.
Ai mohon se angazhohet qė tė formojė institucion paralel fetar me BFI-nė, duke shtuar se myslimanėt nuk kanė BFI tjetėr dhe qė ta lėnė njė njeri tjetėr qė tė na pėrfaqėsojė nė mėnyrė joligjore dhe pėr kėtė qėllim ėshtė kjo betejė e pėrfaqėsimit.
Ne, tha Ramadani, nuk kemi tjetėr pėrveē asaj qė tė kthehemi tek baza dhe tek besimtarėt dhe nga atje ta shfrytėzojmė legjitimitetin.
Ndėrkaq, nga ana tjetėr Shoqata e ulemave pranė BFI-sė ka kėrkuar nga Ramadan Ramadani qė tė heqe dorė nga pėrdorimi i dhunės dhe tiu lejoj kompetentėve ta kryejnė punėn e tyre, gjatė muajt tė Ramazanit.
Ne si anėtarė tė Shoqatės sė Ulemave pranė Myftinisė sė BFI Shkup, jemi tepėr tė indinjuar nga fakti se Ramadan Ramadani i cili nė kokat tona paraqet sinonimin e pėrēarjes, fitneve, dhunės dhe sjelljeve radikale, u tha ditė mė parė nga nė njė konferencėn pėr shtyp tė Shoqatės sė Ulemave pranė Myftinisė sė BFIM-sė nė Shkup.
Hoxha Ramadani paralajmėroi se nė rast se dėshton kjo procedurė ligjore atėherė do tė organizojnė protesta para kėtij institucioni tė lartė fetar.
Analizat e para tregojnė se njė e katėrta e besimtarėve myslimanė tė Shkupit kanė dhėnė firmat e tyre, duke treguar pakėnaqėsitė qė kanė ndaj pėrfaqėsimit nga ana e BFI-sė dhe i lusin hoxhallarėt dhe zyrtarėt e BFI qė tė marrin masat e duhura pėr shkarkim
Imami i xhamisė Isa Beu nė Shkup, Ramadan Ramadani, njoftoi tė dielėn se deri mė tash 7200 besimtarė myslimanė tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike dhe anėtarė tė BFI-sė tė 21 xhamive, e kanė nėnshkruar peticionin pėr tė shkarkuar nga pozita e kreut tė Bashkėsisė Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepin. Analizat e para tregojnė se njė e katėrta e besimtarėve myslimanė tė Shkupit kanė dhėnė firmat e tyre, duke treguar pakėnaqėsitė qė kanė ndaj pėrfaqėsimit nga ana e BFI-sė dhe i lusin hoxhallarėt dhe zyrtarėt e BFI qė tė marrin masat e duhura pėr shkarkim.
Ka ngelur qė ta realizojmė edhe anketėn edhe nė nivel shtetėror, me ēka jemi tė bindur se numri i atyre qė nuk duan tė pėrfaqėsohen nga ky person, ėshtė dukshėm mė i madh.
Vlerėsojmė se ėshtė meritė e iniciativės pėr kthimin e autonomisė nė xhami qė do tė kontribuojė shumė pėr mos penguar solemnitetin dhe paqen e ritualeve fetare tė personave jolegjimė nga BFI, tha Ramadani.
Ai theksoi se iniciativa ka kontribuar shumė qė tė aktivizohen hoxhallarėt tė cilėt janė mė tė prekur dhe mė pėrgjegjės pėr zhvillimin e jetės fetare.
Pėrshėndesim tubimin e djeshėm tė myftive nga Maqedonia pa praninė e kreut, dhe edhe njė herė u bėjmė apel tė marrin vendime pėrfundimtare dhe de fakto, ky person tė mos ketė tė drejtė tė prezantohet nė emėr tė tė gjithė myslimanėve nė Maqedoni. Si myslimanė nuk mundemi tė mos e njohim tė drejtėn e Zotit nė atė se njeriu qė pa arsyetim vite tė tėra i mbante si ushtrues detyre shumė myftinj tanė tė respektuar, drejtorė tė medresesė dhe sub-institucionet tė BFI qė karrierėn e vet ta pėrfundojė nė mėnyrėn e vet, me impresionin e autorizimeve si ushtrues i detyrės, deklaroi Ramadani.
Ai njoftoi se iniciativa pėr ndryshime nė BFI do tė pushojė para fillimit tė Muajit tė Ramazanit, i cili fillon tė mėrkurėn, mė 11 gusht.
Ne gjithnjė do tė vazhdojmė tė kėrkojmė kthimin e legjitimitetit, legalitetit dhe tė transparencės si parime bazė tė BFI, me ēka do tė kontribuojmė pėr kthimin e autoritetit tė BFI-sė, theksoi Ramadani.