Besimet Fetare, Religjionet dhe OkultizmiNė kėtė forum ju mund tė postoni dhe tė shkruani nė lidhje me besimet fetare dhe doktrinat tjera qė kanė tė bėjnė rreth besimit.
Ēfarė po ndodh me fenė dhe cila ėshtė e vėrtetė: dobėsimi apo siq po shkruhet e thuhet kudo, pėrhapja e saj? Nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke humbur, nėse po ēka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nėse po, ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo pėrhapjen e fesė? Kėto dhe shumė pyetje tjera janė pyetje me rėndėsi ndėrsa shumė mė e rėndėsishme ėshtė shtjellimi i tyre; sa mė drejtė dhe sa mė shpejt!
Askush nuk dyshon nė ate se Lindja ishte dhe mbeti djepi i religjioneve ndėrsa jeta e popujve tė atjeshėm ende pretendon tė jetė e udhėhequr nga besimet religjioze. Sado qė pajtohemi se Orienti ėshtė pjesa e botės ku religjioni zė vend tė merituar, megjithate njė ide e tillė ėshtė e paqėndrueshme; ne nuk duhet tė pėrziejmė fenė me religjiozitetin ndaj diēkafit, apo orthodoksizmin e ngushtė me bestytėnitė e qė me gjuhėn e shkencės quhet supersticion. Feja jo shpesh herė praktikohet si duhet. Njeriu zakonisht udhėhiqet nga njė masė e caktuar e vetpėrmbajtjeve tė nxitura nga njė instikt biologjik i cili kryesisht paraqitet si nxitje e njė shpirti funkcional i mbėshtetur nė njė moralizėm pozitiv dhe i krijuar pėrgjatė njė pėrvoje tė gjatė tė tradicionalizmit social. Nga ky kėndvėshtrim duhet tė shiqojmė edhe lėvizjet e kėtyre viteve tė fundit qė bėhen pro dhe kontra fesė.
Nė kuptimin e zakonshėm, besimi, ritualizimi dhe pėrvoja religjioze pėr njeriun mund tė konsiderohen ushqimi i vetėm spiritual. Nuk ėshtė gabim nėse thuhet se energjia e civilizimit modern nė njė masė ndikoi nė dobėsimin e energjisė sė besimit edhe tek njerėzit mė religjioz; themelet e kėrkesave dhe nevojave qė njeriu i kishte mė parė u lekundėn, ndėrsa kėrkesat dhe nevojat e reja ende nuk po realizohen. Stresi dhe tendosja e jetės moderne u shtua edhe mė tepėr sidomos pas pėrhapjes sė automatizmit, kohė nė tė cilėn e kaluara po i nėnshtrohet njė provimi tė rėndė. Nga ana tjeter raportet e vjetra shoqėrore (tradicionalja) ose u shkatėrruan ose janė nė rrugė tė njė shkatėrrimi rapid. Pėrgjatė njė tendosje tė tillė, lidhjet familjare gjithashtu po tendosėn. Individėt, individualisht po pėrqėndrohen para kopjuterėve mė shumė se sa qė dėshirojnė jetėn kolektive. Aspektet fetare tė cilat kishin lidhje tė ngushta me jetėn familjare gradualisht po dobėsohen; civilizimi modern intesifikoi luftėn pėr eksistencė ndėrsa codi prevalent i tij " Everyone for himself and devil take the hindmost" "(Secili pėr vetveten dhe djalli pėr tė fundin) sa vie po bėhet mė i fortė. Si rezultat i kėtyre ndryshimeve, transformimet e jetės sė njeriut pėr momentin nuk janė temė me tė cilėn do tė mirremi nė kėtė artikull. Kėtė mund ta shtjellojmė nė ndonjė vend tjetėr. Ky artikull mė tepėr mund tė jetė tėrheqės pėr ata qė fesė i rrijnė karshi e sidomos pėr agnostikėt dhe nacionalistėt tė cilėt me vėshtirėsi besojnė nė fundamentet e fesė pikėrisht pėr shkak tė zhvillimeve tė jashtme tė cilat vazhdimisht avansohen nga politikat ditore dhe nevojat materiale tė jetės. Paraja, po bėhet postulat i jetės sė ardhshme, sė paku kėshtu duket sot. Raporti i dijetarit me dijen po dobėsohet, rrjedhimisht dituria po nėpėrkėmbet nga dijetari. Shkenctari ka vlerė aq sa puna e tij shkencore sjell ndonjė tė mirė materiale. Ēdo gjė po shihet nėpėrmes syrit tė parasė. Bota po shkon nė drejtim tė gabuar. Bindja e intelektualit modern nė para dhe nacionalizėm ėshtė duke marrė formė tė ēuditshme. Kur i thuhet atij se feja ėshtė e qmuar, ajo nuk duhet tė shahet e as tė nėnqmohet sepse pėr nga brumi i saj ajo ėshtė e natyrshme, ndėrsa e mbinatyrshme pėrnga prejardhja, reakcioni i parė i tij ka ton mosbesmi dhe neverie kunder fesė dhe atij qė flet pėr fenė. Pėr te, natyra materiale ėshtė ēdo gjė ndėrsa mbinatyra i takon imagjinatės dhe bestytnive. Kur ai punon, nėse punon tė kuptoj fenė edhe nėse jo rrėnjėsisht dhe drejt, gjithė ate qė mund ta vlerėson si tė dobishme ėshtė aspekti moral i fesė, andaj edhe ēmon ndonjėrin nga prijėsit fetar, ndoshta pėr shkak tė rolit tė tyre patriotik qė bartėn kėta njerėz nėpėr histori. Nėse nė tė kaluarėn feja ka qenė mbėshtetje morale e masave, kjo mbėshtetje pse tė mos vazhdon edhe sot?! Ne besojmė se feja ende ka potenciale tė luaj njė rol me rėndėsi nė rregullimin social tė jetės sonė.
A thua paraja dhe politikat ditore si tė vetme janė tė afta dhe mbėshtetje e mjaftueshme pėr njė jetė me mė pak kokėqarje? Nėse vala e zhvillimeve shkencore tė shekullit tė kaluar me gjithė automatizimin e jetės qė u arrit nė kėto dy dekadat e fundit ka shpallur Perėndimin Zoti tė natyrės, pėr ēka edhe po pretendon tė jetė, nuk kanė arritur tė reduktojnė problemet sociale tė jetės sonė, atėherė, a nuk ėshtė e arėsyeshme thirrja pėr ndihmė tė diqkafit jashtė hemisferės njerėzore? Shkurt, a nuk ėshtė mėse e nevojshme tė shqyrtojmė edhe njė herė rolin e fesė se ndoshta do tė mund tė ndihmojė nė promovimin e vlerave tė cilat i humbėm me kohė?
Askush nuk dyshon nė ate se sundimi i natyrės qė u arrit viteve tė fundit tejkalon edhe imagjinatat mė tė thella tė dijetarėve mė tė mėdhenjė qė jetuan nė tė kaluarėn. Materialistėt e mėhershėm besonin se zhvillimet shkencore do tė zhdukin problemet tona. Ata ndoshta patėn tė drejtė! Industrializmi nuk e mashtroi njeriun, tekefundit atij i prezentoi njė sėrė tė mirash materiale. Mirėpo, ata u mashtruan atėherė kur besuan se zhvillimet e tilla do tė rregullojnė, menjanojnė e nė fund edhe tė fundosin pėrgjithėmon problemet morale e shpirtėrore tė cilat dita ditės po shtohen. Evropa Perėndimore pjesėrisht po e sheh se qėshtjet e moralitetit dhe tė shpirtit nuk janė aspak mė tė pavlefshme se ato nėpėrmes tė cilave ngopet instikti jonė biologjik. Jo vetėm dy luftėrat botėrore por sidomos luftat serbe mbi popujt e pambrojtur tė Ballkanit janė argumente tė mjaftueshme tė njė ērregullimi shpirtėror, psiqik tė raporteve mes asaj se cilit segment tė jetės duhej ti jipej prioriteti. Doktrinat nacionaliste serbe tė cilat nė fund tė fundit justifikonin vehten si tė drejtė e tė cilave i paraprijnė filozofitė e ēmendura tė ēubrilloviqėve, andriqėve dhe nxėnėsve tė tyre me nė krye me praktikantin e kėtyre doktrinave Sllobodan Millosheviq, Ballkanit e sidomos popullit shqiptar i shkaktuan dhimbjet mė tė mėdha qė ndonjėherė i patėm nė historinė tonė. Nė mungesė tė njė Niche-je i cili nė kohėn e tij kishte pas hedhur teorinė e paraqitjes sė Supernjeriut me qizme tė gjata me maje dhe i cili do tė shqelmonte vlerat antinjerėzore tė kėtyre doktrinave tė qmendura, shqiptarėt po i kthehen edhe mė shumė Allahut dhe vetvetes. Kthimi kah feja dhe luftat pėr atdhe, pėr gjithė shqiptarėt mund tė jetė pėrgjegjėja mė adekuate ndaj nevojave jetike tė sė tashmes dhe ardhmėrisė sė tyre. Brohoritja nėpėr shekuj e Shekspirit tė jeshė apo tė mos jeshė, tek shqiptarėt po realizohet pikėrisht nė kėtė kohė. Ti mbėshtetemi Zotit apo tė mos ekzistojmė, tė luftojmė pėr trojet tona apo kurrė mos ti kemi mė.
Thirrjet e kahmotshme e sidomos e kohėve tė fundit pėr ndėrrimin e fesė dhe kthimin kah krishterizmi, janė pėrpjekje tė errėta pėr largimin e Islamit nga trojet tona. Ato janė thirrje dhe pėrpjekje tė vrazhgėta pėr shpirtin tonė. Ēudit fakti qė thirrjet e tilla disa herė na vijnė nga penat dhe gojat e intelektualėve, historianėve dhe shkrimtarėve tė njohur pėr tė cilėt kemi qenė nė gjendje edhe poezi tė thurrim. Ato janė damga tė njė moraliteti skllevėrish. Ato janė dorėzim total para historisė. Si ėshtė e mundur qė nė vend se ti rrekemi punės dhe tė ndėrtojmė vetveten dhe rrethin nė pėrputhsmėri me kėrkesat e kohės, por pa ndėrruar lėkurėn sa herė qė dikujt i teket si i qmenduri pas kosit, kėta njerėz, thjeshtė na thėrrasin tė ndėrrojmė karakteret tona, tė ndėrrojmė kulturėn tonė, traditėn, tė kaluarėn, tė tanishmen, tė ndėrrojmė gjakun dhe trurin tonė. Ata po thėrrasin qė ne tė ndėrrojmė historinė tonė. Kjo thirrje nėpėr histori, popujve tė ndyshėm shumė herė i ka kushtuar me gjak dhe vdekje tė miliona njerėzve. Nė kėtė rast, edhe moraliteti i zotėriut i cili iu fryn kėtyre gabzherėve, shpirtin e tij mund ta ketė mbėshtetur tek njė performancė e errėt e cila Ballkanin dikur, por edhe Evropėn njė kohė tė gjatė e mbuloi me terrin e luftave.
Sot feja nė trojet shqiptare sulmohet nga shumėkush por edhe nga nacionalizmi, pikėrisht pėr shkak tė fitoreve tė fesė. Edhe pse shekulli i 20-tė konsiderohet shekulli i krijimit tė kombeve qė deri nė njė masė pranuan nacionalizmin si fe, prap se prap beteja e nacionalizmit kundėr fesė dalėngadalė po humbet. Nevojat e njeriut tė sotshėm tejkalojnė kufijtė e mundėsive tė nacionalizmit. Sot njeriu ka nevojė pėr njė ushqim shpirtėror mė tepėr se pėr ēdo gjė tjetėr, ushqim tė cilin as pėr sė afėrmi nuk po mund ta servojė nacionalizmi. Nėse shpirtit i flasim me gjuhėn e nacionalizmit, ēfarė ti themi kur ai don to dojė dhe nuk don tė urrej? Ēfarė ti thuhet anės shpirtėrore tė njeriut kur ajo ėshtė lodhur me thirrjet pėr urrejtje dhe lufta ndaj tė tjerėve?
Kur po flasim pėr (dis)harmonitė mes nacionalizmit dhe fesė, tani ėshtė mėse e rėndėsishme tė parashtrojmė njė pyetje: A thua a duhet ti tejkalojmė apo anashkalojmė limitet e nacionales dhe nacionalizmit e qė nga andej tė dalim nė rrafshet internacionale nga ku do tė shiqojmė nė kombet si diqka tė panevojshme? Pėrgjegja jonė ėshtė negative. Asesi. Pėrpjekjet tona pėr emancipimin kombėtar duhet tė intensifikohen, tek e fundit jemi nė lojė me nacionalistėt e kombeve tjera, porse syrin tonė ta pėrqėndrojmė atje ku qėndrojnė vlerat e pėrbashkėta njerėzore. Suksesi nuk ėshtė qėshtje e njė dite apo jave. Aty duhet tė analizohen edhe feja edhe nacionalizmi dhe qė tė dyja kėto tė filtrohen nga barbarizmat dhe tepricat nė to. Pikėsėpari, bėrthama e fesė duhet ndarė nga besimi gjysmak spektral si dhe nga besimet pseudo-shkencore tė cilat kanė inkorpuruar vetveten nė organizmat mė vital tė fesė. Feja, tani e tutje duhet tė ndėrtohet dhe pėrqėndrohet mbi bazėn e vet origjinale dhe tė ndalet sė interferuari me vetėm spjegimet e fakteve dhe fenomeneve tė natyrės kinse ajo ėshtė diēka shkencore. Duhet pranuar, nacionalizmi nė pėrgjithėsi i cili u zhvillua pėrgjatė zhvillimeve historike tė njeriut gjithashtu dha njė kontribut tė qmueshėm. Mos tė harrojmė, edhe materializmi njerėzimit i dhuroi gjėra tė bukura, sidomos duke ndihmuar nė pastrimin e asaj kohe nga e kaluara e mbushur plot e pėrplotė me stėrmadhime tė panevojshme historike, religjioze e sociale. Pėrgjatė kohės sa ishte materializmi nė skenė, sidomos nė Evropė, shkenca pushoi tė jetė prodhim dhe vegėl e kishės dhe teologjisė.
Nacionalizmi ka njė vėshtrim tepėr tė pėrkufizuar dhe defektiv mbi historinė. Pėrpjekjet e tėrbuara tė tij janė tė orientura kah spjegimi i historisė vetėm si njė aspekt i principeve tė tė fortit dhe tė timit. I dobėti dhe ajo qė nuk ėshtė e imja, tek studimet nacionaliste nuk kanė vlerėn e as tretmanin qė duhet ta kenė. Ėshtė e padrejtė tė pretendohet se duhet tė ekzistojė vetėm i forti apo se ėshtė e drejtė vetėm ajo qė ėshtė e imja. Tek nacionalistėt bota shkencore nė realitet ėshtė njė matematikė e imja ndėrsa tė gjitha proceset historike tė tjetrit, nėse jo tė asgjėsohen, ato duhet tė reduktohen nė terma tė inferioritetit. Hipotezat e tilla janė tejet tė papėrmbajtura, tė ngushta pėr nga komprehensioni aq mė tepėr kontrare ndaj observimeve tė ligjeve tė jetės ku revoltat nacionale po pėrhapen mė shumė se kurrė mė parė. Nė fund tė fundit po shihet se humanja nuk mund tė spjegohet nga bazat nacionaliste. U vėrtetua gjithashtu se kėto dy botėra i takojnė dy dimensioneve tė kundėrta mes vete. Kėshtu, si rezultat i gjithė kėsaj, janė tė paevitueshme plasaritjet dhe luftat mes popujve pikėrisht mes times dhe tėndes, ndėrsa unikati i pikėpamjes humane shkencore tė lėkunden nė themelet e saja.
Studimet intensive qė po bėhen nė shkencat sociale tregojnė se nė botėn e nacionalizmit njeriu nuk qmohet dhe nuk pranohet mė tepėr se njė instrument nacional. Ideja nacionaliste e reduktoi njeriun nė epifenomen, nė njė produkt tė pa dobishėm pėr njerėzimin i cili dirigjohet vetėm nga ndjenjat nacionale ku aksionit pėr tė mirėn e pėrgjithsme i humbet forca e stimulimit. Shkencėrisht, nė nacionalizmin e verbėr vetėdija e shėndoshė ska rėndėsie e as domethėnie pėr tė dashur tė tjerėt. As feja pra nuk mund tė spjegohet nga pikėpamja e nacionalizmit, aq mė pak nga pikėpamja e nacionalizmit tė verbėr qė ėshtė prezent nė Ballkan. Thirrjet pėr kinse rehabilitimin e fesė nga kėndvėshtrimet nacionaliste janė tė dėshtuara aq sa janė tė dėshtuara edhe thirrjet dhe kėrcėnimet e herėpasherėshme pėr ndėrrimin e fesė apo largimin e Islamit nga trojet shqiptare. Logjika e cila po udhėhiqet nga njė shpirt i tillė, nė realitet i ka rrėnjėt tek shkollat sllave nė tė cilat u hulumtuan nuancat nėpėrmes tė cilave do tė zhduknin populin shqiptar nga trojet e veta. Dėbimi i afėr njė milion shqiptarėve nga Toplica dhe gjetiu, nė realitet ishte nisur pikėrisht nėpėrmes ndalimit tė fesė, ndėrrimit tė saj dhe krishterizimit tė kombit. Duke mos mund tė durojnė kėtė dhunė satanike, shqiptarėt u shpėngulen drejt Anadollit. Anipse shqiptarėt atje dhanė njė kontribut tė pashoq pėr tė ndėrtuat dhe ngritur njė ditė Turqinė nė kėtė pozitė ku ėshtė tani, ata hjekėn tė zinjtė e ullirit deri sa mbijetuan nga dhuna serbe. Ngjarjet e sė kaluarės, pastaj shtypjet qė po i bėhen kėtij populli, pikėrisht duke ndrydhur nuancėn religjioze tė shpirtit tė tij, me kalimin e kohės e sidomos sot, nė mendjen e njerėzve po gdhendet mendimi se feja nuk mund tė mbetet spektatore pasive e as thjeshtė instrument nacionalist i botės sė ngushte tė kinse patriot-nacionalistėve. Dhe nga kėtu nxjerret pėrgjegja se pėrse sot me tė madhe rinia po i kthehet fesė nė pėrgjithėsi a Islamit nė veēanti.
Dhe pėr fund, shqiptarėt duhet ta kenė tė qartė, sidomos ata qė dijmė tė vlerėsojmė nevojėn pėr fe dhe tė qenurit e vet shqiptar. Tė gjithė ne duhet ta dijmė se Zoti i Cili na krijoi, na mbron dhe i Cili modifikon vlerat e moralit ėshtė i gjallė. Ai nuk vdes kurrė, prandaj Ai, sikur pėrherė edhe tani neve do tė na ndihmojė. Me njė kusht: Qė Ate ta dojmė dhe respektojmė, tek e fundit Ai nuk ndryshon (pėr tė mirė) gjendjen e asnjė populli, pėrderia ai popull nuk fillon qė vetveten ta ndryshojė. (Kuran; 13:11).