Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Lajme nga Maqedonia » Imer Selmani dhe Ramiz Merko

Lajme nga Maqedonia Shkruani Lajme nga Maqedonia dhe tema politike e te ndryshme. Gjithashtu mund tė debatoni rreth lajmeve dhe aferave tė botuara nė shtypin ditor shqiptar.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-13-2010, 04:01 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Imer Selmani dhe Ramiz Merko


A ka shance Levizja e Frontit t’i rekruton ne radhet e veta Imer Selmanin dhe Ramiz Merkon?

S’do mend se deshira e Levizjes eshte qe te gjithe shqiptaret ne Maqedoni te rreshtohen ne Front per refuzimin e shtetit unitar ne Maqedoni, qe shqiptaret tash e njezet vjet jane ka e shohin te zinjet e ullirit nga ky sistem. Ne kohen e Jugosllavise shqiptaret e Maqedonise kane qene eksperiment i Beogradit per t’i pergatitur UDB-a serbosllave goditjet e veta me pastaj ne Kosove. Perkunder gjithe ketyre te keqijave, shqiptaret e Maqedonise kane jetuar me mundin dhe sakrificen e vet, disa bujq, disa punetor krahu, disa zejtar, disa tregtar, disa gurbetqare, disa te burgosur, te persekutuar dhe disa te paregjistruar fare ne Maqedoni. Ne ate kohe ka pasur pak shqiptare te afert me sistemin e regjimit komunist ne Maqedoni. Shumica e intelektualeve iknin dhe ushtronin veprimtarine e tyre ne Kosove, qe ishte pak me mire. Ne ate kohe shqiptaret ne Maqedoni kane organizuar jeten vet, kane shtruar rruget vet, kane sjellur rrjetin telefonik vet, kane ndertuar shkollat vet, pergjithesisht shteti i atehershem ka udhehequr nje politike diskriminuese per t’i venduar shqiptaret ne pozitat e sherbyesve te nje elite sllave maqedone te formuar nga sherbimet e UDB-es. Pas luftes se pare dhe te dyte boterore, filluan shpernguljet massive te shqiptareve te pasur, te ditur nga Maqedonia, sidomos nga dy qytete, Manastiri dhe Shkupi. Nga keto shperngulje me se shumti u godit Manastiri, kurse Shkupi dhe rrethi i tij, per fat mire tonin, fale pozites gjeografike, fshatrave shqiptare perreth Shkupit, zones se Karadakut, Karshiakes dhe Dervendit, arritem ta mbajme gjalle frymen shqiptare ne Shkup dhe deri para dy dekadave Shkupi njihshte si qyteti me i madh me banor shqiptar ne bote.


Pse e bejme kete pyetjet: A ka shance Levizja e Frontit per t’i rekrutuar ne radhet e veta Imer Selmanin dhe Ramiz Merkon? Keta dy jane shume te pasur, ashtu thone mediat, ashtu deklarojne vet keta dy. A thua Levizja e Frontit ka nevoje per parate e tyre. A thua levizja e Frontit ka synim te shkatrron perandorine e tyre te biznesit? A thua levizja e Frontit ka kohe qe te mirret me keta dy. Pergjigjia e levizjes se Frontit s’ka dyshim se do te ishte: Jo. Nuk kane synime te ketilla. Nuk u intereson pasuria e ketyre dyve. Nuk u hyn ne udhe lidhja miqesore e ketyre dyve. Ajo krejt cka i preokupon njerzit e Levizjes eshte gjendja e mjere e shqiptareve ne Maqedoni: e rinise sone te papune, e studenteve pa stipendia dhe pa garance neser per pune, e bujqve pa plasman te prodhimeve te tyre, e fermereve pa mbeshtetje institucionale, e punetoreve me rroga shume te uleta, e zejtareve pa subvecione shtetrore. Te gjitha keto probleme te shqiptareve ne Maqedoni Levizjen e Frontit e preokupojne dhe s’ka dyshim se jane rezultat i sistemit unitar dhe i politikes diskriminuese te qeverise se Shkupit, qe, per fat keq, disa lider shqiptar me klikat e tyre, duke lene partite e tyre te kontrollohen nga sherbimet sekrete te qeverise unitariste, qe jane ngusht te lidhura me sherbimet serbe, kane ngulfatur gjitha kerkesat e drejta te shqiptareve ne Maqedoni. A s’ka qene Imer Selmani zevendes kryeminister i qeverise unitariste nga radhet e PDSH-se? A s’eshte Ramiz Merko perfekt i komunes se Struges? A nuk u zgjodhe Merko si perfekt me vota te VMRO-s, pasi Thaci dhe Alija shqiptaret i percane ne zgjedhjet lokale dhe i nxiten ne lufte mahallash, bandash, ne vend qe te nxitnin per nje unitet dhe front te perbashket politik ku sistemit unitar do t’ia shembnin themelet e mbrapshta.


Kompromitimi i ceshtjes shqiptare ne Maqedoni qendron mbi luften e ashper te partive shqiptare, qe zhvillojne kunder njera tjetres duke mos zgjedhur mjetet, kurse ne ndarje, percarje, qe, here jane brenda vet partive, here te grupet e ndryshme civile ose joformale partiake, paraqitet gjendja e mjere e realitetit qe ekziston te shqiptaret ne Maqedoni. Ky kompromitimi i ceshtjes shqiptare ne Maqedoni vjen nga perfaqesuesit e djeshem dhe te sotem shqiptar ne politike, ekonomi dhe fe, pasi keta perfaqesues kane pranuar te amortizohen kekrkesat e drejta te shqiptareve ne favour te sistemit te shtetit unitar, ne vend qe te refuzohet, ne vend qe te mos negociohet per sovranitetin e shqiptareve ne Maqedoni. Kjo gjendje i ka sjellur perfaqesuesit shqiptar ne pozita te palakmueshme me vet fajin e tyre, pasi pjesmarrja ne sistemin unitar vetvetiu nenkupton luften e pakuptimte politike ne kampin shqiptar, te mirren me vetveten, cfare kerkesash apor cfare marrveshjesh elitare do te arrijne me perfaqesuesit e kampit tjeter politik, si do t’i vlersojne te tjeret dhe jo vota shqiptare, keshtu qe vet kane lejuar qe kriteret vlersuese ne kampin shqiptar te percaktohen nga maqedonasit unitarist dhe te tjeret.


A nuk provoi Imer Selmani te behet Obama i Maqedonise? Ai mori vota ne Strumice, ne Shtip por jo edhe te maqedonet ne Shkup. Ai provoi dhe deshtoi. E keqja eshte se Imer Selmani nuk i mbeti besnik votave te Strumices dhe Shtipit, por filloi te mirret me votat ne kampin politik shqiptar. Tash shetitet ne Tirane e Prishtine per te marr fare ndihme per unifikimin e qendrimeve te partive shqiptare ne Maqedoni, qe jane bere gazi i botes. Kurse Ramiz Merko i radheve te BDI-s nuk e ka veshtire te thote se eshte perfekt edhe i VMRO-s.

Atehere pse behet pyetja per Imer Selmanin dhe Ramiz Merkon te rekrutohen ne Levizjen e Frontit? Nuk ka dyshim se Imer Selmani ka deshire te mirret me politke, te jete lider i permasave te medha nder shqiptar, por e keqja qendron se shqiptaret nuk e dijne se lider i kujt, i races se diskriminuar te Obames, ku bejne pjese, turqit, vllehet, romet, boshnjaket, apo lider i shqiptareve, i VMRO-s apo i klanit te Sasha Mihajllkovit? Kurse Levizja e Frontit nuk ka pare shenja qe Imer Selmani eshte gati te sakrifikoj tenderet e tij per t’u rreshtuar ne Levizjen e Frontit kunder shtetit unitar, nuk ka as shenja te vockela qe ky mund ta prish miqesin e tij me Gruevskin per te miren e pergjithshme te shqiptareve, por edhe te te tjereve. Kurse Ramiz Merko eshte me nje vije me Imer Selmanin, pasi kanalin e cuclles e kane te grupet jofromale narkomafioze te Sasha Mihajllkovit!?



Nese ndodh qe keta dy te heqin dore nga shteti unitar, t’ia kthejne shpinen Mihajllkovit, te rekrutohen dhe te rreshtohen ne Levizjen e Frontit, s’do mend se do ta kene shume me lehte te mbrojne perandorine e biznesit te tyre. Ne te kunderten, do ua rikujtojme ate vicin: “si kane pare, si kane pare, i kane pare, i kane pare, te kam thene, te kam thene, vjen fundi, vjen fundi, i huaji te shtrydh dhe ne fund ta ngul”




Marre nga www.fksh.eu



.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
  #2  
I vjetėr 07-13-2010, 04:05 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale DR braktisė seancėn parlamentare pėr buxhetin

Imer Selmani po i kthehet kibles se Frontit Shqiptar

(ishalla e ka pernnjemende)


Deputetėt e Demokracisė sė Re braktisėn seancėn e Parlamentit, pėr shkak se nuk u pranuan amendamentet e propozuara. Kryetari i kėsaj partie ka shfaqur tė gjitha vėrejtjet


Asnjė nga 154 amendamentet e propozuara nga kjo parti nuk janė pranuar, ndėrsa lideri i saj, Imer Selmani ka shfaqur reagimet lidhur me kėtė ēėshtje


“Shteti ėshtė para bankrotit! Nga ndėrmarrjet thithen edhe paratė e fundit pėr tė mbushur arkėn e shtetit, a vet shteti ėshtė borxhliu mė i madh ndaj firmave private. Me rebalancin e propozuar shkurtohet buxheti i vitit 2010 nė pjesėn e integrimeve nė NATO dhe BE, shkurtohet buxheti pėr arsim, shkurtohet buxheti pėr infrastrukturė, rrugė, ujėsjellės, kanalizime, por jo edhe pėr pėrmendoret, pėr ndėrtesat administrative tė Qeverisė, pėr muze, pėr opera, pėr teleferikun nė Vodno. Rritet buxheti nė pjesėn e kontraktimeve pėr angazhim nė vepėr, ku fshihet hilja mė e madhe qė bėni me paratė e popullit”, ka theksuar kryetari i DR-sė, Imer Selmani.


Sipas tij, kjo Qeveri paratė e arkės shtetėrore i harxhon pėr pėrmendoret e projektit “Shkupi 2014”, nė fontana, nė ndėrtesa luksoze pėr Qeverinė dhe ministritė, nė teleferik pėr te kryqi i Vodnos dhe pėr punėsime tė ushtarėve tė juaj partiak me kontrata qė tė marrin rroga e tė rrinė nė shtėpi.

“DR propozoi 17 amendamente pėr ndėrtim tė rrugėve, 26 amendamente pėr ndėrtim tė shkollave, 15 amendamente pėr kanalizime, 8 amandamente pėr ujėsjellės dhe shumė amendamente pėr salla sporti, pėr ēėshtje sociale dhe pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Mbi 30 amendamente pėr Shkupin me rrethinė, mbi 25 amendamente pėr rajonin e Likovės dhe Kumanovės, mbi 40 amendamente pėr vendbanimet e Pollogut, Tetovės dhe Gostivarit, propozuam amendament pėr “Rrugėn e Arbrit” pėr Dibrėn e pėr Strugėn, por edhe pėr sistemin e ujitjes pėr fushat e fshatrave tė Dollnenit, pėr rrugėn qė lidhė tė dy Jabollēishtet me Ēashkėn dhe pėr shkollat e mesme qė duhet tė ndėrtohen nė Saraj, Zhelinė, Haraēinė e Likovė”, ka theksuar kryetari i kėsaj partie. Ai ka sqaruar se partia e tij e braktisė seancėn e parlamentit duke pohuar se nuk dėshiron tė jetė pjesė e votimit siē thuhet tė njė ligji antipopullor.



.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
fksh, fronti, imer, imer selmani, merko, partia dr, ramiz, selmani, shkup, struga

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur