Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Bashkėpunetorėt e AlbaNurit > Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur » Historiku nė 10 Vjetorin e Festivalit Folklorik “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ”

Forumi Dibran Fyllit nė AlbaNur Dibran Fylli, luftėtar, ideator, poet, skenarist dhe regjisor i dalur nga epopeja e Luftės sone Clirimtare te Kosoves.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-18-2010, 12:28 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Historiku nė 10 Vjetorin e Festivalit Folklorik “I KĖNDOJMĖ LIRISĖ”


10 VJET PO I KĖNDOHET LIRISĖ ME MUJĖN E PĖR MUJĖN

Tė kthehem para 10 viteve, qė ta kujtoj themelimin e FF “I kėndojmė lirisė”, nuk mund tė mos e kthej kujtesėn edhe mė tej, shumė mė pėrpara. Nuk mund tė mos e kujtoj paraqitjen artistike dhe angazhimin maksimal tė Mujė Krasniqit, nė programin artistik me Trupėn Artistike “Zogjtė e Shqiponjės”, tė themeluar nė vitin 1995, nė Likofc. Nuk mund tė mos e kujtoj kėngėn e bukur “Thėrret Prizreni”, tė kėnduar, me aq pėrkushtim, nga i madhi Mujė Krasniqi, po atė vit, nė sallėn e Shtėpisė sė Kulturės, “Hasan Prishtina”, nė Skėnderaj. Po, Muja, kėndonte edhe atėherė kur kėrkohej nga tė gjitha anėt prej pushtuesit serboēetnik. Ai, vinte sikur tė mos ishte i shumėkėrkuar nga policia serbe, e kryente punėn e vet prej artisti tė madh, dhe, kur argatėt e shkaut e lajmėronin nė polici prezencėn e tij, Ai, zhdukej sikur tė mos ishte. Njė ditė, kur pėrgatiteshim pėr shfaqje, tė cilėn do ta shfaqnim nė Drenas (ish Gllogofc), i pata thėnė “Nipēe, po ta bllokojnė sallėn, e, tė zėnė , ēka do tė bėjmė, ne, pa Ty?...” Ai, buzėqeshi si pėrherė, mi hodhi dy duart rreth qafe dhe ma kthej “Jo, dajė, ne kemi edhe shumė punė pėr tė bėrė, mos e ke dert, vetėm kėshtu ua plasim zemrėn armiqve!...”.

Eh, Muja, ai trim qė do tė mbahet mend ndėr shekuj. Kishte pamje e qėndrim burri, i rreptė nė respektimin e asaj qė thoshte, kishte zė tė ėmbėl artistik, qėndrim prej ushtaraku tė rryer, oficer i lindur pėr luftė, i bindur se, njė ditė, do ta sjellė lirinė nė trojet e copėtuara shqiptare...


T’i kujtoj tė gjitha kėto, e, tė mos e kujtoj Betejėn e madhe tė gushtit, te Topat, mbi fshatin Dush, ėshtė e pamundur. Edhe sot, kur po e shkruaj kėtė shkrim, me duket se po e shoh e po e dėgjoj zėrin e Komandant KAPUĒIT. Ai, sa gjuante nė drejtim tė pozicioneve tė armikut, aq bukur i dėgjohej e dallohej edhe zėri i kėngės qė kėndonte pėr Shqipėrinė. Tė gjitha, mė kanė ngelur tė pashlyera nė kujtesėn time, por, atė qė nuk do ta harroj kurrė, e, qė, do ta marr me vete kudo qė shkoj, edhe nė banesėn e pėrjetshme, do ta kam me vete pėrshpirtėrisht, ėshtė thėnia e Tij:
“Dajė, ai qė bie nė fushė tė nderit, i bėn nder vetės, i bėn nder Kombit e Atdheut, i bėn nder Lirisė e Shqipėrisė... Mos e harro, dajo, Dėshmorėt kanė vetėm datėlindje!...”, dhe, lėshoi zėrin e tij prej ushtaraku, bashkė me krismat e pushkės: “Ooooo, prite Adem Jasharin, more, o, heeeej!”...

Kėtu, nga kėto thėnie tė Mujės sė Madh, i ka rrėnjėt edhe ideja pėr themelimin e Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė”. T’i kėndojmė lirisė me Mujėn e pėr Mujėn. Ta kujtojmė Mujė Krasniqin-KAPUĒIN, duke kėnduar me Tė e pėr Tė, dhe, Festivali mbahet, pikėrisht, nė datėlindjen e tė madhit MUJĖ KRASNIQI, mė 06 qershor, sepse Ai vet e ka thėnė
“Heronjtė-Dėshmorėt, kanė vetėm datėlindje!”.

Dhe, kėshtu, nisėn fillet e para pėr themelimin e Festivalit Folklorik, pas njė organizimi tė zbehtė, nė Kujtim tė rėnies heroike tė Komandant Mujė Krasniqit, nga njė grup politikanėsh qė nuk e kishin kuptuar mesazhin e qartė nga Komandanti i tyre sypatrembur, dhe, kjo ndodhi, pikėrisht, para 10 viteve, mė 14 dhjetor 2000, nė stadiumin e qytetit tė buzėdrinit, nė Klinė, nė praninė e shumė pak shikuesve, edhe pse qe paralajmėruar njė program i bukur artistik.



14 dhjetor 2000. Ishte mesditė. Moti ishte i mirė, njerėzit kalonin rrugės sikur atė ditė, tė mos kishte ndodhur asgjė. Unė, ecja udhės, me sy tė mbushur me lot, gjė qė rrallė herė mė ndodhė. Ecja dhe mendoja
: (athua, e di Mujė nipi, pėr kėtė qė po ndodhė nė Klinė... Jo, jo, nuk ėshtė e mundur, se, Ai, do tė na thoshte: “Hej, mos keni gabuar, a e dini ju se mė 6 qershor e kam datėlindjen?”).

Ecja, si tė isha i humbur, pa e ditur se para Pallatit tė kulturės, nė Klinė, isha takuar me Idriz Berishėn. Flisja, e s’e dija qė po flisja me dikė; fliste, e s’e dėgjoja se mė fliste dikush.


Edhe kjo mė ka ndodhur, ėshtė e vėrtetė, por, ndoshta, pėr ata qė sot po fryhen si angėrdufė deti ėshtė e pabesueshme, besa, e pavėrtetė ėshtė edhe pėr taborrin e pėrvetėsuesve tė autorėsive tė huaja, tė cilėt, fatkeqėsisht, nuk po dinė kur ėshtė i bollshėm hajdutllėku, mashtrimi, gėnjeshtra...


Atė ditė, me piktorin Idriz Berisha, biseduam derisa u ngopėm sė biseduari. Biseda zhvillohej, kryekėput, pėr idenė time, qė tė themelohet Festivali Folklorik “I kėndojmė lirisė”, nė Klinė, aty ku vetė Mujw Krasniqi i Madh, kishte dhėnė kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr kulturėn shqiptare. Me Idrizin, u dakorduam qė t’i hedhja nė letėr tė gjitha idetė, ta bėja njė tip skenari, me qėllim qė ta shohim sesi do tė dukej, nė aspektin teorik, Manifestimi. Dhe, kjo ndodhi. Dy ditė mė vonė, mė 16 apo 17 dhjetor, nė lokalet e Pallatit tė Kulturės “Jehona e Dukagjinit”, dyert e se cilės, pas largimit tė forcave okupuese serbe, ishin mbyllur me “blomba tė kuqe e me myhyr ēetniku”, Pallat, qė, gjatė sundimit serb, mė shumė ishte pėrdorur si lokal politik e partiak, sesa si shtėpi kulture, vetėm se emrin e kishte: Pallati i Kulturės. Mė 19 qershor 1999, ato dyer dhe ato blomba tė kuqe, i theva me kazmė, pa ndihmėn e askujt tjetėr, pėrveē Hazir Racit, tani tė ndjerė. Aty, njė vit mė pas, po bėheshin diskutime, analiza e po pėrgatiteshin programe artistike...


Nė njė zyrė tė vogėl, mbi tavolinė, i hodha tė gjitha, qė i kisha pėrgatitur pėr dhe rreth Festivalit. Tanimė, ishte prezent, pėrpos Idriz Berishės, edhe Ismet Krasniqi, e, mė vonė, e ftuam edhe Gani Morinėn, qė tė na ndihmonte pėr pėrgatitjen e njė rregulloreje tė punės, sipas rregullave, akteve e normave juridike. Mė vonė, nė fillim vitin 2001, me iniciativėn time, ėshtė thirrur njė takim pune nė Pallatin e Kulturės, e, qė kishte tė bėnte me organizimin e Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė”, nė shenjė tė Kujtimit tė Komandantit tė lavdishėm tė UĒK-sė, Mujė Krasniqi – KAPUĒI. Nė takimin e parė ishin tė pranishėm: Idriz Berisha, Ismet Krasniqi, Rrahim Gashi, Hysni Raci, Hashim Haliti, Gani Morina, Zef Prenaj, Skėnder Gashi, Halit Gashi dhe Prend Buzhala. Pas pėrfundimit tė takimit, u mor vendim qė tė ftohen tė gjithė ata qė me dėshirė do t’i bashkėngjitėn karvanit tė organizimit tė kėsaj feste tė bukur kombėtare, si dhe, u caktua takimi i radhės, pas njė jave.


Nė takimin e dytė, u caktua Kėshilli Organizativ, u ndėrtuan grupet punuese dhe u ndanė detyrat e secilit grup dhe individ. Kėshilli i parė Organizativ e kishte kėtė pėrbėrje: Dibran Fylli, kryetar, Idriz Berisha, skenograf, Ismet Krasniqi, zėvendės, Skėnder Behramaj, dizajner, Rrahim Gashi, Hysni Raci, Hashim Haliti, Gani Morina, Zef Prenaj, Skėnder Gashi, Halit Gashi, Prend Buzhala, Kamer Raci, Ramadan Selimi, Refki Krasniqi, Xilaje Hyseni, Skėnder Raci, Brahim Fylli, Enver Marmullaku. Me propozimin tim dhe me miratimin e KO, u vendos qė vendi i parė tė nderohet me Ēmimin “MUJĖ KRASNIQI”, si dhe tė disenjohet Emblema, vula dhe Flamuri i Festivalit, pastaj, me propozime, sugjerime e ide tė ndryshme, u vendos pėr ndarjen edhe tė shpėrblimeve tė tjera, si: Vendi i dytė dhe i tretė, Grupi mė i kompletuar, Veterani i festivalit, Teksti mė i mirė, Veshja mė autentike, Ēmimi i publikut dhe Instrumentisti-ja mė i-e mirė.


Puna intensive, e palodhshme dhe plot entuziazėm, e kėtyre aktivistėve tė kulturės, bėri qė Festivali tė mbahet pa mė tė voglėn pengesė, si pėr nga organizimi, pjesėmarrja e grupeve konkurruese, financimi e punė tjera, qė u kryen dhe zgjatėn plot pesė muaj, deri te fillimi i mbrėmjes se parė garuese.


Nė Festivalin e dytė, tė 2002-tės u bėnė ndryshime tė mėdha pozitive. Nė janar tė atij viti, tė gjitha vendimet e Kėshillit Organizativ, Flamurin, vulėn, skenarin dhe dokumentet zyrtare, i dorėzova nė Zyrėn Komunale pėr Kulturė, te zyrtari i atėhershėm, z. Idriz Berisha, dhe, me njė kėrkesė, iu drejtova Kuvendit Komunal tė Klinės, pėr zyrtarizmin e Festivalit, gjė qė, mė 8 prill 2002, Kuvendi Komunal, nė seancėn e III-tė, tė rregullt, mori vendim pėr Zyrtarizimin e mbajtjes se Festivalit Folklorik, “I kėndojmė lirisė”, nė Klinė.


Pas zyrtarizmit, u caktua takimi i radhės dhe u raportua pėr punėt organizative tė grupeve punuese. Dy ditė mė vonė, u mbajt takimi, nė zyrėn e z. Asllan Krasniqi, pėr zgjedhjen e Drejtorit, Sekretarit dhe Arkėtarit tė Festivalit. Me kundėrkandidat, me vota tė fshehta dhe me shumicė votash u zgjodhėn organet zyrtare tė Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė”, nė kėtė pėrbėrje: Dibran Fylli, Drejtor, Ramadan Selimi, Sekretar dhe Xilaje Hyseni, Arkėtar. Pastaj, nga drejtoria e Festivalit, u vendos qė tė zgjidhen organet tjera, nė pėrbėrje tė KO. Nė krye tė Kėshillit Artistik u zgjodh Ismet Krasniqi si dhe anėtarėt e tjerė tė Kėshillit Artistik: Rrahim Gashi, Zef Prenaj dhe Nysret Kadriu, e, po ashtu, u ngritėn edhe komisione e grupe punuese, si: ai pėr grumbullimin e mjeteve financiare, pėr pritjen dhe pėrcjelljen e mysafirėve, pėr ndėrtimin e skenės qė do tė ndėrtohej para platosė sė Pallatit tė Kulturės, pėr vendosjen e publikut gjatė mbrėmjeve garuese, si dhe shumė grupe tė tjera punuese, dhe, qė tė gjitha e kryen detyrėn me nder e me pėrkushtim tė madh, ashtu siē do kishte dėshiruar edhe vetė Komandant Mujė Krasniqi, pėr Klinėn e tij, qė po frymonte aq lirshėm. KO iu shtuan edhe shumė emra tė njohur tė kulturės dhe organizatorė tė palodhshėm pėr kėtė manifestim nderi e krenarie kombėtare.


Para se tė fillonte mbrėmja e parė e Festivalit, Klina po dukej mė ndryshe. Bukurinė ia shtonte skena madhėshtore, me skenografi tė punuar me pėrkushtim, nga piktori i njohur, Idriz Berisha. Mė kujtohet, kur arriti artisti i madh nga Fushė Arrėzi, Frrok Haxhia. Ai, ndaloi afėr skenės dhe m’u drejtua me fjalėt:
“Unė jam Frrok Haxhia, qė ua pėrcjell pėrshnetjet e mia nga Shypnia....Kur po e shoh kėtė skenė, kaq madhėshtore, me kėtė skenografi e organizim tė mrekullueshėm, po me duket vetja sikur jam nė skenėn e Gjirokastrės, qė ka traditė festivalesh...”, fjali tė cilat artisti i popullit i tha dhe i pwrswriti edhe nė hapje tė mbrėmjes garuese, nė skenėn e madhe tė Festivalit.

Ajo qė vlenė tė thuhet dhe qė i takon merita, tash e njė milion vjet, janė vetė donatorėt-zejtarėt dhe populli i Klinės me rrethinė, qė e ndihmuan Festivalin me mjete financiare, dhe, me tė gjitha mundėsitė qė patėn dhe i ofronte koha, sepse, edhe pse Festivali ishte zyrtarizuar, ai, financiarisht, vonė ka filluar tė ndihmohet nga buxheti komunal, dhe, edhe atėherė, jo mjaftueshėm pėr kėrkesat e njė festivali, por, prapė, donatorėt ishin ata qė e mundėsonin mbajtjen e kėtij Festivali pėr tri net, prandaj, kėtė nuk duhet harruar, tė paktėn, jo njerėzit e kulturės, sepse, politika, po ua ngatėrron men’tė, po ua kalbė e mykė trurin...


Pėr Ēmimin Mujė Krasniqi, po garonin nga tė gjitha anėt e trojeve shqiptare dhe nga diaspora. Ēdo hapėrim nė skenėn e Festivalit Folklorik “I kėndojmė lirisė”, pėr artistėt ishte privilegj, ishte ėndėrr e realizuar...


Festivali u mbajt plotė katėr vite, pa prezencėn time fizike, nė Klinė. U mbajt dhe u organizua falė pėrkushtimit tė atyre qė e dinin vlerėn e festivaleve, tė lirisė, tė luftės ēlirimtare dhe tė komandantėve tė saj, pastaj, pas daljes sime nga burgu, ende pa u ēmallur me familje, prapė, me ide tė reja, dhashė kontributin tim maksimal pėr ta freskuar Festivalin Folklorik, por, pėr ēudi, edhe pas krejt kėtyre qė i bėra pėr kėtė Festival, tani, pas marrjes se kompetencave, komuna dhe komunarėt e Klinės, kryetarėt, presidentėt e presednikėt e saj, edhe kėtė vit kanė vendosur qė Festivalin ta mbajnė pa prezencėn time fizike, sepse, shpirtėrisht jam aty ku kėndohet pėr Mujėn e me Mujėn, e, unė, do t’i pyesja ata “ekspertė”:
Me ēfarė skenari e me cilin koncept regjisorial do tė paraqitet nė Festival i ftuari i juaj nė vendin tim, pėrpos atij qė e ndėrtova e ngrita me duart e mia, e, pėr fat tė keq, mbeti nė duart e politikės?

Pėr tė mos u mbetur borxh lexuesve tė mi dhe pėr tė qenė korrekt, mė duhet t’u them se ky taborri i politikės nuk mė ka pėrjashtuar nga pėrbėrja e Kėshillit Organizativ, me ka caktuar aty diku, por, jo nė vendin tim ku di dhe ku mund t’ia dal. Unė, droj, se mė caktojnė nė ndonjė grup punues ku nuk i di punėt dhe nuk mund t’ia dal, prandaj, e them se kėtu e nė atė taborr po zihet diēka e ēuditshme pėr kulturėn, dhe, qė unė nuk kam shije pėr atė ēorbė.


Unė, di tė krijoj art tė mirėfilltė, di ta ēmojė punėn dhe kulturėn shqiptare, di, mund dhe dua tė bashkėpunoj me cilindo qė ka mendim e veprim tė shėndoshė, di tė kėrkoj kompensim pėr punėn qė e punoj, di edhe tė punoj edhe fare pa lek, aty ku duhet dhe ku flenė puna, por, nuk di tė vjedhė !?!...


Kėshtu, Festivali Folklorik “I kėndojmė lirisė” nisi hapat e parė, ky ėshtė krejt historiku i tij, e vėrteta, pa rrena, pėr autorėsinė e tij ėshtė kjo, kėtu e ka datėlindjen, kėtu ėshtė autori dhe kėta ishin nismėtarėt e tij, tė cilėve u printe fryma e lirisė, tė cilėn ua dhuroi gjaku i Komandant Mujė Krasniqit – KAPUĒIT dhe i shokėve tė tij dėshmorė.


(Nė tė ardhmen jo tė largėt, ēdo imtėsi rreth Festivali Folklorik “I kėndojmė lirisė”)

Drenicė, 31 maj 2010 dibran fylli, regjisor, bashkėluftėtar i Komandant Kapuēit
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
10 vjetori, dibran fylli, festivali folklorik, i kendojm lirise, kline

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur