Navigation » Forum > LAJME NGA SHTYPIT DITOR, POLITIKA, DHE POLITIKANĖT > Lajme nga Kosova » GJND vendosi nė favor tė shtetit tė Kosovės

Lajme nga Kosova Shkruani Lajme nga Kosova dhe tema politike e te ndryshme. Gjithashtu mund tė debatoni rreth lajmeve dhe aferave tė botuara nė shtypin ditor shqiptar.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-22-2010, 04:24 PM
Avatar Alfredi!
Alfredi Alfredi ėshtė jashtė linje
Super Moderator
 
Data Anėtarėsimit: Mar 2010
Postimet: 48
Normale GJND vendosi nė favor tė shtetit tė Kosovės


GJND vendosi nė favor tė shtetit tė Kosovės

Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (GJND) nė Hagė ka vėrtetuar sot me shumicė votash se shpallja e deklaratės sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nuk e ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare.

Vendimi ėshtė kumtuar nga kryetari i GJND-sė, gjykatėsi japonez Hisashi Ovada. Nė favor tė ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės janė deklaruar 10 gjykatės, ndėrsa kundėr 4 gjykatės, nga gjithsejt 15 gjykatėsit e GNJD-sė.

Duke lexuar opinionin, presidenti i GJND-sė, Hisashi Ovada, tha se e drejta ndėrkombėtare “nuk ndalon deklaratat e pavarėsisė”.

Ovada tha se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka shkelur asnjė dokument tė Kombeve tė Bashkuara.

Nė kėtė aspekt, ai ka pėrmendur ecurinė e tėrėsishme tė zhvillimeve politike nė Kosovė, qė kanė tė bėjnė me vendosjen e misionit tė OKB-sė nė Kosovė, vendosjen e KFOR-it e tė tjera. Sipas tij, shpallja e pavarėsisė ėshtė proces politik dhe jo ligjor.

Rreth 40 shtete kishin tė pranishėm nė Pallatin e Drejtėsisė nė Hagė, por edhe me praninė e ministrave tė jashtėm tė Kosovės, Skender Hyseni dhe anėn tjetėr, Vuk Jeremiē.

Nė mesin e 15 gjyqtarėve prej tė cilėve pėrbėhet trupi gjykues, nėntė janė nga vende qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės e ata janė gjykatėsit nga: Japoni, Sjerra Leone, Jordania, SHBA-ja , Gjermania, Franca, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe Somalia, ndėrkaq vetėm gjashtė gjykatės tė trupit gjykues vijnė nga vende qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės e ata janė gjykatėsit nga Sllovakia, Kina, Meksika, Maroku, Rusia dhe Brazili. Republika e Kosovės shpalli pavarėsinė mė 17 shkurt tė vitit 2008, ndėrsa deri tani 69 shtete kanė njohur ate.

,
Pėrgjigju me Citim
  #2  
I vjetėr 07-22-2010, 04:25 PM
Avatar Alfredi!
Alfredi Alfredi ėshtė jashtė linje
Super Moderator
 
Data Anėtarėsimit: Mar 2010
Postimet: 48
Normale Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha: Vendimi i GJND-sė historik


Presidenti shqiptar, Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha kanė pėrshėndetur vendimin e GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės.

Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi ka pėrshėndetur homologun kosovar, Fatmir Sejdiu, pėr vendimin e GJND-sė nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės.

“Opinioni ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr tė ardhmen e Kosovės”, ka deklaruar Topi nė njė bisedė telefonike me Sejdiun.

Edhe kryeministri Sali Berisha ka pėrshėndetur nė njė konferencė pėr shtyp vendimin e GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės. Berisha ka deklaruar se gjykata e Hagės faktoi para gjithė planetit se pavarėsia e Kosovės ishte mė se e drejtė.

“Pėrshėndesim vendimin e GJND-sė. Gjykata e Hagės, trupi gjykues mė i lartė i botės, u faktoi qytetarėve tė planetit se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė frymė tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare. Ėshtė nė frymė tė plotė me tė gjitha rregullat, rezolutat e rregulloret. Ky ėshtė njė vendim historik, njė kontribut madhor pėr paqen dhe stabilitetin nė Ballkan e mė gjerė”, ėshtė shprehur Berisha.

Ai shtoi se vendimi i gjyqtarėve vėrtetoi tė drejtėn e popullit kosovar pėr pavarėsi e vetėvendosje dhe mbylli kapitullin e dhimbjeve dhe vuajtjeve qė ka kaluar kombi shqiptar.

“Me analizėn dhe mendimin e tyre, gjykatėsit mė tė lartė tė botės faktuan nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se shpallja e pavarėsisė ishte rezultat i pashmangshėm, ishte njė e drejtė e patjetėrsueshme e pėrfaqėsuesve tė popullit tė Kosovės. Ky vendim ėshtė gjykimi dhe hedhja poshtė e tė gjitha traktateve qė ranė mbi kombin shqiptar dhe i shkaktuan atij dhimbje, vuajtje dhe sakrificat mė tė mėdha dhe mė tė rėnda”, ka theksuar Berisha.
Presidenti Topi dhe kryeministri Berisha: Vendimi i GJND-sė historik

Kryeministri shqiptar ka shtuar mė tej se tani pėr Kosovėn, por edhe pėr Serbinė hapen perspektiva tė reja, tė cilat udhėhiqen nga ideali pėr anėtarėsimin nė BE.

Berisha ka shprehur gjithashtu gatishmėrinė e vendit tė tij pėr tė kontribuar nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve mes Prishtinės dhe Beogradit.

“Dy vende, pavarėsisht nga historia e shkuar, tani kanė tė pėrbashkėt idealin evropian. Shqipėria ėshtė e vendosur tė japė gjithė kontributin e saj pėr njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet mes serbėve dhe shqiptarėve, mes Tiranės dhe Beogradit dhe mes Prishtinės dhe Beogradit”, ka theksuar Berisha, duke shtuar se vendimi i GJND-sė u dha fund planeve pėr ndarje e shkėmbime territoresh.

.
Pėrgjigju me Citim
  #3  
I vjetėr 07-22-2010, 06:16 PM
Avatar Kujdestari!
Kujdestari Kujdestari ėshtė jashtė linje
Member
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 158
Normale BDSH, uron qeverinė dhe miqtė e shqiptarėve

BDSH, uron qeverinė dhe miqtė e shqiptarėve

Nėpėrmjet njė komunikate pėr shtyp Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), uron qeverinė e Kosovės dhe miqtė e shqiptarėve. “Vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė se pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me normat ndėrkombėtare tė Kombeve tė Bashkuara gėzon tej mase ēdo shqiptar jo vetėm nė Kosovė, por edhe jashtė saj. Ky vendim paraqet edhe njė fitore bindėse tė qeverisė sė Kosovės dhe miqve tė shqiptarėve, nė vrazhdėn e sukseseve tė njė pas njėshme drejt njohjes dhe pranimit tė Kosovės nga shtetet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara”, thuhet nė komunikatėn e BDSH-sė.

Mė tej nė komunikatė thuhet “Nė emrin tim personal dhe nė emėr tė anėtarėve dhe simpatizantėve tė Bashkimit Demokratik Shqiptar, urojmė qeverinė e Kosovės pėr vendimin e GJND-sė, duke u dėshiruar suksese nė zhvillimet e mėtejshme drejt anėtarėsimit nė Kombet e Bashkuara dhe institucionet Euro-atlantike.

Bashkimi Demokratik Shqiptar uron dhe falėnderon tė gjithė shtetet mike tė shqiptarėve, nė veēanti Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr kontributin e tyre jo vetėm nė pavarėsimin e Kosovės por edhe nė luftėn pėr njohjen e saj ndėrkombėtare”, pėrfundon komunikata e nėnshkruar nga Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-sė.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Radio Shqiptare

Me Respekt Kujdestari i AlbaNur.Net
Pėrgjigju me Citim
  #4  
I vjetėr 07-29-2010, 03:54 PM
Avatar Kujdestari!
Kujdestari Kujdestari ėshtė jashtė linje
Member
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 158
Normale Sarkozy: Franca dhe partnerėt do tė ndėrmarrin hapa pėr Kosovėn

Sarkozy: Franca dhe partnerėt do tė ndėrmarrin hapa pėr Kosovėn

Presidenti i Republikės sė Francės, Nicolas Sarkozy i ka shkruar njė letėr Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, nėpėrmjet sė cilės e ka uruar pėr vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, si dhe ka ripėrsėritur zotimin e Francės pėr ta mbėshtetur edhe mė tej vendin tonė.
Nė tekstin e letrės sė Presidentit tė Francės, Nicolas Sarkozy dėrguar homologut tė tij nga Kosova, Fatmir Sejdiu, ndėr tė tjera thuhet: "Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė e ka hequr tėrė paqartėsinė sa i pėrket ligjshmėrisė sė deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės dhe i ka arsyetuar shtetet, si Francėn, edhe Kosovėn, tė cilat mendonin se kjo deklaratė ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. I gėzohem kėtij vendimi qė i kontribuon stabilitetit tė rajonit dhe i bėn mė tė fuqishme pėrpjekjet tuaja, qė prej mė shumė se dy vjetėsh, pėr konsolidimin e shtetit tuaj tė ri", thuhet nė letrėn e Presidentit francez.

Mė tej Sarkozy shkruan "Mendimi i Gjykatės, pėr kėtė jam i bindur, do tė duhej t’i bindė shtetet qė ngurrojnė ta njohin Kosovėn. Franca, me partnerėt e saj, nė ditėt nė vijim, do tė ndėrmarrė hapa tė rinj nė kėtė aspekt duke u mbėshtetur nė argumentet e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Ky mendim do ta bėjė, po ashtu, edhe mė tė fuqishėm vullnetin e 22 shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian qė e kanė njohur Kosovėn, qė BE-ja t’i ofrojė asaj procesin e njėjtė pėr bashkim, i cili tanimė u ėshtė ofruar fqinjėve tė saj. Pėr kėtė, ju mund tė llogarisni nė Francėn pėr tė vepruar nė mėnyrė tėrėsisht aktive, ashtu siē ajo ėshtė e angazhuar pėr t’i afruar pikėpamjet e ndryshme tė shteteve anėtare.
Ėshtė e rėndėsishme qė Kosova tė mos qėndrojė kėtu dhe tė punojė edhe mė shumė, e fortė nga shtimi i legjitimitetit qė i jep mendimi i Gjykatės, pėr tė pėrmirėsuar situatėn e komunitetit serb qė jeton nė territor.

Pėrfaqėsuesja e Lartė e Bashkimit Evropian, Zonja Ashton, ju propozon, nė emėr tė 27 shteteve anėtare unanime, qė tė merrni pjesė nė dialog duke e pasur pikėrisht kėtė qėllim. Kosova duhet ta shfrytėzoj kėtė rast dhe tė angazhohet me mirėbesim nė kėtė ēėshtje qė do tė kontribuojė pėr tejkalimin e shumė vėshtirėsive konkrete, tė cilat i vėnė nė kundėrshti ende shtetin tuaj dhe Serbinė.

Duke shpresuar qė sė shpejt do tė kem rastin personalisht t’i evokoj me ju kėto ēėshtje, Ju lus tė pranoni, Zotėri President, besimin e konsideratės sė lartė", thuhet nė fund tė letrės sė Presidentit tė Francės, Nicolas Sarkozy.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Radio Shqiptare

Me Respekt Kujdestari i AlbaNur.Net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Tags
gjnd, hag

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur