Prof. Dr. Bedri Selmani
Sa do tė zgjasė kriza ekonomike globale
Shkruan : Dr.Bedri Selmani
Kalimi krizes financiare globale nė sektorin real tė ekonomisė e cila konkretishtė po pėrcillet me rėnje tė prodhimtaris ,rritjen e papunėsis dhe rėnje tė GDP (bruto prodhimi vendor) , ka shėnuar fililimin e krizes ekonomike globale. Pėrmasat e ktijė recesioni global gjithnji e mė shumė po bėhen tė pa kontrolluara , kurse kohėzgjatjen tani mė askush nuk e dinė.
A ėshtė e mundshme tė mendohet qė ekonomia globale tė pėrmirėsohet pas masave antirecesive tė Kryetarit Obama pėr ringjalljen e ekonomisė amerikane, nga e cila pritet qė tė jetė lokomotiva e ringjalljes pėr ekonominė globale? Ngjarjet e fundit po tregojnė qė implementimi i masave nga ana e administratės amerikane nuk janė duke dhėnė rezultatet e dėshirueshme nė bursat amerikane tė cilat nga momenti i parė i lajmėrimit tė programit kemi rėnje nė minimumin e ri. Kėshtu qė Don Jones ka shėnuar rėnje 10%, kurse bursat evropiane po vazhdojnė me rėnje rapide pas lajmėrimit tė rezultateve bankiere pėr vitin e kaluarė afarist.
Cilat janė rrethanat e shpresės pėr dalje nga kriza?
Kėtu kemi tė bėjmė me njė situatė tė reagimit normal tė tregut pėr tė cilin nė 25 vitet e kaluara nuk ka qenė shprehi intervencionizmi shtetėror i pėrmasave kaq tė gjėra? Tregu i cili i beson vetėm mekanizmit tė tregut nuk ėshtė i pėrgatitur t’i pranon masat shtetėrore si zgjidhje tė krizės para se kėto masa t’i tregojnė rezultate konkrete.Pse suksesi i masave amerikane antirecesive ėshtė aq i rėndėsishėm pėr ekonomin evropiane dhe pėr pjesėn tjetėr tė ekonomisė globale? Para se gjithash kemi tė bėjmė me rezultatet e mundėshme pozitive tė SHBA-ve, prej tė cilės mund tė fillohet numėrimi i kohės pėr dalje nga recesioni dhe pėr pjesėn tjetėr tė ekonomisė globale.
Vlerėsimet nga pėrvojat e gjertanishme thonė se do tė duhej pėrafėrsisht njė vit pėr ringjalljen e tregut amerikan tė kapitalit, kjo do tė ishte fillimi i ringjalljes pėr ekonomitė tjera nacionale nė botė.
Kryetari i Rezervave Federale amerikane (Banka Qendrore Amerikane), vlerėson fundin e recesionit tė thellė nė kėtė vit i cili do tė imponon njė sėrė masash antirecesive dhe programe nxitėse stabilizuese nga tė cilat priten qė t’i japin rezultatet e pritura. Nė tė njėjtėn kohė tėrhiqet vėrejtja qė gjerė te ringjallja e plotė ekonomike duhet tė pritet mė sė paku dy gjerė nė tre vitet e ardhshme. Nga kjo e dhėnė vlen tė theksohet se ekonomia globale gjendet nė kufirin e ngushtė nė mes tė RECESIONIT dhe DEPRESIONIT (e cila definohet si recesion i thellė)
Nga kush nė tė vėrtet do tė varet dalja nga recesioni? Para se tė gjithash nga nxitjtja e politikave fiskale dhe e masave pėr stabilizimin e institucioneve financiare dhe tė tregut financiar. Pra shteti pėrsėri duhet tė inkuadrohet qė t’i pėrmirėsoj “gabimet” e tregut tė cilat kryesisht lajmėrohen gjatė periudhave tė normave tė larta tė rritjes ekonomike (prosperitetit), kryesisht kjo ndodhė pėr shkak tė dėshirės sė paskrupulltė pėr profite .Ėshtė e njohur tani mė qė shteti nuk ėshtė treguar si pronar dhe menaxhues i suksesshėm nė ekonomi, pėr kėtė do tė duhet tė bėhen mjaftė pėrpjekje qė masat antarecesive tė cilat po ndodhin tė jenė efikase. Kėtė e garanton vetėm suksesi , nė rastin e kundėrt po qė se suksesi ėshtė i pamjaftueshėm, ėshtė e mundshme thellimi i krizės ekonomike dhe vazhdimi i recesionit me pasoja katastrofale pėr ekonomin globale.
Cilėt janė lojtarėt prej tė cilėve varet dalja nga kriza?
Gjithsesi ringjallja e ekonomisė globale me masat shtetėrore, do tė varet nga ringjallja e partnerėve kryesore tregtar te SHBA-ve (UE, Japonia, Kina... etj), nė rast se pėrmirėsimi i ekonomive tė tyre do tė jetė mė i ngadalshėm, atėherė recesioni nė ekonomin globale do tė zgjatet.
Mirėpo, nė qoftė se e kemi parasysh thirrjen e Kryetarit amerikan para disa dite, pėr korporatat dhe pėr qytetarė amerikan qė ata tė blejnė vetėm prodhimet “Made in USA”, nuk mund tė llogaritet nė njė ringjallje tė shpejt tė partnerėve tė saj tregtar. Arsyeja ėshtė e thjesht, kur dihet se deficiti buxhetor i SHBA-ve varet nga shitja e obligacioneve shtetėrore mu kėtyre partnerėve tregtar. Pra ky deficit buxhetor i cili ėshtė 2 miliard nė ditė, mund tė mbulohet vetėm nga suficit i Japonisė, Kinės, Gjermanisė, Holandės, Norvegjisė....etj. Mirėpo shtrohet pyetje edhe pėr sa kohė ata do tė munden tė financojnė, sepse masat antirecesive nė SHBA po kėrkojnė ende para.
Unioni Evropian kėto ditė ka vendos qė nuk dėshiron tė financon fondin e posaēėm prej 180 miliard euro pėr ndihmė ekonomive tė vendeve tė Evropės Lindore dhe tė Mesme. Kur Kryeministri hungarez tentoi tė siguron parat pėr ndihmė ekonomisė hungareze e cila gjendet para kolapsit financiar, por edhe pėr shtetet tjera fqinje. Kėsaj iniciative ju kundėrvu njėra nga vendet e rralla anėtare tė UE-sė, qė kanė suficit nė bilancin e pagesave e kjo ishte Gjermania. Kancelarja Merkel mendon qė ndihma pėr dhjetė vendetė e reja anėtare tė UE-sė tė cilat u janė bashkėngjit para 5 vjetėve, nė tė vėrtet do tė ishte diēka e tepėrt.
Dhe krejt nė fund, mundė tė thuhet qė fillimi prosperitetit nė ekonominė globale do tė varet nga suksesi dhe kohėzgjatja e masave antirecesive tė cilat po i ndėrmarrin ekonomitė e vendeve mė tė fuqishme nė botė. Kjo njėherit ėshtė e vetmja mėnyrė e daljes nga kriza ekonomike qė e ka pėrfshi botėn. Pra gjasat e daljes nga kriza pėr ekonominė globale janė reale, por pėr atė se a do tė zgjatė 2, 3 apo mė shumė vite , askush tani pėr tani nuk mund tė jetė i sigurt. Mirėpo, njė ėshtė tani mė e njohur qė tė gjitha ekonomit shtetėrore po ndėrmarrin masa antirecesive pėrmes programeve tė stabilizimit, me qėllim qė tė shpėtojnė atė ēka ėshtė e mundshme tė mbrohet, nė kėtė situatė tė krizes ekonomike globale tė paparė nė 80-tė vitet e fundit nė ekonominė boterore.
( Autori ėshtė ekspertė i marrdhėnjeve ekonomike ndėrkombėtare dhe ligjirues nė Kolegjin univerzitar Victory)