Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 07-20-2009, 08:33 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Shkrimet e Fundit nga Albin Kurti


Forumi Albin Kurtit ne AlbaNur


Anti-artikull: Tentativė pėr njė hartė kognitive

Kosova i ngjan njė teatri. Prandaj njerėzit nuk shkojnė aq nė teatėr. Qytetarėve nuk iu mungon teatri por realiteti.

Nėse teatri qėndron nė opozitė me realitetin, atėherė e vėrteta ndodhet nė anėn e teatrit. Rolet, detyrat dhe funksionet e njėmendta i kuptojmė nga teatri. Nė vijim janė dhėnė disa prej tyre. Mbase mė kryesoret.

Sado tė shtypur, njerėzit mbesin pasivė kur struktura e padrejtėsisė ėshtė e ndėrlikuar. Teatri ėshtė fantazia qė zbėrthen realitetin.

Ky nuk ėshtė pllakat qė fton pėr shfaqje teatrale. Ėshtė afishe pėr tė dalur prej shfaqjes.

Kosova – krizė e menaxhuar
(Shfaqet pėr ēdo ditė. Vazhdimisht. Edhe atėherė kur flini.)

Regjisor i shfaqjes: Pieter Feith
Audicioni, trajnimi dhe kastingu pėr aktorėt: Tina Kaidanow
Producent dhe skenari i adaptuar: Javier Solana
Ndihmės-skenarist: Martti Ahtisaari
Producent ekzekutiv: Yves de Kermabon
Rrėfimi origjinal: Richard Holbrook
Aktorėt: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaēi, ministrat dhe krerėt e partive kryesore opozitare
Aktorė tė tjerė profesionistė: politikanėt qė u bėnė biznesmenė
Aktorė tė tjerė amatorė: biznesmenėt qė u bėnė politikanė
Aktorė nga njė teatėr dhe regjisor tjetėr: strukturat paralele tė Serbisė
Mysafirė specialė nė skenė: Joseph Biden e Martti Ahtisaari
Statistė: ish tė burgosurit politikė dhe ish ushtarėt e UĒK-sė
Suflerėt e aktorėve: konsulentėt e USAID-it, Arie Rabfogel, kėshilltarėt dhe analistėt vendorė
Inxhinierė tė zėrimit tė aktorėve: EULEX-i
Skenografia: ‘Think tanks’ tė ndryshėm (si p.sh. ICG-ja)
Koreografia: Olli Rehn
Muzika: “Road to Nowhere” – Talking Heads
Dritat: Mediat, tė cilat ndriēojnė aktorė tė caktuar
Kostumet dhe grimi: Agjencitė e marketingut (si p.sh. Saatchi&Saatchi)
Drejtor i teatrit: KFOR-i
Kryetare e bordit tė teatrit: Hilary Clinton
Drejtor kreativ i teatrit: Ban Ki-moon
Audienca nė sallė: deputetė tė Kuvendit tė Kosovės
Rregullator i zėrit tė audiencės nė sallė: Jakup Krasniqi
Disenjator i skenės: UNMIK-u
Mbikėqyrės nė zhveshtore: OSBE-ja, KQZ-ja dhe Agjencioni Anti-korrupcion
Shpėrndarėsit e fletushkave njoftuese nė hyrje tė sallės: disa OJQ
Call boy: UNDP me Early Warning Report
Rojtarė te porta e teatrit: Policia e Kosovės
Mbikėqyrės tė rojeve tė teatrit: EULEX-i
Audienca para ekraneve televizive: qytetarėt e Kosovės

Sponzor financiar: Buxheti i Kosovės, donatorėt e huaj
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
  #2  
I vjetėr 07-20-2009, 08:36 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Konsumatori i qetė

Konsumatori i qetė

Jemi apo nuk jemi shtet funksional? Cilado pėrgjigje do tė mund tė ishte e saktė. Sepse pyetja ėshtė e gabuar. Nuk duket se jemi shtet tamam. Ose, mbase, vetėm duket se jemi shtet tamam. Shteti i Kosovės ngjan si njė ‘objekt pėr tė tjerėt’ (61 tė tjerė) dhe jo si ‘objekt nė vetvete’. Me shprehjet e Immanuel Kantit, shteti i Kosovės ėshtė njė phenomenon pa noumenon. Shteti e ka monopolin nė pėrdorimin legjitim tė dhunės, thoshte Max Weberi. Kėsisoj, paradoksalisht, del se nė Kosovė shtet janė KFOR-i e EULEX-i, qė nuk e pranojnė Kosovėn si shtet tė pavarur. KFOR-i, sikurse EULEX-i, ėshtė neutral karshi statusit.

E po mirė atėherė, jemi apo s’jemi njė vend funksional? Pėrsėri, cilado pėrgjigje do tė mund tė ishte e saktė. Sepse, sėrish pyetja ėshtė e gabuar. Funksional pėr ēfarė dhe pėr kė? Dhe, kush po pyet kėshtu? Janė me qindra shtete, krahina e regjione anekėnd globit qė janė shumė funksionale… si koloni. Ato janė funksionale, nė radhė tė parė, pėr ata qė i eksploatojnė ato. Ka shtete tė mirėnjohura qė shkėlqejnė sė funksionuari, ama nė kuadėr tė njė kornize politike dhe ekonomike qė quhet neokolonializėm.

Neokolonializmi ėshtė i verbėr ndaj skllavėrisė qė e shkakton. Ai nuk e dallon aq robėrimin e njerėzve prej eksploatimit tė pasurive natyrore. Sepse, nuk i dallon aq natyrėn nga njerėzit: ėshtė natyrė sepse ėshtė indigjene; ėshtė indigjen sepse ėshtė natyror. Tė drejtat e njeriut bėhen tė drejtat e natyrės tė cilėn e bleu korporata. Privatizimi kėtu ėshtė veēse eufemizėm pėr uzurpimin dhe eksploatimin, mutacion bashkėkohor i asaj qė tradicionalisht ėshtė quajtur okupim. Nėse tė tjerėt na e bėjnė kėtė pyetjen “A jemi funksional?”, sė paku ne s’duhet t’ia bėjmė vetes sonė, apo jo?

Pyetja “A jemi funksional?” gjithsesi nuk ėshtė pyetje e jona. Ėshtė pyetje e korporatave tė huaja dhe politikanėve qė janė nė shėrbim tė tyre. Ajo shpėrfaq njė vizion teknologjik tė tyre mbi neve dhe vendin tonė. Martin Heidegger e urrente teknologjinė. Ai konsideronte qė ajo e shndėrron botėn nė resurs (qė duhet shfrytėzuar, natyrisht) duke e tėhuajsuar Dasein-in nga bota e natyra si habitus spontan tė tij.

Kjo pyetje e tyre, nė fakt, ėshtė pėrgjigje. Pyesin nėse Kosova ėshtė shtet funksional sepse tė tillė duan ta bėjnė. Tė funksionueshėm. Qė do tė thotė: tė shfrytėzueshėm. Konstatimi se Kosova nuk ėshtė shtet funksional bėhet pėr t’i hapur rrugė mėnyrės sė tyre tė bėrjes sė Kosovės shtet funksional. Ankesat pėr mosfunksionimin e Kosovės e sheshojnė terrenin pėr funksionimin e saj. Ende ka pengesa legale e juridike, ende mungojnė marrėveshjet midis politikanėve, dhe ende ka popullatė jo aq tė disiplinueshme, qė e bėjnė Kosovėn njė vend jo sa duhet funksional. Nė njėrėn anė politika dhe nė anėn tjetėr mekanizmat represivė tė shtetit janė lehtėsuesit e procesit tė funksionalizimit tė Kosovės.

Ky funksionalizim kohė pas kohe koagulon nė shifra. Si p.sh.: 2100 MW. Kaq do tė jetė kapaciteti energjetik qė planifikohet tė ndėrtohet. Kapacitet gjigant mbi rezervat e thėngjillit nė Sibofc, tė cilat do t’i shfrytėzojė korporata fituese. Argumenti kryesor i tyre ėshtė qė Kosova nuk ka mundėsi veteksploatuese. Mbase, njėmend s’kemi kapacitete financiare qė bėjnė ndėrtime pėr eksploatimin e njė miliard ton linjiti pėr 2100 MW, porse kaq shumė energji as qė na duhet. Pra, na duhet ta pranojmė se s’paskemi kapacitet, por ama pėr projektin e tyre!

Ndoshta po bėhemi gjithnjė e mė funksional pikėrisht pse s’jemi shtet me gjithė mend? Ndoshta po mbetemi ‘light shtet’ qė tė funksionalizohemi mė kollaj? Ndoshta.
Mirėpo, shteti, edhe sikur ta kishim tė njėmendtė, vetėm si i tillė, nuk ėshtė zgjidhje garantuese. Shteti ėshtė thelbėsisht koncept konservativ. Shteti e ruan rendin ekzistues, apo jo? Shteti ėshtė policia qė do qetėsi tė publikut. Megjithėkėtė, tėrėsia e mekanizmave dhe organeve shtetėrore i nėnshtrohen politikės shtetėrore e cila mė sė shumti varet nga Qeveria. Atėherė, cili ėshtė drejtimi politik dhe ekonomik qė ‘light shtetit’ tė Kosovės ia ka dhėnė Qeveria? Ėshtė ky drejtimi qė s’ėshtė i tyre, e vegla tė tė cilit janė ministrat nė krye me Hashim Thaēin: neoliberalizmi, tregu si rregullator i derregullimit. Pra, tregu pa shtet? Jo bash ashtu. Tregut tė lirė dhe ‘shenjtėrisė’ sė pronės private, megjithatė iu nevojitet shteti si aparat i dhunės pėr t’i mbajtur e ruajtur, qė do tė thotė se ato s’janė aq tė natyrshme siē na predikojnė ekspertėt e ekonomisė sė pushtetit.

Por, cila atėherė duhet tė jetė pyetja jonė, pyetja jashtė tė qenit funksional, pyetja qė duhet t’ia bėjmė vetvetes? Nė vend tė pyetjes “A jemi funksional?”, duhet tė kalojmė tek ajo tjetra: “Ēka prodhojmė dhe si duhet rritur prodhimi ynė?”. Prodhimi nė Sibofc nuk do tė jetė yni. Pėr pasojė, as profiti. Pėrgjigja jonė nė pyetjen tonė se ēka prodhon Kosova, nė radhė tė parė pėr popullin e saj, dhe si duhet rritur prodhimi, do tė paraqiste njė qėndrim strukturues dhe organizues tė vendimeve tė mėtutjeshme pėr politikėn ekonomike tė Kosovės. Kalimi nga fjalėt ‘funksion’ dhe ‘funksional’, te fjalėt ‘prodhim’ dhe ‘prodhimtari’, ėshtė parakusht i ēfarėdo politike ekonomike vendore. Mjafton t’i shikojmė Mitrovicėn dhe Gjakovėn, dikur qytete tė zhvilluara industriale, pėr tė parė se ku jemi katandisur nė mungesė tė njė politike ekonomike tė vendit e pėr interesa tė vendit.

Pėrndryshe, pa politikė ekonomike tė veten, Kosova do tė mbetet njė vend i konsumit pa prodhim. Njė vend me shitore shumė afėr rrugėve (qofshin ato edhe magjistrale apo autostrada). Sepse, s’ka mė fabrika, por veēse dyqane pa fund. Do tė mbetemi njė vend i konsumatorėve qė kėrkohet tė mbesin tė qetė. Po pra: konsumatori i qetė. Konsumator para billbord-ave ku lexon “Thuaji jo dhunės!”. Ky ėshtė ideali i korporatave tė huaja: t’i konsumojmė produktet e tyre dhe vendi tė jetė stabil. Duke konsumuar je mė i qetė; duke qenė i qetė, konsumi ėshtė mė i kollajshėm. Ata janė prodhuesit e egėr tė cilėve ne iu duhemi si konsumatorė tė qetė.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
  #3  
I vjetėr 07-20-2009, 08:37 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Pėrpara drejt feudalizmit

Pėrpara drejt feudalizmit

Miti mė i ri i kapitalizmit - ai i tė qenit tė tij i globalizuar - ka pasur shumė sukses nė Kosovė. Nga izolimi i gjatė dhe i dhunshėm, qytetarėt e Kosovės e dėshironin dėshpėrueshėm bėrjen e tyre pjesė tė botės. Globalizimi u pėrfytyrua si neutralitet botėror gjithėpėrfshirės, duke u shpėrfillur fakti se ai ka hierarki, dhe se integrimi nė kapitalizmin global bėhet nga poshtė. Meqenėse Kosova ishte tėrėsisht e varur nga UNMIK-u, qytetarėt e saj nuk u integruan nė globalizėm si shtet, por mė parė si individė. Ata nuk u lejuan tė shkojnė nė botė (pėrveēse si refugjatė), ndėrkaq bota erdhi tek ata (si sundimtare). Ishte shumė e vėshtirė pėr vendasit tė dilnin nga Kosova si njerėz ose mallra, porse ishte fare e lehtė pėr tė tjerėt qė tė hyjnė nė Kosovė, qoftė si njerėz apo si mallra. Politika fiskale privilegjonte tregtarėt e huaj dhe shtypte prodhuesit e paktė vendas. Produktet finale tė Serbisė nuk paguanin 10% taksė doganore kur hynin nė Kosovė pėr dallim prej lėndės sė parė kur ajo importohej nga ndėrmarrėsit kosovarė. Deficiti i jashtėzakonshėm tregtar dhe investimet e pakta direkte, dhe atė kryesisht nė sektorin bankar, vazhdojnė tė jenė tiparet dominuese edhe tė Kosovės sė pavarur.

Tė gjithė e dimė se ShBA-ja, BE-ja dhe shtetet e fuqishme apo perandoritė e tjera e mbėshtesin me ngulm bujqėsinė e tyre vendore, por tek ne ato nuk e kanė lejuar kėtė gjė. Nė vend se tė mbrohet prodhimi vendor, na kanė thėnė qė duhet tė orientohemi nė eksport. Tė tillė vazhdojmė ta kemi politikėn fiskale edhe sot e kėsaj dite. Liberalizimi gjithsesi ndodhi para privatizimit. Dhe, liberalizėm vetėm nė njėrėn kahje, natyrisht. Kreditė bankare qė iu ofruan njerėzve (edhe nė Kosovė, anipse me kamata tė larta) kishin synimin e tyre tradicional qė mbiprodhimi i vendeve tė zhvilluara tė zbutet me mbikonsum (edhe nė Kosovė, anipse nuk jemi akoma as vend nė zhvillim).

Privatizimi gjithsesi nuk ka qenė i drejtuar vetėm tek ndėrmarrjet joeficiente, por tek tė gjitha ndėrmarrjet. E gjithė strategjia ishte kronostrategji: kur do tė privatizohet (sepse teknikisht s’ishte e mundur tė privatizohen tė gjitha pėrnjėherė) dhe jo ēka ose si tė privatizohet. Fuqia e lirė punėtore (pėr shkak tė papunėsisė sė madhe dhe mosorganizimit tė punėtorėve), mungesa e shqetėsimeve pėr ambientin, sigurinė nė punė dhe kujdesin shėndetėsor, u interpretuan me pėshpėritje si pėrparėsi jona. Besohej se kjo na bėn mė joshės. Privatizimi i kėtillė nuk e shndėrroi pronėn nė kapital, por mė parė ndodhi e kundėrta: kapitali u shndėrrua nė pronė. Pasi i rreckosėn mirė e mirė fabrikat, privatizimi i transformoi ato nė qendra tregtare dhe hymė nė fazėn e kapitalistėve pa kapitalizėm - njė emėr tjetėr ky pėr feudalėt. Njė pjesė e madhe e prodhimit edhe ashtu tė vogėl nuk bėhej pėr tregun (kapitalizmi), por pėr vetveten (feudalizmi). Mediat u vėrshuan nga propaganda pėr nevojėn e ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme, qė nuk mund tė zhvillojnė sindikata tė fuqishme pėr shkak tė numrit tė vogėl tė punėtorėve, qė nuk kanė kurrfarė shanse nė garė me korporatat, qė s’do tė merren me mineralet dhe energjinė, pra, me pasuritė e mėdha tė Kosovės, e tė cilat planifikohet t’i eksploatojnė pikėrisht korporatat e huaja nė kėto dy vitet nė vijim. Pikėvėshtrimi rajonal i Brukselit dhe Washingtonit mbi Ballkanin perėndimor u pėrkthye nė agjendė tė brendshme tė Kosovės, qė sundohej nga vetė misionet e kėtyre te ne, duke e futur, kėshtu, Kosovėn nė garė me shtetet e rajonit pėr ta lėnė atė tėrėsisht tė shfrytėzuar si mė e dobėt qė ėshtė.

Privatizimi u bė nė njė kohė kur Kosova e porsadalur nga lufta nuk e kishte rimėkėmbur ekonominė. Zyrtarja e lartė e AKM-sė, Marie Fucci, e pat bllokuar procesin e privatizimit pėr shkak tė politikave operacionale (gjė qė e bėri mė tė dėshirueshėm privatizimin duke ngjallur iluzione se ai ėshtė shpėtimi). Nė fakt, ankesat e Serbisė nė zyren ligjore nė Nju Jork ishin sfidimi i suksesshėm bllokues. Meqenėse popullit tė Kosovės nuk i ishte pranuar e drejta pėr vetėvendosje, pėr pasojė, nuk ndodhi dekolonizimi para privatizimit. Ndėrmarrjet shoqėrore deri nė vitin 1989, kur u suprimua autonomia e Kosovės, ishin prona tė qytetarėve tė Kosovės, qė pėr titullar prone kishin komunat pėrkatėse. Mirėpo, pėrgjatė viteve tė ’90-ta regjimi i Milosheviqit i shndėrroi kėto ndėrmarrje tė Kosovės nė degė tė ndėrmarrjeve tė ndryshme tė Serbisė dhe ua nėnshtroi ato njė privatizimi tė pjesshėm nga i cili pėrfituan ndėrmarrėsit privatė nga Serbia, qė i kontrollonte vetė regjimi, si dhe kompani tė huaja, kryesisht greke e italiane. Nė mungesė tė vetėvendosjes, nė thelb tė sė cilės ndodhet dekolonizimi si korrigjim historik i tjetėrsimit tė pronės dhe resurseve natyrore tė vendasve, edhe sot e kėsaj dite fondi i privatizimit me mbi 450 milionė euro mbahet i bllokuar jashtė Kosovės, me ē’rast edhe Serbia e kreditorėt e jashtėm kėrkojnė hise aty. Sikur tė ishte bėrė dekolonizimi, nuk do tė bėhej fjalė qė borxhet e ndėrmarrjeve tė Kosovės gjatė viteve tė ’90-ta t’i paguajė Kosova por Serbia, dhe vetėm ajo - si okupatore dhe shfrytėzuese qė ishte.

Misioni i OKB-sė nė Kosovė, UNMIK-u, vepronte nė kundėrshtim me parimet e OKB-sė edhe nė sferėn e ekonomisė dhe pasurive. Nė Rezolutėn 1803 (XVII) tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, Kombet e Bashkuara kanė deklaruar “tė drejtėn e popujve dhe kombeve pėr sovranitet tė pėrhershėm mbi pasuritė dhe resurset natyrore” (Kėsisoj thuhet edhe nė Kartėn mbi tė drejtat Ekonomike dhe Obligimet e Shteteve, GA Rez. 3291 (XXIX)), ndėrsa Konventat Ndėrkombėtare mbi tė Drejtat Humane, nė Nenin 1(2) afirmojnė tė drejtėn e popujve “pėr tė disponuar lirisht me pasuritė dhe resurset natyrore”. Mohimi i kontrollit me resurset natyrore ėshtė mohim i vetėvendosjes, ndėrsa eksploatimi nga ana e kompanive tė huaja ėshtė tipar themelor i neokolonializmit.

Pėrkundėr mosshfrytėzimit tė fondit tė privatizimit tė deritanishėm duket qartė qė privatizimi i mėtutjeshėm, mu nė trajtėn neokolonialiste, vetėm sa do tė pėrshpejtohet. Synimi i radhės, mbase tani qė u bėmė tė pavarur (sic.), ėshtė pėrqendruar mu te ndėrmarrjet mė tė suksesshme apo tek ato qė posedojnė pasuritė kryesore tė Kosovės: PTK, Trepēa, KEK-u, Aeroporti i Prishtinės etj. Jo vetėm qė s’pati dhe nuk lejohet referendumi si mjet demokratik lidhur me privatizimet, por madje nuk pati dhe as nuk ka debate publike. Nė kėtė aspekt, thjesht, asgjė s’ka ndryshuar qė prej shpalljes sė pavarėsisė: vendimet merren nė zyra me pak veta dhe deputetėt e Kuvendit tė Kosovės janė soditės tė zakonshėm sikurse tė gjithė qytetarėt e tjerė tė Kosovės, kurse vetes i thonė pėrfaqėsues tė popullit.

Privatizimi nė Kosovė nuk e ka bėrė kalimin e thjeshtė nga socializmi nė kapitalizėm, por nė njė lloj tė veēantė tė kapitalizmit: nė neoliberalizėm. Nė vitin 1999 ka ndodhur abstraktimi i dyfishtė: abstraktimi i mundėsive tjera jashtė kapitalizimit dhe abstraktimi i mundėsive tjera brenda kapitalizmit (pėrveē atij neoliberal). Prandaj, Kosova nuk u shndėrrua nė njė komb-shtet, qė do tė ishte tipik pėr kapitalizmin e epokės moderne, pra, industrializmin, por si kthim nė feudalizėm me dallimin qė as bujqėsi me tamam s’kemi. Teknologjia informative dhe komunikuese nė formėn e laptop-ėve dhe celularėve pati efekt maskues: kosovarėve u dukej se janė nė hap me botėn, porse marrėdhėniet ekonomike, shoqėrore dhe politike vazhdojnė t’i ngjajnė shumė mė tepėr feudalizmit. Aq shumė gjėra tregojnė andej: nuk kemi industri, lulėzon nepotizmi, ėshtė zvogėluar shkrim-leximi dhe ėshtė rritur analfabetizmi, ka gjithnjė e mė pak para kesh dhe ėshtė shtuar shkėbimi mall me mall, etnia (si eufemizėm pėr fisin nga periudha e kolonializmit) ėshtė bėrė cilėsia kategorizuese dhe jo kombi, kryeqyteti Prishtina ėshtė rritur sė tepėrmi jo si pasojė e industrializmit, por e burokratizimit me zyra tė perandorive, kemi mė pak ujė dhe drita nė sistemin furnizues publik dhe mė shumė puse dhe gjeneratorė privatė, kultura nuk pėrdoret pėr ta pėrkufizuar njėsinė politike por pėr ta mirėmbajtur ndarjen hierarkike qytetar-fshatar, zbatohet decentralizimi qė e shkatėrron shtetin, duke krijuar regjione autonome tė dobėta pėrballė perandorive tė fuqishme, lokalizmi krahinor i partive politike me liderė prej bajraktarėsh, biznesmenė feudalė rreth tyre qė janė bėrė pronarė tokash afėr magjistraleve, aeroportit apo aty ku do tė jenė minierat e ardhshme, dhe mbi tė gjithė kėta – mbreti dhe mbretėresha e Kosovės: Pieter Feith dhe Tina Kaidanow. Sigurisht qė nuk e duan njė ecje normale tė Kosovės si njė shtet solid tė tipit shtet-komb evropian, e me ekonomi nacionale. Sepse, nuk e duan kapitalizmin e llojit menaxherial ku do tė vinte nė shprehje kolektivja, mirėqenia, punėsimi dhe barazia qė i referohet meritave a nevojave. Pra, asnjėherė nuk e duan njė kapitalizėm qė, pikėsėpari, e mbron ekonominė kombėtare prej konkurrencės ndėrkombėtare, siē e kemi pasur rastin p.sh. me Slloveninė. Nė vend tė kėsaj, qysh prej fillimit, kishim instalimin e kapitalizmit neoliberal ku theksohej individualizmi, zgjedhja (qė u bė zgjedhje jopolitike: njerėzit zgjedhin veēse pastėn e dhėmbėve, destinacionet turistike ose kanalet televizive), liria (si liri e tregut dhe jo e njerėzve), barazia (si barazi e mundėsive qė realisht ėshtė e pamundur), dhe ekspozimi flagrant i ekonomisė kombėtare ndaj konkurrencės ndėrkombėtare gjė qė, nė rastin e Kosovės, as nuk e la tė lindte ekonominė e vendit. Duke e mbajtur njė shtet tė dobėt tė Kosovės, shtet sa pėr sy e faqe, e kanė pamundėsuar ridistribuimin e tė mirave materiale si dhe ndėrhyrjen nė akumulimin e kapitalit. Kosova ėshtė avangardė botėrore, shembull pararendės i derregullimit para rregullimit – derregullim pa pasur rregullim paraprakisht. Mbase duan edhe ta eliminojnė shtetin dhe kombin si kategori politike moderne. Nė vend tė kėtyre e duan perandorinė dhe teknokratėt e burokratėt e pushtetit, nė njėrėn anė, dhe regjionet e etnitė qė bėhen identifikuese pėr grupet, nė anėn tjetėr.

Megjithėkėtė, shteti i dobėt (vendor) nuk do tė thotė edhe pushteti i dobėt (ndėrkombėtar). Pėrkundrazi. Stabiliteti brenda nė Kosovė, tash 10 vjet, mbahet me forcė, nė mėnyrė qė depėrtimi i kapitalit dhe mallrave nga jashtė tė bėhet pa forcė. Policia, gjyqėsia dhe ushtria e bėjnė shtypjen e popullit, ndėrkaq politika, mediat, shkollimi dhe analistėt - menaxhimin e publikut. Kėto gjithsesi janė dy anėt e sė njėjtės medalje qė Louis Althusser i quan Aparatet Represive Shtetėrore dhe Aparatet Ideologjike Shtetėrore. Regjimi ndėrkombėtar dhe Qeveria e Kosovės, nė njėrėn anė e thellojnė dallimin midis tė pasurve e tė varfėrve me politikat e tyre, e nė anėn tjetėr, kėrkojnė stabilitet. Ai s’mund tė jetė tjetėrfare pėrpos i dhunshėm.

Pėrgjithėsisht, ardhja e kapitalizmit nė Kosovė i pėrngjan mė shumė modelit rus sesa atij kinez: janė shkatėrruar institucionet e vjetra duke u synuar njė rend i ri shoqėror e politik nė shėrbim tė privatizimit masiv. Ky privatizim bėhet pėr hir tė parimit, pėr hir tė vetvetes, sikur tė ishte njė e vėrtetė shkencore. Kurrfarė boom-i ekonomik nuk mund tė ngjajė asnjėherė nė Kosovė siē ėndėrrojnė zgjuar ministrat e saj, sepse koordinatat e Kosovės janė po ato tė Rusisė sė Boris Jelcinit. Edhe pasojat do tė pėrputhen (ndonėse jo nė pėrmasat sasiore ruse): kontrabanda, krimi i organizuar, politikanė super tė pasur dhe ekonomi e zėnė peng nga mafia. Kina e ka zgjedhur rrugėn e vet drejt kapitalizmit, ndėrkaq Kosovės (sikurse Rusisė) ia kanė zgjedhur. Sigurisht qė nuk mund tė thuhet se Kina ėshtė bėrė kopsht me lule, por, me po tė njėjtėn siguri mund tė thuhet qė Kosovėn e kanė bėrė kopsht me plehėra.

Kosova ka nevojė pėr kalimin prej qytetarit tė reduktuar nė individ qė ka pronė, tek qytetari nė shoqėri qė ka shėrbime tė mira publike. Nga qytetari tė cilit ia kanė mbjellur nė kokė qė tė drejtat t’i perceptojė si mbrojtje prej nacionalizimit tė pronės qė mund ta bėjė shteti, tek qytetari i cili i sheh tė drejtat e tij si mbrojtje tė obligueshme qė duhet t’ia ofrojė shteti. Pra, nga shteti qė i jep prioritet mbrojtjes sė pronės me ēdo kusht, te shteti qė siguron tė drejtėn e punės dhe minimumin e mirėqenies pėr qytetarėt. Pėr kėtė qėllim, para sė gjithash, lypet ndėrrim i paradigmės: nga ekonomizimi i politikės - te politizimi i ekonomisė.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
  #4  
I vjetėr 07-20-2009, 08:38 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Mallkimi i stabilitetit

Mallkimi i stabilitetit

Zgjedhjet parlamentare tė 17 nėntorit 2007 u patėn mbajtur pėr dy arsye kryesore. E para, meqė shpallja e pavarėsisė po shtyhej pėr vitin 2008, duheshin zėvendėsuar protestat e demonstratat me karnevalet e fushatės parazgjedhore. Dhe, e dyta, meqė po pėrfundonte mandati i Ekipit tė Unitetit qė banonte nė avionin e linjės Prishtinė-Vjenė, duhej sjellur nė pushtet koalicioni i madh PDK-LDK si zėvendėsim pėr tė.

Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė, u shtynė zgjedhjet parlamentare pėr kohė tė pacaktuar, pėrsėri pėr dy arsye kryesore. E para, meqė besohet se pėr t’i zėvendėsuar protestat e demonstratat me karnevalet e fushatės parazgjedhore mjaftojnė kėto zgjedhjet lokale (tė cilat njėherazi e zbatojnė decentralizimin). Dhe, e dyta, meqė tashmė e kanė koalicionin e madh qeverisės PDK-LDK, konsiderojnė qė nuk kanė nevojė pėr zgjedhje sepse e kanė zgjedhjen e duhur.

Pavarėsia e shpallur e vendit ėshtė dashur t’i rrisė mundėsitė e zgjedhjeve tė qytetarėve pėr pushtetin qendror, porse ka ndodhur e kundėrta. Kur s’kishim pavarėsi, kishim zgjedhje. Tash, qė u shpallėm tė pavarur, s’kemi zgjedhje.

Menaxhimi i kėtillė me zgjedhjet nė Kosovė nuk vjen nga njė njeri i veēantė nė Bruksel, Washington a New York. Madje, as nga ndonjė grup specifik e i konsoliduar politikanėsh a diplomatėsh perėndimorė. Strukturimi dhe organizimi i jetės politike institucionale nė Kosovė ėshtė i pėrcaktuar nga mirėmbajtja e paradigmės sė stabilitetit. Ashtu sikurse qė institucionet financiare ndėrkombėtare duan stabilitet makroekonomik tė Kosovės, institucionet politike ndėrkombėtare duan stabilitet politik tė Kosovės. Kaq. Zhvillimi politik, ekonomik dhe shoqėror i Kosovės, sipas tyre, pret. Arsyeja pse Fatmir Sejdiut, Hashim Thaēit dhe Jakup Krasniqit ndėrkombėtarėt u dhanė leje ta shpallin pavarėsinė me 17 shkurt 2008 ėshtė krejt tjetėr prej arsyes pse qytetarėt e Kosovės e duan pavarėsinė. Ndėrkombėtarėt e lejuan shpalljen e pavarėsisė vetėm pėr ta evituar destabilizimin e Kosovės. Qytetarėt e donin pavarėsinė sidomos pėr ta mundėsuar zhvillimin e Kosovės. Sėkėndejmi, kėtė pavarėsi nuk e kemi si rezultat i aftėsive tė politikanėve tonė, por si rezultat i potencialit destabilizues tė popullit tonė.

Qė prej pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nuk ka pasur opozitė tė vėrtetė parlamentare. Dominimi ndėrkombėtar ka inkurajuar krijimin e sa mė shumė partive tė reja politike, dmth. copėzimin e politikės vendore dhe, mandej, bashkimin e tyre pėrfundi sundimit ndėrkombėtar. Pra, individualizim dhe totalizim, mu ashtu siē kishte shkruar Michel Foucault. Qeveria e parė ishte fėmijė i PSSP-sė sė atėhershėm, Michael Steiner: bashkėqeverisje e tri partive kryesore. Qeveria e dytė ishte fėmijė i PSSP-sė tjetėr, Soren Jessen Petersen: koalicion ndėrmjet LDK-sė e AAK-sė qė kur vinte nė krizė ndėrronte kryeministrin. Mirėpo, as atėherė realisht nuk kishte opozitė. Kjo qeveri ishte nėn hijen e Ekipit tė Unitetit qė bėnte pazare me Serbinė pėr territorin, kulturėn, forcat e (pa)armatosura dhe rregullimin institucional tė Kosovės. Qeveria e tretė, kjo e tanishmja, ėshtė fėmijė i ish ambasadores amerikane, Tina Kaidanow: njė tjetėr Ekip i Unitetit brenda sė cilit praktikisht ndodhet edhe partia mė e madhe opozitare, AKR-ja. Mbi tė gjitha, partitė opozitare tė kėsaj dekade asnjėherė nuk kanė dalluar nė diēka thelbėsore prej pozitės. Fjala kryesore e politikės nė Kosovėn e pasluftės ka qenė konsensusi, jo opozita. Paradigma e zhvillimit do ta kėrkonte opozitėn e fuqishme, kontraditat qė shpiejnė pėrpara. Paradigma e stabilitetit e kėrkon konsensusin, pajtimin gjithėpėrfshirės qė e ruan gjendjen ekzistuese.

Krerėve institucionalė e partiakė vendorė sigurisht se iu ka konvenuar kjo gjendje. Pasuria e tyre nuk vjen prej pagave qė marrin sado tė larta qofshin ato. Politikanėt e Kosovės janė pasuruar nė Kosovėn e varfėr e tė pazhvilluar, nė Kosovėn e paradigmės sė stabilitetit. Ata s’kanė interes qė ta zhvillojnė e pėrparojnė Kosovėn. Edhe burokratėt mė tė rinj ndėrkombėtarė (ICO-ja dhe EULEX-i) vazhdojnė t’i tolerojnė politikanėt e Kosovės tė vjedhin, sepse ata nuk po i vjedhin ndėrkombėtarėt, por neve qytetarėt e Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, ndėrkombėtarėt po i bėjnė krerėt e Kosovės tė dobėt politikisht dhe tė pasur privatisht, meqė pikėrisht kėsisoj e maksimalizojnė servilitetin ndaj tyre.

Zaten, kėshtu ėshtė kur je nėn protektorat ndėrkombėtar. E, protektorati ėshtė kontroll. Na ‘mbrojnė’ pėr tė na kontrolluar, pėr tė na mbajtur tė disiplinuar, pėr tė qenė ashtu siē u hyjmė nė punė atyre. Ndėrkombėtarėt na mbajnė nėn protektorat sepse populli ynė s’ėshtė i parashikueshėm sikurse politikanėt qė janė super tė kontrolluar e tė kontrollueshėm. Ndėrkombėtarėt na ‘mbrojnė’ pėr t’u mbrojtur prej nesh. Nė anglisht, fjala ‘protection’, si rrėnjė e shprehjes ‘protektorat’, do tė thotė mbrojtje. Kosova ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar, mirėpo, qė tė mbrohen ndėrkombėtarėt. Dhe, jo ēfarėdo ndėrkombėtarėsh, por ata qė pėrbėjnė pushtetin nė Kosovė dhe interesat e politikave e korporatave tė huaja qė pėrfaqėsojnė. Protektorati ndėrkombėtar ėshtė mbrojtje pėr ndėrkombėtarėt qė protektojnė.

Mbase, sė paku nė kėtė aspekt, ne jemi para shumė popujve tė tjerė. Besojnė qė s’kanė arritur tė na dresojnė ashtu siē e kanė planifikuar. Prandaj, do tė vazhdojnė tė na ‘mbrojnė’.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur