Kriza ekonomike dhe fundi i neoliberalizimit global
Domosdoshmėria e ndryshimeve tė karakterit globalizues po bėhet gjithnjė e mė shumė ēėshtje prioritare pėr tė gjitha shtetet e fuqishme tė botės.Ato nė kėtė kohė tė krizės ekonomike tė vetmen rrugdalje po e shohin, humanizimin e proceseve globalizuese, pėrmes mekanizmave shtetėror, implementimin e rregullatorėve shtetėror, si nė nivel nacional poashtu edhe nė nivel mbinacianal.Pra pėrmes mbikėqyrjes dhe kontrollit demokratik , me tė vetmin qėllim qė ky proces objektiv qė po i ndodhe njerėzimit ti pėrshtatet nevojave qytetruese .
Globalizimi ėshtė proces i gjendjes aktuale nė tė cilėn gjendet bota jonė sot. Kemi tė bėjmė me njė epokė tė re e cila ende nuk ėshtė rirenditur , qė ka shėnuar fundin e rendit tė vjetėr botėror tė njohur tani mė. Nė tė cilin akteret kryesore tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare kanė qenė shtetet nacionale, nė krye me superfuqitė botėrore tė cilat e kanė pėrcaktuar drejtimin e zhvillimit botėror. Me fjalė tė tjera globalizmi simbolizon epokėn e krijimit tė botės sė re e cila ėshtė ende e pa definuar(1).Ky proces ka filluar para 20 vjetėve dhe ėshtė emruar si Rendi i Ri Global i cili ka vepruar si super kapitalizem financiar apo fundamentalizem i tregut.
Pėr kėtė arsye ekzistojnė mjaftė kundėrthėnie rreth definimit tė globalizmit si proces objektiv i cili e ka pėrfshi njerėzimin. Pėr derisa disa e identifikojnė me zhvillimin, prosperitetin dhe paqen, tė tjerėt e pėrjetojnė si ngecje, katastrofė dhe shkatėrrim. Ajo e cila ėshtė e pėrbashkėt dhe e pa kontestuar nė tė gjitha definimet ėshtė qėndrimi qė globalizimi ėshtė proces ekonomik, shoqėror, politikė dhe kulturor, veprimet e tė cilit i kalojnė kufijtė e shteteve nacionale.
Pra globalizimi ėshtė proces i ndėrlikuar dhe kundėrthėnės i ndėrtimit tė botės nė tėrsi dhe ka tė bėjė me: 1. bashkimin ekonomik tė tregut nė botė tė uniformuar me format e prodhimit dhe konsumit, 2. bashkimi demokratik i botės mbi bazat e ekzistimit tė interesave pėr njerėzimin, siq janė barazia, mbrojtja e tė drejtave njerėzore, sundimi i ligjit, pluralizmi, paqja dhe siguria, dhe 3. bashkimi moral i botės rreth disa vlerave qendrore humanitare tė domosdoshme pėr zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik tė njerėzimit.
Cilat janė anėt pozitive tė globalizimit tė cilat askush nuk mund ti mohon
Proceset globalizuese tė ekonomisė sė tregut dhe efektet mund ti njohim nė tė gjitha aspektet e jetės sonė tė pėrditshme nė rrethinėn tonė tė afėrt nga uniformimi i prodhimeve tė njėjta tė konsumit tė pėrgjithshėm (mallrat ushqimore dhe teknika, tė gjitha mund tė blihen nė supermarkete, pra nė njė vend, pa shkuar jashtė vendi). Mė tutje zhvillimi i teknologjisė sė lartė informative e ka shndėrruar botėn nė fshat global, pėrmes internetit, kanaleve globale televizive siē ėshtė CNN-i, telefonia mobile tė cilėn sot e shfrytėzojnė edhe fėmija. Pra nė ēdo moment janė tė pranishme lidhjet me tė gjithė dhe informatat pėr gjithėēka qė na intereson dhe na rrethon.
Proceset globalizuese i shohim edhe nė qarkullimin e pakufizuar tė transakcioneve ekonomike dhe financiare nė bursa, qė ka tė bėjė me pronėn transnacionale tė kapitalit, fabrikave, ndėrmarrjeve, tė cilat e kanė pėrfshi ēdo cep tė planeti tonė.
Konkretisht kriza ekonomike globale e tanishme, rrjedhat e tė cilės kanė filluar nga SHBA-tė, brenda natės e kanė pėrfshi botėn. Krejt kjo nė mėnyrė tė dhimbėshme po e pasqyron faktin se sa proceset globalizuese e kanė pushtuar botėn.
Pjesėt pozitive tė globalzimit askush nuk mund tė mohon: zhvillimi i shpejt i teknologjisė sė lartė, largimi i barrierave doganore, zhvillimi i komunikimit botėror, krejt kjo nė nivel global mjaft e ka ngrit standardin mesatar tė jetės; standardin personal dhe publik, kjo mund tė shihet edhe nga tė dhėnat ekzakte siē janė: shfrytėzimi dhe rritja enorme e shpenzimit tė energjis elektrike, automobilave, radio televizionit, telefonit dhe mjeteve tjera teknike pėr krye tė njė banori nė botė. Mandej shekulli mesatar i jetės sė njerėzve po thuaj se ėshtė bėrė dy herė mė i gjatė, kryesisht kjo vlenė pėr vendet e pa zhvilluara (2).
Nė mėnyrė dramatike ėshtė pėrhap demokracia nė botė, janė rritė tė drejtat njerėzore, racore, gjinore dhe ėshtė zvogėluar puna e fėmijėve. Ėshtė shėnuar rritje e konsiderueshme botėrore e atyre qė din shkrim lexim dhe kemi rėnje globale tė urisė.
Cilat janė anėt negative tė globalizimit, nė tė cilat po bazohen antiglobalistėt
Mirėpo, mjaft shumė po shprehen dhe po bien nė sy anėt negative dhe pasojat e globalizimit. Kundėrshtarėt e globalizimit, tė ashtuquajturit anti-globalist po i mohojnė disa nga tė arriturat dhe pėrparėsitė e globalizimit tė lartė cekura. Ata pohojnė se varfėria globale po rritet dhe nuk po zvogėlohet, po rritet jazi nė mes tė pasurve dhe tė varfėrve. Kjo po argumentohet me shpėrndarje tė pa barabartė tė pasurisė botėrore. Mė tė pasurit 20% tė popullatės botėrore posedojnė 82.7%, tė pasurisė sė gjithėmbarshme tė botės. Kurse me tė varfrit 20% vetėm 1.2%.
Sipas nobelistit Paul Krugman edhe nė SHBA, pabarazitė janė mė tė mėdha se sa gjatė Krizės ekonomike botėrore tė viteve 1929 1933-tė, edhe pse pasuria dhe efikasiteti i ekonomisė amerikane nė mėnyre tė fuqishme ėshtė rritė. Nė periudhėn e viteve 1970 2007tė vetėm 0.1% e mė tė pasurve i kanė gjashtėfishuar tė ardhurat e tyre, kurse paga mesatare ka qenė 12% mė vogėl.(3)
Kurse industrializimi global dhe ndotja e ambientit ka pėr pasoj nxemjen globale e cila po ndikon nė shkrirjen e akullnajave nė Polin e Veriut dhe tė Jugut. Ndryshimet tjera negative globale klimatike, siē ėshtė dėmtimi i mbėshtjellėsit tė Ozonit, shkatėrrimi i pyjeve, zhdukja e shumė bimėve dhe llojeve tė kafshėve.
Nė rritje ėshtė gjithashtu krimi i organizuar global: kartelet e drogės, mafia, tregtia me drogė, me njerėz dhe me armė. Botės po i kanoset rreziku edhe nga terrorizmi global, jo shumė larg kėto grupe spari kanė vepruar kryesisht nė vendet e tyre siē ishin Brigadat e kuqe nė Itali dhe Frakcionet e armatės sė kuqė nė Gjermani. Mirėpo sot Al Kaida po sulmon nė tėrė botėn: prej SHBA-ve dhe Evropės e gjerė nė Irak, Pakistan, Filipine duke pėrfshi kėtu sulmin e fundit nė Indi nė qytetin Mumbai.
Njėri nga faktorėt kryesor negativ tė procesit globalizues ėshtė dobėsimi dhe mos ekzistimi i mbikqyrjes shtetėrore demokratike nė rrafshin e globalizimit ekonomik. Ku drejt pėr drejt kemi pėr pasojė dobėsimin e ndikimit shtetėror nė transaksionet financiare transkufitare.
Pa mundėsia e mbikqyrjes publike tė kompanive transnacionale mundėson ikjen e kapitalit nė tė ashtuquajturat vendet tė parajsės tatimore siē janė vendet ekzotike si Ujdhesat Kajmone, si dhe parajsave tatimore evropiane (Monaco, Lihtenshtajni, Luxemburgu), ku paguhet tatimi minimal. Kėto vende janė bėrė kaherė uaza financiare pėr pastrimin e parave qė vijnė nga bota e krimit tė organizuar.
Kurse prodhimtaria industriale shumė shpejt dhe nė mėnyrė masive po shpėrngulet nga Perėndimi nė Lindje pėr shkak tė mėditjeve shumė tė ulėta tė punės, me kushte mizerje tė punės dhe atyre ekologjike. Krejt kjo ka shkaktuar zvogėlimin e shpenzimeve tė prodhimit pėr kompanit transnacionale.
Ekonomia kineze ėshtė pėrfituesi mė i madh i globalizimit dhe ilustrimi mė i mirė i anėve pozitive dhe negative tė procesit globalizues. Si prodhuesja kryesore e prodhimeve industriale botėrore Kina po arrin profite enorme dhe suficit tregtar tė lartė e cila po shprehet nė rritjen e standardit jetėsor tė banorėve tė saj. Nė anėn tjetėr, nė njė provincė kineze tė vogėl dhe tė padukshme banorėt po vdesin masovikisht nga sėmundjet e kancerit si pasoj e ndotjes sė ambientit nga industria e ndotur e cila funksionon pa asnjė mbrojtje ekologjike.
Nė ēka bazohet doktrina e neoliberale e libertarianizmit ekonomik global
Doktrina e neoliberalizmit ekonomik si bazė ideologjike e globalizmit neoloberal ėshtė ndėrtuar nė parimet e shtetit minimal dhe tė lirisė sė pakufizuar tė sė drejtės private tė pronės.
Neoliberalizmi sipas kėtij kuptimi ėshtė i afėrt me teorinė filozofike, politike dhe ekonomike tė njohur tani mė nga shumė autorė si LIBERTARIANIZĖM. Libertarianizmi ėshtė formė e njėanshme ekstreme e liberalizmit ekonomik.
Libertarianizmi mbėshtetet dhe angazhohet pėr lirin absolute dhe autonomin e tregut tė pakontrolluar, pronėn private, pavarėsinė e skajshme tė individėt, qeverisjen ligjore, tė mbėshtetur vetėm nė kornizat e shtetit minimal. Funksioni i tė cilit ėshtė tė garanton marrėdhėnie fer pėr lirin e pa kufizuar tė tregut(4). Nga kjo libertarianizmi fuqishėm mohon ēfar do forme tė mbikqyrjesė shtetėrore. Bazohet nė besimin se konkurrenca e tregut ėshtė vetėrregullator i cili shpije nė pėrparim njerėzimin dhe lirin e gjithėmbarshme tė tijė.
Nga kjo doktrina neoliberale e libertarianizmit angazhohet pėr ndėrprerjen e mbikėqyrjes shtetėrore tejkufitare tė qarkullimit tė pronės, kapitalit, mallit dhe shėrbimeve. Gjithashtu e kundėrshton kontrollin shtetėror tė ēmimeve, mėditjeve dhe transaksioneve tregtare. Mė tutje kėrkon privatizimin e gjithėmbarshėm tė ekonomisė kryesisht prodhimtarisė sė mallrave dhe shėrbimeve, si dhe zvogėlimin e garancioneve tė sigurimeve sociale shtetėrore pėr punėtorė, siq janė pagat minimale, kushtet e punės dhe ato ekologjike, siguria e vendeve tė punės !? Shkurt thėnė libertarianizmi neoliberal e mohon strategjinė shtetėrore tė zhvillimit ekonomik e cila ka dominuar nė periudhėn e para globalizmit. Ideologjia e globalizmit neoliberal (libertarianizmi) mbėshtet nė de rregullimin largimin e normave juridike dhe tė mbikėqyrjes demokratike tė shtetit.
Sipas kėsaj rrugė tjetėr nuk egėziston, dora e msheftė e tregut i zgjidhė tė gjitha problemet, largimi i normave morale, greed is good, sepse pasioni e nxitė ambicjen dhe inovacionin!?(5)
Pse intervencionizmi shtetėror shkatoi fundin e kapitalizmit neoliberal
Nė perėndimin e zhvilluar ka ndodhė ndryshimi i sistemit kapitalist nga kapitalizmi industrial i cili i ka promovuar interesin e punės dhe kapitalit, (Fordizimi postfordizimi transferi i prodhimtarisė dhe papunėsia) i cili tani ka kaluar nė superkapitalizėm financiar ku dominon paraja mbi njerėzit dhe resurset.Kjo ėshtė periudha e kapitlaizmit neoliberal apo e fundmentalizmit tė tregut global.
Neoliberalizmit ekonomik global i ka ndodhė ideolotarija e paras e cila i ka ndėrpre lidhjet organike me punėn.Pra e ashtu quajtura Roletekonomia bazohet nė paranė e lirė, kredi dhe borxhe. Kjo ka shkaktur qė derivatet (produktet) financiare 11 herė ta tejkalojnė ekonomin reale (prodhimtarin) globale. Njiherit kjo ėshtė bėrė gjeneratori kryesor i Krizes sė tanishme ekonimike globale.Sistemit financiar global i kanė ndodhė piramidat financiare(6).
Prandaj, manifestimin e krizės ekonomike globale e kanė shkaktuar borxhet e mėdha publike dhe private, gjegjėsisht rritja enorme e ekonomisė nė kėmbė tė brishta tė huazimeve kreditore. Jo transparenca kreditore dhe borxhet e bankave, me anė tė paketave financiare bankat dhe fondet financiare i kanė shitur njėra tjetrės borgjet e kqija nė atė masė, sa qė nė fund tani mė, nuk po dihet kush kujt dhe sa i ka borxh.
Mandej nė tėrė kėtė shtrohet pyetja sa vlejnė kėto banka dhe ndėrmarrje qė i kanė kapluar borgjet enorme. Si rezultat i kėsaj tani ėshtė shkaktuar mos besimi i pėrgjithshėm nė bursat ndėrkombėtare, ku si pasoj kemi ngrirjen e kredive dhe tė huadhėnieve. Kjo epokės sė globalizimit i ka shkaktuar pėrhapjen globale tė krizės me shpejtėsi tė cunamit. Qė po pėrcillet me rėnien drastike tė aktivitetit ekonomik (rėnia e rritjes ekonomike, rėnia investimeve dhe e eksportit, rėnja e prodhimtarisė, rritja e papunėsis). Me njė fjalė ekonomia globale ėshtė duke pėrjetuar recesionin e paparė gjerė me tani, pėrmasat e tė cilit, disa analist thonė se ky recesion ėshtė mė i rėndė se nė Krizėn botėrore tė viteve 1929 1933-tė.
Nė kėto rrethana intervencionizimi shtetėror ishte mė se i domosdoshėm, tėrė kjo po rezultonė me fundin e kapitalizmit neoliberal (lisser faire) dhe kthimin e shtetit nė rolin garantuesit tė drejtėsisė, besimit dhe mbrojtėsin e qytetarėve. Kthimin nė kenzianizėm shtetėror pjesa dėrmuese e shteteve mė tė zhvilluara nė kėtė fillim viti po e marrin si ēėshtje tė kryer (SHBA, Gjermani, Anglia, Japonia, Franca etj.)
Me qėllim qė ti shmangen tė keqės mė tė madhe, kolapsit total tė sistemit ekonomik shtetėror dhe sisitemit finaciar global . Shetet me parat e tatim paguesve po shpėtojn interesin privat tė kompanive, bankave dhe po i pėrmirsojnė gabimet e menaxherėve financiar. Tė cilėt nė vend se tė jenė pėrgjegjės, ata po shpėrblehen me tė ardhura skandaloze tė larta dhe me pagesa tjera pėrcjellėse.
Prandej ėshtė bėrė nevojė e domosdoshme mbikėqyrja shtetrore demokratike e transformimit tė globalizmit ndėr territorial dhe mbi nacional, pėr tė cilėn qė njė kohė tė gjatė kanė folur kritikuesit e globalizmit aktual.
Kjo u shpreh edhe nė dy konferencat e mbajtura mbrenda muajve tė kaluar tė G 20-tė, vendeve mė tė fuqishme ekonomike nė botė. Qėllimi i tyre ishte qė tė mirren masat e domosdoshme pėr ndalimin e pasojave tė krizes ekonomike globale. Theks i vecant ju kushtua disciplines finaciare pėrmes rregulatorėve nacional dhe atyre global. U kėrkua gjithastu reformimi i domosdoshėm i sistemi financiar global dhe institucioneve finanaciare ndėrkombėtare(7). Njiherit u potencua se ky Rend i ri global qė ka funkcioniuar pėr 20 vjetėt e kaluara, duhet tė ndryshoj.
Pse mbikqyrja demokratike e social - liberalizmit siguron humanizimin e globalizimit
Si pėr teorinė ashtu edhe pėr praktikėn e globalizmit neoliberal, kritikuesit mė tė dalluar janė: Jan Art Scholte, Ulrich Beck, mandej ekonomistėt nobelist Joseph Stiglitz, Paul Krugman, James Tobin (tatimi i Tobinit). Mandej filozofėt e njohur: Jangoman Houchler, dhe Hans Kunge teolog. Njė kohė tė gjatė kėta janė angazhuar pėr reforma demokratike tė globalizimit, tė cilat jo vetėm se janė tė mundshme por janė edhe lehtė tė realizueshme.
Sipas tyre globalizimi nuk ėshtė fatkeqėsi elementare natyrore para se cilės njerėzit janė tė pafuqishėm, ky proces duhet dhe mund tė kontrollohet.
Qysh para 10 vjetėve Kunge ka tėrhequr vrejtjen, qė globalizimi duhet tė vihet nėn mbikėqyrjen demokratike. Sepse zhvillimi i tij i pakontrolluar i udhėhequr me interesa egoiste tė kapitalit transnacional herėt a vonė do tė shpien botėn nė krizė tė madhe ekonomike. Gjegjėsisht do vij gjerė te thyerja e sistemit ekonomik botėror, atėherė ndryshimet do tė jenė tė domosdoshme por tė vonuara. Kurse gjithherė ėshtė mirė qė reformat tė jetėsohen pėrpara, se sa pas krizės dhe thyerjes ekonomike.
Aktualiteti i krizės ekonomike globale e cila sa vjen e thellohet nė mėnyrė tė dhimbshme po e vėrteton diagnozėn e Hans Kunges dhe tė shumė kritikuesve tė neoliberalizmit global. Kunge ka ofruar terapinė e kornizės etike tė demokracis globale tė themeluar nė etikėn botėrore, gjegjėsisht koncenzuesi pėr tė drejtat universale dhe pėrgjegjėsit njerėzore.
Kushtet humane tė tij pėr globalizimin janė: mbikėqyrja e politikės mbi ekonomin, mandej mbikėqyrja etike mbi politikėn dhe ekonomin. Pra ėshtė e nevojshme tė rivėhet sistemi i obligueshėm i qeverisjes botėrore (jo i qeverisė botėrore), njė formė e caktuar e kenzianizmit global (mbikėqyrja e shteteve) . Pra tė ekonomisė sociale siq e pėrfaqėson dhe e pėrcakton SOCIAL LIBERALIZMI kapitalist. Sipas kėsaj, riafirmimi i social-liberalizmit autentikė, qė dallohet nga politikat sociale dhe ekonomike tė neoliberalizmit.
Kjo pėrqėndron mundėsin e shkėlqyeshme pėr SOCIAL LIBERALIZĖM i cili nxitė afirmimin e tė drejtave individuale, sociale, kulturore dhe lirin e qytetarėve. Pra kemi tė bėjmė me ekonomin social-liberale qė bazohet nė drejtpeshimin e interesave tė kapitalit dhe punės, tė shtetit ligjor dhe demokracisė liberale nė tė cilėn tė gjithė shtetasit kanė tė drejta tė barabarta para ligjit.
A mundet njerėzimi ti shmanget globalizimit dhe ndikimit tė tij
Globalizimi nuk ėshtė vetėm proces gjithė pėrfshirės i rirenditje sė botės, por ėshtė proces i kalimit nė shoqėri globale dhe fillim i periudhės globale. Po qė se kjo ėshtė e saktė atėherė shtrohet pyetja, a ekziston alternativ tjetėr e deshifrueshme e globalizmit?
Globalizimit ėshtė e pamundur ti shmangemi, ky proces objektiv qė po i ndodhė njerėzimit ėshtė bėrė sikur ajri tė cilin patjetėr duhet ta frymojmė. Disa vende munden pjesėrisht tė izolohen dhe tė jenė mė pak nėn ndikimin e proceseve globalizuese. Mirėpo siē po tregojnė indeksat matės tė globalizimit (KOF-i, think tank-u zvicran), mė sė paku janė tė globalizuara vendet e pa zhvilluara dhe tė varfra tė Afrikės ekuatoriale . Me fjalė tė tjera, izolimi shpjen nė varfri dhe mbrapa mbetje, kurse nė anėn tjetėr ėshtė e pa mundshme qė ti iket anėve negative tė globalizimit siē ėshtė tani Kriza ekonomike globale.
Nga tėrė kjo mund tė veēohet, qė domosdoshmėria e ndryshimeve tė karakterit globalizues po bėhet gjithnjė e mė shumė ēėshtje prioritare pėr tė gjitha shtetet e fuqishme tė botės.Ato nė kėtė kohė tė krizės ekonomike tė vetmen rrugdalje po e shohin, humanizmin e proceseve globalizuese, pėrmes mekanizmave shtetėror, implementimi i rregullatorėve shtetėror, si nė nivel nacional poashtu edhe nė nivel mbinacianal.Pra pėrmes mbikėqyrjes dhe kontrollit demokratik , me tė vetmin qėllim qė ky proces objektiv qė po i ndodhe njerėzimit ti pėrshtatet nevojave qytetruese .Kjo duhet tė ndodhė nė tė gjitha segmentet dhe nivelet e bashkėsisė njerėzore. Pėr sa kohė dhe si do tė rrjedhė ky proces i domosdoshėm, vėrtet tani mė askush saktė nuk mund ta din!?
(Autori ėshtė ekspert i marrėdhėnjeve ekonomike ndėrkombėtare dhe profesor nė Kolegjin univerzitar Victory)
1) Selmani Bedri : Globalizimi Transicioni dhe Integrimet, Zenit ,Ljubljanė-Prishtinė ,2006
2) Raporti i Bankes Botėrore pėr standardin e popullsis nė nivel global , Washington DC,2008.
3) Krugman Paul :The Conscince of Liberal, Published by W.W.Norton,January 2009.
4) Stglitz E.Joseph: Uspjeh globalizacije. Novi koraci do pravednog svijeta,algoritam,Zagreb,maj 2009.
5) Kunge Hans:Svjetski Ethos za svjetsko gospodarstvo,Intercon d.o.o Zagreb,2007.
6) Selmani Bedri: Dimensionet e Krizes Financiare Globale, ISN Victory,Trendi Global,Pristinė 2009.
7) Londonska Deklaracija : Globalnih Sindikata, Izjava povodom Londonskog Summita G20.prill 2009.