Forumi Dr. Bedri Selmanit nė AlbaNur Njė ekspert dhe njohės i mirė i mardhėnieve ekonomike ndėrkombėtare. Shkrimet e tij pėr ekopolitikė dhe

Pėrgjigju
 
Thread Tools Shfaqi Mėnyrat
  #1  
I vjetėr 12-15-2009, 01:34 AM
Avatar albanur!
albanur albanur ėshtė jashtė linje
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
Normale Cilat jane dimensionet e krizes ekonomike globale?


Prof. Dr. Bedri Selmani

Cilat jane dimensionet e krizes ekonomike globale?


Ekonomia globale ėshtė duke pėrjetuar krizėn mė tė rėndė financiare nė 80 vitet e fundit. Kriza sė pari pėrfshiu njė pjesė tė madhe tė sistemit financiare amerikan, kredit hipotekare, kurse gradualisht ėshtė pėrhap nė sistemin bankar tė sigurimeve, fondeve dhe nė bursa.

Kriza financiare amerikanė shumė shpejt ėshtė pėrhap nė sektorin financiar evropian, bankar dhe nė bursa .Rritja ekonomike globale e BPSH (GDP) seriozisht ėshtė ngadalėsuar, janė nė rėnje ēmimet e patundshmėrive ( tė gjitha llojeve) disa prej sektorėve tė industrive kanė filluar tė pėsojnė humbje tė mėdha.

Treguesit e shumtė po tregojnė pėr rrezikun qė pėr momentin po pėrjeton ekonomia globale e cila gjithnjė e mė shumė po i ofrohet recesionit e ndoshta edhe depresionit tė pa parė gjerė me tani.
Nė pėrpjekje qė tė evitohet pėrhapja e krizės qeveritė dhe bankat qendrore tė vendeve mė tė zhvilluara me masa energjike po e vėjnė nė veprim kapitalin e freskėt nė sektorin bankar. Pėrveē kėsaj disa banka gjer me tani me emėr tė madh nė SHBA-tė dhe nė Britaninė e Madhe mė nuk ekzistojnė , kanė falimentuar. Disa prej kėtyre bankave Qeveria amerikane i ka marrė nė mbikqyrje, kurse nė Evropė gjithashtu po ndodh i njėjti skenarė.

Nė opinion publik ėshtė pėrhap qėndrimi qė krizen financiare e kanė shkaktuar kredit hipotekare nė SHBA. Ėshtė e njohur tani mė se kredit hipotekare tė pa kthyera dhe rėnja e ēmimit tė tyre nė tregun e patundshmėrive ka shkaktuar humbje tė pa kompenzueshme, pėr njė mori fondesh dhe banka.Kurse tėrė kjo ka shkaktuar fillimin e krizės financiare tė tanishme. Mirėpo sipas shumė analizave tė ekspertėve rrjedhė se kjo nuk ėshtė shkaktari kryesor i krizės.

Pse nuk funksionoj sistemi financiar i rregullatorit mbikqyrės?

Qė nė fillim duhet thėnė se kriza financiare globale ėshtė krizė e sistemit financiar botėror. Ajo tani ėshtė e vėshtirė dhe ndryshe nga tė gjitha krizat gjer me tani. Ėshtė e ditur se themelet e sistemit financiar aktual janė krijuar nė Bretton Woods nė gjysmėn e shekullit tė kaluar. Si bazė e kėtij sistemi ka shėrbyer dollari amerikan, nė tė cilin janė fiksuar tė gjitha valutat tjera, kurse dollari ka qenė i bazuar nė ari. Njė konstruksion i tillė ka funksionuar gjerė te shkėputja e konvertibilitetit tė dollarit nė fillim tė viteve tė shtatėdhjeta. Shkėputja e konvertibilitetit e ka ndėrprerė nė njė mėnyrė simbolike ekonomin reale nga ajo financiare. Nga kjo kohė ekonomija e simboleve gjegjėsisht sektori financiare ka filluar tė fryhet baloni financiar.Kėtu ka ndodhė transformimi i sistemit tradicional konservativ bankar ,qė ka pasuar me lindjen e institucione tė reja, krijohen produkte tė reja financiare, tė ashtuquajtura inovacione, opsione, derivime. Duke u bazuar nė tėrė kėtė, sektori financiar ėshtė zhvilluar i pavarur dhe nė mėnyrė tė pa krahasueshme mė shpejt se sa ekonomia reale.

Nxitja e kėsaj fryrjeje financiare e ka prejudikuar doktrinėn dominuese tė tregut me bindjen qė tregu financiar ėshtė mekanizėm vetėrregullues i cili nuk ka mundėsi tė pėson thyerje.
Rritja e sektorit financiar dhe globalizimi i tij ka mundėsuar ri rregullimin dinamik.Kėte e ka mundėsuar zhvillimi i teknologjive tė larta - informatikės dhe telekuminikacionit , si dhe zhvillimi i teknologjive adaptive tė njė numri tė madh tė inovacioneve financiare. Tregu financiar ėshtė bėrė global, janė zhvilluar subjekte financiare gjigante, banka dhe fonde tjera financiare tė cilat janė bėrė aq tė mėdha sa qė mundėsia e falimentimit eventual ishte minimale.

Krahasimisht me rritjen e tregut financiar janė zhvilluar edhe sistemet e mbikėqyrjes dhe rregullimit, mirėpo ato si tė tilla nė njė mas tė madhe kanė mbetur me karakter nacional. Pėr kėtė shumė produkte inovative financiare, posaēėrisht nė sektorin investiv bankar, kanė funksionuar jashtė mbikėqyrjes sė sistemit rregulativ. Kjo njiherit ishte dobsia kryesore qė shkaktoi stihin nė sistemin financiar i cili veproi nė mėnyr tė pakontrolluar nga ana e rregullatorit mbikqyrės.

Si ndodhi rėnja amerikane kamatave primare ?

Pozita dominuese mediale e paras pėr zhvillimin e sektorit financiar ka qenė dollari amerikan. Duke ju falėnderuar pozicionit tė rezervės sė valutės botėrore, dollari i ka mundėsuar SHBA-ve tė merr e mos tė jep, tė krediton e mos ti refuzon.Duke e shfrytėzuar pozitėn dominuese tė dollarit, SHBA-tė e kanė financuar ekspansionin e vetė, duke inkuadruar kėtu edhe financimin luftėrave. Deficiti buxhetor amerikan pas Reganit, por edhe gjatė administratės sė Bushit, ka arritur pėrmasa gjigante tė pa para gjerė atėherė. Pranė kėsaj FED-i (Rezervat Federale Qėndrore) kanė udhėheq politikėn e shkallės sė ultė tė kamatave. Manipulimi me kamatėn primare ka mbajtur drejtpeshimin formal qė e ka larguar sistemin nga kriza e mundshme, tė cilat janė zhvilluar gjatė viteve tė nėntėdhjeta.
Rėnja amerikane e shkallės sė kamatave primare nga 6.5% nė 3.5% , nė afatin vetėm prej disa muajve pas vitit 2000-tė, mandej pas sulmit tė 11 Shtatorit tė Qendrės Botėrore tė Tregtisė , nė vetėm 1% nė vit. Kurse nė 33 muajtė e ardhshėm tė kėsaj periudhe FED-i ka mbajtur shkallėn e kamatės reale negative. Nė kėto themele tė sistemit financiar ka ekspanduar kreditimi. Me njė fjalė kapitali ka qenė i lirė dhe i disponueshėm pėr tė gjithė. Pasojat e kėtij ekspansioni kreditor qė janė grumbulluar nė tregun e pa luajtėshėmėrive (hipotekave). Kanė bėrė qė kėtij segmenti ti ndodhė fryerja e shpejtė stihike dhe e pakontrolluar , kėtu edhe ka filluar thyerja .

Si ndodhi ekspandimi i kredive hipotekare?

Mekanizmi i kėsaj thyerjeje ka qenė mjaftė i thjeshtė, bankat masovikisht kanė lejuar kredi pa vlerėsim solid tė rrezikut dhe pa koleteral tė pėrgjegjshėm. Mė sė shpeshti ka qenė e mjaftueshme vlerėsimi qė ēmimet e patundshmėrive (Toka, shtėpitė, banesat etj.) edhe mė tutje po ngritėn. Kredit pėr shtėpi i kanė marrė edhe personat e pa punėsuar, si dhe ata tė cilėt vėrtet nuk kanė mundur t’i paguajnė anuitetet (kėstet). Nė kėtė ekspansion kreditor edhe natyra e paskrupullt njerėzore ka luajt rol vendimtar. Bankat kanė fituar fitime tė papara kurse bordet e tyre bonuse tė larta. Me njė fjalė qytetarėt shumė lehtė kanė ardhur gjer tė kredia, kurse elita financiare ka qenė e stėrknaqur me rritje tė ēmimeve tė aksioneve bankare dhe tė pjesėmarrjes nė fonde.

Tregu financiar ėshtė rritur me ritėm tė vrullshėm dhe stihik, kjo i pėrngjan dehjes sė lehtė, pėr tė cilėn vlen thėnja e vjetėr. Njeriu nė kėtė gjendje gjithnjė e mė mirė ndjehet, kurse organizmi i tij ngadal shkatėrrohet.

Si u pėrhap cunami i krizes financiare?

Kjo gjendje e vetėknaqėsis ka zgjat gjerė te paraqitja e shenjave tė para tė krizės tė 6 Gusht tė vitit 2007-tė, kur bankrotoi Fondacioni i njohur Amerikan HOME MARGAGE. si viktima e parė e tregut amerikan tė paluajtėshmėrive (hipotekare dytėsore); me 9 gusht BNP Paris i suspendoi tri fondet e veta investive me vlerė prej 2 miliard euro, pėr shkak tė asaj qė tregu i tyre u “zhduk”; Banka qendrore Evropiane i dha 95 miliard euro sistemit bankar, ngjashėm veproi edhe FED-i amerikan dhe Banka Qendrore Japoneze.
Rrjedha negative ka vazhduar me 10 gusht, 13 gusht dhe 16 gusht tė kėtij viti ku kemi vazhdimin e falimentimeve tė reja siq ishte ajo e bankave BEAR STEAMSA ; LEHMAN BROTHERS, AIG-a dhe e disa tė tjerave. Kėshtu qė cunami i krizės financiare u pėrhap shumė shpejtė edhe nė sistemin financiar tė Evropės dhe nė tėrė pjesen tjetėr tė ekonomisė globale.

Sa janė dimensionet e krizes ekonomike globale ?

Instrumenti themelor financiar me ndihmėn e tė cilit tregu financiar nė mėnyrė tė pakontrolluar dhe stihike ėshtė rritė kanė qenė derivatet financiare. Duke i shfrytėzuar kėto produkte inovative bankat amerikane i “ripaketuan” kredit e kėqija hipotekare, tė cilave ju kanė siguruar rejting kreditor tė klasės sė parė (pra kėtu kemi tė bėjmė me regjting spekulativ) tė cilat jua kanė stėrshitur investitorėve Evropian. Pra tregu i derivateve financiare ėshtė segmenti kryesor i fryrjes sė ballonit financiar global.

Sipas vlerėsimeve tė BIS-it vlera e kontratave tė vlefshme nga kjo lėmi nė fund tė vitit 2007-tė, kishte arritur shifrėn e jashtėzakonshme prej 600 trilion dollar, qė paraqet 11 herė mė shumė se sa vlera e prodhimit botėrorė. Para 10 viteve vlera e kėtij segmenti financiar ishte “vetėm” 75 trilion dollar. Derivati financiar i cili ėshtė rritur mė sė shpejti i njohur si CDS (Creddit Defauld Swaps), qė ka mundėsuar sigurimin e produkteve tė kredive hipotekare ėshtė rritur nė vlerė prej 55 trilion dollar, qė ėshtė mė shumė se vlera e tėrėsishme e fondit banesor amerikan.

Pse u vonua intervenimi shtetrorė i qeverive tė vendeve mė tė zhvilluara ?

Nga kjo qė u tha mė lartė ne shpjeguam njė pjesė tė gjenezės dhe mekanizmat e krizės financiare. Kjo tregon pėr karakterin tjetėr, qė nuk kanė qenė karakteristikė pėr dukurit e ngjashme nė tė kaluarėn. Kriza e tanishme financiare ėshtė shumė mė e ndėrlikuar jo vetėm pėr nga thellėsia dhe gjithė pėrfshirja por edhe pėr nga rrjedha e marrėdhėnieve ekonomike ndėrkombėtare, posaēėrisht tė pozicionit tė Kinės dhe Indisė si lojtar tė rinj nė mesin e kolosėve tė mėdhenj botėror ekonomik.

Krizėn aktuale ėshtė duke pėrcjellur edhe njė specifikė, kjo ėshtė vendosmėria e qeverive dhe e bankave tė tyre qendrore tė vendeve tė rrezikuara qė tė qeverisin me proceset negative. Edhe pse qėndrimi i ekspertėve ėshtė se nė fillim tė paraqitjes sė krizės intervenimi i qeverive ka qenė i dobėt dhe i ngadalshėm.

Tani nė kohėn e fundit vendosmėria e tyre ka arritur nivelin mė tė lartė Ėshtė duke u siguruar likuiditeti i sektorit bankar, nė kėtė rast kemi marrjen e disa bankave nėn mbikėqyrje, gjithashtu ėshtė forcuar kontrolli i sistemit rregullativ. Nga tė gjitha kėto masa berzat kanė filluar tė reagojnė pozitivisht ( ka ndodhė ngritja e aksioneve ditėve tė fundit), por edhe mė tutje ėshtė prezente psikoza e pasiguris sė madhe nė bursat globale.

Si po duket thellėsia dhe dinamika e krizės ėshtė shumė mė serioze se sa qė ėshtė vlerėsuar. Pėr kėtė tė gjitha qeveritė e vendeve mė tė zhvilluara janė tė vendosura se duhet nė mėnyrė mė energjike tė bėhen prerje me qėllim qė tė vihet nėn kontroll pasojat e krizės financiare. Me qėllim qė tė zvogėlohen efektet negative pėr sektorin real tė ekonomisė dhe tė zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik global.
Edhe pse do tė jetė e pamundshme pėr t’ju ikur pasojave tė kėsaj krize e cila ende nuk ėshtė vėnė nėn kontroll.

Pse karakteri i krizes ėshtė krizė e sistemit financiar global?

Krejt nė fund, ashtu siē e cekėm edhe mė lartė kėtu kemi tė bėjmė me krizėn sistemore financiare. Pavarėsisht se si do tė pėrfundoj, do tė lenė pasoja tė thella nė strukturėn e sistemit financiar global. Shumė ēka nė sistemin financiar dhe nė organizimin e institucioneve financiare, nė rolin dhe funksionimin e tyre, nė produktet financiare, nė metodat e rregullimit dhe tė mbikėqyrjes, patjetėr do tė ndryshoj.
Shumė tė paktė janė ata tė cilėt mund tė din se si do tė duket sistemi financiare i sė nesėrmes.

Mirėpo, nga e tėrė kjo njė ėshtė e sigurt pas kėsaj krize do tė kemi periudhėn kur roli dhe intervencionizmi shtetror nė ekonomi do tė jetė shumė mė i shprehur.

Periudha e fundamentalizmit tė tregut ose i ekonomis sė ofertės , si parim i cili ka dominuar nė 20 vjetėt e kaluara patjetėr do tė kufizohet. A do tė thotė kjo fundi i standardit monetar tė dollarit dhe formimi i njė paradigme plotėsisht tė re financiare, mbetet qė tė shihet.
__________________
Muzik Shqip - Filma Shqip - Mp3 Shqip - Albanian VIP - Chat Shqiptar

Me respekt stafi i www.albanur.net
Pėrgjigju me Citim
Pėrgjigju

Thread Tools
Shfaqi Mėnyrat

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Ju nuk mund tė portoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni ngjitje
Ju nuk mund tė ndryshoni postimin e juaj

BB code ėshtė Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur