
12-15-2009, 01:38 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 615
|
|
Cilat janė vetitė udhėheqėse tė liderit demokratik pėr tė cilin ja vlen tė votojmė
Prof. Dr. Bedri Selmani
Cilat janė vetitė udhėheqėse tė liderit demokratik pėr tė cilin ja vlen tė votojmė
Nė rrethanat kur shteti i ri i Kosovės po pėrballet me sfidat fillestare tė shtet ndėrtimit demokratik, nė periudhėn e krizės ekonomike e cila ėshtė duke e pėrcjell vendin tonė tė varfėr tani e dy dekada ,po t'i shtohet kėsaj kriza ekonomike globale, pėrmes tė cilės po kalon ekonomia botėrore. Mund te thuhet se tėrė kjo e ka vėnė nė pikė ēėshtje nivelin dhe dinamikėn e rritjes ekonomike tė domosdoshme pėr zhvillimin e vendit.
Mirėpo, tė gjitha pėrvojat e vendeve tė zhvilluara tregojnė se rrugėdalja qėndron nė pėrzgjedhjen e kuadrove qė posedojnė shkathtėsi dhe dituri menaxhuese!
Atėherė, shtrohet pyetja me cilat kritere ti votojmė nė zgjedhje, liderėt demokratik tė cilėt na mundėsojnė dalje nga kriza ekonomike dhe fillimin e zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik me perspektivė pėr qytetarėt e Kosovės?
Kush duhet tė na udhėheqė ?
Kryesisht modeli i vetive udhėheqėse demokratike tė cilat janė pėrvetėsuar nga ana e vendeve mė demokratike tė botės dhe tė cilat kanė siguruar sukses, janė standarde tė bazuara nė Menaxhmentin Strategjik dhe nė pėrvojat mė tė mira . Kėto vlera janė bėrė kryesore me rastin e votimit nė zgjedhje elektorale lokale dhe qendrore.
Vlerat tė cilat duhet ti posedon personi janė tė pėrmbledhura dhe tė pranuara nė 25 konstatime me tė cilat pėrshkruhen vetitė udhėheqėse tė liderit demokratik.
Secili nga ne duke ju pėrgjigjur kėtyre konstatimeve me PO ose JO, kemi rastin qė nė mėnyrė reale tė votojmė dhe tė pėrzgjedhim liderin mė tė mirė . Po qė se lideri ėshtė me mė pak se dhjetė konstatime me PO, atėherė ėshtė i dobėt dhe nuk ja vlen tė votohet. Nė qoftė se nė 15 konstatimet pėrgjigjemi me PO, kryesisht ėshtė i mirė , kurse, udhėheqėsi i shkėlqyeshėm duhet ti ketė sė paku 20 pėrgjigje me PO.
Modeli i vetive poseduese tė liderit demokratik :
1. Rreth veti ka kuadro tė afta, me tė cilėt sendėrton dhe zhvillon parimet e mira duke ngritur moralin e tyre me qėndrime pozitive pėr rrethanat aktuale.
2. Ėshtė vetėmohues, por edhe tolerant i pėrgatitur ti respektoj mendimet e ndryshme, nuk e imponon qėndrimin e vetė , por kėrkon konsensus.
3. Pėrveē vendimeve strategjike tė cilat i sjell vetė, punėt dėrmuese i delegon tek bashkėpunėtorėt.
4. Merr pėrsipėr pėrgjegjėsin pėr mos sukses, nuk kėrkon fajtorė tek bashkėpunėtorėt.
5. Ėshtė person korrekt dhe principiel , pėrkushtueshmėria nė qėndrime edhe atėherė kur ato nuk i sjellin dobi.
6. Gabimet e veta dhe tė tjerėve i konsideron si mjet pėr tė mėsuar shpejtė.
7. Posedon kulturė shtet ndėrtuese dhe ėshtė besnik ndaj qėllimeve tė sistemit tė cilin e udhėheq, gjithherė i pėrgatitur qė tė sakrifikoj pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
8. Nuk e fshehė tė vėrtetėn ,nuk manipulon me njerėz dhe nuk ju flet atė tė cilėn mendon se ata dėshirojnė ta dėgjojnė.
9. Personi ėshtė i pėrkushtuar ndaj punės, vije herėt nė vendin e punės dhe shkon vonė nga ai .
10. I ēmon njerėzit me ide dhe i nxitė bashkėpunėtorėt pėr inovacione dhe ndryshime.
11. Ėshtė person i terenit dhe i praktikės, viziton bashkėpunėtorėt me qėllim qė tė njihet me problemet, nuk mbyllet nė kėshtjellėn e zyrės sė tij.
12. Ėshtė dėgjues i mirė, respekton mendimin e tjetrit dhe nuk kėnaqet duke dėgjuar pėrherė vetėm veten e tij.
13. Posedon modestin dhe ėshtė i hapur ndaj tė tjerėve.
14. Nuk ikė nga problemet dhe nuk i shtynė tė tjerėt qė ti kryejnė punėt e pa pastėrta tė tij.
15. Nuk kėrkon luks tė posaēėm dhe simbole statusore, mund tė ecė ose tė shkoj me transport publik gjerė nė vendin e punės.
16. Posedon aftėsi tė flet qartė dhe drejtpėrdrejt, thjeshtėzon problemet dhe i motivon bashkėpunėtorėt.
17. Pjesėn dėrmuese tė kohės e kalon duke punuar, nuk e pėlqen shminkėn dhe nuk i imponohet publikut .
18. E largon kontrollin e panevojshme, konfliktet i zgjidhė me biseda sy me sy dhe jo pėrmes pėrfaqėsueseve.
19. E mban premtimin, ėshtė lojal ndaj ekipit tė vetė , por gjithherė e respekton shtetin juridik.
20. Posedon forcėn empatike (brenga pėr tė tjerėt), kujdesi dhe ndjeshmėria sociale pėr tė tjerėt, kujdeset pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
21. Ėshtė person proaktivė, hynė nė betejė me problemet posa ti vėren ato, nuk pret qė tė ndodhė zjarri dhe pastaj tė reagon.
22. Ėshtė person me veti etike dhe morale, por edhe fleksibil i pėrshtatet situatave konkrete.
23. Ėshtė person ambicioz qė parashtron qėllime tė larta.
24. Ėshtė person multi kulturorė me pėrvojė ndėrkombėtare tė begatshme dhe njohės i gjuhėve tė huaja.
25. Ėshtė vetėbesues, por jo edhe person vetėpėlqyes i pėrgatitur qė tė mėson nga gabimet dhe tė ndryshon.
Tė gjitha analizat shkencore dhe pėrvojat e standardeve demokratike ndėrkombėtare tė bazuara nė Menaxhmentin Strategjik, po na dėftojnė se daljen nga kriza dhe fillimin e rritjes ekonomike tė njė vendi, mund ta bėjnė: vetėbesimi nacional i qytetarėve dhe zgjedhja adekuate e liderėve me veti tė udhėheqjes demokratike. Ata patjetėr duhet tė posedojnė kulturė shtet ndėrtuese, aftėsi dhe dije menaxhuese pėr udhėheqje tė institucioneve shtetėrore funksionale tė sistemit politikė dhe ekonomik .
Tėrė kjo le tė mbetet njė pėrkujtues i vlefshėm i vlerėsimit tė secilit nga ne qytetarėt me rastin e votimit. Kam besim se kėto konstatime vlerėsuese sado pak do tė na ndihmojnė qė ti votojmė kandidatėt tė cilėt e meritojnė. Modeli i paraqitur pėrshkruan vetitė e dėshirueshme qė duhet ti posedon lideri demokratik, tė nevojshme pėr sukses, qė vlejnė nė pjesėn mė tė zhvilluar tė civilizimit botėrorė.
|