Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Portreti i javes, Ilir Shaqiri

Video Klipe nga Ilir Shaqiri New

Portreti i kengetarir Ilir Shaqiri ne gazeten Kosova Sot

PORTRETI I JAVeS: ILIR SHAQIRI

Temat Aktuale te shkruara nga reshat Sahitaj

Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer NEW

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret NEW

Sabri Fejzullahu: Kengetare per te gjitha moshat

Ilir Shaqiri: Talent i rrall i melosit Popullor

Nexhmije Pagarusha: Vule e nje epoke te re te Kenges Shqipe

Shkurte Fejza: Perfaqesuese e denje e muzikes Popullore

Per me teper shkrime nga Reshat Sahitaj, Ketu!

Ilir Shaqiri, talent i rralle i melosit popullor

Kriza aktuale, e cila e ka perfshire Kosoven me muziken “tallava”, nuk e pengon dhe nuk e demton aspak kengen e Ilir Shaqirit, perkundrazi e forcon edhe me shume.

Muzika si art i zerit, qe me vete perfshin nje ngrehine te tere artistike, mundet ta kete ekzistimin e saj ne vetvete nga natyra dhe ne natyre. Arti muzikor eshte i destinuar te jete i pranueshem nga organet e degjimit . Eshte nje forme e komunikimit ne mes individeve te nje bashkesie te njejte gje qe muziken e bene art universal.


Kengetari Ilir Shaqiri, me zerin e tij vite te tera e ka joshur publikun shqiptar jo vetem te Kosoves, por edhe te pjeseve tjera te Atdheut. Çuditerisht, Iliri Shaqiri, asnjehere te vetme nuk e ka provuar te kendon kenge te cilat dalin nga kornizat e kenges se mirefillte shqipe. Iliri e ka ruajtur stilin e tij duke u perpjekur qe gjithnje ta kultivoje dhe persos ate deri ne maksimum.


Degjuesi, respektivisht shikuesi , posa t’ia degjon tingujt e pare te zerit te te tij, menjehere do ta identifikoje Ilir Shaqirin. Ky identifikim nuk vjen se Iliri ka shume paraqitje, jo, por se Iliri ka stil te veçante te te kenduarit, qe aske nuk e lene indiferent. Ka nje ze te thelle madje qe i pershtatet tekstit dhe melodise. Ka shume kengetare te shkelqyeshem te cilet nuk arrijne t’iu pershtaten teksteve qe i kendojne. Nje nder ta sa per ilustrim mund ta permendi G.N. interpretuesin e kenges « N’Dardani bjen nje tupan ». Ne fillim te karieres se tij , kengetari (edhepse u afirmua permes kesaj kenge), tani me kalimin e vjeteve zeri i tij ka marre ngjyre tjeter dhe kengen e tij me nuk arrin ta beje te dashur per publikun e gjere, siç e kishte pervetesuar ne ditet e adoleshences ndoshta.


Muzika e Ilir Shaqirit ngjalle emocione

Kengetari Iliri Shaqiri i pershtatet temes qe e trajton teksti i tij dhe kete pershtatje ia bene tere struktures se rrefimit, duke e plotesuar, perveç zerit, edhe me gjestet dhe mimiken e tij. Kenges se tij, Iliri Shaqiri i jep dramacitet. Ky lloji dramaciteti nga teksti kalon ne thellesin e shpirtit te Ilirit e pastaj deperton ne shpirtin e degjuesit.


Opusi i gjere i kengeve te Iliri Shaqirit kryesisht eshte i perbere me temen e atdhedashurise dhe secila prej ketyre kengeve te ketij zhanri eshte pritur me admirim nga degjuesit. Situates politike neper te cilen ka kaluar populli yne, te rralle jane kengetaret te cilet i kane kushtuar rendesi. Disa kengetar kane menduar se ajo gjendje do te jete e pandryshueshme madje e perjetshme dhe nuk e kane prek kete teme, por shume te kerkuar nga masa popullore. Çdo forme e komunikimit muzikor e ka nevojen e saj pa te cilen nuk do te kishte as edhe rrefimin. Secili rrefim e kerkon kompozimin dhe zerin adekuat nga varet suksesi apo mos suksesi i kenges. Me gjithe disa kengetare eksperimentues , te cilet me tentimet e tyre e çoroditin melodine e bukur shqipe, Iliri Shaqiri nuk ka nevoje te beje eksperimente te tilla qe t’i pershtatet tregut te tezgave shqiptare , sepse kenget e tilla jane te perkohshme ndersa kenga e Iliri Shaqirit do te qendroje edhe per gjeneratat e ardhshme.

Vetem ajo qe reziston eshte e qendrueshme

Kriza aktuale, qe e ka perfshire Kosoven me muziken « tallava », nuk e pengon dhe nuk e demton aspak kengen e Ilrir Shaqirit, perkundrazi e forcon edhe me shume. Vetem ajo qe reziston eshte e qendrueshme. Çdo gje tjeter qe vjen shpejt edhe tretet pa gjurme, e shume shpejt bashke me te do te harrohen edhe kengetaret e muzikes çoroditese qe nuk i perngjan as asaj rome e as shqiptare.


Ilir Shaqiri na jep vizionin e tij per boten shqiptare e ne veçanti ate te luftes, ku shpalosen trimerite e bijeve tane, rrefehet guximi i djelmoshave kosovare ne lufte kunder okupuesit, heroizmat e atyre qe rane ne altarin e lirise…


Kudo ne kenget e Ilririt dominon : flamuri, liria, guximi,trimeria, heroizmi dhe mburrja e te qenit shqiptar gje qe kete veçori nuk e kane te gjithe kengetaret. Nga kjo nuk duhet te nenkuptohet se Iliri u be i njohur pikerisht pse i kendoi lirise. Jo. Ilrin e beri te njohur zeri i tij dhe interpretimi besnik dhe i sinqert i tekstit te tij. Ketu qendron madheshtia e Ilri Shaqirit.


Ilir Shaqiri i kendoi edhe dashurise dhe, natyrisht, qe edhe ne kete aspekt ky kengetar do te shkelqeje, e kenga e tij do t’i ledhatoje zemrat e te dashuruarve. Edhe ne zhanrin e kengeve te dashurise Iliri do te ruaje origjinalitetin e tij dhe gjithnje duke iu permbajtur stilit te tij te veçante.

Ilir Shaqiri kenges se tij i jep shpirt

Po te degjohen kenget e Ilir Shaqrit me vemendje, degjuesi do te emocionohet deri ne ate mase sa edhe te derdhi lot, siç jane kenget per luftetaret e lirise ose kenga e tij per shqiptarin qe jeton ne Stamboll. Madje kjo e fundit eshte kenduar edhe nga disa kengetare tjere ne ze, siç eshte kengetari S.K., por me te ky tekst nuk e kishte forcen magjepsese artistike qe ia jep Iliri. Duke e degjuar Ilirin, degjuesi ka pershtypjen se ndodhet para situates qe rrefehet ne tekstin e kenges. Secila kenge e tij na e jep nje tabllo filmike te ngjarjeve.
Ilir Shaqiri kenges se tij i jep shpirt dhe sutatat i ringjall e madje ia afron degjuesit, duke depertuar ne thellesine e shpirtit te tyre. Kenget, nen interpretimin e Iliri Shaqirit, e marrin forcen magjike qe e terheqin degjuesin. Madje, po qe se paraqitet nevoja edhe drejt vdekjes, siç ishte rasti i ushtareve te Ushtrise Çlirimtare, te cilet nen jehonen e zerit te Ilirit iu vesuleshin forcave te armikut. Pra, kenga e interpretuar mire te perveteson e te çelikos varesisht nga tema qe trajtohet dhe cili e kendon. Mendoj se Ilir Shaqiri eshte i lindur per muzike dhe muzika e lindur per Ilirin.

Ju mund te jepni komente per Ilir Shaqirin ne Forum!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Chat Room Kosova Love Chat 18 Plus One to One is the best Albanian Video Chat

Kosova Love Chat 18 + Plus eshte Video Chati me i madh shqiptar ne Internet! krejt folet Lire dhe rreth Dashnise!

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster