|
Pishtareve të
Lirisë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu |
|
|
|
|
Pishtareve të Lirisë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu |
|
Sa here vjen nentori
para syve me del Llapi me lisat e gjate, bjeshket e
larta te mbuluara me tisin e bores se pare, bace
Osmani me thinjat mbi koke, nene Qamilja zemerbardhe,
nene Halimja, e ndjere, zemer madhe...
|
Sa here vjen nentori malli me rendon si guri
ne zemer, dhe datat me ngaterrohen! Janari i
kuq i Jusufit, i Kadriut, i Nuhiut... marsi
i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars-
prilli i pergjakshem i demonstratave
gjithepopullore te vitit 1981, 1989, 1990...
prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i
Fehmiut dhe Xheves... Ky cikel i pergjakjeve
tona nga nentori ne nentor, lidhur me
zinxhiret e Zahirit, Edmondit, Hakifit
perjetesisht...
“Po, vella Afrim po, bijte e Kosoves
hallemadhe kane lidhur datat, muajt, vitet,
dhe per secilen dite kane thurur nga nje
kurore lulesh te kuqe si gjaku, per t'i
hedhur ato ne themelet e lirise, per t'i
hedhur ne lumin e madh te Ushtrise sone
Çlirimtare e cila beri shume qe aspiratat
tona nje dite te behen realitet. Pa dyshim
se ky eshte rezultat i veprimtarise dhe
perpjekjeve tona shekullore, perpjekjeve te
pareshtura te shume breznive ne vazhdimesi,
deri ne sakrifice e veteflijim, por edhe
plotesim amanetesh te te reneve, qe nje dite
liria e plote te trokete edhe ne porten e
madhe te atdheut tone, ne tokat tona te
lashta shqiptare ende te ndara dhunshem e
padrejtesisht!
Afrim vellai! Shoket tane, bijte me te mire
te popullit, shpaguan gjakun tuaj, duke e
goditur armikun ne balle me pushket e lirise.
Ideali yt dhe i shokeve tane, ishte
alternative e vetme ne rrugen tone te
patjetersueshme, ne ate rruge qe liria te
behet realitet per mes tytes se pushkeve, te
cilat jehuan aq bukur, shtrenguar ne
kraharorin e Ushtrise sone Çlirimtare te
Kosoves, dhe perfundimisht, nuk ka mbetur
date e dite e vitit kalendarik, qe nuk eshte
lare me gjakun e lirise se martireve te
atdheut, bijve dhe bijave me te mire, qe
populli yne nxori nga gjiri i vet per t’i
dhuruar ne gjirin e atdheut. A ka diçka me
madheshtore, me monumentale e me sublime se
flijimi juaj ne altarin e lirise?! Populli
yne eshte krenar e kryelarte per bijte qe ka
dhene per liri!”
Ketu e 18 vite me pare, me 2 nentor 1989,
rane heroikisht trimat e Llapit- bijte e
shqiptarise: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Jeta eshte e tille, dhe si e tille na meson
se tani me rrefimi i nje historie rutine per
ata qe tashme kane kaluar pragun e legjendes,
sikur ka tejkaluar permasat e nje cikli
rrefimesh ne veten e trete se: Ai ishte
trim, se ai trim lindi ketu dhe u rrit atje,
se ka mbaruar shkollen dhe ka rene ne burg,
se ka rene ne konfrontim me pushtuesin duke
u flijuar per liri te atdheut etj... Dhe
keshtu disi do te rrefehej pak histori nga
ne te gjallet, per ata qe kane rene. Ne
menyre qe ne me pastaj, te shtroheshim sa
gjere e gjate prane sofres se madhe te
ambicieve tona personale me egon makute per
ngopjen e ndjenjave te pangopshme rene pre e
instinktit.
Jo, kjo nuk eshte e tera, kjo nuk do te
ishte e ndergjegjshme nga ana jone.
Mendoi se tani eshte e domosdoshme, qe
gjerat duhet shtruar me thelle ne koncept,
ato duhet kapur e studiuar ne esence, ne
zanafille me tere thellesine e tyre
atdhetare, historike, por edhe filozofike.
Miti i sakrifices dhe i flijimit te shume
popuj eshte i njohur qe nga lashtesite, kjo
nuk ka munguar as te populli yne. Shembuj te
tille na paraqiten qe pertej pragut te
legjendave, siç eshte rasti i flijimit ne
themelet u Ures se Fshenjte, pastaj
shembulli i Kalase se Rozafes, pastaj
Doruntina, pastaj gatishmeria per sakrificen
me sublime e Millesh Kopiliqit e Halilit dhe
Muses se vogel, e Oso Kuke Vranines, e Jakup
Ferrit, e Mic Sokolit, e deri tek Komandanti
Legjendar i diteve tona, Adem Jashari.
Duke u bazuar ne keto fakte, vetiu rezulton
se vendosmeria per te rene ne sherbim te
çlirimit te atdheut, ashtu sikur rane:
Afrimi, Fahriu e qindra deshmore tjere me te
hershem e te me vonshem, nuk ishte veprim i
rastit. Kjo filozofi, barte ne vete nje
mision te veçante, i cila kalon caqet e nje
filozofie klasike, qe qenien e percakton si
krijuese, ose diktuese te ndergjegjes.
Ne kete kuptim, Afrimi, Fahriu dhe te gjithe
bashkemendimtaret e bashkeveprimtaret e
tyre, nuk iu perveshen kesaj rruge vetem sa
per te hyre ne histori, sepse hyrja ne faqet
me te ndritshme te historise, nuk ishte edhe
aq e thjeshte. Ata, mbanin qendrimin e prere:
larg denigrimit te saj, ne menyre qe
historia nje dite te mos rishikohej per t’u
herrur nga barojat e pa deshiruara, qe dikur
aty kishin mbjelle sistemet e dhunshme
antikombetare. Jo, misioni i tyre ishte
perjetesia, e cila fitohet vetem duke i
sherbyer çeshtjes se atdheut denjesisht dhe
pa paragjykime.
Konturat e nje shkrimi qe do te barte ne
vete nocionin e sakrifices pa e zberthyer
ate ne rrafshin filozofik, sikur do te ishin
jo bindese, madje te zbehura. Ata me nje
vetedije te plote iu qasen ketyre rrugeve,
te cilat pa dyshim se do te kurorezohen me
sukses nje dite, sepse ata ishin te
vetedijshem se keto rruge e duan edhe
haraçin e vet, haraç te cilin populli yne
kahere e ka paguar shume fish! Prandaj,
Afrimi, Fahriu e qindra deshmore te kombit
tone, me kohe kane kaluar kufijte e
historise, duke e pasuruar ate edhe me
kompleksitetin e saj filozofik te nje
perkushtimi kaq madheshtor siç flasin
legjendat per Prometheun.
Afrimi me shoke, nuk jane produkt i nje
spontaniteti, qe vepron sipas ndjesise se
kundershtimit te roberise e te pushtuesit ne
pergjithesi, por qe thelle ne veten e tyre
fshihnin edhe ambiciet personale egoiste.
Jo, ata u ngriten dhe u armatosen me dituri,
me ndjenja e perkushtim, me dashuri e
respekt per atdheun, me gatishmerine per te
rene ne altarin e lirise, dhe kete, qe me
pare! Mbi keto pergatitje, ata me pastaj u
organizuan dhe shtrine rrjetin e tyre te
organizimit ne tere hapesirat tona shqiptare,
duke e parapergatitur terrenin per goditjen
e madhe, e cila pashmangshem pasoi me vone
dhe u kurorezua me emrat e tyre te rinj:
deshmore te lirise!
Nga nje kujtim te vogel...
Mendoj se eshte obligim yni moral, te mos
t’i marrim me vete ne “boten e pertejme”,
kujtimet per shoket e rene. Te gjithe ju qe
e keni njohur per se afermi, dhe qe keni
vepruar sa do pak me ata, qe u sakrifikuan
per te jetuar ne te lire, lini kujtimet
tuaja te shkruara per ta!
...“Ishte i ri, kur e sollen ne burgun
famekeq “Zabela” te Pozharevcit. E kishin
arrestuar se bashku me disa shoke te tij,
duke qene ne sherbim ushtarak te asaj kohe.
Pas shume hetimesh e torturash i kishin
denuar me burg. Ai ishte i ri per nje denim
aq te larte e drakonik, 8 vite burg! Per nje
kohe, relativisht te gjate, ishim ne nje
dhome burgu me Afrimin, me Fadil Vaten,
Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj.
Te habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte
shume, i komentonte materialet e lexuara me
shoke ku shpaloseshin mendimet tona per
çeshtjen e pazgjidhur te atdheut, komentonim
te kaluaren dhe bartesit e saj ne kuader te
historise shqiptare e shume gjera tjera.
Afrimi ishte solidar me shoke, ishte sy pa
trembur dhe perfundimisht i vendosur per t'i
bartur mbi supet e tija te njoma te gjitha
pergjegjesite. Ai dhe shume shoke te tjere,
qe ne burg kishin krijuar celulat e veprimit,
te cilat ishin te gatshme per veprim, ende
pa dale nga burgu, Afrimi kishte respekt per
te gjithe shoket e burgut, por ne veçanti
respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin
e tij, Nezir Myrtajn. Ne nje rast (jo pa
qellim), Afrimin e kishin nxjerre ne vizite
mu ne kohen kur pritej alarmi per te shenuar
pervjetorin e vdekjes se diktatorit Tito.
Gardiani kishte kerkuar nga Afrimi qe te
nderpriste viziten me prinder dhe te ngrihej
ne kembe, per te nderuar me tre minuta
heshtje pervjetorin e Titos, per te cilin,
disa shqipfoles kishin nxjerre madje edhe
lote. Por, Afrimi ishte pergjigjur çarte dhe
prere:
”Jo, une kam vizite, gardian, dhe nuk mbaj
kurrfare zie per vdekjen e Titos, une nuk
nderoj gjakpiresin e popullit tim!”...,
ishin keto fjalet kumbuese te Afrim djalit,
te thena hapur ne burgun serb te Pozharevcit
rrethuar me hekura e mure te trasha...
Nuk gjykoj nga simpatia, as nga njeanshmeria
duke dashur qe te tregoj para lexuesit, se
isha une ai, ne burg me te, madje ne nje
dhome!...Jo, secila kohe ka bemat e saja te
historise individuale e kolektive, ajo kohe
ishte e tille, prandaj ne gjirin e saj (per
fatin tim te mire), me kishte perqafuar edhe
mua, si mijera e mijera tjere te rinj e te
moshuar atdhedashes te vertete. Per me shume,
dua te them se nje djale aq te ri, te
ngritur e te kulturuar, aq te vendosur e te
perkushtuar siç ishte Afrimi, nuk e kisha
takuar me heret, per te mos thene, as me
vone!...
Pas daljes nga burgu, Afrim per as nje çast
nuk u hamend se vepruari ne sherbim te
atdheut. Ai, iu pervesh studimeve ne
Universitetin e Prishtines, iu pervesh punes
se organizimit dhe shtrirjes se organizates
ne hapesirat shqiptare, ai ishte ne organet
udheheqese te saj, sekretar per çeshtje
organizative! Afrimi se bashku me shoket e
idealit, organizoi dhe udhehoqi demonstrata
te nje pas njeshme, duke i orientuar ato
drejt dhe arsyeshem, bashkepunoi ngushte me
grevistet minatore, ne Palestren sportive “1
Tetori” ne Prishtine, mbajti fjalim para
studenteve, te cilet ishin solidarizuar me
minatoret, shpalosi qendrimet dhe kerkesat e
demonstrueseve para medieve serbe, sllovene
e kroate te asaj kohe, si dhe te agjencive
te huaja, qe kishin mundur te depertonin ne
Kosove. Shkroi dhe publikoi shkrime ne
gazeten “Zeri i Kosoves”, madje duke i
shperndare ato edhe si fletushka, me
permbajtje politike dhe ekonomike per te
sqaruar qendrimin, kerkesat dhe pozicionin
tone ne rrafshin kombetar.
Ai, me ne fund braktisi edhe uniformen
ushtarake duke kaluar e vepruar ne
ilegalitet te plote. Ishte ne balle te te
gjithe atyre vlimeve te fuqishme, te atyre
diteve ne Kosove, kur edhe ra heroikisht e
me arme ne dore se bashku me
bashkeveprimtarin e shquar te çeshtjes
kombetare, Fahri Fazliun, ra ne balle te nje
perleshje te pabarabarte me milicine
gjakatare serbe. Dielli ne “Breg te
Prishtines” u vrenjt, Afrimi ia mori rrezet
e tija perfundimisht, qe nga ajo dite “Bregu
i diellit” i Afrimit dhe i Fahriut, nuk
pushoi se rrezatuari luftetaret e lirise!
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ishin dhe
mbeten perjetesisht rreze dielli e Kosoves,
dhe e shqiptarise!
Eh, sa do te deshiroja te isha tek ti, o
baca Osman, ashtu si vite me pare, tok me ty
e nene Qamilen dhe ta ndiznim nga nje duhan.
Ta ndjeja ate buzeqeshjen tuaj prindore,
duke mos u ngopur se llafosuri deri ne oret
e vona te nates...
Afrimi dhe Fahriu tani me nuk jane vetem, as
kurre nuk kane qene vetem.
Trimat kudo qe jane, jane te bashkuar, edhe
ne ate bote!...
Koken larte prinder te familjeve te te
reneve per liri! Nga gjiri juaj keni nxjerre
ushtaret e lirise se atdheut, nga nje
gjerdan te art neser per ta, ne faqet e
historise sone me te re... Ata jane me te
gjalle se te gjallet, jane frymezimi i
brezave te ardhmerise drejt realizimit te
aspiratave tona shekullore, jane historia
vet!...
I gjalle dhe i nderuar per jete e mot
kujtimi per:
Nentorin e madh te historise!
Nentorin e Afrimit e Fahriut!
Nentorin e ditelindjes se Komandantit
Legjendar Adem Jashari!
Nentorin e ditelindjes se Ushtrise
Çlirimtare te Kosoves!
Nentorin e te gjithe deshmoreve e lirise! |
|
|
|
Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum! |
|
|