Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

 

Kthehu te faqja Historia Shqiptare

Ahmet Delia (Ne 95-se vjetorin e renies)

Temat Aktuale te shkruara nga Mehmet Bislimi

Avni Rrustemi ( Frymezim atdhetarizmi e qendrese ) NEW

Ppapa Kristo Negovani ( 1875 – 1905 )

Azem Bejte Galica 1889 - 1925 NEW

Ne 80 vjetorin e Shote galices - Qerime Halili Radisheva 1895 - 1927

Ahmet Delia

Isa Boletini (1864- 1916)

Tahir Meha dha Kushtrimin

Per me teper shkrime nga Mehmet Bislimi, Ketu!

Ahmet Delia (Ne 95-se vjetorin e renies)

Qysh prej Lidhjes se Prizrenit e deri te viti 1912, ka qene periudha e intensifikimit te kryengritjet shqiptare per liri. Asokohe qene mobilizuar ne nje mase te madhe shqiptaret e malesise se Drenices, te Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakoves, Prizrenit e te shume krahinave te vendit.


Kryengritesit te udhehequr nga bijte me te mire te popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kunder forcave ushtarake turke ne veçanti kunder trupave te Shemsi e me vone edhe te Maxharr Pashes. Ne balle te ketij organizimit, prinin burrat me nam te kohes si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e te tjere. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmone per çlirimtaret e atdheut. Ahmeti me te birin Murselin e me shume shoke e bashkeluftetare, prisnin e percillnin kreret e Levizjes sone kombetare, te cilet ne kullen e tij, mblidheshin e bisedonin per nje kryengritjeje te pergjithshme kombetare kunder pushtueseve.

Me 1912, per te saten here Hasan Prishtina kishte shkuar ne kullen e Ahmet Delise, ku kishte njoftuar te pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as te degjonte zerin e deputeteve shqiptare per t’i plotesuar kerkesat e tyre. Ai sqaroi me tej, se po ate dite ne Stamboll, nen kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur nje mbledhje e fshehte, ku ishte vendosur qe pikerisht ne Kosove, sa me pare te filloje nje kryengritje e pergjithshme, e cila do te shtrihej ne te gjitha viset shqiptare. Te gjithe kreret e Drenices, qe ishin ftuar enkas aty, e perkrahen qendrimin dhe vendimin e Hasan Prishtines dhe te Ismail Qemalit, aty dhane edhe besen e burrave se do te dhene çdo gje per liri te atdheut. Kreret e Drenices te mobilizuar ne kullen e Ahmet Delise te Prekazit, nisen perfaqesuesit e tyre per ne Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur te gjithe kreret e Kosoves, Dibres, Shkodres si dhe krere te viseve jugore te Shqiperise. Ne kete Kuvend u aprovua programi me kerkesat tona kombetare, keshtu qe kryengritja jone shqiptare mori kuptimin e vertete te nje kryengritje te pergjithshme.


Nen trysnine e vazhdueshme te kryengritesve shqiptare, forcat turke u detyruan te terhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo terheqje u kurorezua me shpalljen e Pavaresise se Shqiperise e cila u kurorezua me 28 nentor te vitit 1912. Nga ana tjeter, ne menyren me te pa drejt e ne kundershtim me te gjitha parimet nderkombetare mbi te drejten e popujve per te jetuar te lire ne shtetet e tyre sovrane, fuqite e medha evropiane, njeanshem, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial te shtetit shqiptare, njohen te “drejten” e shteteve fqinje serbe e malazeze per copetimin dhe aneksimin e tokave te Shqiperise! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptare u detyruan qe te dale ne mbrojtje te tokave te veta me te gjitha mjetet qe posedonte ate kohe, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjeter, pushtuesit barbare sllav, te yshtur nga pasionet e tyre te uleta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullaten shqiptare, me qellim qe te shuajne rezistencen e tyre dhe t’i shperngulin ata, per te bere me vone edhe spastrime etnike, me qellim te ndryshimit te struktures demografike ne Kosove. Prapa kesaj fshihej qellimi i pushtetit serb, qe me vone te sillnin kolon serbe e malazeze ne Kosove, gje e cila ka vazhduar ne forma te ndryshme, deri ne fund te shekullit te kaluar!

Xhandarmeria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet neper disa fshatra te Drenices. Ne njefare mase, pas shpalljes se Pavaresise, kryengritjet ne Shqiperi sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetedijshem per qellimet e Serbise, mblodhi prape kreret e Drenices ne kullen e tij, dhe se bashku me trimat, aty bene edhe nje Kuvend duke kujtuar besen e dhene!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme te xhandarmerise serbe, sa po shtrengonin dhe po ashpersonin rrathet e krimeve mbi popullin tone. Siç e thote edhe kenga : “ Ky Ahmeti çka thane: a e kem besen siç kemi dhane! ”... Aty ishte dhene edhe nje here fjala e burrave se do te rezistojne me te gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jeten ne mbrojtje te tokave dhe popullates sone, duke i dale ne mbrojtje: vellai vellait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Nje grup prej 13 xhandaresh serb, pak dite pasi qe ishte dhene “ besa e burrave”, ne kullen e Ahmet Deliut, kishin mesyre Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtepi ne Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili leshoi zerin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa te mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohe, mori sepaten dhe i leshoi ze te birit Murselit, qe te shkonin ne mbrojtje te Halilit, fqinjit te tyre!... Kenga popullore rrefen per kete histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili jane hi shkinia,
Bertasin robt, piskasin femija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...

Ahmeti dhe Murseli, marrin sepatat shpejt e shpejt, duke vrapuar ne drejtim te shtepise se fqinjit te tyre. Ne deren e oborrit, ata lene ne vend rojen serbe, ne brendesi te oborrit. Murseli ia nxjerr pushken nje serbi dhe fillon te godase me ç rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mesyne kullen, Ne te hyre te saj, ne shkalle ndeshet me nje tjeter xhandar dhe e godet me sepate...

...” Me sakice na i ra ne balle
Tana trute ia qiti n’shkalle”...

Perleshja ishte e ashper. Nderkohe Ahmeti plagoset rende, kurse trimat tjere te Prekazit, si: Rame Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e te tjere kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...

Ne kete qendrese heroike te burrave te dheut, te cilet kishin lidhur besen per ta mbrojtur atdheun, ra ne altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa te tjere u plagosen. Nga ekspedita e xhandareve 12 mbeten te vrare, ndersa shpetoi nje prej tyre.

...” Prej 12-teve pshtoi Jovani
Shkon tuej ike per rreth nje gardhi
Bane kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy oreve xhandarmeria serbe e rrethit te Mitrovices kishin marre lajmin e hidhur. Ata ishin bere gati qe te sulmojne fshatin me forca tjera shtese, mire po trimave te Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e beselidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zene pozitat per ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandaret serb po i ofroheshin Prekazit, kishin verejtur se do te dilnin te humbur. Per te mos u bere gjakderdhja me e madhe, ata sikur i ishin bindur nje grupi xhandaresh Austro- hungarez, te cilet me te degjuar kete lajm, nga Mitrovica kishin shkuar ne Prekaz me nje pajton me dy pale kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndermjetesuar mes trimave te Drenices dhe xhandarmerise serbe. Ishin marre vesh qe te dorezohet vetem trupi i Ahmet Delise i cili kishte qene pa shenja jete, gjoja per ta derguar ne spital! Forcat e xhandarmerise serbe, duke e pare se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, ate e groposin ate ne arat e fshatit Ternavc, fshat ky rreth 4 km. ne veri te fshatit Prekaz. Veprimtaria per çlirimin e atdheut ne Drenice vazhdoi nen udheheqjen e trimit te shquar Shaqir Smakes, nderkaq pas renies se tij Levizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjate tere kohes se rezistences per çlirim kombetar, Murseli i biri i Ahmet Delise ishte nder luftetaret me te shquar, dhe mu per kete Azem Bejta e kishte edhe njeriun me te afert te tij. Murseli nuk e hoq per as nje çast pushken nga krahu. Ai vdiq ne vitin 1930 ne rrethana misterioze ne nje spital te Shkupit. I vetmi trashegimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton me. E tere veprimtaria e Ahmet Delise ishte ne sherbim te organizimit te rezistences per çlirimin e atdheut.


Sot kur e perkujtojme Ahmet Deline, ne 95 vjetorin e renies se tij heroike, kujtojme edhe rezistencen e panderprere, gati nje shekullore per t’u çliruar nga okupatori serb.

7 janar 2008
Mehmet BISLIMI

Ju mund te komentoni shkrimet e Mehmet Bislimit ne Forum!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Shpallje Online | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster