|
Azem Bejte
Galica 1889 - 1925 |
|
|
|
|
Azem Bejte Galica 1889 - 1925 |
|
Lindur ne Galice te
Drenices, rrjedh nga nje familje bujare me nje tradite
te trasheguar te atdhetarise brez pas brezi. Azemi
qysh si i ri, duke degjuar neper odat tona per bemat e
trimave te kohes si: Ahmet Delise, Hasan Prishtines,
Isa Boletinit, Bajram Currit e shume te tjereve te
cilet po perpiqeshin per nje organizim te mirefillte
mbarepopullor ne luften per çlirim dhe bashkim
kombetare. Ai e kuptoi me se çarte fillim e kesaj
rruge, andaj pa hezitim e me perkushtim iu bashkengjit
kesaj levizje. Azemi se bashku me shoke se pari
formuan çetat e Kaçakeve, pra radhet e armatosura e me
pastaj kjo Levizje mori permasat e kohes qe veproi dhe
u njoh tere kohen si Levizja e Kaçakeve te Kosoves te
ciles ne fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit te
Drenices, pas renies se Smakes Levizjes Kaçake te
Kosoves i priu me pietet per 12 vite me radhe Azem
Bejte Galica. |
Me kalimin e kohes, Levizja Kaçake e Kosoves
u masivizua dhe u be gjitheperfshirese,
nderkohe qe Azemi njihej si krye Komandant i
te gjitha çetave nen emrin e te cilit
luftohej kunder pushtuesit Serb, ne te
njejten kohe ne shume pjese te Kosoves. Azem
Bejta para se gjithash, kete e arriti me
autoritetin dhe trimerine e tij mbeshtetur
fuqishem nga shoket te tij. Ai me çetat e
Drenices si te thuash ishte bosht i kesaj
Levizje i cili mbante lidhje te forta me
kreret me perparimtare te kohes si: Hoxhe
Kadrine, Hasan Prishtinen, Bajram Currin e
te tjere. Levizja Kaçake ate kohe ishte
Levizje e masave te gjera popullore, ngase
mbronte interesat dhe aspiratat tona te
pergjithshme per liri e bashkim kombetar.
Nga vitet 1920- te Levizja Kaçake e Kosoves
kulmoi duke u bere e vetmja force reale ne
tabanin kombetar. Qeveria e Beogradit u
shtrengua qe te mos kursej forcat e veta te
xhandarmerise per te asgjesuar Azemin dhe
bashkeluftetaret e tij. Levizja e Kaçakeve
te Kosoves kishte orientim demokratik, per
kete meriten me te madhe pa dyshim se e
kishte Komiteti i Kosoves dhe personalitetet
qe drejtonin ate.
Krahas lufterave te nje pas njeshme qe
Azemni i bente kunder pushtuesit Serb, ai
denonte rende edhe hafijet e spiunet te
cilet po i sherbenin pushtuesit. Kete Azemi
edhe e kishte zbatuar ne disa raste, duke i
denuar bashkepunetoret e pushtuesit. Ne nje
rast ai kishte denuar nje te tille qe ishte
bashkepunetor i Kost Peçancit. Azemi kishte
marre te dhena te sakta se me 29 janar te
vitit 1919, Kosote Peçanci me nje tog
xhandaresh te regjimentit te 21-nje te
divizionit te Prishtines, do te shoqerohej
nga nje hafije shqiptar, te cilet do te
shkonin ne drejtim te Pejes, duke kaluar
neper Runik. Azemi Bejta me shoke i vune
prite ketij divizioni, duke e vrare hafijen
shqiptar, dhe duke lene te vrare po ashtu
edhe 29 xhandar Serb. Ky eshte vetem nje
episod nga dhjetera e dhjetera luftera e
perleshje te Azem Bejtes kunder forcave te
armatosura e pushtuese Serbe.
Azem Bejta bashkepunonte ngushte me shoket e
tij qe drejtonin masat popullore ne krahinat
te tjera te vendit sime Sadik Ramen e
Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf
Mehanin e Sanxhakut, Idriz Seferin
Morave-Gjilan, Kalosh Danin e Kerçoves etj.
Keshtu qe konsoliduan radhet e ne maj te
vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti diku
rreth 8.000 deri 10.000 luftetare e qe ne
aksionet e para prene lidhjet telefonike te
Mitrovices me rrethe tjera. Me 12 maj
Pashiqi ishte per vizite ne France dhe atje
e alarmojne nga Beogradi me ane te telegram
se: “ Popullata e Drenices me ne krye Azem
Bejten jane ngritur ne kryengritje dhe çdo
hap per te nderruar diçka, eshte i kote!”...
Kryeministri Pashiq i kthen telegramin
Qeverise se tij, ku thuhej: “te merren te
gjitha masat per ta shtypur popullin
shqiptar te rebeluar!”. Ketu shihet qarte se
qeveria serbe me kete deshironte te godiste
me te gjitha mjetet e veta luftarake koken e
levizjes Kaçake te Kosoves me ne krye Azem
Bejte Galicen.
Azem Bejten, hordhite serbe e rrethuan disa
here per ta likuiduar si ne: Abri, Radisheve,
Kotorr, Çiçavice etj. Por Azemi gjithhere
doli fitimtar. Veçojme rrethimin qe ju be me
1920 ne muajin shkurt ne fshatin Gradice.
Nje rrethim i hekurt, lufte e ashper qe
filloj heret ne mengjesin e asaj dite nga
forca te medha xhandarmerish serbe rreth 500
veta. Nga ana tjeter; Azemi me Mehmet Deline
e Radisheves, Fazli Beranin, Ajet çaushin e
dhjetera shoke te tjere rezistuan tere ate
dite te ftohte shkurti, madje duke i lene te
vrare armikut rreth 30 ushtar. Azemi me
shoke çau rrethimin duke i mbetur nje
bashkeluftetar i vrare, por edhe disa te
tjere te plagosur. Me veprime te matura e te
vendosura, Azemi arriti qe palen serbe ta
bindi se ka te bej me nje force reale me te
cilen duhet biseduar e dialoguar, pasi qe me
force nuk e shtypen dot. Si rezultat i tere
kesaj u njoh zona e lire e Drenices qe nga
populli ate kohe u quajt: “Arberia e Vogel”,
kjo marreveshje ndodhi ne qershor te atij
vit, madje kishte edhe nje mori zonash te
tjera te lira si ajo e Junikut, Hasit etj.
Si gjithmone, edhe kesaj radhe pushtuesi
serb veproi me prapaskene: Kushtet e
marreveshjes mbi “zonat e lira” ishin qe
prijesit te merreshin me qetesimin e rendit,
qe te mos merreshin me aksione te armatosura,
qe te respektohej marreveshja mbi “paqen e
zonave te lira” etj. Autoritetet e Beogradit
si Neshiq e Vujqiq u munduan qe me dredhi te
bisedojne edhe me udheheqesit e tjere te
çetave si me Mehmet Delin, Fazli Beranin etj.
Por pa sukses. Gjate kesaj kohe Azem Bejta
ngriti edhe kullen ne Galice dhe deri diku
respektoj marreveshjen mbi ate “paqe”...
Edhe perkunder ketij pasiviteti te çastit,
Azem gezonte autoritet te gjere tek masat,
sepse gjate gjithe atyre lufterave me
okupatorin Serb, ai kishte dale gjithmone
fitimtar dhe ishte treguar strateg i mire,
keshtu qe doli edhe fjala se Azem Bejta po
fluturon me kalin e tij, se eshte i pa
kapshem, se nuk e merr plumbi etj. Nderkaq
populli i thuri edhe kenge lavdie qe akoma
jane ne kujtesen tone kombetare.
Me dy trima qe i ka Shqipnija, si ka mbreti
as shtate krajlia. Azem Bejta Mehmet Delija,
me ta ne sherr ka ra Serbia...Gjate tere
kesaj kohe, Serbia bente plane e veta per
likuidimin e krye pareve te çetave dhe per
shtypjen e levizjes kaçake ne pergjithesi.
Keshtu qe perfitoj ne kohe e me armatimin me
te rende me 14 korrik 1924 rrethoj Galicen,
Lubavecin dhe Mikushnicen. Filloi nje lufte
e pabarabarte dhe e pa meshirshme. Pas nje
kohe, Azemi me disa shoke arrijne ta çajne
rrethimin, mirepo ne terheqje e siper ne
afersi te fshatit Mikushnice, Azemi goditet
rende nga nje plumb ogurzi, disa nga shoket
e tij vriten e shume te tjere i plagosen.
Shoket, Azemin e plagosur e marrin mbi supe
e diku sigurojne nje qerre me qe dhe marrin
rrugen ne drejtim te Gjurgjevikut e me tej
per te shkuar ne drejtim te Shqiperise se
pavarur, ku sapo kishte triumfuar
revolucioni demokratik i qershorit. Kete e
kishte deshiruar edhe Azem Bejta pasi qe
paraprakisht ishte njoftuar ne detaje nga
patriotet demokrat si Hasan Prishtina e
Bajram Curri. Shoket e Azemit me ane te disa
litareve e leshuan Azemin ne nje shpelle te
thelle rreth 30 metra dhe vdekjen e tij e
mbajten sekret para armikut. Ne kete menyre
nen emrin e Azemit, vazhdoj edhe per disa
kohe rezistenca e levizjes kaçake. Nderkaq
bilanci i egersise serbe mbi Arberine e
vogel ishte me pasoja te renda me mbi 75
shqiptare civil te vrare, qindra te plagosur,
mbi 123 shtepi te djegura e te bera rrafsh
me toke se bashku me to edhe Kulla e Azemit,
qindra bageti te grabitura me gjithe
pasurite tjera.
Nami per Azemin jetoi gjate edhe pas vdekjes
se tij. Levizja kaçake vazhdoi rezistencen
nen emrin e tij te prire nga Mehmet Deliu,
qe njihej me emrin Mehmeti i vogel se bashku
me Shoten duke dhene kushtrimin: Oooo prite,
prite Azem Galicen... Kujtimi per te do te
rroje per here. Azem Bejta me luften dhe
sakrificat e tij per çlirim kombetar, zuri
vendin e nderit ne faqet e historise sone te
ndritur e te shkruar sa e sa here me gjak.
Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistences
kunder armikut per liri kombetar, ishte dhe
mbeti prijesi i levizjes Kaçake gjithe
popullore.
P. S.
Edhe sot e gjithe diten ( qe mbi 15 vite),
prijesit tane, institucionet tona- nuk u
kujtuan qe per hir te gjithe kesaj sakrifice,
qe per hir te kesaj figure kaq markante, qe
per hir te veprimtarise te kesaj Levizjeje
çlirimtare te perkujtojne kete figure kaq
madhor me nje akademi solemne! Mbase Qeveria
ka pune e halle me te medha?! |
 |
|
Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
Tjera
interesante ne AlbaNur |
|
|
Where is Albania? |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|