Isa Boletinit, kjo figure markante, qe zene
vend te pa diskutueshem ne historine e
popullit shqiptare krahas atyre qe dhane aq
shume per lirine e atdheut tone si Hasan
Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali,
Idriz Seferi e shume te tjere. Isai u rrite
me arme ne dore, jetoi me te, dhe plot nje
jete rrugetoi me te drejt shtigjeve te
lirise. Isai, armet e lirise kurdo here i
kishte gati kunder pushtueseve tane. Lindur
dhe rritur ne Boletinin e tij te lashte, ne
nje familje me tradita atdhedashurie,
trasheguar nga gjyshi Murseli dhe i ati
Ademi, te cilet nuk kishin pushuar kurre se
reshturi per ?lirimin dhe bashkimin e tokave
shqiptare. Ne kushte dhe rrethana te
atehershme politike, ekonomike, por edhe
rrethana tjera te tradites u rrit, burrerua
dhe u kalit Isa Boletini i cili tere jeten e
vet ia perkushtoi atdheut.
Fuqite e medha Evropiane me vendimet e tyre
te mbrapshta, renduan edhe me shume poziten
tone, duke mohuar te drejten tone per
vetevendosje dhe duke ndare tokat tone ne
favor te shteteve fqinje! Mbledhja e zeze e
Shen Stefanit e pasuar me vone edhe me
Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku
i vune thikat mbi tokat tona, megjithekete,
populli yne liridashes kurre nuk u pajtua (
as sot), me fatin tragjik te ndarjes se
tokave shqiptare. Keshtu, nen trysnine e
ketyre rrethanave diktuese e renduese, edhe
Isai, me gjithe se i ri ne moshe, ju
bashkengjit rruges se perpjekjeve per ?lirimin
e atdheut me plot sakrifica. Ai per here te
pare me arme ne dore u ndesh kunder
pushtueseve tane ne betejen e Slivoves ne
vitin 1881, si te thuash, ai per here te
pare ndjeu eren e barotit, qe e percolli ate
tere jeten.
Isa Boletini mes figurave te medha te kombit
tone te cilet kaluan dekadat maleve dhe
dekadat metropoleve te diplomacive te medha
ne sherbim te ?lirimit te vendit tone, me
armet e lirise i goditi ne shtat lubite e
Hafez, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar
e Turgut Pashave, Sulltanet e Krajlet e
pangopur, nderkaq me armen e diplomacise,
goditen Porten e larte te Stambollit,
Serbise, Malit te Zi, Rusise... befasuan
Vjenen, Selanikun, Parisin, Bukureshtin,
Londren e deri ne Uashington! Isa Boletini,
luftoi pa kompromis kunder serbeve dhe
malazezeve tinezare, te cilet per ta thyer
Isane e sulmuan me dhjetera here, duke ia
djegur edhe kullen e tij rrafsh me toke...
Mirepo, populli yne e ngriti kete kulle e
ngriti dhe e beri
Edhe me te madhe se ishte. Isai, me
sherbimin e tij qe i beri atdheut, kullen e
tij e shnderroi ne kulle Legjende. Se bashku
me kullen, po rritej edhe emri dhe heroizmi
i Isait dhe i popullit shqiptare ne
pergjithesi, qe po vritej e pritej per
lirine e vet. Perpjekjet e nje pas njeshme
te armiqve tane te ndryshem, me dhelperi e
diplomaci per ta komprometuar Isain, duke i
ofruar atij ofiqe te larta, pasuri, flori,
toke e jete Pashai, sikur shkuan kot, pasi
qe Isai kurdohere ua priste shkurt dhe qarte,
duke iu thene :
"Une nuk kam dale malit per te miren
time, por per te miren e atdheut tim dhe per
lirine e popullit tim".
Me gjithe presionet dhe perpjekjet qe i bene
Isait, duke e mbajtur per disa kohe edhe si
lloj pengu ne Turqi, perpjekje keto te cilat
shkuan kot, nga se Isa asnje here nuk hoqi
dore nga lufta per ?lirimin dhe bashkimin e
tokave shqiptare. Ata provuan me te gjitha
joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos
Isait po ia mbushnin mendjen qe ai te
qendronte ne Turqi perhere?! Mirepo, jo,
Isai si gjithmone qete e me maturi, u
pergjigj qarte:
"Ju falem nderit per kujdesin? qe po
m'tregoni per mua, por ma i mire ashte per
mua Boletini im me ata gure e kepa, se sa e
tane Stambolla juaj?. Isa Boletinin,
lufta per liri te atdheut e beri strateg e
diplomat, ai artin luftarak e persosi me
pushke ne dore neper shkrepat e Kosoves
martire, aty ne sa e sa beteja te
pergjakshme perballe lubise Osmane dhe
intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e
diplomacise e mesoi nga tribuni Hasan
Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj.
Aftesia e Isait prej luftetari, dhe modestia
e tij me se njerezore e beri ate edhe me te
afert dhe me me ndikim tek masat e gjera
popullore, prandaj ai i organizonte ato
kurdohere dhe pa as nje kundershtim, thjesht
Isai posedonte dhunti prej luftetari,
strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej
tribuni popullor.
Isai kontribuoi fuqishem edhe ne pajtimin e
gjaqeve dhe ngaterresave tek populli yne, me
qellim qe te krijoje nje unitet sa me te
madh kunder armikut, dhe kete e beri duke u
nisur nga shembulli personal. Ne nje kuvend
qe e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar
shume burra te asaj ane. Isai verejti se aty
po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti:
Burrani, ku eshte Ahmeti?. I thane se nuk
kishte pasur guximin te vinte, nga se ia
kishte borxh gjaku! Ta sillni ketu me nje
here!- urdheroi Isai, duke shtuar:
"Gjak borxh sot na ka vetem anmiku yne,
ne jena vellazen e duena me u bashkue e me
dek per liri te vatanit... Ai qe mas sotit
ngreh pushke nder veti, ka me kene bash
hasmi yne!"... Isa Boletini, nder beteja
te pa rreshtuar e detyroi disa here porten e
larte qe te bej leshime. Ai e pengoi hapjen
e konsullates ruse ne Mitrovice, duke
likuiduar edhe konsullin e saj Grigori
Shqerbinin te cilin e vrau luftetari i
shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .
Ne pamundesi te pervetesimit te Isait,
xhonturqit i vune perpara nje sere sprovash
te renda, madje duke ia marre te dy djemte
peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palekundur
me kete rast u pergjigj:
"Jam ba gati qe te dy djemte e mi t'i bej
kurban per atdhe, por jo edhe me ia puthun
doren anmikut te popullit tim!"...
Isa Boletini se bashku me Idriz Seferin,
Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin,
Elez Hoxhen, Hasan Hyse Budakoven e shume
trima te tjere moren pjese ne dhjetera
beteja per shpetimin e atdheut, nder betejat
me te pergjakshme qe Isai qendroi pa tundur,
ishte ajo per ta mbijetuar gryken e
Carraleves. Ne kete beteje Isai tregoi
aftesite e nje strategu te vertete. Me 18
maj 1912, ne nje kuvend qe u mbajt afer
Vushtrrise, ku ishin tubuar edhe krere nga
Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe
vet sekretari personal i Ismail Qemalit,
Isai mbajti qendrim te prere:
"Asht i domosdoshem zgjanimi i kryengritjes sone ne tokat shqiptare,
sot nuk ka me ba sehir, te tane duhet me
luftue qe te clirohemi sa ma pare!"...
Isa Boletinin, lubite Osmane disa here e
rrethuan me qellim qe ta likuidonin, ate
kete nuk e arriten dot- ndodhte qe Isai edhe
plagosej ne lufte e siper, por qe kurre nuk
dobesohej morali i tij luftarak. Ishte i pa
thyer dhe shokeve u jepte kuraje si? e thote
edhe kenga popullore:?... Po i lidh plaget
me marame bini shoke ta bajme piskame jem
shqiptare s?dorzohna t?gjalle pa na ra
zjarmi ne qafe?. Me 1912 Edit Durham shkruan:
?Isa Boletini ishte nje udheheqes i mire, i
zgjuar dhe humanist i madh i cili donte
vetem lirine e tokave shqiptare. Luftetaret
e tij nuk urrenin popujt e tjere, thjesht,
ata deshironin lirine per popullin e vet?
...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes se
pavaresise se Shqiperise se cunguar, kur
mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori
flamurin dhe i doli vet perpara, duke i
thene:
"I madhi Isa, lufterat tuaja ishin baze e
perpjekjeve te mia per pavaresine e
Shqiperise!?. Ne prill te vitit 1913,
delegacioni yne mberriti ne Londer, ku po
zhvillohej Konferenca e ambasadoreve. A.
Herbert shkruan:
Isa Boletini ishte figura me piktoreske e
ketij delegacioni dhe e quajti ate Robin
Hudi shqiptar!?
Ne maj te ketij viti Isa Boletini u shpreh
qarte edhe kunder vendimeve te kesaj
konference duke ju thene:
? N?eshte se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt
ceshtjen e kufijve te tokave shqiptare,
Ballkani nuk do te kete kurre qetesi dhe per
kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe
do te luftojme perhere deri sa te clirohemi!?.
Ne kohen kur ushtria Austriake po pergatitje
per te pushtuar Podgoricen, forca te medha
policore malaziase te ndihmuara edhe nga
konsullata Franceze, tradhtisht e vrane Isa
Boletinin me 23 janar 1916 se bashku me dy
te bijte e dy nipat e vet si dhe me shoket e
tij: Hajdar e Idriz Radisheven dhe Nesim
Nimanin. Vrasja e pa bese ia nderpreu Isait
jeten ne kulmin e veprimtarise luftarake e
diplomatike, ishte vetem 52 vje?ar... Ai
sfidoi te gjitha kurthet qe armiqte ia
kishin pergatitur, dhe me guxim vazhdoi se
marshuari drejt rrugeve te lirise. Ai
kundershtoi fuqishem vendimet e pa drejta te
Konferences se Londres per copetimin e
tokave shqiptare ne dobi te shteteve
grabitqare fqinje. Ai thoshte:
"Une jam mire kur ashte mire Shqipnia!"...
Me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se
pavaresise se Shqiperise, ne 1962, shteti
Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero te
popullit. I tille ishte Isa Boletini,
pishtar i lirise dhe udherrefyes per brezat
e ri- Hero i popullit shqiptare! |