|
Shote Galica /
Qerime Halili 1895 - 1927 |
|
|
|
|
Shote Galica / Qerime Halili 1895 - 1927 |
|
Gruaja dhe nena
shqiptare, jo pak here u perball me ashpersite e jetes.
Mbi te rendoi pesha e shekujve te roberise dhe
varferise, pesha e kanunit dhe padrejtesise, kobi e
zia, loti dhe gjaku... Por, per asnje çast ajo nuk u
nenshtrua para sfidave te shumta gjate jetes.
Dinjitetin dhe krenarine e saj nuk e mposhti as
roberia shekullore e as goditjet e njepasnjeshme qe
ajo i mori nga ashpersite e jetes se rende e me plot
halle. Gruaja dhe nena shqiptare, ne vend te parfumeve
evropiane, perdori barotin, stolite e saja ishin
koburja dhe gjerdani me fisheke, ajo ishte dhe mbeti
ne sherbim te atdheut. Gruaja shqiptare si nene,
atdheut i fali nga shtate ushtare lirie, i fali nga
shtate zana mali, qe pushtuesit i moren gjak ne vetull
si: Teuta, Donika, Nora, Tringa, Shota..... e deri tek
Gjeve Lladrovci e diteve te sotme dhe pa dyshim
nenemadhja, nenelokja Zahide Jashari - nena e
Komandantit tone Legjendar Adem Jashari! |
Nenat tona, gatuan buken per çlirimtaret,
thuren çorapet qe te mos ngrijne ata, i
bekuan rruget e tyre te pergjakshme, i
puthen ata ne balle duke ua dhane uraten ne
rruget tona te veshtira, por te lavdishme te
lirise. Ato i vizituan bijte e tyre neper
syrgjynet otomane e kazamatet serbe, duke u
thene: ”Mbahuni bijte e mi, mos u ligeshtoni
para dushmanit, mbahuni per hater te vatanit!”...
Ishin keto fjalet e nenave tona, qe na dhane
force dhe bene qe populli yne te triumfoj
fuqishem mbi tmerrin shekullor te roberise,
mbi planet asimiluese, mbi planet
gjenocidiale qe pushtuesit tane i zbatuan
egersisht mbi popullin shqiptar. Nuset e
reja i priten trimat e tyre me vite te tera,
nga syrgjynet, nga internimet, nga burgimet...
e kuje nuk vune! Ato femijet nuk i lane
vetem e shpinen nuk ua kthyen per nje cope
dashuri. Jo, ato kete nuk e bene kurre, ato
u gjakosen krah burrave per kete toke te
zhuritur! Ato hyne ne histori me qendresen e
tyre, ato hyne ne kenge me bujarine e tyre,
ato u mitizuan per besnikerine dhe
sakrificat e tyre si Rozafa e kalase prej
guri, si Doruntina... E kur bijte tane u
kthyen te gjakosur nga lufta, fjala e nenes
ua mikloi plaget e tyre. Ato nuk lejuan qe
loti te iu shkoj ne faqet e tyre te ndritura-
jo as nje here!... O zot, po cilat nena ne
bote, jane me te sprovuara, me te forta, me
bujare se nenat tona? Ishte nena dhe gruaja
shqiptare ajo, qe i rezistoi te gjitha keto
dhe nuk u dorezua. Asaj, dhe vetem asaj i
dedikohen te gjitha, para se ciles populli
yne me respektin me te madh duhet te
perkulet deri ne gjunjezim - para qendreses
dhe heroizmave te NeNeS Shqiptare!
I gjithe ky respekt per nenat tona, sot
percillet ne emrin e nenes, ne emrin e gruas
dhe ne emrin e heroines sone kombetare –
SHOTE GALICeS, ky emer kaq i madh qe zuri
vend po aq te madherishem e lavdishem ne
historine tone kombetare. Emri Shote Galica
eshte emer nderi e krenarie, eshte emer
mburrje e emer lirie per te gjithe
shqiptaret kudo qe jane. eshte dashuri per
atdheun, pasion dhe inspirim i qindra
Shotave te reja qe rane me pushke ne dore
rreshtuar ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te
Kosoves. Ato luftuan per çlirimin e atdheut
- ashtu si Shote Galica dikur, dhe rane per
atdhe sa here e kerkoi domosdoshmeria e
lufta çlirimtare, ato rane me emrin e Shote
Galices ne goje!
Me rastin e tetedhjete vjetorit te vdekjes
se saj
Qerime Shote Galica e inspiruar ne bemat e
trimereshave shqiptare e bindur thelle ne te
drejten e popullit tone per te qene te lire
e vuri pushken krahut dhe per 12-te vjet me
radhe nuk u nda nga burri dhe
bashkeluftetari i saj Azem Galica, dhe nga
shoket e tij. Per 12-te vjet me radhe Shote
Galica luftoi kunder pushtuesve serbe,
austrohungareze e bullgar.
Shota e Radisheves, ishte moter e gjashte
vellezerve. Babai i saj Halili, ngase e
kishte te vetmen vajze, nuk e ndau nga
djemte e tij per asnje çast. E merrte me
vete neper kuvende e ndeja burrash, ku pati
fatin te shohe me syte e saj trimat e kohes
si: Isa Boletinin, Shaqir Smaken, Kamer
Loshin, Nak Berishen, Azem Bejten, Mehmet
Deliun, Shak e Ramadan Radisheven, Halit
Bajramin, Xheme Ternavin, Fazli Baranin,
Emin Latin - Mehen, Shaban Mikushnicen,
Bajram Zene Mehen e shume trima tjere. Neper
ato kuvende e ndeja merreshin vendime qe te
kerciste pushka mbi pushtuesin serb. Aty
edhe kendohej kenga e binte çiftelia per
trimerite e trimave tane. Shota i binte mire
çiftelise, si edhe çarkut te hutes. Kendonte
si zane mali, sa edhe te tmerronte me zerin
e kushtrimit:”Ooo, Prite, prite Azem Galicen,
o hejjj”...
Neper ato ndeja e kuvende Shota njohu Azem
Galicen, me te cilin u martua ne vitin 1915.
Ajo ne vend te rrobave te nuserise, veshi
rrobat e burrave, ne vend te pajes vuri
armen krahut dhe u be nuse malesh. Ne dasme
te saj ishin 300 krushq me 300 pushke krahut,
binin tridhjete lodra pernjeheresh, kercenin
300 malesore vallen e Kaçakeve te malit...
Shota qe nga ai çast nuk u nda me nga Azemi
dhe nga bashkeluftetareve te tij. Dhoma e
saj nuserise u be Çiçavica, stolite e saj
ishin gjerdani me fisheke rreth belit. Kjo
pra ishte Shota – gruaja shqiptare, qe nuk u
lodh e nuk u hamend kurre para jetes se
veshtire te malit, as para flakes se barotit,
as para renies e plagosjes se luftetareve te
lirise, as para masakrave qe benin xhandaret
serbe mbi popullaten shqiptare. Perkundrazi
morali dhe forca e saj sa vinte e po shtohej
e vetedijshme se liria e vendit nuk arrihet
pa u djegur ne flaket e luftes! E tille
ishte Shota dhe si e tille vazhdoi keto
rruge pa u luhatur, as edhe pas vdekjes se
burrit e shokut te jetes se saj Azem Galices.
Ajo merrte edhe vendime me vete. Kjo ndodhte
kur ishte larg Azemit, ne mungese te
komunikimit per shkaqe gjeografike, sidomos
kur Azemi ndodhej ne vise te ndryshme te
Kosoves, per çeshtje organizimi ose edhe ne
Shqiperi, per çeshtje armatimi e komunikimi
me forcat perparimtare e demokratike te
kohes si me Hasan Prishtinen, Bajram Currin
e te tjere. Nje hap te tille Shota e kishte
marre per likuidimin e nje zyrtari te larte
te Serbise. Ajo se bashku me Mehmet Deliun
dhe me dy tre shoke tjere, kishin hyre ne
zyre te eprorit serb, mu ne qender te
qytetit te Mitrovices!, dhe me dore te vet e
kishte vrare ate epror gjakpires, i cili
kishte bere sa e sa masakra mbi popullaten
shqiptare qe po perpiqej per lirine e vet.
Ajo i tha Azemit me pas: “E vrava Azem! E
vrava ne emer te nenave qe i ka lene pa djem,
ne emer te nuseve qe i ka lene pa burra, ne
emer te motrave qe ka lene pa vellezer, ne
emer te lirise se Kosoves!”... Azemi e
shikoj me butesi e dashuri, duke i thene: “
Mire ke bere moj burrnesha e maleve te
Kosoves duke e perqafuar dhe duke e uruar
per aksionin, ate dhe shoket. Shota, gjate
jetes se saj prej kaçaku te malit, ishte
ndeshur dhjetera here me pushtuesin serb.
Ishin dhjetera beteja ku kishin luftuar me
ore te tera, ne pozicione te ndryshme e
shume here te pavolitshme e te pabarabarta
ne armatime. Gati ne te gjitha rastet,
luftetaret e lirise kishin dale fitimtare,
megjithese edhe kishin pesuar edhe goditje
te renda me humbjen e shokeve. Kjo perballje
e Levizjes se Kaçakeve te Kosoves me
pushtuesin serb nuk ishte e shkurter,
prandaj per Shoten, Azemin dhe
bashkeluftetaret e saj ishin krijuar mite e
legjenda: Ishin perhapur fjale se Azem Bejta
bashke me gjokun e tij po fluturonte, ose se
kur therret Shota: “Oooo, prite, prite Azem
Galicen o heejjj” degjohej per tej shtate
malesh e kodrash, ose se Shota me nje dore
lufton dhe me tjetren i bie çiftelise dhe se
plumbat e saj kurre nuk shkonin huq, mandej
thoshin se Azemin dhe Shoten nuk i ze plumbi
i shkjaut etj...
Pas vdekjes se Azemit, Shote Galica u priu
luftetareve te lirise ne sa e sa aksione te
rrepta balle per balle me armikun. Ajo me
zerin e saj si zane mali, u fuste tmerrin
xhandareve kur jepte kushtrimin: “Ooo prite,
prite Azem Galicen, o heej”... Shota edhe u
plagos ne luftera, por morali i saj nuk u
thye asnjehere, keshtu duke u bere shembull
e krenari per ne. Shota ne rolin e nenes nuk
pati rastin qe te gezoj ledhatimet e djalit
te saj i cili i vdiq shume shpejt pas
lindjes, per shkak te kushteve te malit.
Mirepo Shota nuk ndenji indiferent kundrejt
kesaj ndjenje, ajo mori me vete ngado qe
shkoi femijet e shokeve te rene per liri te
Kosoves. Ajo per as nje çast, ata nuk i la
vetem, duke u bere nene e dyte e tyre
deri ne çastet e fundit te jetes se saj.
Shote Galica ne fundin e dimrit te vitit
1926, te nje dimri te ashper, e lodhur dhe e
dermuar e me zemer te plagosur, shoqeruar
nga Mehmet Deliu e me pak shoke te tjere,
kishin mesyre Shqiperine, duke e lene
Kosoven nen kthetra te pushtuesit serb, me
shpresen se do te ktheheshin me pranveren e
pare. Ajo u vendos ne katundin Shullaz te
Krujes. Me vete kishte edhe disa femije te
shokeve te rene, femije te mbetur jetim te
cilet Shota kishte marre persiper t’i rrite
dhe t’i edukoje me frymen atdhetare. Me
shpresen se do te gjente mbeshtetjen e
mbreterise se Ahmet Zogut ajo u zhgenjye
shume shpejt nga sjelljet e tij
mosperfillese. Si duket, Shota nuk e kishte
te qarte se kishin ndryshuar rrethanat, se
mbreti Zog ishte borxhli ndaj Krajlit te
Serbise i cili Zogun e kishte strehuar,
armatosur dhe kthyer nga hotel Bristoli i
Beogradit ne karrigen e mbretit te
Shqiperise! Keshtu duke e rrezuar te paren
Qeveri demokratike ne Ballkan - Qeverine e
Fan Nolit! Ne keto rrethana Krajli i Serbise,
pasi qe kishte demtuar rende pas 12 vjet
lufte Levizjen Kaçake te Kosoves se bashku
me prijesin e saj, Azemin, kishte kerkesa
shtese prane mbreterise zogolliane qe te
asgjesoheshin edhe rrenjet e kesaj levizje
ne Shqiperi ku Shote Galica i kishte nen
perkujdesje!...
Shote Galica e perballur me tmerrin e
varferise, rrethuar nga harresa, varferia,
mjerimi dhe inferioriteti i nje regjimi
mbreteror zogollian, i shkroi nje leter
mbreterise ne fjale: “ Une jam Shote Galica-
gruaja e Azem Galices, prijesit te Levizjes
Kaçake te Kosoves. Gjendem ne katundin
Shullaz te Krujes , kam dhe kater femije
jetim me vete. Jane femijet e luftetareve te
vrare per çlirim te Kosoves. Jam e
shtrenguar te ju ve ne dijeni se jam duke
vdekur nga uria se bashku me femijet jetim!”...
Shota, po ndeshej me vdekjen dhe vdekja e
saj ne ate moshe kaq te re, me shume pati
per pasoje moskujdesin njerezor ndaj saj, ky
moskujdes i nje regjimi mbreteror
antikombetar kurorezoi kushtet e nje vdekje
te parakohshme dhe te pa natyrshme te nje
gruaje qe quhej Shote Galica e cila kishte
vetem 32 vite!...
Shote Galicen, shteti shqiptar e shpalli
Heroine te Popullit, ia ngriti bustin e saj
dhe ia rregulloi edhe varrin. Sot ne kohen e
“demokracise” varri i saj eshte ne gjendje
te mjerueshme siç ishte edhe ajo vet ne prag
te vdekjes se saj ne vitin 1927. Nderkaq per
bustin e saj nuk ka kurrfare te dhenash se
ku eshte tretur?! Qeveria e Kosoves, si ajo
ne nivel qendror, po ashtu edhe kjo ne nivel
lokal te Vushtrrise, as kane vrare mendjen
deri me sot ne menyre qe eshtrat e Shote
Galices t’i kthejne ne vendlindjen e saj, me
ne fund pas 80 vitesh te prehet edhe ajo e
qete prane varrit te Azem Galices, burrit
dhe bashkeluftetarit te saj dhe prane kulles
e cila po ashtu mungon edhe sot!
A thua valle edhe Qeveria e Kosoves,
pandergjegjshem po shnderrohet ne nje Qeveri
mosperfillese e kaq inferiore, per te mos
thene zogolliane perballe Deshmoreve dhe
Heronjve tane kombetare te cilet mbeten
harruar e shkaperderdhur balterave e
moçaleve te hapesirave tona gjeografike?!
Qerime Halil Radisheva – Shote Galica vdiq
me 1927. Kush vuajti me shume se nenat tona,
kush i dha lirise dhe popullit tone me shume
se ato? Kjo pra ishte Shote Galica – gruaja
dhe nena shqiptare te cilen me pietet do ta
kujtojme perjete e mot!
|
 |
|
Nëse keni shkrime historike, postoni në AlbaNur Forum! |
|
|
|
|
|
Tjera
interesante ne AlbaNur |
|
|
Where is Albania? |
 |
Albania is located in the western part of the Balkan peninsula. It
borders the former Yugoslavia (Serbia - Montenegro) and
Kosova
in the north and the east, (FYR of)
Macedonia in the
east, and Greece in the south. It has access to the
Adriatic and Ionian Seas in the west. From the Strait of
Otranto, Albania is less than 100 km (60 miles) from Italy.
The country covers a total of 28,000 squared kilometers
(11,000 squared miles) and its population is 3.3 million. |
|
|
|
|
|
|
|
Advertising your business using the
internet and the World Wide Web is not just about pretty
pictures on a computer.
AlbaNur reaches the whole
Albanian community throughout the
world in real time. Many of our visitors are from Europe &
America, however there is growing traffic from our homeland
in the Balkans as there become more internet users. We
strive to have the most up to date local and global issues
important to Albanians, to ensure our continued success.
E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can
advertise your business at "AlbaNur". |
|
|
|
|
|
|