|
Sa shpejt iken vitet, por heroizmat mbesin te fresket ne
kujtesen tone, sikur te kishin ndodhur sot… Nje heroizem
te tille na e la qe ta kujtojme ne dhe brezat qe do te
vijne pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha.
Ishte 13 maji i vitit 1981. Ate pranvere e tere Kosova
ishte ngritur ne kembe dhe po kerkonte lirine e vet, te
drejtat e veta qe shkeleshin me dekada e shekuj nga ata
qe ishin ulur ne kolltuke prej pushtuesi. Renia e
dhjetera te rinjve ne zemer te Kosoves per lirine dhe te
drejtat qe kerkoheshin, ngriti me mijera te tjere ne
kembe. Studente, punetore, te rritur e te moshuar, bujq
e arsimtare, nxenes e pensioniste, ishin ata qe me zerin
e tyre tunden themelet e ish Jugosllavise pushtuese!
Ne Drenicen heroike, heroizmi perseritej edhe njehere.
Edhe njehere Drenica po i bente balle gjithe asaj
makinerie ushtarake te pushtuesve serbosllave. Trimi
Tahir Meha ishte fortifikuar ne kullen e vet, si dikur
Oso Kuka ne kullen e barotit dhe po priste momentin e
duhur per t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat
shqiptare kane zot! Heroizmi i dites se 13 majit do
behej simbol i kushtrimit te lirise dale nga grykeholla
e Tahir Mehes, kushtrim ky qe pushtuesit serb i tha me
se qarte se ketu eshte taka e bijve te shqipes!...
Na ishte nje here edhe nje 13 maj, dita e themelimit te
milicise jugosllave. UDB-ja deshironte qe kete feste ta
shenonte si fitimtare duke e zene Tahirin e shume
kerkuar per ta derguar ate me pas ne Beograd si trofe
per triumfin mbi rebelimin e shqiptareve te “padegjueshem”.
Pushtuesi kishte planifikuar lavdine e ketij aksioni qe
do te forconte imazhin e njesitit special te milicise se
UDB-se, dhe qe do te festohej shume ne qarqet e atjeshme
te Beogradit, se me ne fund e zume Tahir Mehen te gjalle!...
Mirepo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bere syrin pishe
dhe gjoksin dige ate pranvere te lulekuqeve te Kosoves.
Atij i ishte shtuar edhe me shume forca dhe vendosmeria
per te luftuar per atdheun tone te shumevuajtur, per te
perkrahur me sakrificen e tij me sublime ngjarjet e asaj
pranvere, per t’u bashkerenditur ne radhen e deshmoreve
te kombit tone te pavdekshem, duke kaluar keshtu ne
perjetesi.
Kjo rruge e qendreses aktive pa dyshim se mori edhe
haraçin e vet, mirepo nuk kishte se si te behej ndryshe:
Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkes se lirise te
Tahir Mehes, me vone i lidhi ne kushtrim
gjitheperfshires pushket e shumta te Ushtrise Çlirimtare
te Kosoves te cilat quan ne vend amanetin e Tahirit dhe
te qindra deshmoreve tjere. 13 majin, diten e milicise
jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmeri. Po
me trimerine dhe heroizmin e Tahir Mehes lindi 13 maji i
ri, dita e kushtrimit te pushkes se lirise per Kosoven.
Ishte kjo pothuaj pushka e pare kaq e zeshme qe pas
Luftes se Dyte Boterore, qe u shkreh hapur e publikisht
kunder pushtuesit jugosllav nga nje shqiptar bujar e
atdhedashes siç ishte Tahir Meha i Prekazit!
Tahir Meha me baben plak, bace Nebihun, i detyroi
pushtuesin qe ne fushebetejen e Drenices te nxjerrin nje
arsenal te tere armatimi, qe ta kishin ne dispozicion
ushtaret e milicet e saj, te cilet po perballeshin me dy
burra trima te Drenices. Edhe gjithe ata numra ushtaresh
e milicesh, prape nuk mjaftuan per te mposhtur dy trima
shqiptare te Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe
njesitet rezerve te mobilizuara enkas per kete rast!
Edhe helikopteret u desh te sillen ne qiellin e Drenices
ate dite. Nje shtet i tere ishte ngritur ne lufte kunder
Tahirit dhe babait te tij mu ne zemer te Prekazit
legjendar!...
A nuk ishte kjo nje nder goditjet me te renda qe po
merrte ish shteti i Jugosllavise? A nuk e vuri ne loje
Tahiri Meha me baben plak nje shtet te tere çfare ishte
Jugosllavia e atehershme, makinerine dhe strategjine
luftarake te atij shteti? A nuk e hodhi per toke moralin
e maskuar te atij sistemi mbi gjoja barazine e popujve
qe aq shume e trumbetonin edhe ish lakenjte e LKJ-se?!
Ketij arsenali te tere armatimi, Tahir Meha me baben
plak i rezistoi per me se 20 ore. Tahiri me bace Nebihun
qendruan te palekundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha
luftonte dhe kendonte pernjeheresh: “O Shqipni mos thuaj
marova, se bijt tu oooo jane te gjalle!”...
Qendresa e Tahirit i dha fuqi e guxim te pashembullt
popullit shqiptar ne ate pranvere te pergjakur drejt
pergatitjes per lufte te metejme shumedimensionale
kunder pushtuesit serb. Ai beri te ditur edhe njehere se
me serbin nuk ka zgjidhje tjeter dhe kjo zgjidhje e
imponuar eshte vetem lufta. Pushka e Tahir Mehes la te
vrare 13 majin e pushtuesit dhe ngriti nje 13 maj
shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin per lufte te pa
kompromis ndaj te gjithe atyre qe kishin shkelur tokat
tona me çizme ushtarake. Ata dhane shembullin personal
se shqiptaret e duan lirine me shume se jeten, prandaj
edhe flijohen per te!
Tahiri nuk e beri luften per emer e nam, per kenge e
histori, por emri, nami, kenga e historia linden ne
themelet e kulles se tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha,
ishte bashkeluftetar i Azem Bejte Galices ndersa babai i
tij Nebihu ishte bashkeluftetar i Shaban Polluzhes, dhe
me vone i vellai i Tahirit, Beqiri qe ishte i perndjekur
politik, u rreshtua ne radhet e UÇK-se, ai luftoi edhe
ne emer te te vellait Tahirit, dhe ne emer te babait
Nebihut, dhe ra me pushke ne dore per tokat shqiptare -
deshmor i kombit! A ka diçka me madheshtore, diçka me
hyjnore, diçka me fisnike e fascionuese; ne altarin e
lirise se atdheut u fljiuan tre breza me radhe; Gjyshi,
babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e nje
familje atdhetare te deshmuar kombetarisht, idealin dhe
misionin e se ciles ishte i obliguar ta shpie perpara.
Tahiri e deshi jeten si edhe te tjeret por mbi te gjitha
ai e deshi lirine e atdheut te vet per te cilin edhe u
flijua me heroizem te papare!...
Sot edhe pas 26 viteve te renies se tij, shtrohet pyetja:
a i kemi kryer obligimet ndaj Deshmoreve te Kombit dhe
familjeve te tyre, ne te gjallet?...
Mbi muret e rrenuara te kulles kala te Tahir Mehes, ende
nuk u ngrit kulla legjende e tij, edhe pas 26 vitesh! Qe
nga Ternavci ne veri te Prekazit, duke kaluar prane
kulles tjeter legjende te Ahmet Delise e deri te shkolla
e fshatit, per te vazhduar me tej tek rrenojat e kulles
se Tahir Mehes e me pas tek kulla e Shasivar Alise! Pra
edhe sot mungon nje shirit asfalti, qe per vizitoret dhe
per vete vendesit, rruga ekzistuese thuajse eshte e
pakalueshme. Kjo rruge rreth 5 kilometershe do te thote
shume per bashkefshataret e Tahirit, e padyshim se kjo
do te thote shume edhe per historine tone kombetare!
Edhe sot, pas 26 viteve, mungon nje rruge a nje objekt
tjeter shoqeror qe do ta mbante me respekt emrin e
Tahirit! Edhe sot, mungon nje shtatore a bust per
Tahirin e Nebihun ne oborrin e kulles se tyre legjende!...
Tahir Meha, babai i tij e dhjetera deshmore te tjere, qe
jane mburrja jone, kane mbetur pa nje status dhe kujdes
institucional te institucioneve qe u ngriten mbi gjakun
e tyre. E si per ironi perfaqesuesit e institucioneve
tona, kur vjen marsi, maji, nentori... keta vihen ne
radhe, e vihen ne gare se kush do te shkoje me pare tek
varrezat e deshmoreve tane per bere nje perkulje krejt
servile e indiferente! Perfaqesuesit e institucioneve
tona, nuk i vret ndergjegjja fare per obligimin e
papermbushur perballe Tahir Mehes dhe dhjetera
deshmoreve tjere. Mos te harrojme se ata nuk rane per
dekorata, as per tituj, as per pozita politike. Ata rane
thjeshte per lirine e atdheut, duke vene jeten e tyre ne
themelet e forta te Shqiperise e cila pa dyshim se do te
behet nje dite. Nuk ka çmim tjeter qe shpaguan
sakrificen e tyre me sublime ne sherbim te atdheut
perveç lirise dhe bashkimit kombetar!
|