|
Muzika si art i zėrit, qė mė vete pėrfshin njė
ngrehinė tė tėrė artistike, mundėt ta ketė
ekzistimin e saj nė vetvete nga natyra dhe nė
natyrė. Arti muzikor ėshtė i destinuar tė jetė i
pranueshėm nga organėt e dėgjimit . Eshtė njė
formė e komunikimit nė mes individėve tė njė
bashkėsie tė njejtė gjė qė muzikėn e bėnė art
universal.
Kėngėtari Ilir Shaqiri, me zėrin e tij vite tė
tėra e ka joshur publikun shqiptar jo vetėm tė
Kosovės, por edhe tė pjesėve tjera tė Atdheut.
Ēuditėrisht, Iliri Shaqiri, asnjėherė tė vetme nuk
e ka provuar tė kėndon kengė tė cilat dalin nga
kornizat e kėngės sė mirėfilltė shqipe. Iliri e ka
ruajtur stilin e tij duke u pėrpjekur qė gjithnjė
ta kultivojė dhe pėrsos atė deri nė maksimum.
Dėgjuesi, respektivisht shikuesi , posa tia
dėgjon tingujt e parė tė zėrit tė tė tij,
mėnjėherė do ta identifikojė Ilir Shaqirin. Ky
identifikim nuk vjen se Iliri ka shumė paraqitje,
jo, por se Iliri ka stil tė veēantė tė tė
kėnduarit, qė askė nuk e lenė indiferent. Ka njė
zė tė thellė madje qė i pėrshtatet tekstit dhe
melodisė. Ka shumė kėngėtarė tė shkelqyeshėm tė
cilėt nuk arrijnė tiu pėrshtatėn teksteve qė i
kendojnė. Njė ndėr ta sa pėr ilustrim mund ta
permendi G.N. interpretuesin e kėngės « NDardani
bjen njė tupan ». Nė fillim tė karierės sė tij ,
kėngėtari (edhepse u afirmua permes kėsaj kėnge),
tani me kalimin e vjetėve zėri i tij ka marrė
ngjyrė tjetėr dhe kėngėn e tij mė nuk arrin ta
bėjė tė dashur pėr publikun e gjėrė, siē e kishte
pėrvetėsuar nė ditėt e adoleshencės ndoshta.
Muzika e Ilir Shaqirit ngjallė emocione
Kėngėtari Iliri Shaqiri i pėrshtatet temės qė e
trajton teksti i tij dhe kėtė pėrshtatje ia bėnė
tėrė strukturės sė rrėfimit, duke e plotėsuar,
pėrveē zėrit, edhe me gjestet dhe mimikėn e tij.
Kėngės sė tij, Iliri Shaqiri i jep dramacitet. Ky
lloji dramaciteti nga teksti kalon nė thellėsin e
shpirtit tė Ilirit e pastaj depėrton nė shpirtin e
dėgjuesit.
Opusi i gjėrė i kėngėve tė Iliri Shaqirit
kryesisht ėshtė i pėrbėrė me temėn e
atdhedashurisė dhe secila prej kėtyre kėngėve tė
kėtij zhanri ėshtė pritur me admirim nga dėgjuesit.
Situatės politike nėpėr tė cilėn ka kaluar populli
ynė, tė rrallė janė kėngėtarėt tė cilėt i kanė
kushtuar rėndėsi. Disa kėngėtar kanė menduar se
ajo gjendje do tė jetė e pandryshueshme madje e
pėrjetshme dhe nuk e kanė prek kėtė temė, por
shumė tė kėrkuar nga masa popullore. Ēdo formė e
komunikimit muzikor e ka nevojen e saj pa tė cilėn
nuk do tė kishte as edhe rrėfimin. Secili rrėfim e
kėrkon kompozimin dhe zėrin adekuat nga varėt
suksesi apo mos suksesi i kėngės. Me gjithė disa
kėngėtarė eksperimentues , tė cilėt me tentimet e
tyre e ēoroditin melodinė e bukur shqipe, Iliri
Shaqiri nuk ka nevojė tė bėjė eksperimente tė
tilla qė ti pėrshtatėt tregut tė tezgave
shqiptare , sepse kėngėt e tilla janė tė
pėrkohshme ndėrsa kėnga e Iliri Shaqirit do tė
qėndrojė edhe pėr gjeneratat e ardhshme.
Vetėm ajo qė reziston ėshtė e qendrueshme
Kriza aktuale, qė e ka pėrfshirė Kosovėn me
muzikėn « tallava », nuk e pengon dhe nuk e dėmton
aspak kėngėn e Ilrir Shaqirit, pėrkundrazi e
forcon edhe mė shumė. Vetėm ajo qė reziston ėshtė
e qėndrueshme. Ēdo gjė tjetėr qė vjen shpejt edhe
tretėt pa gjurmė, e shumė shpejt bashkė me tė do
tė harrohen edhe kėngėtarėt e muzikės ēoroditėse
qė nuk i pėrngjan as asaj rome e as shqiptare.
Ilir Shaqiri na jep vizionin e tij pėr botėn
shqiptare e nė veēanti atė tė luftės, ku shpalosėn
trimėritė e bijėve tanė, rrėfehet guximi i
djelmoshave kosovarė nė luftė kundėr okupuesit,
heroizmat e atyre qė ranė nė altarin e lirisė
Kudo nė kėnget e Ilririt dominon : flamuri, liria,
guximi,trimėria, heroizmi dhe mburrja e tė qenit
shqiptar gjė qė kėtė veēori nuk e kanė tė gjithė
kėngėtarėt. Nga kjo nuk duhet tė nėnkuptohet se
Iliri u bė i njohur pikėrisht pse i kendoi lirisė.
Jo. Ilrin e bėri tė njohur zėri i tij dhe
interpretimi besnik dhe i sinqert i tekstit tė tij.
Kėtu qėndron madhėshtia e Ilri Shaqirit.
Ilir Shaqiri i kėndoi edhe dashurisė dhe,
natyrisht, qė edhe nė kėtė aspekt ky kėngėtar do
tė shkelqejė, e kėnga e tij do ti ledhatojė
zemrat e tė dashuruarve. Edhe nė zhanrin e kėngėve
tė dashurisė Iliri do tė ruajė origjinalitetin e
tij dhe gjithnjė duke iu pėrmbajtur stilit tė tij
tė veēantė.
Ilir Shaqiri kengės sė tij i jep shpirt
Po tė dėgjohen kėngėt e Ilir Shaqrit me vėmendje,
dėgjuesi do tė emocionohet deri nė atė masė sa
edhe tė derdhi lot, siē janė kėngėt pėr luftėtarėt
e lirisė ose kėnga e tij pėr shqiptarin qė jeton
nė Stamboll. Madje kjo e fundit ėshtė kėnduar edhe
nga disa kėngėtarė tjerė nė zė, siē ėshtė
kėngėtari S.K., por me tė ky tekst nuk e kishte
forcėn magjepsėse artistike qė ia jep Iliri. Duke
e dėgjuar Ilirin, dėgjuesi ka pėrshtypjėn se
ndodhet para situatės qė rrėfehet nė tekstin e
kėngės. Secila kėngė e tij na e jep njė tabllo
filmike tė ngjarjeve.
Ilir Shaqiri kėngės se tij i jep shpirt dhe
sutatat i ringjall e madje ia afron dėgjuesit,
duke depėrtuar nė thellėsinė e shpirtit tė tyre.
Kėngėt, nėn interpretimin e Iliri Shaqirit, e
marrin forcėn magjike qė e tėrheqin dėgjuesin.
Madje, po qė se paraqitet nevoja edhe drejt
vdekjes, siē ishte rasti i ushtarėve tė Ushtrisė
Ēlirimtare, tė cilėt nėn jehonėn e zėrit tė Ilirit
iu vėsuleshin forcave tė armikut. Pra, kėnga e
interpretuar mirė tė pėrvetėson e tė ēelikos
varėsisht nga tema qė trajtohet dhe cili e kendon.
Mendoj se Ilir Shaqiri ėshtė i lindur pėr muzikė
dhe muzika e lindur pėr Ilirin. |