|
Muzika popullore para se gjithash ne vende te
indusitrializuara mund te definohet si muzika me
konsumuese. Lloji-llojshmeria e saj , bene qe mund
ta gjejme ne kulturen e çdo popullit te botes.
Termi i muzkes popullore e ka nje definicion shume
te zgjeruar qe fillimisht mund te merret per çdo
zhaner muzikor, perveç muzikes klasike.
Definicioni i muzikes popullore evuluon rreth
shekullit XIX , duke e perjashtuar tashme muziken
folklorike gjegjesisht muziken tradicionale, siç
mund te quhet sot. Muzika popullore e ka nje
specifik te veçante prej zhanreve tjera, sepse ajo
ka aftesi te pervehteson burime te ndryshme te
muzikes tradicionale e madje poashtu edhe te
pasurohet nga zbulimet teknologjike te
regjistrimit dhe te trajtimit, per rregullimin e
zerit si psh muzike elektronike.
Perfaqesuese e denje e muzikes autoriale
Kur te flitet per muziken popullore e veçanerisht
ate te Atdhedashurise, guximit, heroizmat e
luftetareve te lirise, mençurine e Rilindaseve
automatikisht ne mendjen tone ne menyre instiktive
na kujtohet figura dhe zeri i embel i kengetares
Shkurte Fejza.
Siç eshte e njohur se muzika popullore nganjehere
ndahet ne tri rryma : muzika e varietetit, muzika
autoriale dhe kenga e tekstit. Shkurte Fejza i
takon rrymes se muzikes autoriale qe ne fakt ky
lloji i muzikes bazuar ne permbajtje eshte gjithne
bartes i mesazhit politik ose filozofik dhe qe
perfaqesohet nga kengetaret e njohur boteror : Bob
Dylan, Georges Brasens, Woody Guthrie etj.
Shkurte Fejza ,me nje repertor tanime te madh, e
ka krijuar imazhin e saj te nje kengetare te
“angazhuar” dhe plotesisht te denje qe nder
shqiptaret te mbetet pergjithnje perfaqesuese e
ketij zhanri muzikor, siç mbeten kengetaret e
siperpermendur per vendet e tyre.
Kjo kengetare qe hapat e pare i ka filluar ne
moshe relativisht te re, ne fillim pavetedije ia
ka ngarkuar vetes barren me te rende qe te nisi
dhe te mbetet perfaqesuese besnike e muzikes
popullore, aty ku yjet klasik te ketij zhanri e
lane, Shkurtja e vazhdoi.
Shtrohet pyetja se kjo kengetare e vazhdoi aty ku
tjeret e lane, apo kjo beri hapa me tutjeshem ? Ne
fakt, po te analizohet menyra e interpretimit te
Shkurte Fejzes, ne fillim te karrieres se saj do
te shohim se edhe aso kohe, kjo kengetare nuk
ishte larg yjeve muzikore te asaj kohe. Shume
shpejt Shkurte Fejza do e perfeksionon
interpretimin per t’u barazuar e per t’i tejkaluar
disa yje te asaj kohe. Brenda nje periudhe te
shkurter kohore, Shkurte Fejza sikur e kishte
kuptuar se kenga ishte frymezimi i jetes, e vete
jeta kenge.
Kenga si mesazh dhe inspirim per vetedijsimin
kombetar
Krijimtaria artistike e shprehur ne
poezi,tregime,romane, pikture, balet, teater,
film, kenge etj deri ne vitin 1981, ne vete bartte
idene e çlirimit kombetar. Si ne artet tjera,
poashtu edhe ne muzike shprehej dashuria per
Atdheun, u kendohej trimave qe u flijuan per liri,
e ne ato vite nuk kishte shqiptar qe nuk i dinte
refrenet e kengeve patriotike siç ishin vargjet :
« Per ku jeni nisur o burra ? Vendin ta çlirojme !
», ose « Bajram Curr o Bajram Curr , emri yte
s’harrohet kurre ! » , apo « Kjo fusha Kosoves oj
nane gropa gropa, une po shkoj ushtar oj nane m’ka
thirre Enver Hoxha » , e shume kenge tjera, te
cilat evokonin trimerite i bijve dhe bijave tona.
Ne keto rrethana qe jane te pakrahasueshme me
aktualitetin e sotem, ne skene doli, u zhvillua
dhe u ngrit Shkurte Fejza , e cila po futej ne
eliten e emrave te njohur te muzikes sone. Po
ngritej per te mos zbritur kurre. Gjate atyre
viteve, zeri i Shkurte Fejzes ishte bartes i
mesazhit te shkyerjes se territ dhe ardhjes se
lirise. Ky ze i perfitonte spektatoret deri ne ate
mase sa ata binin ne trans dhe ne ate gjendje
digjnin kemishat e tyre. Nje gje e tille ishte
pare vetem me ndonje kengetar qe vinte nga
Shqiperia e shume shpejt zeri i Shkurte Fejzes do
te behej inspirim per ringjallje te vetedijesimit
kombetar.
Edhe me vone, kenga e Shkurte Fejzes do te behej
moto per Atdhedashurine dhe do t’i rriste zemrat e
çdo shqiptari kudo qe ishte ai. Vargjet
antologjike : « Oj kosove oj nana ime/ Ndonse jam
i merguar / Dashnin tende zemara ime / Kurre se ka
harrue », do te ndikojne qe secili shqiptar me
mburrje te tregon se eshte nga Kosova. Jane vargje
qe zeri i Shkurtes dhe interpretimi i saj besnik e
origjinal, do ua shton bukurine artistike dhe
ketyre vargjeve do u jep shpirt. Me jehonen e
kesaj melodie shumekush do i bashkohej luftes dhe
ne lufte vedkja ishte me lehte per ata qe rane me
jehonen e kesaj kenge dhe kengeve tjera si ajo e
Iliri Shaqirit apo e Arif Vladit.
Mirepo, me perfundimin e luftes ne Kosove
kengetarja e jone Shkurte Fejza, nuk do e ndali
hovin e saj per ta dhene kontributin ne melosin
popullor. Ne repertorin e kengeve te Shkurtes do
te hasim kenge neper te cilat parakalojne figurat
me eminente te komandateve te luftes, duke filluar
qe nga komandanti legjendar, Adem Jashari, e deri
tek luftetari me i fundit qe kishte lene gjurme
trimerie gjate luftes e deri ne Mitrovicen e ndare.
Kenget me permbajtje te tille Shkurte Fejzen do ta
lartesojne ne piedestalin e kenges shqipe.
Lirshem mund te thuhet se Shkurte Fejza eshte
perfaqesuese e denje e muzikes popullore, e cila
kete zhaner e ka avansuar (bashke me disa
kengetare e kengetare tjera secili ne menyren dhe
stilin e tij).
Bazuar ne zhvillimet e shpejta te muzikes (si «
tallava » « Rhythme and blues », « R.&.B » etj,
eshte droje se Shkurte Fejza me disa tjere do te
mbesin besniket e fundit te perjetshme te muzikes
popullore
|