|
|
|
Guximi
intelektual i nje krijuesi |
 |
Albin Kurti aktualisht eshte nder emrat me
te shquar te publicistikes shqiptare te
ketij shekulli. Me shkrimet e tij
sistematike, koncize, te matura dhe para se
gjithash largpamese, ben qe Albin Kurti te
rreshtohet ne majat e larta te elites
intelektuale shqiptare. Praktikisht, Albin
Kurti jo vetem qe nuk eshte i rreshtuar ne
ato lartesi intelektuale, por perkundrazi
shqelmohet nga te gjitha anet per te mos
arritur majen, gje qe lufta e tij
intelektuale do na perkujton mitin per
Sizifin. Vetem per pak çaste perpiquni ti
rikujtoni momentet me dramatike te çeshtjes
shqiptare dhe daljen ne skene te Albin
Kurtit.
Viti 1997. Nje djalosh kaçurrel e flokegjate.
Nje djalosh i mbushur plot pezem e vrer
kunder atyre qe burgosnin dhe vrisnin
shqiptaret. Nje te ri me syshqiponje, i
revoltuar jo vetem me politiken e sistemit
okupues, por edhe te politikes nenshtruese
te faktorit te brendshem. Nje djalosh qe
çlirimin e atdheut e donte me shume se jeten
e tij, e ky ishte Albin Kurti.
Figura e tij ishte fascinuese per popullin
shqiptar te roberuar me shekuj. Dalja e tij
ne skene ishte shpresedhenese per shpirtrat
tane te roberuar, qe deri asokohe predikohej
politika nenshtruese. Me ne fund zeri i
rinise kosovare po dilte ne skene i
artikuluar e jo konfuz, siç ishim mesuar te
degjonim zere, qe nga mbledhjet e ndryshme
ku thuhej ne komunikata te tyre partiake se
e kishin denuar ashper dhunen serbe, me
fjale ashper kishin denuar vrasjet e bijve
dhe bijave tona, e menjehere pas nenshkrimit
te komunikatave ia shtronin darkave dhe
ahengjeve ne restorante me te njohura. Zeri
i Albin Kurtit ishte ndryshe nga zerat
partiake, e asokohe parti politike kishte po
aq sa kemi edhe sot. Gjate atyre viteve,
edhe pse ishte sistem pluralist, mbreteronte
ideja e mendimit monist. Te jepje mendime
ndryshe nga çthoshin lideret e asaj kohe
ishte vetevrasje politike. Ishte vetem
vetevrasje politike?! Jo. Ata qe mendonin
ndryshe nga lideret e asaj kohe, siç qe
dalja ne skene e UÇK-se, protestat e Unionit
te studenteve etj, konsideroheshin si te
nxitur nga Serbia dhe njerezia fillonin ti
urrenin. Nuk dihej kujt ti besohej: atyre
qe thoshin se Kosova do te çlirohej pa asnje
fishek te zbrazur, apo atyre qe zbraznin
fisheke dhe luftonin kunder forcave te
armikut. Albin Kurti rreshtohej ne anen e
atyre qe luftonin per ti shkeputur prangat
e roberise. Ky rreshtim natyrisht qe do ti
kushtonte shtrenjte ne te gjitha aspektet,
siç u kushtoi te gjithe atyre qe i kapen
armet dhe atyre qe me forma te tjera
ndihmuan luften.
Njeriu qe ua prishte rehatine
Albin Kurti konsiderohej si njeri qe me
Levizjen studentore po ua prishte rehatine
pashallareve qe ishin mesuar te rrugetonin
ne udhetime zyrtare, per te mbledhur haraçin
e diaspores, ua prishnin rehatine tregtareve
te medhenj qe kishin lidhur miqesi dhe
jarani me tregtaret serbe, ua prishnin
rehatine edhe tregtareve te vegjel si:
butikeve, restoranteve e kafeneve ku zihej
politika me shume se ne selite partiake.
Çishin ato deklarata te Albin Kurtit, qe
thoshte se vetem me lufte armiku mund te
largohet, peshperitej kafeneve dhe selive te
partive politike te regjistruara ne Beograd.
Lufta eshte shkaterruese, thoshin ata duke u
mbeshtjelle ne tymin e zymte te duhanit dhe
eren e shlivovices. Me lehte ishte te
mbeshtillesh me tymin e duhanit e te flisje
kunder Albin Kurtit se te flisje kunder
sistemit okupues. Te flisje kunder Albin
Kurtit, selite e partive politike te çmonin,
te quanin militant dhe luftetar besnik te
partise. Sa me shume te flisje kunder Albin
Kurtit dhe Unionit te studenteve, shquheshe
per besnikeri e devotshmeri partiake qe ata
e klasifikonin atdhetare. Te mendoje e te
shprehje opinionin se Albin Kurti e kishte
mire, ishte rrezik i dyanshem: rrezik nga
forcat policore te armikut, se ata te
burgosnin, rrezik nga partia se te
perjashtonte. Çloje luhej?! Nga masa e
popullit askush nuk e dinte. Beogradi e
dinte lojen. Selite e partive dhe disa
lidere e dinin lojen. Albin Kurti kishte dal
nga korniza e lojes dhe hidhte vallen e
lirise, pa deshiren e shumices se lidereve
te asaj kohe. Albini e dinte se kishte hyre
ne nje rruge te rrezikshme dhe pa kthim.
Luftetaret e lirise e dinin po ashtu se
rruga e tyre çlirimtare ishte pa kthim dhe
ai qe mund te kthehej do ta gezonte ate qe
me shekuj kishin enderruar gjenerata e
meparshme shqiptare. Nga kreret e partive
politike Albini konsiderohej i
papershtatshem dhe tejet i rrezikshem, andaj
duhej ta ndalonin. U perpoqen duke krijuar
nje institucion te te rinjve me te njejtin
emer qe Albinit ti kunderviheshin me te
njejten arme qe ta neutralizonin. Albini nuk
neutralizohej, perkundrazi ecte me hapa te
sigurt. Shkonte drejt vdekjes?! Shkonte
drejt burgut?! Per Albin ishte krejt nje. Me
mire i vdekur ose i burgosur se sa i
nenshtruar e i poshteruar. Ne momentet me
kritike, ne momentet me dramatike te
kredibilitetit, aso kohe Kosoves ne ndihme
do ti vinte zeri nga Uashingtoni, kur
Gelbarti haptas mes tjerash u tha se ai nuk
ishte Supremen qe mund ta çlironte Kosoven.
Zhdavariti mjegullen e mendimit konfuz
Ky ze engjellor ishte sinjal se pa lufte
shqiptaret nuk duhej te shpresonin asgje, as
nga Amerika e as nga Evropa. Ky ze e
zhdavariti mjegullen e mendimit konfuz qe
mbreteronte ne Kosove, dhe Albin Kurtit i
dha zemer, siç u dha zemer te gjithe
shqiptareve. Pas kesaj, Albin Kurti do te
vizitonte qendrat e vendosjes nderkombetare,
perveç tjerash edhe Brukselin. Me fjalen e
Albin Kurtit do te mbetshin te kenaqur
personalitete te njohura te politikes
evropiane, me çrast perkrah Albin Kurtit do
te mbanin konferenca per shtyp senatore e
deputete shume te njohur, te cilet
perkrahnin vizionin e Albin Kurtit per
ardhmerine e Kosoves. E lufta e Kosoves mori
permasa nderkombetare. E Albin Kurti, zeri i
lirise, do te burgosej pa e shijuar asnje
sekonde ajrin e lirise. Ne burg do tu
rezistonte torturave fizike me çnjerezore
dhe pikerisht nga burgu Albin Kurti do ta
ngrehte zerin per luften e drejt te popullit
te tij. Vetem ne keto momente shqiptaret po
e kuptonin se forcen magjike dhe vizionin
largpames te Albin Kurtit. Nga burgu Albin
Kurti e fitoi simpatine gjithepopullore dhe
secili shqiptar mburrej qe e kishte Kosova
nje djale si Albini. Posa te lirohej nga
burgu, Albin Kurti brenda disa muajve ne
popull do te zbret dashuria ndaj Albinit dhe
disa vjet me vone do te mbetet i rrethuar
vetem nga me te vendosurit.
Ngjarjet politike qe do te zhvillohen ne
Kosoven e pasluftes dhe ne Kosoven e pas
pavaresise, Albin Kurtin do ta shqetesojne.
Çuditerisht, edhe sot Albin Kurti do te
trajtohet nje lloji siç u trajtua ne vitet e
paraluftes. Ta perkrahesh idene e Albinit te
perjashtojne nga partia, nuk te ofrojne
ndihma sociale e as nuk mund te
regjistrohesh ne Universitet. Madje ndoshta
ju duket e pabesueshme, por eshte e vertete
se edhe disa prinder vizionare i
keshillojne femijet e tyre qe mos te behen
perkrahes te Albinit, se ata do ua
nderpresin ndihmat materiale te nevojshme
per studime. Albini ne vitet e paraluftes
konsiderohej ekstremist dhe i rrezikshem, e
tash perseri me te njejtat etiketa
etiketohet. Albin Kurti gjendet ne
vendnumerim, por ideja e tij e ka bere qe
Kosova te ecen perpara. Nje gje duhet te
sqarohet se Albin Kurti dhe Vetevendosja
eshte nje force , nje gjenerator qe i ka
sherbyer Kosoves dhe vete grupit tone
negociator e qeverise sone, qe ta kete me
lehte arritjen e shpalljes se Pavaresise. Pa
Vetevendosjen Kosova do ta kishte edhe me
te cunguar pavaresine.
Pse shqetesohet Albin Kurti?! Kosova i takon
veç Albin Kurtit?! Dihet se Kosova nuk eshte
prone e Albin Kurtit, por e secilit nga pak.
Albini e kerkon te drejten e atyre te
heshturve dhe frikacakeve, qe deri ne
momentin e fundit e shikojne rehatine
personale, e ne çastet e te heshturit
shnderrohen ne force e frikacaket i
uzurpojne postet dhe perseri Albin Kurtit i
mbetet burgu ose burgu shtepiak, revolta ose
i atribuohet nje mirenjohje dhe nje rroge,
siç u veprua me Bace Adem Demaçin e shume e
shume vjet me vone, gjeneratat e tjera,
Albin Kurtin do ta shohin si njeri me nje
vizion largpames.
03 maj 2008 |
|
Mendimi juaj per
Albin Kurti, duke klikuar
Ketu |
|