|
|
|
Jeton me
boten e krijuesve, zhvillon boten e tij kerkimore |
|
Ne mesin e studiuesve serioze
dhe krejtesisht origjinale radhitet Begzad Baliu, i
cili ka nje mori veprash te botuara dhe disa dhjetera
vepra studimore qe presin te botohen. eshte nder
studiuesit e rralle, i cili nuk perton t’i futet
hulumtimit te nje vepre per studim nga kendveshtrimi i
tij, siç eshte rasti per vepren e Çabejit, ku hulumton
fushen e onomastikes |
Ne letrat shqipe mund te hasim nje numer te
madh studiuesish ku secili perpiqet te jape
kontributin e tij. Ne mesin e tyre ka
ndonjeri qe ka mbetur vetem me punimin e
doktoratures dhe nuk e ka pare te rruges te
vazhdon me kerkime shkencore, ndonje tjeter
ka vazhduar duke perkthyer diçka prej
tjereve dhe e ka pervetesuar, disa tjere
kane bere hulumtime vetjake dhe kane arritur
te lene gjurme me punen e tyre. Ne mesin e
studiuesve serioze dhe krejtesisht
origjinale radhitet Begzad Baliu, i cili jo
vetem qe pas tij ka nje mori veprash te
botuara, por ka edhe disa dhjetera vepra
studimore qe presin te botohen.
Nder portretet me te veshtira per realizim
konsideroj se eshte Begzad Baliu, sepse e ke
te veshtire t’i qasesh nje kendi pa frike se
e le mangu kendin tjeter studimor te ketij
studiuesi dhe me kete le mangu diçka te
rendesishme nga aktiviteti shkencor i tij
per ta plotesuar me ndonje studim shkencor
me te fresket te Begzadit.
Qe ne shikim te pare, Begzadi te le
pershtypjen e nje hulumtuesi shkencor. Ka
nje ecje te sigurt, pamje e qendrim serioz
dhe gjate bisedes tere kohen flet per
hulumtime te ndryshme qe ka bere ose qe
planifikon te beje. Begzadi tere kohen eshte
ne levizje dhe gjithnje sillet ne boten e
tij kerkimore. Askush nuk mund, qofte per
nje çast, qe Begzadit t’ia kthen kahen e
bisedes. Begzadi jeton me boten e krijuesve
e shpeshhere duke imagjinuar menyren e punes,
metodologjine, kushtet e atyre krijuesve,
per te cilet deshiron te hulumtoje per ta
gjetur te veçanten ate qe tjeret nuk e kane
verejtur apo u ka shpetuar. Ka diçka aq te
veçante qe tjeret nuk e shohin apo u ka
shpetuar? Veprat e ndonje autorit me vlere,
po te analizohen dhe studiohen ne menyre
serioze, ka aq kende studiuese sa qe mund te
shkruhen libra te tere per nje veper. Begzad
Baliu eshte nder studiuesit e rralle, i cili
nuk perton t’i futet hulumtimit te nje vepre
per studim nga kendveshtrimi i tij siç eshte
rasti per vepren e Çabejit ku hulumton
fushen e onomastikes.
Shkencetar ambicioz, i pangopur me dituri
Po ç’rendesi paska onomastika per ne
shqiptaret, ndoshta do te thote dikush ne
vete. Te francezet lidhur me onomastiken
shkruajne qe nga viti 1650, e ne si popull i
roberuar qe ishim me siguri qe do te hasim
dike qe do pergjigjet se onomastika nuk ka
aspak rendesi, ndonje tjeter do te na
pergjigjet se ka rendesi. Onomastika, veç se
tjerash, ne nje ane eshte nje fakt gjuhesor,
qe do te thote i marre nga linguistika dhe
qe implikon marrjen ne konsiderate te
studimit te fjaleve te perbashketa,
nomenklatures dhe kerkimeve etimologjike; e
ne anen tjeter si tregues i nje realiteti qe
mundet te jete i rendit topografik,
arkeologjik, historik apo sociologjik.
(Marianne M). Begzadi eshte nder ata qe
ketij lemi i kushton rendesi te madhe dhe qe
eshte ne pergatitje te vepres voluminoze «Onomastikoni
i romanit shqiptar » ne tri vellime. Ne kete
fushe studiuesi yne Begzad Baliu, eshte duke
e bere nje pune kolosale. Ne librin «Gjendja
e toponimise ne Ballkan», autori ne studimin
e tij shkencor duke bere kapercime ne kohe
dhe hapesire paraqet tentativat e pushtuesve
per ndryshimin e toponimise sone gjate
shekujve deri ne ditet e sotme. Studimin e
tij e kompleton me te dhena per ndryshime te
tjera qe kane perjetuar trevat shqiptare si
ato te: ojkonimise, hidronimet, oronimet,
horonimet. Begzad Baliu i ofron lexuesit
tone nje pasqyre reale dhe fakte te
perpjekjeve te shumta te kolonizatoreve qe
ne vendet tona linin gjurmet e tyre e
njeherazi i shlyenin emertimet qe
tingellonin shqip. Studiuesi Baliu rendesi
te veçante u kushton te gjitha viseve
shqiptare, duke filluar nga Çameria,
Maqedonia por hapesira etnografike shqiptare
e Malit te Zi paraqet zonen me te pasur te
gjuhesise shqiptare ku ne leksik dhe
toponimi jane ruajtur reliktet antike dhe
mesdhetare te trashegimise iliro-shqiptare.
Ne studime onomastike Begzad Baliu eshte i
veçante nga te tjeret, sepse i ben qasje
bashkekohore e nuk e trajton si teme
historike por merret me probleme konkrete.
Çuditerisht, Begzad Baliu eshte i pangopur
me dituri dhe ndoshta eshte aventurieri
shkencor me ambiciozi e me i shkatheti, i
cili nuk perton te lansohet per te zbuluar:
data, emra, leterkembime, artikuj, copeza te
biografive te personaliteteve dhe lirisht
mund te thuhet se Begzadi posedon me shume
materiale se sa vete autori per te cilin
shkruan.
Ne kerkim te thesarit te letersise per
studim
Begzad Baliu çdo material e mbledh me mjete
personale, e sistemon, e studion, e arkivon
e me vone e boton. Ate qe nuk mundemi ta
gjejme ne arkivat dhe institucionet
shteterore e gjejme ne arkivin e tij. eshte
nder me te rrallit e ndoshta i vetmi qe ka
tubuar dosje te historise se autoreve qe nga
klasiket tane e deri te bashkekohoret. E
pabesueshme do te thote dikush prej jush.
Natyrisht qe eshte e pabesueshme sepse jane
mijera personalitete kulturore, por Begzadi
fillimisht ka bere nje seleksionim dhe prej
mijerave autoreve ka zgjedh gjashteqind e
prej ketij numri ka zbritur ne rreth
tridhjete e pese per te cilet eshte i bindur
se kane lene dhe do te lene gjurme te
pashlyeshme ne kulturen tone. Begzadi eshte
i parehatshem dhe gjumi nuk e ze kur degjon
se dikush diku e ka nje dokument, nje leter,
nje liber te rendesishem dhe posa ta marre
ate e ruan si syte e ballit e pastaj hidhet
ne kerkime te reja. eshte ne kerkim te
thesarit te letersise, i cili nuk kenaqet
vetem duke mbledhur por Begzadi per çdo
studim te tij ben perpjekje maksimale qe te
sjelle jo vetem sinteza te reja, por edhe
metoda krejtesisht te reja te kerkimit.
Studiuesi Begzad Baliu ka pershtypjen se
dita, muaji e viti jane te shkurter, sepse
me tere qenien e tij shpirterore deshiron te
perpije njohuri te reja dhe ato t’i zbardhe
per opinion publik shqiptar. Per kete
studiues ambicioz nuk ekziston koha e lire,
nuk ekziston biseda e lire, nuk ekziston
çasti i argetimit sepse per te kohe e lire
eshte kur studion, argetimi tij eshte kur
zbulon, biseda e lire eshte kur degjon apo
tregon per nje risi te kerkimeve shkencore.
Begzadin shpesh e gjejme ne aktivitete me
projekte paralele duke mos e lene anash
asnjeren e as tjetren dhe ne secilen
tregohet me i suksesshem se ne te paren.
Prof. dr. Begzad Baliu ne shume fusha
shkencore dallohet si themelues, si njeri qe
i vuri bazat e para si p.sh.: eshte
themeluesi i pare i shkences se
citatologjise, eshte autori i pare i
monografise ne fushen e bibliografise ne
shkencat albanologjike, eshte themelues i
pare i bibliografise permbajtjesore,
themelues i qerthullit te te rinjve te
onomastikes «Eqrem Çabej» ne kuader te
shoqates se te rinjve “Pjeter Bogdani” te
Prishtines etj. Kohe te konsiderueshem i
kushton edhe Institutit Alb-Shkenca, si
zevendesdrejtor qe eshte ne te. Ky institut
tubon shkencetaret me eminent te te gjitha
trojeve shqiptare duke e perfshire edhe
diasporen.
Begzadi merret me organizime te aktiviteteve
te ndryshme shkencore si ne Kosove po ashtu
edhe ne Maqedoni e Shqiperi. eshte
pjesemarres i sesioneve te shumta shkencore
dhe i vetmi pjesemarres shume aktiv dhe
serioz qe ka kontribuar ne vitet e pasluftes.
Ishte i propozuar si anetar i Qendres
Nderkombetare te Onomastikes ne Itali,
anetar i Qendres Bibliografike te Holandes,
por pasi qe Kosova nuk njihej
nderkombetarisht anetaresimi tij eshte ne
proces e siper.
Begzad Baliu kontribut te veçante ka dhene
edhe ne studimet bibliografike te Jup
Kastratit qe eshte krejtesisht nje kapitull
ne vete. |
|