Muzika Shqiptare

Lajme Shqip | Muzika Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi | Big Brother | Sport | Lojra

Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,

 

 

 

Portreti i Javes: Eqrem Zenelaj
Ne Chatin e Ri Shqiperia Chat mund te Futeni edhe si Vizitor edhe si i Regjistruar, si vizitor te futesh klikoje reklamen Video Chat Shqiptar, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu dhe zgjedhe dhomen!
 
Filma Dokumentar nga Reshat Sahitaj

Top Tags

Eqrem Zenelaj, Eqrem Zenelaj Video, Eqrem Zenelaj Facebook

 

Portreti i Eqrem Zenelaj ne gazeten Kosova Sot
Reshat Sahitaj
Tema aktuale te shkruara nga Reshat Sahitaj
Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret

Sabri Fejzullahu: Kengetare per te gjitha moshat

Ilir Shaqiri: Talent i rrall i melosit Popullor

Nexhmije Pagarusha: Vule e nje epoke te re te Kenges Shqipe

Shkurte Fejza: Perfaqesuese e denje e muzikes Popullore

Per me teper shkrime nga Reshat Sahitaj, Ketu!

Vrapi pas Çelesit Magjik te Arkivave
Kengetari i dikurshem, qe ne femijeri do te dallohet me zerin e tij karakteristik, kerkoi dhe gjeti çelesin magjik te hapjes se arkivave me te njohura evropiane per te gjurmuar dokumente te vjetra qe kane te bejne me çeshtjen shqiptare
Eqrem Zenelaj, per te arritur ne hierarkine me te larte shkencore, e ka bere nje rrugetim te pazakonte. Me nje femijeri as i varfer e as i pasur, Eqremi do te dallohet skajshmerisht nga moshataret e tij per nga suksesi i shkelqyeshem ne mesime. Qe ne vegjeli eshte intriguar nga literatura nga e cila mesonte per zbulimin e fshehtesive enigmatike te cilat me fanatizem ruheshin ne arkiva te ndryshme shteterore. Asokohe, kishte menduar se per zbulimin e sekreteve qe ruheshin ne arkiva te ndryshme mbreterore duhej te posedonte diçka magjike e shume me vone e kishte kuptuar se per t’i zbuluar ato, nevojitej vetem vullnet i çelniket, vetebesim, njohje e gjuheve te huaja dhe pergatitje profesionale. Ne vete ishte betuar se do te bente çmos qe nje dite te posedonte çelesin magjik te hapjes se arkivave me te njohura evropiane, por me pare i vuri detyre vetes te mesonte. Krahas mesimeve, Eqremi edhe kendonte. Kengen e kishte pasion, e si te mos e kishte pasion kur rritej rreze bjeshkeve te Sharrit ne ajrin e fresket e i rrethuar me lisa qindravjeçare e i mbeshtjelle me aromen e mijera llojeve te luleve qe e stolisnin kete pjese te Kosoves.

Eqremi qe ne femijeri do te dallohet me zerin e tij karakteristik dhe per nje kohe te gjate do te kendoje ne qytete te ndryshme te Kosoves perkrah kengetareve me te njohur dhe nje dite zeri i tij prej kengetari do te jehoje valeve te Radio Prishtines. Arritja e suksesit ne boten e muzikes per Eqremin nuk ishte destinimi final qe vetes iu kishte betuar. Edhe pse kishte diplomuar ne sociologji e filozofi dhe kishte njohuri te mjaftueshme te gjuhes latine deshironte te depertonte e te futej ne zemer te diturise shkencore per te eksploruar dokumente te vjetra qe kane te bejne me çeshtjen shqiptare.

Ia mesyu bibliotekave dhe arkivave

Gjendja e tendosur qe mbreteronte ne Kosove ne nje ane e kishte zbritur nivelin arsimor te rinise sone e ne anen tjeter bastisjet, arrestimet e vrasjet bene qe nje pjese e madhe ne heshtje te shperngulej ne kater anet e botes. Ne rrethanat e tilla edhe Eqrem Zenelajt po i ngushtohej hapesira e studimit dhe zhvillimit te metutjeshem. Sa me shume qe shkonte aq me teper situata rendohej e aq me shume Eqremi po e shihte se endrrat e tij per te arritur ne shkence po i zbeheshin. Po i shuheshin pergjithnje deshirat qe nje dite ta kapte ne dore “çelesin” e arkivave evropiane dhe sikur i imagjinonte se prej tyre degjoheshin zere lutese qe dikush t’i nxirrte nga pluhuri shekullor ku qendronin te mbyllura.

Gjersa po qendronte i zhgenjyer me situaten e krijuar per nje kohe te gjate hezitonte: te largohej nga Kosova apo te rezistonte si shumica e popullit. Te largohej kishte pershtypjen se po ia kthente shpinen Kosoves dhe po e permbyste gjirin e nenes. Te qendronte ishte i bindur se çdo deshire dhe pasion po i shuhej perjete. Me ne fund u nis. Arriti ne Austri ku edhe ndoqi mesimet ne universitetin qe kishte tradite shekullore qe nga 1365. Ndoqi ligjeratat e profesoreve nder me te njohurit ne Evrope si Fisher et Kok.

I armatosur me gjuhen gjermane dhe njohuri krejtesisht te reja ia mesyni bibliotekave dhe arkivave prej nga ende i jehonin zere qe kerkonin ndihme per t’i vene ne drite.

Ne sheshin "HELDENPLATZ" ku gjendet Muzeu Historik Kombetar, Biblioteka Kombetare e Austrise, Arkivi i Monarkise dhe PRUNKSAAL (Arkivat e vjetra), e ne hyrje OSBE ku valonte flamuri kombetar shqiptar, u ndal. Te rrahurat e zemres iu shpeshtuan. Syte ia hodhi mureve te veshur me arkitekturen e stilit te barokut. Ne shkallet e mermerta hapat i vinte ngadale e me maturi. Ne korridorin e gjate per nje çast syte i shkuan ne abazhuret e kristalte per t’iu ndalur ne pikturat e piktoreve me ne ze te koherave te shkuara qe i stolisnin muret. Per nje çast iu zu fryma dhe nuk dinte nese duhej te shkelte kepuca e tij tepihun e vjeter persian apo te kalonte zbathur siç ishte mesuar ne Kosove. Si shkelet ky tepih kaq i shtrenjte e ne ne Kosove i heqim kepucet per tepihe te grisur e te kalbur, mendoi ne vete. Pershendetja e nje femre e beri qe te vinte ne vete dhe e vazhdoi ecjen.

Si u shkrua historia jone?

Ne arkiva lexonte, merrte shenime e fotokopjonte dokumente te pandriçuara per opinionin tone. Historia jone ishte shkruar ashtu siç tjeret kishin deshiruar ta shkruanin. Tani zerat e strukur ne dokumente arkivore dalengadale po zgjoheshin per ta ndriçuar te verteten. Thellohej Eqremi ne arkivat e huaja per te ndriçuar historine tone. Ne biblioteken ku nxirrte ne drite dokumente te rendesishme Eqremin shpesh vuante shpirterisht per situaten e rende qe perjetonte Kosova. Ushqimin shpirteror e gjente kur shikonte nga dritarja e bibliotekes ku ne krahun e djathte dukej duke valuar flamuri shqiptar, kalonte vetem pak ne korridor dhe aty gjente prehje shpirterore kur shikonte perkrenaren dhe shpaten e Skenderbeut dhe i recitonte ne heshtje vargjet: “Ne Belvedere ne Vjene, armet e tij kur pash, thash se pashe Skenderbeun”. Dhe kenaqej duke i shikuar armet e kryetrimit legjendar, sikur aty gjente nje pjese te atdheut, nje pjese te rezistences dhe prehej shpirterisht.

Ne Vjene mori titullin e doktorit ne te drejten nderkombetare dhe ate evropiane e me i lumtur se kurre, Eqremi do te kthehej ne Kosoven e pasluftes. Me vete kishte sjelle tere ate qe kishte mundur ta siguronte per te verteten e çeshtjes sone kombetare. Do te gezohej Kosova, do te gezohej Akademia e Shkencave, do te gezoheshin prof. dr.-te e Kosoves qe me ne fund kishin materiale te reja per studentet e rinj. Eqremi kishte kontaktuar me secilin dhe nuk i kishte dale ashtu siç kishte menduar. Askush nuk po i gezohej dokumenteve te vjetra veç nje numri te vogel studiuesish te cilet nuk mund t’i ndihmonin. Disa jo vetem qe nuk u gezuan por filluan ta xhelozonin. E pse te mos e xhelozonin kur disa prej tyre kishin mesuar ate qe ua kishte dhene “nena parti” e sistemit te shkuar ne kurse partiake. Me kot Eqremi deshironte te hidhte drite ne terrin qe e kishte kultivuar sistemi i kaluar e ndonje pseudointelektual, ngase dikush nuk deshironte te ndriçoheshin faktet dhe realiteti i ri sepse ishte doktrina e tyre personale qe duhej te pesonte. E pse te pesonte kur mund ta shtynin edhe per disa kohe, se paku deri ne vdekje qe nuk u kishte mbetur edhe aq te jetonin. Mirepo te gjithe nuk jane aq destruktiv e aq xheloze dhe Eqremi do te gjen gjuhe te perbashket me ndonje qe i ka te njejtat qellime e te njejtin objektiv - ndriçimin e fakteve. Keshtu shume shpejt Eqrem Zenelaj do te depertoje me veprat e tij te rralla dhe te vlefshme per çeshtjen shqiptare. Prof. dr. Leopold Auer, drejtor i Arkivit Mbreteror te Vjenes do te shkruaje: “Eqrem Zenelaj iu nenshtrua detyres se veshtire, ne ndjekje te mendjes intelektuale me te cilen nje shoqeri jep llogari per te kaluaren e saj duke mos e harruar perspektiven e jashtme, ne kete rast te Austrise dhe te diplomacise evropiane. Per kete qellim ai ndermori kerkime te gjithanshme, bile edhe ne fondet e arkivave te qytetit te Vjenes, te Oborrit Mbreteror e te shtetit austriak, te cilat disponojne materiale te domosdoshme mbi historine e Ballkanit”.
Advertising your Shopping at AlbaNur
Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".

Kangtaret me te kerkuar ne Internet prej vitit 2002 - 2011

Adelina Ismaili | Meda Music | Genta Ismaili | Nora Istrefi | Shpat Kasapi | Zanfina Ismaili | Bleona Qereti | Elvana Gjata | Ciljeta Xhilaga | Blero

Ermal Fejzullahu | Greta Koci | Sinan Hoxha | Kaltrina Selimi | Dafina Zeqiri | Poni Music | Adem Ramadani | Adrian Gaxha | Alban Skenderaj

Agim Poshka | Alma Bektashi | Tuna Sejdiu | Ardit Gjebrea | Arta Bajrami | Alma Bektashi | Big Mama | Edona Llalloshi | Elita 5 | Jehona Sopi

Ismet Bogujevci | Etno Engjujt | Gresa Behluli | Labinot Tahiri | Anjeza Shahini | Leonora Jakupi | Leonora Poloska | Mahmut Ferati | Video Fest

Tingulli 3 | UnikKatili | Motrat Mustafa | Vesa Luma | Violeta Kukaj | Gjyste Vulaj | Bertan Asllani | Adelina Thaqi | Adelina Tahiri | Kenga Magjike

Ilir Shaqiri | Korab Shaqiri | Ylli Baka | Duli Tallava | Bedri Islami | Murat Gjoniku | Jonida Maliqi | Zyber Avdiu | Muharrem Ahmeti | Shkelzen Jetishi

Gili | Mentor Kurtishi | Mihrie Braha | Rezarta Shkurta | Rovena Stefa | Sabri Fejzullahu | Shkurte Fejza | Shyhrete Behluli | Sinan Vllasaliu | Soni Malaj

Gazeta Shqiptare, Albanian News, Lajme Shqip, Gazetat Shqiptare,

Shpallje, Shpallje Falas, Shpallje Online, Shitblerje, Marketing,

Libri Shqip, Libra ne Gjuhen Shqipe, Libra Shqip Falas

Kosova Love, Chati Vejushkave, Kosova SEX, Vejushka, Kontakto Vejushkat Diaspore, Albanian WebCam Chat,

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Muzika Online

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Femrat Seksi | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta | Adelina Ismaili | Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet | Aferdita | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqip | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Blero Music | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster