Nė
Kosovė po fillon periudha e ndėrtimit tė
institucioneve nga vet kosovarėt
GAZETA JAVA: Kohėt e fundit ėshtė pėrfolur
shumė pėrbėrja e koalicionit tuaj ku pėrfshihet
edhe LDK. A mund tė na e konfirmoni nėse
pėrfundimisht keni arritur njė marrveshje nė parim
me krijue koalicion me LDK?
Hashim Thaci:
Unė kam prezentuar parime personale bazė tek
secila parti pėr koalicionin e ardhshėm tė Kosovės.
Parime tė cilat janė nė pėrputhshmėri me vizionin
tim. Por, edhe parime integruese tė spektrit
politik. Nga takimet qė kemi pasur, kemi hasur njė
mirėkuptim nga i gjithė spektri politik pėr qasjen
dhe transparencėn qė e kemi respektuar pėr
ndėrtimin e institucioneve. Njė transparencė qė ka
munguar mė herėt. Mirė ėshtė qė nė Kosovė po
fillon periudha e ndėrtimit tė institucioneve nga
vet kosovarėt, pa presione dhe ndikime, siē mund
tė flitet aty kėtu. Pėrgjigjet i kanė kthyer
shumica e partive politike. Lidhja Demokratike e
Kosovės, nė parim, e ka mirėpritur ofertėn e
Partisė Demokratike tė Kosovės. Po ashtu, e kanė
mirėpritur edhe disa tė tjera. Dhe, tash jemi nė
periudhėn e nxjerrjes sė vendimit pėr koalicion.
GAZETA JAVA: Ėshtė folur edhe pėr emra tė
ministrave a ka mbetur tė diskutohen emrat apo
veē i keni emrat?
Hashim Thaci:
Askush nuk ka diskutuar pėr emra, as pėr Parlament,
as pėr ministra, as pėr zėvendėsministra.
Fillimisht, duhet tė formalizohet marrėveshja e
koalicionit, pastaj do tė prezentohen emrat nė
parti dhe natyrisht nė Parlamentin e Kosovės, ku
duhet tė votohen.
GAZETA JAVA:: Kur mendoni ti shpallni emrat?
Hashim Thaci:
Ne nesėr do tė kemi pėrsėri takim, njė takim qė
mendoj do tė rezultojė me vendim meritor. Ndėrsa,
pėr emra ende ka kohė, sepse duhet tė kemi njerėz
me fuqi politike, por edhe me pėrgatitje tė lartė
profesionale, nė mėnyrė qė zotimet, tė cilat i kam
prezentuar para qytetarėve, tė filloj menjėherė
ti implementoj.
GAZETA JAVA: A do tė krijohet koalicioni
brenda kėtij viti?
Hashim Thaci:
Definitivisht, unė besoj qė po
Fitorja e Partisė
Demokratike tė Kosovės nuk do tė reflektojė si
humbje pėr askend
GAZETA JAVA: Pse me LDK-nė?
Hashim Thaci:
Unė kam biseduar me tė gjithė, pa pėrjashtime. Unė
tė gjithė i shoh si partner, si nė Qeveri, si nė
spektrin pozitė-opozitė, dhe ky diskutim imi ka
qenė shumė i frytshėm edhe nė uljen e tensioneve
nė skenėn politike kosovare. Nuk paragjykoj ndaj
asnjė subjekti politik. Por, Kosovės i nevojitet
njė Qeveri qė mund tė sjellė rezultate. Dhe, unė
dua qė tė punoj me njerėz qė i marrin pėrgjegjėsit,
qė i implementojnė ato pėrgjegjėsi dhe qė,
natyrisht, edhe marrin edhe japin llogari.
GAZETA JAVA: Ju z. Thaēi keni qenė kritikuesi
ma i fortė i LDK-sė. LDK ka dėshmuar qė ka
keq-qeverisur nė Kosovė. Pse ju tash duhet me i
besu LDK-sė, qė ata tani do tė jenė tė
pėrgjegjshėm?
Hashim Thaci:
Sa i pėrket kėsaj pyetje, ka fol Sovrani me 17
Nėntor dhe Sovrani mka dhėnė tė drejtė nė popull.
Kjo punė nuk ėshtė punė Kanuni, ėshtė punė
parimesh, tė cilat janė reflektuese pėr spektrin
tjetėr politik. Tė gjithė ata qė marrin
pėrgjegjėsi pėr tiu bashkuar vizionit tim dhe
Partisė Demokratike tė Kosovės natyrisht qė do
tė jem edhe mirėkuptues dhe njeri qė do tė punoj
me tė gjithė. Kemi shumė punė pėr tė bėrė dhe unė
jam i bindur se do tė kemi fillim tė sukseshėm tė
Qeverisė sė ardhshme. Sepse, pėr herė tė parė nė
Kosovė, do tė udhėheqin njerėzit me legjitimitet
qytetar dhe jo me kalkulime, improvizime apo
matematika qė e kanė dėmtuar funksionalizimin e
institucioneve shtetėrore tė Kosovės. Dhe, nuk
ėshtė rastėsi qė sot jemi nė vendin e katėrt si
vend me korrupcion nė botė.
GAZETA JAVA: A keni me mujt me ndrrue njė
ministėr qė dėshmohet i korruptuem?
Hashim Thaci:
Kryeministri emron dhe shkarkon Ministrin.
GAZETA JAVA:: Ju po thueni qė keni me qenė ma
ndryshe se Agim Ēeku nė kėto kompetenca?
Hashim Thaci:
Natyrisht se po. Unė jam personaliteti mė i votuar
nė Kosovė dhe autoriteti i fuqisė qytetare dhe
politike mė jep edhe fuqi, mė jep edhe hapėsirė,
edhe pėrgjegjėsi qė partnerėt tė jenė edhe mė tė
pėrgjegjshėm nė angazhimet e pėrbashkėta pėr
qeverisje tė mirė nė Kosovė.
GAZETA JAVA: Mendoni edhe nėse ai ėshtė
Ministėr i LDK-sė?
Hashim Thaci:
Unė nuk dua tė prejudikoj - i asaj apo i kėsaj
partie por, qeverisja e deritashme ka qenė e
dėshtuar. Tash ėshtė koha e fillimit tė ri, e
ndryshimeve, e viti tė ri, me ndryshime tė reja,
me lidership tė ri, me vizion tė ri, dhe kėtė do
ta realizoj.
Identiteti i Qeverisė
sime do tė jetė identitet i Qeverisė sė Kosovės
dhe jo i Partisė Demokratike
GAZETA JAVA: Nė deklarimet parazgjedhore keni
thanė se nuk do tė bani asnjė kompromis me
programin e juej - a keni ba kompromis me
programin e LDK-sė?
Hashim Thaci:
Asnjė kompromis nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė bėrė, jo
vetėm me vizionin tim, po as me tė tjerėt, tė
cilėt e kanė mirėpritur kėtė vizion
qytetarėt e
kanė votuar me shumicė. Sepse vizioni jonė pėr
edukimin, transportin, pėr ndėrtimin e autorrugėve,
pėr energjinė, pėr shoqatat e luftės, pėr
mirėqenien sociale tė qytetarėve, pėr reforma nė
shėndetėsi, pėr pensionistėt, pėr bujqėsi mendoj
se kanė qenė reflektuese dhe mirėkuptuese nga
shumica e qytetarėve tė Kosovės. Unė do tė filloj
me reforma, do tė filloj me pėrgjegjėsi tė reja,
me punė konkrete. Kosova ėshtė vend i mundėsive,
kėto mundėsi do ti shfrytėzojė maksimalisht. Kam
energjinė, kam gatishmėrinė, e kam pėrkrahjen
ndėrkombėtare dhe qytetare dhe bashkė do ecim
pėrpara.
GAZETA JAVA: A doni tė thoni z. Thaēi se
LDK-ja do tė jetė nė Qeveri, por do tė
implementojė programin e PDK-sė?
Hashim Thaci:
Unė dua qė, kushdo qė tė jetė nė Qeverinė time,
ti ruhet dinjiteti. Identiteti i Qeverisė sime do
tė jetė identitet i Qeverisė sė Kosovės dhe jo i
Partisė Demokratike apo i ndonjė force tjetėr. Do
tė jetė programi i Qeverisė sė Kosovės qė
mishėrohet me vullnetin e shumicės sė qytetarėve
tė vendit.
GAZETA JAVA: Kam qenė prezent nė Sheshin 21
pas zgjedhjeve tė balotazhit ku simpatizantėt tuaj
kanė brohoritur jo me LDK-nė. A mendoni qė e keni
tradhtuar elektoratin tuaj?
Hashim Thaci:
Unė zgjedhjet i kam fituar me vizionin pėr tė ecur
bashkė pėrpara dhe jo pėr tė pėrēarė vendin. Unė
do tė punoj ta mbaj vendin dhe qytetarėt tė
bashkuar. I kuptoj reagimet e njerėzve, ka pasur
edhe pretendime kushtėzuese, por tė gjitha kėto
janė momente tė tejkaluara dhe unė do tė marrė
vendime tė arsyeshme, vendime nė interes tė vendit,
vendime qė e ēojnė pėrpara shtetin e Kosovės,
vendime qė i hapin perspektivė mirėqenies sė
familjeve dhe gjithė qytetarėve tė Kosovės.
GAZETA JAVA: Z. Thaēi, keni qenė Partia e dytė
keni qenė nė opozitė dhe vendi nuk ėshtė pėrēarė,
pse mendoni se mund tė pėrēahet vendi nėse LDK-ja
mbetet nė opozitė?
Hashim Thaci:
Unė nuk isha duke folur pėr partinė qė ju po e
pėrmendni, unė po flas si fenomen nė skenėn
politike dhe mua qytetarėt mė kanė besuar qė tė
investoj nė kohezionin politik dhe qytetar. Do tė
punoj nė kėtė drejtim. Jo tė gjitha opozitat janė
gjithėherė korrekte apo konstruktive dhe tė
pėrgjegjshme sikurse qė kemi qenė ne nė dy vitet e
fundit. Unė i kam kėrkuar edhe falje elektoratit
pėr shkak tė njė moratoriumi opozitar nė dy vitet
e fundit. Por, gjithė kjo ėshtė bėrė pėr hir tė
statusit politik, pėr hir tė pavarėsisė - gjė qė
ėshtė keqpėrdorur prej autoriteteve tė Qeverisė
aktuale. Prandaj, fitorja e Partisė Demokratike tė
Kosovės nuk do tė reflektojė si humbje pėr askend
unė jam nė shėrbim tė tė gjithėve.
GAZETA JAVA: Nė intervistėn e zhvilluar me z.
Daut Haradinaj, ai na ka thėnė se ėshtė vėshtirė
tė Qeveriset pa LDK-nė?
Hashim Thaci:
No Comment
Pėr herė tė parė Kosova e
bėnė Qeverinė pa ndikime, pa presione, pa
ndėrmjetėsime
GAZETA JAVA: Ēka ndodhi me AKR-nė? A mund tė
thuhet se mund tė pėrfshihet nė koalicion?
Hashim Thaci:
Unė kam raporte bashkėpunimi me ēdo subjekt
politik. Natyrisht dhe me formacionin e AKR-sė.
Unė i uroj sukses kėtij formacioni nė kėto
zgjedhje, qė ka bėrė njė kthesė interesante.
Natyrisht se spektri politik kosovar do tė
profilizohet edhe mė tepėr dhe do tė jem
bashkėpunues me gjithė spektrin politik, qoftė nė
pushtet apo opozitė. Por, e vlerėsoj pėrkushtimin
interesant qė e ka treguar para dhe gjatė fushatės
ky formacion politik.
GAZETA JAVA: Ėshtė pėrfolur shumė se ka pasur
presione ndėrkombėtare pėr bėrjen e koalicionit. A
ėshtė e vėrtetė?
Hashim Thaci:
Nė asnjė mėnyrė, nė asnjė rrethanė, nga askush.
Pėrkundrazi, pėr herė tė parė Kosova e bėnė
Qeverinė pa ndikime, pa presione, pa ndėrmjetėsime.
Ne duhet tė komunikojmė drejtėpėrdrejt me njėri
tjetrin, duhet ta mirėkuptojmė njėri -tjetrin,
jetojmė tė gjithė nė Kosovė. Natyrisht, Kosova do
ta ketė Qeverinė shumė tė fortė, por do ta ketė
edhe opozitėn korrekte, konstruktive, besoj.
Shpallja e koordinuar e
pavarsisė ėshtė mrekulli
GAZETA JAVA: Po i afrohemi finales sė madhe
procesit final tė Pavarėsisė sė Kosovės. Kur
mendoni se ky proces mundet me pėrjetue njė finale
dhe si e shihni kėtė finale?
Hashim Thaci:
Edhe nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, kur
ishim sė bashku me z. Sejdiun, janė qartėsuar
pozicionet shumė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
janė shumė tė vendosura dhe tė prera qė ky proces
tė pėrmbyllet sa ma shpejt qė tė jetė e mundur.
Pastaj, koordinimi me Shtetet e Bashkimit Europian,
gjithashtu ėshtė nė rrugė shumė tė mirė dhe do tė
kemi vendim unanim tė Washingtonit dhe Brukselit
pėr tė ardhmen e Kosovės. Ėshtė folur shpesh pėr
data, unė e ritheksoj se Kosova, Washingtoni dhe
Brukseli e dinė datėn e saktė tė Pavarėsisė dhe
kjo do tė ndodhė shumė shpejt. Me rėndėsi pėr ne
ėshtė qė tė kemi njė fillim tė sukseshėm tė
implementimit tė procesit tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Rusia mund ta pengojė, mund ta zvarrisė kėtė
proces, mirėpo nga mbledhja e fundit e Kėshillit
tė Sigurimit, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ka
dalur nga ajo kornizė dhe sot ėshtė nė autoritetin
e qendrave vendosėse mė tė rėndėsishme globale
Washingtonit dhe Bashkimit Europian. Natyrisht, do
tė kemi njohje edhe prej vendeve tė rajonit.
Dikush do tė pyes: a do ta shpallni pavarėsinė?
pavarėsinė do ta shpallin Institucionet e Kosovės,
por gjithēka do tė shkojė nė koordinim tė ngushtė
me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe BE.
GAZETA JAVA: A mundeni me na ba dallimin e
qartė midis shpalljes unilaterale dhe shpalljes sė
koordinuar tė pavarsisė sė Kosovės. Ku ėshtė
dallimi?
Hashim Thaci:
Nuk ėshtė problem me shpallė pavarėsinė. Por, nuk
do tua dėrgojmė sinjalin e izolimit pėr vendin
dhe qytetarėt. Objektivi dhe vizioni jonė ėshtė
integrimi i Kosovės nė strukturat e Bashkimit
Europian dhe ato tė NATO-sė. Prandaj, shpallja e
koordinuar e pavarėsisė ėshtė mrekulli, garanton
sukses. Shpallja kokė nvete mund tė sjellė
telashe tė mėdha. Pra, do tė kemi shpallje tė
koordinuar dhe njohje kualitative tė pavarėsisė sė
Kosovės.
Kosova ka identitetin e
vet shtetėror
GAZETA JAVA: Ju nė gazetėn Java keni thėnė
se nuk e jepni Flamurin pėr Shtetin jeni Qeveria
e cila duhet me marrė vendim pėr ikonografinė e
shtetit tė nesėrm. Mbi cilat baza mendoni se duhet
me u ndėrtue kjo ikonografi?
Hashim Thaēi: Kosova ka pėrgatitur Kushtetutėn e
saj, do tė ketė simbolet identifikuese kosovare,
tė respektuara prej qytetarėve tė vendit. Simbolet
kombėtare do ti ruajmė dhe kultivojmė si sytė e
ballit. Por, nė tė njėjtėn kohė, Kosova po e
dėshmon identitetin e vet shtetėror, demokracinė
qytetare.
Do ta qes Kosovėn ndritė!
GAZETA JAVA: A do tė vazhdoni tė jeni
kėmbėngulės se nuk do tė pėrkrahni projektin pėr
Termocentralin C - i paraparė nga Qeveria - tė
startojė me 2000/2100 megavat prodhim tė energjisė?
Hashim Thaci:
Ne dallojmė nga Qeveria aktuale edhe pėr sektorin
e energjisė. Unė kam besim tė plotė qė me fillimin
e punės sė Qeverisė do ti pėrkushtohem me
energjitė mė tė larta tek lidershipi dhe
pėrfshirjes sė ekspertėve, nė mėnyrė qė tė fillojė
realisht qė Kosova tė ketė rrymė dhe pastaj edhe
me projektet e tjera qė do tė vijnė me ndėrtimin e
termocentraleve tė reja energjetike. Mirėpo, duhet
treguar se nė sektorin e energjisė kanė ndodhur
gjėra tė kėqija, tė cilat e kam obligim ti
pėrmirėsoj. Kanė ndodhur gjėra nė keqmenaxhim qė i
kanė kushtuar vendit dhe qytetarėve. Sot Kosova
ėshtė nė terr, e kam obligim me e vendosė nė dritė
dhe do ta vendosi.
Nga Petrit Musolli
Jan 8, 2008, 12:51 |