Dashuria per fjalen e bukur artistike dhe
dashuria per çlirmin kombetar, Hydajet
Hysenin e kishin pushtuar qysh ne moshe te
re. Vargjet e thurrura qe i buronin nga
thellesia e shpirtit, Hydajeti i ri ishte i
vetedijshem se vjershat e tij nuk do te
botoheshin ne faqet e gazetave dhe revistave
te asaj kohe, sepse ato vargje frymonin me
çlirimin, lirine, vuajtjet dhe padrejtesite
shekullore qe iu bene popullit te tij.
Mirepo, djaloshi i ri nuk demoralizohej dhe
vazhdonte me poezine dhe vargjet e tij i
recitonte para shokeve dhe ushqente shpresen
se nje dite do te vije koha qe edhe poezia e
tij nuk do cenzurohej.
Vetmia
Dashuria per fjalen e bukur artistike dhe
dashuria per çlirimin kombetar Hydajet
Hysenin do ta shoqeronin gjate tere
veprimtarise se tij ilegale dhe tani me ne
fund edhe me veprimtatrine legale. Keto dy
dashuri, edhepse te ndaluara, Hydajet
Hysenit do t’i sherbenin si motiv dhe
gjenerator per te mbijetuar dhe per t’i
sfiduar te gjitha problemet qe i haste duke
u nisur nga torturat fizike e psikike qe
policia serbe ia bente e deri tek intrigat
me perfide te ndonje primitivi apo servili
te pushtetit te asaj kohe e ndoshta edhe te
kesaj kohe. Sa here qe Hydajeti ndodhej i
vetmuar ne qelite e ftohta te burgut, ne
mendjen e tij i parakolonin djemuria heroike
shqiptare qe i kishte perjetuar pikerisht ne
te njejten qeli, ne te njejtin burg , te
njejtat tortura: Dikush kishte arritur te
vuante tere denimin,dikush kishte vdekur ne
burg pa e perfunduar denimin, dikush ishte
liruar per te vdekur pak muaj me e vone e
dikush kishte mundur t’i perballonte deri ne
fund. Mendjen e djaloshit te ri e
preokuponte fati i qindra e mijerave
djelmosha qe kishin hy ne dyert e te njejtit
burg dhe i mijera te tjereve qe do te hynin
pas tij. “Burgjet plot, liria me afer”,
shkruhej asokohe ne revista e gazeta ilegale
dhe kjo thenie i çelnikoste te rinjte me
patriotizem dhe force duke i frymezuar qe
t’i kundershtonin forcat e pushtuesit te
instaluara ne Kosove.
Ne vetmi, Hydajet Hysenit do t’i
rikujtoheshin sa e sa here rrefimet e me te
vjeterve qe flisnin per trimerite e burrave
te ketyre aneve dhe ndoshta keto rrefime ia
shtonin shpresen dhe ia forconin idene se
shume shpejte shqiptaret do te fitonin ate
qe e kerkonin. Ndoshta ato rrefime te pleqve
e te burrave qe e percillnin amanetin goje
me goje djaloshin e ri e kishin brumosur me
ide patriotike. Mabase ato rrefime te
degjuara shume here ne oda ne momente me te
ngushta, me dramatike i mbyllur mes kater
mureve po ia shtonin vullnetin per te jetuar.
E ndoshta pikerisht ne ato momente vetmie ne
qeline e ftohet do t’i lindtte edhe ideja
per krijimin e poemes se tij “Pushka amanet”,
qe eshte nje poeme ku pershkruhet
artistikisht njera prej periudhave me te
tmerrshme te pas luftes se Dyte Boterore qe
e kishte perjetuar populli shqiptar - kohen
e aksionit te armeve. “Pushka amanet”, ne
vitet e 80-ta, do te recitohej dhe incizohej
ne nje studio te njohur ne Brukselit dhe per
nje kohe shume te shkurter kjo poeme dhe
disa poezi tjera te Hydajet Hysenit do te
behen ushqim shpirteror i tere diaspores
shqiptare qe nga Evropa deri ne Australi dhe
ne Amerike. Poezite e Hydajet Hysenit te
incizuara ne Pllake 33 Tr ( sikur sot CD), e
te shperndara falas kudo ne metropolet
boterore te banuara me shqiptare, u
shumezuan edhe ne mijera kopje nga vete
bashkatdhetaret dhe brenda nje viti nuk
kishte shtepi shqiptare dhe veture shqiptare
ne diaspore e te mos i degjoje vargjet e
poezive te Hydajet Hysenit te recituara nga
R.S. Gjate viteve 80-ta, nuk kishte
demonstrate shqiptare e diaspores ku para,
pas ose gjate manifestimit qe te mos degjoje
vargjet: “Mbi Kosoven time/ Dimer ka
pllakosur/ Bore e shi pa pra/ Acar qe s’ka
te sosur./ Nena,nuse, femije/ Lotet derdhin
gurre/ Zemra e kurbetçiut,/ digjet sikur
furre/ “. Asokohe pakush e dinte kush ishte
autori qe i kishte shkruar keto vargje e
kush i recitonte, por porosia e poezive te
Hydajet Hysenit depertonte thelle ne zemrat
e çdo shqiptari qe i lexonte ose degjonte.
Vula e atdhedashurise ne poezi
Per poezine e Hydajet Hysenit deri me sot
Agim Vinca e ka analizuar me se miri dhe e
quan si perfaqesues tipik te brezit te
81-shit, ku veç tjerash shkruan: “ ...veprimtar
i devotshem dhe krijues i ndjeshem, qe
shkruan nje poezi te qarte e konkrete, e
cila niset pothuajse gjithmone nga nje fakt
real dhe si e tille arrine te komunikoje
lehte me lexuesin dhe veçanerisht me ate
kategori lexuesish qe e ndien vertete dramen
per te cilen flete ajo dhe kauzen per te
cilen angazhohet poeti”.
Posa te permendim vitin 1981, automatikisht
na lidhet me Hydajet Hysenin, i cili aso
kohe ishte ne balle te demonstrueseve qe
kerkonin te drejtat legjitime qe u takonin.
Hydajet Hyseni dhe tere ajo gjenerate e
dinin se Pranvera e 81-shit, ishte
vendimtare per shembjen e endrrave serbe se
Kosoven gjithnje do ta mbanin te pushtuar.
Pranvera e 81-shit, ua lekundi muret e
kalbura te shtetit Jugosllav qe secili e
dinte se ishte pikevazhdimi i nje
rrezistence shumevjeçare dhe nga kjo rruge
me nuk kishte force qe mund t’i ndalonte
shqiptaret ne rrugen e tyre drejte lirise.
Asnjeri aktiviste i asaj gjenerate kurre nuk
do ta imagjinonte se 27 vjete me vone, ne
nje Kosove te lire do te ngirten disa
“analiste” tane dhe demonstruesit e vitit
1981, do t’i quanin te manipuluar kurse
organizatoret si spijuje te Serbise. Hydajet
Hyseni dhe shoket e tij, po t’u kishte
shkuar mendja se nje dite ne Kosove te
çliruar do te quheshin te manipuluar, vitet
ne burgje do i kishin perjetuar edhe me
rende.
Vujatjen e denimit, Hydajet Hyseni, e
shkurtonte duke e leshuar imagjinaten e tij
lirshem e duke mbajtur shpresen se populli
eshte ai qe e ka fjalen e fundit, andaj edhe
ne ilegalitet punonte punonte ne ngritjen e
vetedijes kombetare gjithepopullore qe
secili aktivist e bente ne formen e tij e
Hyda i ri, perveç se tjerash, i shkruante
pozi gjendjes reale qe perjetonte populli
shqiptare nen okupimin e huaj nje pjese
shume te mire do ia kushtonte edhe rinise
shqiptare te shkaperderdhur ne kater anet e
botes. Hydajet Hyseni ne poezine e tij e
pershkruante gjendjen shpirterore te
mergimtarit e njeherazi te prinderve qe
digjeshin flake per bijte e tyre ne mergim.
“Mbi varr te saj atehere, /Mund te mbije
bar,/ Por syte e saj nuk mbyllen /Djalin pa
e pare/”, jane vargjet e poezise: “Qan
Kosova per bijte e saj”. Ne kete poezi,
Hydajet Hyseni, mjeshtrisht pershkruan
ndarjen ne mes birit dhe nenes te cilet do
te vdesin pa e pare kurre me njerit-tjetrin.
Mbi 500 faqe poezi te Hydajet Hysenit, ne
secilen prej tyre do te verhet vula e
atdhedashurise ashtu siç eshte e mbushur
edhe tere jeta e Hydajet Hysenit me
veprimtari patriotike per çlirimin kombetar.
Pa asnje dyshim Hydajet Hyseni do te mbetet
ne menyre te pakontestueshme ne faqet e
Historise se Letersise, dhe ne ate te
Historise se popullit tone. |