|
|
|
Sfidues i
Territ Informativ ne Kosove |
|
Publicisti, poeti dhe
gazetari Mehmet Haziri nuk do te dorezohet para
presionit serb, por edhe para presionit te klaneve
politike shqiptare, as kur punoi per Radio Prishtinen,
as kur pritej peseminuteshi i lajmeve shqip nga Radio
Zagrebi ne kohen e territ informativ ne Kosove, por ne
kohen kur po punonte me mish e me shpirt per Radio
Televizionin Shqiptar |
Mehmet Haziri mund te klasifikohet si njeri
nder gazetaret me te guximshem te periudhes
se paraluftes dhe gjate luftes qe u zhvillua
ne trojet tona. Po te analizohet veprimtaria
e tij ne ish-Radio Prishtinen, do te verejme
se qysh atehere Mehmet Haziri ishte i
brumosur me guxim dhe atdhedashuri. Qe ne
ditet e para te punes se tij shpesh do te
vepronte ne plasimin e idese patriotike ne
valet e radios qe ato te merrnin dhene ne
popull. Qe ne ditet e para te punes se tij
secili nga koleget e kuptoi se Mehmet Haziri
kishte nje shpirt rebeli, kishte nje
vendosmeri ne qendrimet e tij, kishte nje
intuite qe sikur i parashikonte ngjarjet qe
do te zhvilloheshin shume vjet me vone.
Dalengadale, Mehmet Haziri po e krijonte
rrethin e tij te miqesise pa asnje imponim e
sforcim. Sa me shume qe rrethi zgjerohej, aq
me shume pales kundershtare e sidomos
hafijeve qe punon per interesa te sistemit
po i shtoheshin aktivitetet percjellese e te
gjurmimit. Hafijet interesoheshin me ke
rrine, me ke shoqerohet mbremjeve, çka
bisedojne dhe çka kane ne plan te veprojne.
Ata me urdhra te eproreve qe ishin edhe me
hafije se hafijet ishin te detyruar vetem te
percillnin e te mos e arrestonin, sepse
qellimi i tyre ishte te zbulonin nje rrjete
te tere te nje organizate te re, qe, sipas
tyre, ishte “kunder shtetit dhe popullit”.
Ne fakt, Mehmet Haziri nuk ishte pjesetar i
ndonje organizate ilegale, edhe pse kishte
kontakte me njerezit e tille siç, ishte
Jusuf Gervalla e Kadri Zeka, Hydajet Hyseni
etj. Mehmet Haziri me perkushtim te veçante
e kryente punen e tij. Per plasimin e
lajmeve qe kishin interes te rendesishem per
popullin tone, Mehmeti disa here do te
gjendej ne banken e te akuzuarve te shefave
serbe qe kontrollonin çdo lajm e çdo kenge
qe transmetohej permes Radio Prishtines.
Disa here Mehmetit do t’ia zvogelojne pagen
mujore si denim per ndonje lajm te emituar
pa lejen dhe censuren e serbeve e madje do
ta suspendonin me jave te tera nga puna.
Gjate punes se tij, Mehmet Haziri shpesh do
te merrte kercenime nga ndonje gazetar serb
qe gjoja vinte ta keshillonte te mos
vepronte ashtu siç bente se ishte ne
shenjester te UDB-se. Kercenime te tilla qe
u ngjanin keshillimeve shoqerore do te
merrte edhe nga disa shqiptare, te cilet
madje i thoshin se mund te vritet ndonje
dite nese vazhdon te perkrahte dhe te
simpatizonte ata qe sistemi i konsideronte
kundershtare.
Pese minuta lajme, por me peshe te madhe
Ç’perkrahte Mehmet Haziri? Mehmet Haziri nuk
e perkrahte asnje ideologji e asnje grup,
por thjesht, asokohe, perkrahte kerkesat e
popullit te Kosoves, qe ishin te artikuluara
permes zerit dhe lidereve te viteve ’80.
Madje me aq sa mund te plasonte permes
valeve te Radio Prishtines, Mehmeti nuk e
kishte bindjen se po bente ndonje aktivitet
te madh patriotik, por mendonte se po e
kryente punen e tij prej gazetari ne menyren
profesionale.
Me kalimin e kohes edhe situata ne Kosove
gjithnje e me teper po tendosej e aktiviteti
gazetaresk dhe publicistik i Mehmet Hazirit
gjithnje e me shume po rritej. Ne vitet e
nentedhjeta Mehmet Haziri tanime ishte me i
pjekur dhe me me pervoje, por edhe presionet
politike te sistemit ishin edhe me perfide e
madje tejet brutale.
Data 5 korrik e vitit 1990 eshte nje dite qe
do te mbahet mend ne tere Kosoven e veçmas
nga punetoret e Radio Televizionit te
Prishtines, kur Serbia ushtarakisht e
pushtoi kete institucion informativ. Por,
ajo dite mbetet e shenuar edhe si nje dite
qe deshmon per unitetin e gazetareve dhe
punetoreve te tjere te Radio Televizionit te
Prishtines, siç ishte ajo thenia e vjeter
franceze: “Nje per te gjithe e te gjithe per
nje”. Gazetaret dhe punetoret e ketij
institucioni me unitetin e vet ia dhane nje
grusht te forte sistemit te asaj kohe.
Shqiptaret u treguan te bashkuar, por ne
tere vendin mbreteronte terri informativ. Me
nuk dihej se kush vritej e kush burgosej;
kush arrestohej e kush torturohej. Ne keto
momente delikate Shaban Hyseni, Mehmet
Haziri, Agim Mala, Qani Mehmeti, Leke
Musolli, e disa te tjere, me 19 dhjetor
1990, do ta hapnin ne Zagreb emisionin ne
gjuhen shqipe me melodine “Besa-Bese”, e
cila do te degjohej jo vetem ne Kosove, por
edhe ne tere boten. Uniteti i gazetarise
kosovare per ta çare terrin informativ qe e
kishte instaluar Serbia, edhe kesaj here u
tregua efikas. Fjalet qe dikur qarkullonin
ne forma te thashethemeve, se gazetaret tane
i sherbejne propagandes se armikut, u
shemben, sepse nuk ishin te gjithe gazetaret
e punetoret e tjere krah i armikut por krahu
me i fuqishem i popullit. Deri atehere
populli nuk e dinte luften e ashper kunder
gazetareve tane qe e zhvillonte armiku
kuluareve dhe zyrave te tyre ne Beograd.
Kercenimet e presionet nuk e zmbrapsen
asnjehere
Gjate punes ne Radio Zagreb, ne emisionin e
gjuhes shqipe, Mehmet Haziri do ta ndiente
veten me te lumtur se kurre. Ndiente lumturi,
jo per interesat e tij personale, sepse ai
ishte larg gruas e femijeve, larg me te
dashurve te tij, per fatin e te cileve nuk
dinte asgje, por kishte kenaqesi se me ne
fund po e sfidonte Serbine. Ne Zagreb,
Mehmeti do te kishte kercenime anonime dhe
percjellje nga hafijet qe i paguante
Beogradi, mirepo Mehmeti ishte i vendosur qe
misionit te tij patriotik t’i shkonte deri
ne fund, qofte edhe nese duhej ta paguante
me jete. Kercenimet anonime nuk e pengonin,
sa e hutonin presionet politike
brendashqiptare qe asokohe kishte filluar
pluralizmi partiak, ku secila parti
deshironte qe zeri i komunikatave te tyre te
emitohej. Disa krere partiake, edhe pse e
dinin se komunikatat e tyre ishin stereotipa
dhe pa asnje vlere, insistonin t’ua merrnin
edhe ato pese minuta me lajme per aktivitete
bajraktarlleqesh . Mehmet Haziri kishte
parimet dhe kodin e tij gazetaresk qe te mos
e perkrahte asnje parti, por ta perkrahte
vetem kontributin real per çeshtjen
kombetare. Nje dite nga keqesimi i situates
ne Kosove dhe dalja e Ushtrise Çlirimtare te
Kosoves, Mehmet Haziri do te nevrikoset dhe
ne radio do te shprehet se me askush nuk
duhet ta permende fjalen durim dhe kurre
asnje mashkull te mos pagezohet me emrin
Durim. Krahu i luftes do te gezohet, por
krahu tjeter do te hidherohet. Nje here
tjeter, Mehmeti do te nervozohet ne disa
gabime dhe padrejtesi te krahut te luftes
dhe menjehere krahu tjeter do te kenaqej se
tani Mehmeti po i sulmonte “kundershtaret” e
tyre. Ne fakt, Mehmet Hazirit nuk i kishte
interesuar kurre te behej anetar i nje krahu
partiak, sepse ishte i vetedijshem se Kosova
kishte hyre ne lufte dhe armiku vriste e
priste shqiptare te te gjitha ngjyrimeve
partiake.
Presionet e tilla, publicistin, poetin dhe
gazetarin Mehmet Hazirin do ta percjellin
edhe ne kohen kur po punonte me mish e
shpirt per Radio Televizionin Shqiptar ne
emisionin qe kryesisht i dedikohej Kosoves.
Edhe ne Tirane, kur Mehmeti kishte formuar
bindjen me te madhe se tani çdo gje do te
shkonte ne rregull dhe pa asnje problem, nuk
po i dilte ashtu. Ministri i Informatave i
Kosoves kishte filluar qe ta shtrinte doren
e tij te hekurt drejt emisionit ne RTVSH qe
ta fuste nen kontroll total. Ministri kishte
futur njerezit e tij besnike, por
krejtesisht amatore qe ata te raportonin nga
fronti i luftes, disa te tjere, po ashtu
amatore, te raportonin nga Brukseli e
metropole te tjera, duke injoruar punen
shumevjeçare te aktivisteve te dalluar e
profesionale. Ne keto kohe te masakrave,
shpernguljeve te heshtura e pastaj masive,
ministri i Informatave, pa asnje
paralajmerim, do t'ia ndalonte Mehmet
Hazirit te raportonte per Televizionin
Shqiptar. Per gazetarin i cili jeten ia
kishte kushtuar Kosoves, per njeriun i cili
e kishte sfiduar burrerisht tere sistemin e
okupues te Serbise ishte nje goditje e rende
shpirterore. Nuk arriti ta frikesonte nje
armate e tere e armatosur e tani po ia
ndalonte nje individ ne emer te Qeverise.
Kete ndalese do ta perjetonin rende edhe
shoket e tij, Qaniu, por me se rendi Adem
Gashi, i cili ishte drejtor i Televizionit
per sektorin e Kosoves. Adem Gashi do ta
zhbllokonte kete presion dhe Mehmetit
perseri do t'ia degjonim zerin permes
emisioneve ne TVSH.
Gjate tere punes se tij si gazetar, Mehmet
Haziri dallohet per korrektesi, devotshmeri,
sinqeritet dhe eshte dinjitoz per ate qe ka
kryer dhe aktualisht e kryen me perpikeri.
|
|