|
|
|
|
|
Bota e
shkrimtarit, cfare eshte ajo? |
|
Duke i lexuar veprat
e Mexhit Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme
boten shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe
gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e
rrethojne |
Mexhit Mehmeti eshte nje personalitet, i
cili letersise sone i ka dhuruar disa
dhjetera vepra letrare te zhanreve te
ndryshme. Perveç drames, analizave,
reportazheve e shkrimeve publicistike te
shumta, Mexhit Mehmeti talentin e tij
artistiko-letrar me se miri e ka shprehur
permes poezise dhe prozes. Kur hapesira e te
shprehurit iu eshte dukur e ngushte ne poezi,
iu eshte rrekur prozes, e kur bindej se
vetem permes disa vargjeve mund te shpaloste
nje rrefim te tere jetesor, i qasej poezise.
Duke i lexuar veprat e Mexhit Mehmetit, do
te verejme se aty do te gjejme boten
shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe
gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe
e rrethojne. Ne fakt, Mexhiti, si çdo autor
tjeter me renome, ka copeza te jetes se tij
dhe copeza te jetes se te tjereve, te
shkrira ne nje personazh apo ne disa prej
tyre. Vete jeta eshte roman, kishte shkruar
dikush nje here dhe Mexhiti kishte menduar
ne vete sikur vertet te ishte ashtu,
njerezve nuk i mbetej gje tjeter veç te
shkruanin perjetimet e tyre jetesore dhe
secili prej nesh do behej shkrimtar. E
secili nuk mund te behej shkrimtar, sepse
nevojitej dhunti, talent, inspirim dhe
mjeshtri e thurjes se vargut artistik.
Zhytja ne ujerat e botes letrare
Qysh ne rini te hershme, ende pa e mesuar
artin e te shkruarit, Mexhiti do te thurte
vargje, pa e ditur se nje dite ndonjera nga
poezite e tij do te radhiteshin ne antologji.
Aso kohe autori i ri nuk do te mund ta
imagjinonte se po futej ne nje bote te
thenies se Hobsit, ku njeriu per njeriun
eshte ujk. Autori i ri boten e shkrimtareve
e kishte imagjinuar si nje bote te
harmonise, fames, krenarise dhe lumturise e
assesi si nje bote ku suksesi i nje autori
konsiderohet pengese e tjetrit. Asnjehere
nuk e kishte imagjinuar se tjetri mund te
shikonte venger, vetem pse vepra e ndonjerit
do ta lente tjetrin nen hije. Ne vitet e
mevonshme ishte zhytur thelle ne ujerat e
botes letrare, ku here gjente perkrahje te
ndonjerit me te vjeter e here haste ne
pengesa e veshtiresi te palakmueshme, por
asnjehere nuk u ndal per te shkuar drejt
thellesive te diturise, me shprese se atje
diku ishte fshehur çelesi i suksesit dhe
persosmerise letrare. E kur njeriu udheton
ne udhetimin magjik, ndoshta nuk e gjen
persosmerine, por e gjen prehjen e tij
shpirterore. E ku mund te zbrazet pezmi e
mllefi i nje intelektuali me mire se ne
art?! E ku mund te shpalosen emocionet ndaj
te bukures me mire se ne art?! Pergjigja ime
do te ishte: askund. Ndoshta lexuesi do te
intrigohej nga fjalet: “pezem”, “mllef” dhe
“dashuri”, qe u thane per autorin, duke
menduar se shkrimtari nuk mban mllef as
pezem, por ne fakt keto jane procese te
jetes te secilit njeri, e aq me teper te nje
krijuesi, sepse krijuesi momentet e
padrejtesive, qofshin ato personale apo
kolektive, i perjeton si te tija, dhe vetem
duke i perjetuar keshtu mund te ben
kreacione artistike te mirefillta.
Gjate veprimtarise profesionale dhe letrare
Mexhit Mehmetit ( por edhe çdo krijuesit )
do t’i kurdisen gracka e intriga nga vete
shoket e tij, here me qellim e here per
interesa te ngushta, qe ta demoralizojne
skajshmerisht dhe ta prekin boten e tij
shpirterore, Mexhiti kurre nuk do t’i harron
te mirat e disave prej tyre, por as te
keqijat, e sidomos te atyre ne te cilet
kishte pasur me se shumti besim. Çuditerisht,
befasite me te pakendshme e me te keqija
vijne pikerisht nga ata ku me se pakut
njeriu dyshon. Kur nje e keqe na godet prej
atyre me te cilet nuk shoqerohemi, hidherimi
nuk prek ndjenjat dhe shpirtin tone, aq sa
kur e keqja vjen nga njeriu me te cilin je
shoqeruar dhe ke pasur hyrje e dalje
familjare. Goditjet e tyre jane pikelluese
dhe lene gjurme te pashlyeshme ne mendjen
tone. Kur jeten e shikojme ne retrospektive,
te tillet, qe dikur i ndanim gezimet dhe
hidherimet disa syresh, na duken si
ushunjeza, zvarranike e na behen te
neveritshem. eshte befasuese fakti se
shkrimtari gjate leximit te veprave te
autoreve boterore gjithnje ka hasur ne
personazhe te tille neverites, por kurre nuk
e imagjinon se shoku i tij mundet te kete
ngjashmeri me personazhe te romaneve te huaj.
Ngushellimi ne shkrime
eshte e paimagjinueshme se si shkrimtarit, i
cili ne romanet e tij tere jeten u thure
gracka e intriga personazheve te vete, kurre
nuk i shkon ndermend se kohen eshte duke e
kaluar me nje te tille i cili mezi pret t’i
vije dita e ta shkaterron moralisht. E
Mexhiti i ka perjetuar situata te
pakenaqshme, te cilat i ka kapercyer vetem,
duke gjetur ngushellim ne shkrime te tij.
Copeza te jetes kudo pershkruhen, keto
ushunjeza e zvarranike do i hasim ne romanin
e tij “Shtate dite pas vdekjes”, ku autori
Mexhit Mehmeti lexuesin e shpie nga bota
reale ne ate ireale, jo per te na
dokumentuar ekzistencen e jetes pas vdekjes,
por thjeshte per ta ndergjegjesuar e
vetedijesuar individin e botes reale, ku
shpesh e keqja dominon mbi te miren. Autori
permes kryepersonazhit here pas here na i
perkujton dyndjet, keqtrajtimet qe ka
perjetuar populli yne ne disa vise, qe tani
me jane te popullzuar prej njerezve nga
Karpatet. Nga reprezialet, njerezit tane
leshojne vendbanimet, duke u ndare nga
varret e gjysherve dhe stergjysherve e nga
flaka e luftes, e tymit dhe loteve, duke i
marre me vete kujtimet me te bukura te
femijerise, qe pastaj t’ia percjellin me
mallengjim dhe nostalgji femijeve te
femijeve te tyre.
Autori Mexhit Mehmeti, permes gabrioleve dhe
zvarranikeve, pershkruan artistikisht
menyren, metodat dhe perfiditetin sesi
armiku arrin ta kontrollon dhe nenshtron nje
popull. Ne fakt gabriolet paraqesin hijen e
dores se hekurt te armikut, i cili paraqitet
ne jeten e njerezve te nenshtruar, vetem ne
raste me ekstreme dhe tejet te nevojshme.
Zvarraniket jane ata qe pengojne dhe
helmojne jeten e njerezve, te cilet mendojne
ndryshe nga sistemi i gabrioleve.
Zvarraniket qe ne fakt duhet te jene
sherbetoret e gabrioleve, nuk dalin haptas,
por duke u zvarritur ia rremihin dheun nder
kembe atyre qe mendojne ndryshe prej tyre.
Madje zvarraniket marrin forme dhe trajte
çfare te duan dhe si te duan, duke iu
pershtatur sistemit dhe forces se pushtetit.
Si te tille keta jane gjithnje te
rreshqitshem, aq sa secili sistem politik i
adapton per interesa te tyre dhe ne saje te
zvarranikeve perseri aktivistet e çeshtjes
kombetare pesojne, per te mos arritur te
suksesi i tyre. Mexhit Mehmeti per disa vjet
ishte mesimdhenes i Gjuhes dhe letersise
shqipe ne Presheve, ku shquhej per
perpikerine e tij, devotshmerine ndaj
kultivimit te gjuhes shqipe ne ato troje ku
popullates po u kanosej asimilimi i heshtur
e i ngadalshem. Ishte themelues dhe redaktor
i revistave “Filizat , “Panorama” e “Jehona”,
qe botoheshin ne Kosoven Lindore. Si kryetar
i klubit letrar “Feniks” qe e udhehoqi per
disa vjet, botoi vepra te autoreve te asaj
treve, vetem e vetem qe shqipja te mos
shuhej kurre. Gjate karrieres se tij mori
disa shperblime letrare si çmimin “Hivzi
Sulejmani”, qe Lidhja e Shkrimtareve te
Kosoves ia dha ne vitin 2006 per romanin
“Shtate dite pas vdekjes”.
Qe nga viti 1965 e kendej, Mexhit Mehmeti
vazhdimisht me shkrimet e tij prezantohet ne
shtypin tone. |
|
|