Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

For AlbaNur in English, Here!

The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

Goals

AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists.

Portreti i Musa Ramadanit ne gazeten Kosova Sot
Portreti i Musa Ramadanit ne gazeten Kosova Sot

Temat Aktuale te shkruara nga Reshat Sahitaj

Mihrije Braha: Kenges i jep jete, prej kenges merr zemer NEW

Halil Budakova: Nje detyre, me ndryshe se te tjeret NEW

Sabri Fejzullahu: Kengetare per te gjitha moshat

Ilir Shaqiri: Talent i rrall i melosit Popullor

Nexhmije Pagarusha: Vule e nje epoke te re te Kenges Shqipe

Shkurte Fejza: Perfaqesuese e denje e muzikes Popullore

Per me teper shkrime nga Reshat Sahitaj, Ketu!
Jeton boten e tij me tri Dashuri

Musa Ramadani eshte nje krijues specifik, qe jeton ne boten e tij te veçante, i rrethuar me dashurine per Kafken, Aleksander Moisiun dhe Veroniken. Ndoshta ka edhe ndonje dashuri tjeter enigmatike, por ende nuk e ka zbuluar

Musa Ramadani i takon rangut te krijuesve te medhenj te letersise sone, i cili me shkrimet e tij ka arritur ta ndertoje individualitetin e vet. I takon brezit te shkrimtareve, te cilet kane lene gjurme ne letersine tone bashkekohore. I lindur ne vitet e erreta te Luftes se Dyte Boterore, i shkolluar ne kohet konfuze te mbreterise se sistemit tjeter ku beheshin diferencime, burgosje, vrasje e shperngulje masive, Musa Ramadani ne heshtje futej ne boten magjike te librit ku gjente ngushellim per vuajtjet qe perjetonte populli i tij. Ne boten magjike te librave, Musa Ramadani lundronte ne aventurat e personazheve te romaneve duke shetitur vende perrallore, duke kaluar neper beteja e luftera nga me te ndryshmet per t’u ndalur ne dashurine qe perjetonte heroi me te dashuren.

Ndryshe nga te tjeret ne shkrime


Bukuria ishte ajo qe Musa Ramadanin e kishte futur ne kthetrat e dashurise. Po ç’ishin kthetrat dhe pse thuhej kthetrat te dashurise, mendonte ne vete i riu per ç’gje kishte krijuar opinionin e tij qe ato i konsideronte si nje lloji pelhure e mendafshte e dashurise. Kjo pelhure e mendafshte dashurie ngadale te perkedhelte e te mbeshtillte jo trupin, por shpirtin ku individi ndjente kenaqesine dhe lumturine e jetes. Kthetrat i quante si diçka roberuese, shkaterruese e pelhura e mendafshte ishte me perkedhelese, me afer shpirtit. Per kete ndoshta mendimi i tij ishte krejt gabim, por Musa Ramadani kishte filluar te futej ne nje bote ku tjeret nuk mund te hynin. Ishte bota e tij qe e kishte fituar nga leximet e autoreve te njohur boterore dhe kete bote imagjinative nuk donte ta nderronte me askend. E pse ta nderronte? Me çka ta nderronte? Ne boten reale dukej varferia e vuajtjet e perhershme te bashkefshatareve te cileve nuk mund t’u ndihmonte veçse t’i ftonte t’i bashkengjiteshin botes magjike te librit. Si mund t’u ndihmonte te tjereve kur per vete kishte gjetur strehimin shpirteror qe nuk mund t’ia ndalonte e as merrte askush. Ne libra zbulonte autore ne ze qe ua percillte zhvillimet e jetes se personazheve dhe natyrisht te vete autorit. Impresionuese iu kishte dukur jeta e Kafkes, stili i shkrimeve te tij. “Ky eshte ai...”, kishte belbezuar ne vete nje dite. “Çka eshte ky fare Kafka?!”, do ta kishte pyetur ndonje injorant po te ishte afer tij. Askush nuk ishte prane e askush nuk e degjoi e ndoshta as vete nuk e kishte degjuar veten. As tash nuk e di, kishte folur me vete apo nuk kishte thene asnje fjale, por nje gje e di se ate dite kishte medituar shume gjate,aq gjate sa Kafka ishte shnderruar ne Musen e Musa ne Kafken. Ate dite vetes ia kishte dhene obligim qe ne shkrime te jete ndryshe nga tjeret, ne shkrime te krijoje stilin dhe figuren e vet. Po te tjeret, a nuk shkruanin ndryshe? Secili duhet te shkruaje ne menyren e vet, ne heshtje i kishte thene vetes. Mbase edhe ne paraqitjet publike, Musa Ramadanit nuk i interesonte se çka thone e çka bejne te tjeret.

Dashuria si shpetim dhe frymezim


Musa Ramadani me shume se tridhjete vjet ne te njejten kohe zgjohet, ne te njejten kohe e pine kafene e mengjesit, ne te njejten kafe çdo dite e lexon shtypin dhe ne te njejtin vend e shohim ne te njejten tavoline me shtypin ditor ne dore. Here eshte i shoqeruar me ndonje krijues tjeter e here vete, por me shume vete, sepse edhe kur eshte ne shoqeri me te, ai nuk flet. Bashkebiseduesi apo shoqeruesi mund te flase e Musa te degjoje me ore pa thene as “po” e as “jo”, sepse ai jeton ne boten e tij. Ai jeton me personazhet e tij ose qe i ka vene ne veprat e tij, ose me ato qe do t’i vere me vone. Mendimet e tij ia leshon lirshem i magjinates ku nuk ka ndalesa kufijsh, nuk ka tortura, por vetem kreativitet artistik, bukuri dhe dashuri. Veronika eshte plage e vjeter apo ndoshta plage e pasherueshme. Veronika eshte jeta dhe dashuria shpirterore e perjetshme. Maratonja e Prizrenit Veronika eshte plaga dhe dashuria e tere shqiptareve, por Musa eshte ai qe e perjetesoi dhe nje dite per dashurine do te shkruan: “ Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria... Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi..." E cili njeri ne bote dashurine nuk e kerkon si ajrin? Dashuria eshte shpetim dhe frymezim per shkrimtarin tone Musa Ramadanin, siç ishte dhe eshte per çdo njeri ne bote, por krijuesit jane ata qe dashurise ia kushtuan vargjet me te mira, pikturat e skulpturat me te bukura. Dashuria eshte vete jeta, por qe Musa Ramadani e ka skalitur ne vepren e tij per ta bere te perjetshme.


Musa Ramadani e ka edhe nje dashuri tjeter, por kesaj radhe nje figure qe mahniti boten me lojen e tij ne teatrot me prestigjioze te botes – Aleksander Moisiun. Per jeten e ketij aktori shqiptar me renome boterore, Musa Ramadani do ta shkruaje nje drame. Shihet se shkrimtari eshte inspiruar nga jeta e Aleksander Moisiut, andaj ia fillon ta shkruaje vepren, sepse ky e perjeton shpirterisht suksesin dhe vuajtjet e aktorit tone.


Veprat e medha teatrale gjithnje kane qene vepra subverzive qe i sulmojne pergjithesisht problemet e ndryshme shoqerore si besimin, idete, modelet, imazhin e njeriut te nje civilizimi apo te nje shoqerie te veçante. Me kalimin e kohes, historia e letersise i shlyen keto konflikte, apo se pakut mundohet t’i injoroje ne menyre qe lexuesin/shikuesin ta qetesojne duke i prezantuar vepra me pak te ngarkuara me histori dhe levizjet historike. Por shikuar ne origjine te gjitha kryeveprat boterore, edhe nese nuk afirmohen ne kete aspekt, ato sulmojne, rrahin, revoltojne, pengojne, shkaktojne dhembje dhe natyrisht dashuri. («Le théatre contemporain»)

Ne gjurme, nje dashuri tjeter enigmatike


Shkrimtari yne, Musa Ramadani, i inspiruar nga jeta dhe veprimtaria e figures se njohur evropiane Aleksander Moisiut, ben kerkime duke rremihur ne te kaluaren artistike qe te na ndriçoje pjeset e jetes se pandriçuara te aktorit tone qe asokohe tundi boten teatrale. Aleksander Moisiu ishte apo nuk ishte shqiptar ?! Nuk do mend se rreth origjines se aktorit, autori Musa Ramadani as qe do te humbe kohe, sepse ai ishte shqiptar. Boshti i drames pikerisht qendron ne ate se si Aleksander Moisiu trajtohet nga gjermanet per origjinen e tij shqiptare dhe si aktori i perjeton periudhat e ndryshme te jetes se tij. Pavaresisht se teksti i Musa Ramadanit here pas here bie ndesh me ate qe thuhet, duket qartazi se drama eshte thurur me nje admirim dhe perkushtim te madh. Vete futja e shkrimtarit ne labirintet me te fshehta te jetes se aktorit Aleksander Moisiut qe publikut t’ia zbuloje sekretet me intime te aktorit na jep te kuptojme se autori Musa Ramadani, ka ngritur nje ngrehine me nje arkitekture tejet origjinale te ketij zhanri. Duke u thelluar ne jeten emotive dhe ate te suksesit profesional te Aleksander Moisiut, autori menjanon, qellimisht apo pa te, befasite, intrigat, dashurine, dinamizmin… Duke njohur shkrimet e meparshme e te mevonshme te shkrimtarit Ramadani, duket se qellimisht ka dashur te ndertoje nje ngrehine qe do te shkelqente vete jeta dhe suksesi i Aleksander Moisiut.


Musa Ramadani eshte nje krijues specifik qe jeton ne boten e tij te veçante i rrethuar me dashurine per Kafken, Aleksander Moisiun dhe Veroniken. Ndoshta ka edhe ndonje dashuri tjeter enigmatike, por ende nuk i ka bere te njohura per publikun e gjere. Ne pritje te ndonje zbulimi te ndonje fshehtesie tjeter me padurim lexuesit presin botimin i librit tani me te perfunduar per Kafken.


eshte fitues i shume çmimeve dhe shperblimeve letrare, por Musa as qe deshiron te flete per to, sepse ato i takojne se kaluares. Musa jeton per te ardhmen.

Ju mund te komentoni shkrimet e Reshat Sahitaj, duke klikuar Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Shpallje Online | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster