|
Rini e dashur,
Ka ardhur koha qe te mendojme e te logjikojme. Ka
ardhur koha qe te mendojme e te mos gabojme ne
zgjedhjen e shembullit. Ka ardhur koha qe te mires
t’i themi e mire, dhe te keqes, e keqe. Ka ardhur
koha qe te marrim si shembull, krenarine e
njerezimit! Ka ardhur koha qe, shembelltyra jone e
jete margaritari qe s’venitet kurre! Ka ardhur
dita qe te pime uje nga gota e dashurise se tij!
Koha erdhi, qe shembulli yne e shembelltyra jone,
te jete profeti Muhammed (s.v.s)!...
Ky eshte shembulli dhe drita qe s’u shua kurre. Ky
eshte krenaria e njerezimit. Ky eshte ai qe solli
rrotullen e historise. Ky eshte ai qe i mahniti te
gjithe, duke filluar nga shoket e tij te dashur, e
me pas, personalitet e ndryshme ne mbare boten. Ky
eshte ai qe, Bernard Showi e quajti: “Shpetimtar
te njerezimit”. Ky eshte ai, per te cilin Gete tha:
“Ne histori kerkova shembullin e nje njeriu te
shkelqyer, e ate e gjeta, tek Pejgamberi Muhammed!”.
Ky eshte ai qe mallengjeu princin Otto Von Bismark:
“Njerezimi, vetem nje here, ka pare nje figure te
tille unikale, siç ishe ti Muhammed dhe s’do te
kete me rastin te shohe!”.( )
Ky eshte ai, per te cilin princer e mbreter,
njerez te thjeshte e pushtetare, thane: “Muhammed,
me vjen keq qe s’isha bashkekombesi yt, se do t’i
laja edhe kembet!...”
Rinia jone,
Mos ngurroni te merrni shembull kete zoteri, te
ecni ne rrugen e tij, te rrezatoheni prej drites
se moralit te tij, te mesoni prej tij, te
edukoheni prej tij, te... Mos ngurroni qe kete
zoteri (s.v.s) ta beni shembelltyren tuaj me te
mire, sepse ai vertet e meriton, dhe keni per te
shikuar se keni marre shembullin e duhur.
* * *
Mirepo, All-llahu i Madheruar, me meshiren e
dhuntine e Tij nderoi dhe, ne grada me te uleta se
ato te profetit (s.v.s), beri te mundur qe ne toke
te kemi edhe shembuj te tjere. Njerez te mire,
dijetare qe e permendin Zotin, te cilet mund te
merren shembull dhe qe rrezatojne drite. All-llahu
i Meshirshem i permendi ne Kur’an duke thene: “Po
All-llahut ia kane friken nga roberit e Tij vetem
dijetaret, All-llahu eshte mbi gjithçka, eshte
mekatfales.”( )
Pra, I Madhi Zot e nderoi kete kategori njerezish,
e permendi ne Kur’anin fisnik dhe i beri shembull
per te tjeret...
I Madherishmi, me bujarine e Tij, beri te mundur
qe shembuj te tille te kemi edhe ne trojet
shqiptare; eshte nje miresi e madhe kjo, per te
cilen e falenderojme pamase Zotin e Madheruar.
Njeri nder keta shembelltyra te pastra, eshte edhe
nje njeri i thjeshte. Nje punetor i madh. Nje
familjar i rregullt. Nje intelektual e studiues i
mirefillte; nje besimtare i devotshem, me zemer te
madhe, me moral te larte, me edukate te mire. Ai
eshte studiuesi dhe profesori i nderuar, z. Nexhat
Ibrahimi.
Efendi Nexhati, u lind me 10 Qershor ne fshatin
Zgatar, Opoje, ne rrethin e Prizrenit. Me 1974-en
u regjistrua ne Medresene “Alauddin”, ne Prishtine,
dhe e perfundon ate me rezultate te larta. Me pas,
me 1980-en regjistrohet ne Fakultetin e Shkencave
Islame ne Sarajeve, ne te cilin diplomoi me 24
Tetor 1984. Me pas, me 1981-in u arrestua, u denua
dhe vuajti denimin prej 63 e diteve ne Burgun
Qendror te Sarajeves. U lirua ne mungese te
fakteve. Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe
klero-nacionalizmi, shfrytezimi politik dhe
ekonomik i Kosoves nga Serbia, e drejta e
studenteve per demonstrata, Kosova Republike, etj”.
Me 1990-en ne Kuvendin e Shoqates se Ulemave ne
Prishtine, u zgjodh per anetare te Kryesise se
Shoqates se Ulemave te Kosoves ne Prishtine.
Kryesia e SHU unanimisht e zgjodhi per kryetar. Ne
vitin 1991, Ne Kuvendin e Bashkesise Islame te
Jugosllavise ne Sarajeve u zgjodh anetar i
Rijasetit te Bashkesise Islame te Jugosllavise, ne
Sarajeve nga territori i Bashkesine Islame te
Kosoves. Me 1992-in, me 14 Dhjetor, ne Prizren u
arrestua ne krye te grupit politik ilegal, i
njohur si afera e hoxhallareve. Me kete rast u
denua me 8 vjet burg, qe ne kete periudhe kohore
mund te quhej denimi me afatgjate politik per
shqiptaret e Kosoves. Me 1994-en, nga burgu i
Prizrenit u transferua ne burgun e Dubraves se
Istogut, ku u vendos ne karantine, rreth tre muaj
ne mbikeqyrje te veçante – tipi i mbyllur, tre
muaj te tjere, perseri ne mbikeqyrje te veçante –
tipi gjysme i mbyllur, me pak se 3 vjet ne tipin B
te mbyllur, rreth 6 muaj te tipin A, gjysme te
mbyllur. Ne 1998-en, me 21 Qershor, u boshatis
Burgu i Dubraves, te gjithe te burgosurit shqiptar
u derguan ne Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi me 17 te
burgosur te tjere u dergua ne Burgun e Qarkut te
Zajeçarit. Aty qendroi rreth 18 muaj, ne izolim
total, me minimum ushqimi, mjekimi, informimi, etj.
Me 1999-en, me 15 dhjetor, perfundoi vuajtjen e
denimit pas 7 vjet e 1 dite burg. Nga Burgu e deri
ne Prishtine, se bashku me disa te burgosur te
tjere, i solli “Kryqi i Kuq Nderkombetar”. Ne
vitin 2000, me 01. 02. 2000, pas gjithe asaj
periudhe te mundimshme, rigjeti forcat dhe filloi
serish punen ne Keshillin e Bashkesise Islame, ne
Prizren. Pas kesaj kohe nuk eshte i angazhuar
politikisht, nuk mbart funksione publike brenda
dhe jashte Bashkesise Islame.
Pas daljes nga burgu, edhe si pasoje e problemeve
shendetesore, ai u mor me shume me shkrime dhe
botime, duke dhene nje kontribut te shkelqyer e te
pashembullt, jovetem ne shtypin fetar Islam, por
edhe ne ate periodik, si ne Kosove, Shqiperi,
Maqedoni, Bosnje, etj.
Ai ka bashkepunuar e botuar ne gazetat dhe
revistat me ne ze te kohes, si: Gazeten “Besa” –
Prizren, “Besimi” – Prizren, “Drita islame” –
Tirane, “Besimtari” – Shkoder, “Epoka e Re” -
Prishtine, “Elif” – Podgorice, “Koha Jone” –
Tirane, “Rilindja” – Prishtine, “Preporod” –
Sarajeve, etj.
Me revistat: “Edukata islame” – Prishtine,
“Dituria islame” – Prishtine, “Etika” – Shkoder,
“Familja” – Tirane, “Fjala” – Prishtine, “Jeta e
Re” – Prishtine, “Globi” – Shkup, “Glasnik” –
Sarajeve, “Hena e Re” – Shkup, “Impakt” – Tirane,
“Flaka” – Shkup, “Mendimi Islam” – Tirane –
Prizren, “Nacional” – Tetove, “Nurul-Kur’an” –
Prishtine, “Studime Orientale”, “Takvimi” –
Prishtine, “Vjetari i Arkivit” – Prishtine,
“Univers” – Tirane, “Vepra” – Shkup, “Takvimi” –
Shkup, etj.
Prof. Nexhati, si rralle kush, ka nje kontribut te
vyer e shume te çmuar ne botimin e veprave, me
tematika te ndryshme. Ai ka perkthyer e botuar mbi
80-te vepra te zhanreve te ndryshme dhe ka shkruar
e botuar mbi 30 vepra autoriale. Ashtu siç e cekem
perkitazi edhe me lart, ai ka botuar qindra
artikuj, recensione kritike, vleresime, parathenie
e pasthenie ne libra e botime te ndryshme. Ka
marre pjese ne shume simpoziume, konferenca te
ndryshme, sesione shkencore brenda dhe jashte
vendit, etj.
Me poshte po paraqes nje pasqyre te disa veprave
te botuara nga zoteria e tij:
A. Vepra autoriale te botuara:
1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren,
1410 / 1990, fq.78. (separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e
bamires i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36.
(separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanet ne Ballkan ne perioden
paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)
1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren,
1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me perkthim e komentim,
Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.
1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para te Islamit me
popujt ballkanike ne periudhen paraosmane, Shkup,
1997, fq. 102. Libri i njejte me titull tjeter: N.
Ibrahimi, Islami ne Ballkan para shekullit XV,
botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.
1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe
karakteristikat themelore te doktrines se saj,
Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami ne trojet iliro-shqiptare
gjate shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II,
Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtine, 2000,
fq. 300.
2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjate
shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam
Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.
2001:
11. N. Ibrahimi - Pergatiti, shkroi dhe perktheu,
Mevludi ne gjuhen shqipe, Prizren, 2001/1422, fq.
150.
2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanet ne tokat
shqiptare dhe ne Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV),
Shkup, 2003/1424, 145 fq.
2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup,
2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit,
Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte te marredhenieve
islamo-kristiane ne Mesjete, Prishtine, fq. 67.
2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historise islame dhe
e popujve muslimane ne bote, Prishtine, 2005, 156
fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005,
44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup,
2005, 240 fq.
2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup,
2006, 370 fq.
2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu
perla te akaidit islam, Prishtine, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i
drejte, Prishtine, 2007, fq. 72.
B) Vepra autoriale te pabotuara:
22. N. Ibrahimi, Sektet ne historine e mendimit
islam, Shkup, 2007, 240 fq.
23. N. Ibrahimi, Muslimanet ne kerkim te Islamit,
I-II, Shkup, 2007, 400 fq.
24. N. Ibrahimi, Universi i Jusufit a.s., fq. 180.
25. N. Ibrahimi, Leksikoni i thuket islam, fq.
180.
26. N. Ibrahimi, Ta njohim identitetin tone
musliman, fq. 250.
27. N. Ibrahimi, Çelesi i suksesit – si?, fq. 330.
28. N. Ibrahimi, Dromca nga historia e filozofise
islame, fq. 80.
29. N. Ibrahimi, Disa shprehi te demshme, fq. 40.
30. N. Ibrahimi, Aspekti islamo-kombetar i Lidhjes
se Prizrenit me 1878, fq. 80.
31. N. Ibrahimi, Ne Islam ka vend edhe per
jomuslimanet, fq. 80.
32. N. Ibrahimi, Njohuri themelore te Islamit (tre
hadithe), fq. 120 (liber xhepi)
33. N. Ibrahimi, Vepra te zgjedhura te Imam Vehbi
Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.
Veprat e perkthyera:
A) Te botuara:
1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtine,
1983, metni, (Edukata islame).
1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtine, 1984,
metni (Edukata islame).
1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam,
(me koment), Prishtine, 1985-1986, Edukata Islame.
1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturise, (-),
(-), fq. 50. (I botuar ne disa revista).
1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri ne besim,
Prishtine, 1987, fq. 114; Disa botime.
1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit,
Prishtine, 1988, fq. 62: Disa botime.
1989:
40. El-Mewdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i
shenjte, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment),
Prishtine, 1989, (Edukata islame).
1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkeperkthyes),
Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtine,
1990, fq. 164. Disa botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes,
Prizren, 1410/1990, fq. 36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren,
1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990,
fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren,
1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren,
1410/1990, fq. 23. Disa botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser –
Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa
botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundertheniet e Marksit dhe
deshtimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.
1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri ne shpetim, (me
koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura te Muhammedit a.s.,
bashkeperk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptareve ne diturite
islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajeve,
1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment),
Prishtine, 1989, (Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturise, (-),
(-), fq. 50. (I botuar ne disa revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri ne besim,
Prishtine, 1987, fq. 114; Disa botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit,
Prishtine, 1988, fq. 62: Disa botime.
1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkeperkthyes,
Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni
Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e
tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini ne transkriptim e perkthim shqip,
Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi,
Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaçovit,
Prizren, 1992, fq. 24.
1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup,
1413/1993, fq. 70. Disa botime.
1995:
55. El-Mewdudi, Sistemi i jetes ne islam, Prizren,
1415/1995, fq. 68.
1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkeperkthyes,
Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren,
1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkeperkthyes),
Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkeperkthyes,
Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.
1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetove, 1997, fq.
82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi ne All-llahun xh. sh.,
Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren,
2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje ne shkencen e tefsirit,
Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje ne shkencen e hadithit,
Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II,
Shkup, 1997, fq. 446.
1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e
totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.
2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtine, 2000, fq.
64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkences ne
kritiken e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (per
femije)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50.
(per femije)
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50.
(per femije)
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62.
(per femije)
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren,
2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Perçarja dhe pasojat e saj,
Prizren, 2001/1421, fq. 43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e
tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
75. N. Ibrahimi - Pergatiti, Mevludi shqip,
Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit te
Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirese e Muhammedit a. s.,
Prizren, 2001, fq. 20.
2002:
78. Muhammed Asad, Islami ne udhekryq, Prizren,
2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E verteta rreth vehabizmit dhe
vehabisteve, Tetove, 2002/1423, fq.76. Bot. II,
Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame,
Prizren, 2002, fq. 156.
2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut,
Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga per ne Meke, Shkup, 2003,
fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mesimi,
Prishtine, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejte, Prizren,
2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar -
Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup –
Prishtine - Tirane, 2003, fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale,
ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.
2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e perhapjes se
islamit, Prishtine, 2004, fq. 501.
2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathenia,
perkthimi dhe komentimi, Prishtine, 2005, 120 fq.
2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi
islam), Prishtine, 2006, fq. fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore,
Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Riperteritja e mendimit fetar
ne islam, Shkup, 2006, fq. 240.
2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe
zhvillimi, rreth fq. 220.
2008:
94. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam - ç’eshte
ky?, rreth fq. 280.
95.
Vepra te perkthyera:
B) Te pabotuara:
96. Mauricie Bucaille, Bibla, Kur’ani dhe shkenca,
version i zgjeruar, rreth fq. 500. (Logos-A).
97. Alija Izetbegoviq, Rober nuk do te behemi,
rreth 240 faqe, ne pergatitje.
98. Jusuf El-Karadavi, E drejta islame -
Aktualiteti gjithekohor dhe gjithehapesinor, fq.
250.
99. Mehmet Hanxhiq, Prehja e shpirtrave (Lutje nga
Kur’ani dhe Hadithi), rreth fq. 80.
100. Ibn Haldun, El-Mukaddima – pjese te zgjedhura,
rreth fq. 350 (Mbi gjysma e materialit eshte
sekuestruar nga policia serbe me 14.12.1992).
101. Sejjid Hussein Nasr, Islami dhe te studiuarit
e natyres, rreth fq. 50.
102. Ebu’l-Hasan El-Esh`arij, Traktati mbi
arsyeshmerine e ilm’ul-kelamit (Risaletun fi
istihsani’l-hawdi fi ilm’il-kelami), ne pergatitje,
rreth fq. 60.
103. Muhammed Asad, Parimet e shtetit dhe te
pushtetit ne Islam, rreth 200 faqe, ne pergatitje.(
)
Periudha e burgut eshte nje histori me vete. eshte
nje periudhe e zeze, plot mundime, sakrifica,
tortura, vuajtje, sprova, mall dhe shqetesim per
familjen e tij te ndershme...
Mundimet dhe vuajtjet me pranga ne duart e tij te
pastra, nga te cilat buron miresia e te shkruarit
bukur, do te shkruhej libri me kujtime: “Ky ishte
dimri i madh” – (Leter familjes nga burgu u
Dubraves).
Kam bindjen se kjo periudhe ishte sprove e madhe
per te dhe familjen e tij te dashur. Ai e kaloi
kete sprove me sukses, me bindje ndaj caktimit te
Zotit, me vullnet te hekurt, me sakrifica, duke
besuar ne premtimin e All-llahut te Madheruar. E
ai..., e gjeti dhe do ta gjeje shperblimin tek
All-llahu Premtim-mbajtes! Kush ka bere ndonje te
mire, qofte sa nje therrmije, do ta shohe ate, e
kush ka bere ndonje te keqe, qofte sa nje
therrmije, do ta shohe ate (pra do ta gjeje tek
All-llahu xh.sh)!( )
Burgu ishte i veshtire per profesorin, por ai ia
kaliti durimin; ishte torturues, po ai ia shtoi
shperblimin tek Zoti i Madheruar; ishte i
mundimshem, por ai (Nexhati) tregoi se njeriu
duhet te pajtohet me caktimin e Zotit. Burgu e
thinji, por ato thinja tregojne urtesi, tregojne
shume...
“Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qyteterimit
Islam”, me qender ne Tirane, ne nje konkurs
nderkombetar qe zhvilloi ky institut, me 2006-en,
prof. Nexhat Ibrahimit iu dha çmimi fitues i
konkursit per vepren e tij studimore, librin
“Islami si provokim global”.( )
Ndersa, “Forumi rinor Islam”, me qender ne Shkup –
Maqedoni, i dha profesor Nexhatit nje dekorate
mirenjohjeje, me motivacionin: “Per angazhimin e
palodhshem shkencor dhe intelektual ne drejtim te
afirmimit pozitiv te vlerave madhore Islame”,
Shkup, 11.01.2008.
Keto e shume vleresime te tjera jane per prof. N.
Ibrahimin, qe sado pak keto dekorata e mirenjohje,
shprehin mirenjohjen dhe respektin e thelle qe
gezon secili per profesor Nexhatin, sepse secili
ndihet borxhli ndaj tij, sepse ka mesuar, te
pakten, qofte edhe nje germe nga shkrimet e
botimet e tij madheshtore!...
Ai vazhdon te punoje ne Prizren mes miqve e
shokeve te dashur. Vazhdon te kaloje ore te tera
mbi letra, duke studiuar, shkruar e hulumtuar.
Ndonese me probleme shendetesore, ai nuk ndalet,
punon nate e dite, sepse e ndjen se ka shume per
te dhene; me te vertet qe ka shume, ai eshte nje
thesar i vyer...
Rini e dashur,
Muhammedi (s.v.s) eshte shembulli me i mire,
shoket e tij besnike, njerezit e mire ne brezat
pasardhes, prof. Nexhati me shoke!...
Keto jane shembelltyra dhe krenaria jone!
Me te vertete qe ia vlen per tu marre shembull nje
burre si efendi Nexhati..., shembull dhe virtyt
qytetarie, simbol i sakrifices dhe qendreses,
edukates se mire, moralit te larte, i punes se
ndershme e te palodhur, i zemres se madhe, i
tolerances, i paqes, i bukurise, i devotshmerise,
shembull per çdo gje!...
Ne fund, e di se nuk kam arritur te perçoj
plotesisht vlerat e tua profesor, por lutem qe
sadopak, te kem perçuar diçka nga ju, sado te
vogel...
Selam mbi ty, o kolosi i trevave shqiptare!
Shkoder, me 25. 05. 2008
Mirsad Sylja |