|
|
|
|
|
Ramizi i
sfidoi smirezinjet |
 |
Ramiz Kelmendi i takon plejades se pare te
krijuesve te pasluftes se Dyte, i cili
leveroi me sukses ne letersine tone e qe me
shkrimet e tij asnjehere nuk e humbi
aktualitetin dhe komunikimin me lexuesit.
Dikush nga krijuesit e te njejtes gjenerate
per nje kohe te shkurter do te ece perkrah
Ramiz Kelmendit, e me vone shkrimet e disave
do te zbehen, kurse Ramiz Kelmendi gjithnje
e me teper do te perfeksionohet per te
arritur majat e suksesit letrar. Si ne çdo
fushe tjeter, poashtu edhe ne letersi
ekzistojne barriera, gracka, intriga e
xhelozi, nga se per te dobetit keto jane
arma me e fuqishme per te penguar
veprimtarine jo vetem te nje fillestari, por
edhe te nje njeriut me pervoje te gjate.
Ramiz Kelmendi, edhe pse aso kohe ne moshe
te re, do din tiu perballon intrigave te
kohes dhe do te lundroje drjet arritjes se
suksesit vetem me pune kualitative, duke
qene i vetedijshem se vlerat do te jene ato
qe e ngritin personalitetin e nje individi,
e mbase edhe te nje shoqerie. Mirepo,
njerezit tane jane shpirtngushte aq sa
suksesi i Ramiz Kelmendit disave po u
verbonte syte, disave po ua trulloste
mendjen e te pakte ishin ata qe po i
gezoheshin te arriturave te djaloshit qe
vinte nga zona e Rugoves epike.
Injoroi xhelozet, intriguesit dhe
sahanlepiresit
Çuditerisht, smirezinjte do te ngulnin kembe
ne qendrimet e tyre te mbrapshta qe nga
mosha rinore e deri ne kulmin e pleqerise se
tyre dhe te autorit. Filozofi gjerman
Shopenhaueri kishte shkruar se karakteri i
njerezve nuk ndryshon kurre dhe se i keqi
gjithnje do te mbetet i keq. I keqi per
interesa te tij personale mundet qe per nje
moment te caktua te shnderrohet ne bemires,
por perseri do ti kthehet karakterit te
meparshem. Ramiz Kelmendi tere jeten kishte
shpresuar se nje dite edhe xhelozet , edhe
intriguesit edhe sahanlepirsit do te
mbledhin mendjen, por me kote, andaj , me ne
fund nje dite publikisht do te detyrohej te
hiqte dore dhe ti injoronte perjetesisht.
Ramizi nuk hoqi dore nga askush, as nga ata
qe e xhelozonin, e as nga ata qe e admironin,
por thjeshte hoqi dore nga lufta e kote e
thashethemeve te injoranteve primitive,
keshtu qe xhelozet i la te xhelozonin e
tjeret ta admironin. Ne fund te fundit, nese
askush nuk te xhelozon ti nuk ekzsiton.
Vetem debilet, te çmendurit e te cunguarit
nuk i xhelozon askush. Permes xhelozeve e
kuptojme sa vlejme. Xhelozia eshte nje lloji
mase e vlerave tona.
Tani ne moshen 77 vjeçare, Ramiz Kelmendi
ndijen nje krenari per rrugetimin e tij
krijues. Ne moshe te thyer Ramiz Kelmendit
do ti kujtohen ditet e veshtira te
femijerise dhe shkollimi i tij me njeqind
vuajtje. Per çdo gje qe kishte vepruar dhe
perjetuar gjate jetes , Ramiz Kelmendi eshte
ballehapur, por ne thellesine e shpirtit te
tij e ka vetem nje zbrazetire, ne thellesine
e zemres e mbane nje peshe qe e rendon. Edhe
ne terrin e nates kur tjeret bejne gjume te
rehatshem Ramiz Kelmendi e ka nje deshire qe
kurre nuk arriti ta plotesoje. Ah, vetem
edhe kjo deshire te ishte plotesuar dhe
Ramiz Kelmendi do ta ndjente veten njeriun
me te lumtur ne bote. Dhe, nje dite, me i
merzitur se kurre, Ramiz Kelmendi pa i
treguar askujt do te dali per te ecur i
vetmuar. Ne vetmi mund te fliste me veten e
me tjeret. Ne vetmi mund te komunikonte
mbase edhe me shpirtera te vdekur. Ne ecje e
siper rruga e shpuri ne varreza. Nuk e dinte
nese rastesisht u gjend para varrit te
babait apo qellimisht ishte nisur per te
komunikuar me prindin qe tani bente gjumin e
amshuar. U ndal. U gjunjezua. I rrodhen dy
pika loti . Ledhatoi barin mabi varrin dhe
ndjeu sikur para tij iu paraqit vete babai.
Ah,babe! Sa do deshiroja qe te ishe i
gjalle e te shihje suksesin e birit tend.
Babe, une jam Ramizi qe dikur merakoseshe
per fatin tim e tani shiko se ku kam arritur.
Jo vetem qe e kam kryer fakultetin por edhe
e kam krijuar fakultetin tim. U ngrit dhe
sikur fytyres ndjeu nje perkedhelje te lehte.
Ishte perkedhelje e dores se shpirtit te
babait apo ndoshta vetem nje perkedhelje e
eres se lehte, qe pershkoi fusha e bjeshke,
kete Ramiz Kelmendi kurre nuk do ta dinte. U
nis ne drejtim te qytetit, me i lehtesuar
dhe me i gezuar, ngase kishte pershtypjen se
fjalet e tij i kishte degjuar prindi qe aq
shume kishte deshiruar qe femijet te kryejne
studimet.
Shtate persona ndjekin autorin
Asnjehere Ramiz Kelmendi nuk do ti kuptonte
ata te cilet e pengonin ne punen e tij, e
ndoshta pikerisht kjo i ka ndihmuar qe
autorit ti lind ideja per shkrimin e
romanit Shtate persona ndjekin autorin,
ndosha edhe jo. Por per arsyeje se tani
eshte ne 77 vjetorin e jetes ne pika te
shkurtra ia beje nje analize romanit Shtate
persona ndjekin autorin ngase numri shtate
ne legjendat tona eshte mitik. Koinçidence?
Rastesi? Zgjidheni si te doni.
Artan Çeliku, nje gazetar, e parasegjithash
shkrimatar, nje dite prej ditesh zhduket nga
syri i jetes se perdtishme te njerezve qe e
rrethonin. Zhdukja e Artan Çelikut behet
objekt i konverzacioneve te njerezve te
Prishtines. Rrethi intelektual, gjegjesisht
pseudointelektual i Kryeqytetit te Kosoves
interesohet per zhdukjen misterioze te Artan
Çelikut. Ku shkoi Artan Çeliku? Si humbi pa
gjurme? Artani u burgos nga policia per
veprimtari armiqesore? Ndoshta Artani e
kishte kaluar kufirin pa u zene nga policia?
Me pyetje te tilla, e kalojne kohen shtate
persona te cilet e kane njohur Artan Çelikun.
Ndjenin dhimbje per burgosjen apo zhdukjen e
Artan Çelikut, apo thjeshte kenaqesi? Shtate
personat qe interesohen per fatin e autorit
simbolizojne segmentin me destruktiv te
shoqerise sone.
Shtate persona ndjekin autorin, si bosht
kryesor te temes ka thashethemet e disa
individeve te cilet tere kohen e kalojne
duke u interesuar per menyren e jetes se
tjeterkujt.
Xhelozia, intriga, gracka, dyftyresia dhe
etiketimet jane shpirti dhe ushqimi
shpirteror i shtate personave destruktive te
cilet i pengon suksesi i tjetrit. Te shtate
individet nuk, e xhelozojne njeriun e huaj
te ardhur nga larg. Jo. Tere forcat e tyre i
bashkojne kunder njeriut te tyre me te cilin
u rriten ne te njejtin qytet, e ndonjeri
madje ne te njejten lagje. Mund te arrije
sukses kushdotjeter por jo ai me te cilin ne
femijeri luanin bashke. Shtate personat
paraqesin shtate veçorite negative kryesore
te çdo shoqerie Keto shate veçori dallohen
mes veti me nyanca shume pak te dallueshme.
Autroi Ramiz Kelmendi ne vepren Shtate
persona ndjekin autorin, trajton anen
psikologjike te personazheve te tij dhe
mjeshtrisht futet ne boten enigmatike te
individeve destruktive te cilet jane te
bindur se bota sillet rreth tyre dhe se pa
ndihmen e tyre asgje e askush nuk mund te
kete sukses.
Shtate persona qe intersohen per zhdukjen e
Artanit jane sinonim i se keqes. Qe te
shatit, secili ne vete ka zhdervjelltesi dhe
aftesi te veçanta qe bene te dallohet nga
personazhi tjeter. Prirjet e secilit kane
veçorite e tyre ne fusha te caktuara thuase
jane te specializuar ne profesionet e tyre
te se keqes. Edhepse secili prej shtate
personazheve kane karakteristika te veçanta
ne fusheveprimet e tyre shkatrrimtare,
prapseprape qe te shatit kane nje
karakteristik te perbashket qe quhet
xhelozia per te shkaterruar jeten e njeriut
te suskseshem.
Ramiz Kelmendi shquhet si rrefimtar i
vaçante lirik, si krijues qe ka zgjuar
polemike, si mjeshter shume i mire i gjuhes
me nje leksike tejet te pasur, me
reportazhet e tij qe ngjallen kersheri tek
lexuesit
. |
|
|