|
Pėr vogėlushėt e tėrė hapėsirės kosovare, tė cilėt
rregullisht furnizohen me revistėn Zog mėngjesi,
emri i Sadri Kelmendit nuk ėshtė i panjohur. Nėse
emri i tij ėshtė i njohur pėr tė vegjlit, si ėshtė
e mundur qė tė rriturit nuk dinė aq sa duhet pėr
tė. Disa dinė, por nuk duan tė dinė. Nuk
dėshirojnė tė dinė, sepse Sadriu di se sa tė
tjerėt dinė dhe ēka ata vepruan. Mė mirė gjerat tė
kalojnė nė heshtje dhe njeriu tė bėhet sikur nuk
di. Nė vete kishte vendosur Sadriu se mė mirė tė
mbyllėsh sytė dhe veshėt e tė merresh me hallet e
problemet e pėrditshmėrisė se sa tė shikosh e
dėgjosh atė qė nuk duhet dėgjuar. Zgjodhi mėnyrėn
mė tė mirė- gdhendjen e fjalės sė bukur artistike.
Krijimtaria artistike ishte njė prehje shpirtėrore,
e herė pas here zbrazje e pezmit tė grumbulluar.
E, cili krijues shqiptar i Kosovės nuk kishte
pezėm ndaj padrejtėsive tė ndryshme shoqėrore e
madje edhe private?! Si pjesa dėrmuese e
shqiptarėve, edhe Sadri Kelmendi ishte rritur nė
kushte skajshmėrisht tė varfra. Mirėpo, kushtet
ekonomike nuk ishin asgjė nė krahasim me atė qė
kishte pėrjetuar.
Njė ditė dhjetori tė vitit 19..., pėrgjithmonė do
ti mbetej nė mendjen e djaloshit kur forcat e
huaja i thyen dyert e oborrit dhe nga shtrati ia
morėn babanė. Bėnte dimėr i egėr. Burrat e fshatit
(e nė mesin e tyre edhe babai Ahmeti) qėndronin nė
shesh gjysmė tė zhveshur pa guxuar tė lėviznin.
Rreshtin e gjatė tė burrave gjysmė lakuriq e
torturonin dy xhandarė. E pamundur, do tė
pėshpėriste nė vete djaloshi Sadri, dy xhandarėve
tua shtrinin qafėn dyzet burrat, mė trimat e
fshatit! Mirėpo, djaloshi aso kohe nuk ishte nė
gjendje tė kuptonte se pas atyre dy individėve tė
veshur nė uniforma qėndronin qindra e mijėra tė
tjerė. Njė ditė mė pas babanė do ta sillnin nė
shtėpi as tė gjallė e as tė vdekur. Trupi i
mavijosur, fytyra e pėrgjakur, kėmbėt e ėnjta nga
ftohti dhe torturat e njė nate mė parė ishin
pamjet mė tė tmerrshme tė cilat do tė mbeteshin
pėrgjithmonė nė mendjen e Sadriut. E, jeta
vazhdonte si njė lumė dallgėt e tė cilit herė
pėrplasėn e herė qetėsohen.
Zjarr i pashuar i dashurisė
Nė momentet e qeta, i riu Sadri Kelmendi, si tėrė
moshatarėt e tij, pėrfitonte nga qetėsia qė tė
lexonte e tė shkruante pėr vuajtjen kolektive dhe
pėr dashurinė personale. Dashuria nuk pyet pėr
kushte tė vėshtira, pėr kohėt e turbullta e
rrebeshet policore, sepse ajo lind vetvetiu. E, si
tė mos i kushtonte vargje vashės mė tė bukur tė
Bjeshkėve tė Rugovės epike, buzėqeshjen e secilės
edhe tani nė moshėn 75- vjeēare e kujton me mall e
dashuri. Malėsorja, me gjinjtė e saj si bora, ia
lehtėsonte dhembjet pėr prindin qė lėngonte nė
shtrat. Ajo ia shtonte vullnetin pėr jetė, e vetė
jetės i jepte lumturi. Zakonet ende tė vjetra bėnė
qė dy tė rinjtė tė ndaheshin dhe ditėt e lumtura u
shkurtuan, por zjarri i dashurisė ndaj vashės se
bjeshkėve epike edhe sot qėndron i ndezur nė
zemrėn e Sadriut tanimė tė moshuar. Edhe pse tė
ndarė, dashuria ndaj saj i shėrbeu si nxitje pėr
tė jetuar dhe inspirim pėr tė shkruar, kėshtu qė
dekada mė vonė Sadri Kelmendi pėr dashurinė e tij
tė parė do ta shkruajė novelėn Nusja e Apollonit.
Nė kėtė novelė, autori Sadri Kelmendi ngjarjen do
ta vendosė nė ujėrat e Drinit tė Bardhė e deri ne
Liqenin e Fierzės dhe Komanit ndėrsa personazhet
janė peshqit. Flitet pėr dashurinė e peshkut, por
nė fakt nuk ėshtė vėshtirė tė gjendet ēelėsi i
kodit sekret dhe tė nėnkuptohet se ky ėshtė njė
rrėfim autobiografik.
Autori S. Kelmendi, i zhgėnjyer dhe tejet i
indinjuar qė prindi i vashės e marton vajzėn e tij
me dhunė duke i ndarė dy tė dashuruarit, tėrė
jetėn do ta kėrkojė tė dashurėn e tij dhe vetėm
pas dyzet e mė shumė vjetėsh njė ditė do ti
troket nė derėn e saj tanimė tė plakur e tė ve.
Rrėqethės ėshtė ky takim pas katėr dekadave dy
dashnorėt gjendet pranė njėri-tjetrit, shikohen,
por nuk njihen, sepse koha e ka bėrė tė vetėn.
Flokėt e tyre tanimė janė tė bardha, fytyrat e
tyre tė rrudhura e trupi i kėrrusur. Mirėpo,
zjarri i dashurisė ende i pashuar. Qėndrojnė tė
shtangur, duke u shikuar e nė heshtje u pikojnė
lotėt. Ja siē e pėrshkruan autori kėtė takim
dramatik: Nuk e njihnin njėri tjetrin, por
instinkti i dashurisė nuk plaket. Nga malli i madh
zunė tu pikonin lotėt. Veē dashuria rinore u
kishte mbetur. Ishte plakur Apolloni, dhe prapė
mundohej tė gjente....
Fati i dashurive tė ndaluara
Shkrimtari dhe kritiku ynė i njohur, Rushit
Ramabaja shkruan: Njė refleks tjetėr metaforik,
qė pasqyrohet nga thelbi fabulativ i novelės,
ėshtė fati i dashurive tė ndaluara, qė shplekset
mjeshtėrisht pėrmes dramės dashurore... Kėtu kodi
i dashurive tė ndaluara formulohet si dimension
filozofik i fatit tė paracaktuar pėr tė ruajtur
harmoninė universale tė dhembjes, tė jetės e tė
vdekjes, pa tė cilat gjallimi sdo tė kishte asnjė
kuptim. Sadri Kelmendi, gjatė rrugėtimit tė tij
tė gjatė letrar, ka botuar mbi gjashtėmbėdhjetė
vepra ku nė secilėn prej tyre nuk do ti mungojė
motivi kombėtar dhe natyrisht ai i dashurisė.
Krijuesi, i cili nuk ka dashuri pėr femrėn, nuk
mund tė ketė dashuri as pėr atdheun, thotė Sadriu
nė buzėqeshje dhe ende i mbushur me energji
pozitive.
Pėrveē krijimtarisė letrare, Sadriu ėshtė
kryeredaktor i revistės pėr fėmijė Zog mėngjesi.
Pėrmes kėsaj reviste, Sadriu duke bashkėpunuar me
pendėt mė tė ndritura shqiptare pėr fėmijė,
dėshiron qė te tė vegjlit tanė ta mbjellė
dashurinė pėr librin. Rrėfimet, poezitė e
vizatimet, qė pėrmban kjo revistė, sa simpatike po
aq edhe e vlefshme, trajtojnė tema interesante tė
kapshme pėr botėn fėmijėrore. Zog mėngjesi, edhe
pse revistė edukative qė tani po i mbush 15 vjet,
asnjėherė nuk u financua nga institucionet tona
vendore, e aq mė pak nga institucionet
ndėrkombėtare, sepse ata financojnė projekte mė tė
rėndėsishme, si p.sh. videoklipe tė misave dhe
bukurosheve, tolerancėn ndaj martesės me tė
njėjtėn gjini (qė ėshtė njė dukuri shumė e re dhe
ndoshta hap i mirė edhe pėr ne se po shtohemi
shumė) etj.
Sadri Kelmendi njihet edhe me punime morfologjike,
krahasuese shqip-gjermanisht, tė cilat i ka botuar
nė revistėn letrare shkencore Koha, si dhe nė
zhanre tė tjera letrare qė herė pas here boton nė
tė pėrditshmet tona.
Tani, nė moshė tė thyer, nuk dėshiron ti kujtojė
vitet e vėshtira dhe momentet qė ka pėrjetuar me
forcat e huaja okupuese tė sistemit tė kaluar, por
ende tė freskėta i ka kujtimet pėr shokun e tij
Shaban Shala, tani dėshmor i kombit. Rrėqethet kur
pa dėshirė i kujton konfrontimet me Momēilo
Trajkoviqin dhe raste tė tjera pėr tė cilat nuk
dėshiron as tė bisedojė.
03 maj 2008
Kontakt : Reshat80@hotmail.com |