 |
|
Profesor, Republika e Kosoves eshte ende peng |
Me fale qe e zgjodha kete lloj komunikimi me ju. Ne fakt, nuk e
di nese ekziston apo edhe me lejohet nje komunikim i ketij lloji
per faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni te
konsideroheni si i zhdukur. Shume nga te gjallet e vdekur do te
habiten me kete leter, do te thone: si eshte e mundur te
komunikohet me nje te zhdukur apo siç e thone pas shpines, me
nje te vdekur qe nuk i dihet varri, edhe pse gjithçka mund te
kete per ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rendesi se
çfare thone sepse jeta dhe vdekja ne ditet tona i kane nderru
rolet, askush nga ne nuk e dime se ku jemi. Sot jemi jeta, neser
mund te jemi vdekja, e pasneser kush e di ...? Ka shume arsye qe
me shtyne ta bej nje komunikim te tille me ju, ndoshta te
pazakonte por gjithsesi te domosdoshem per kohen ne te cilen po
jetojme. Arsyeja kryesore e ketij komunikimi eshte se: Republika
e Kosoves po vazhdon te mbahet peng, ashtu siç kishit shkruar ju
shume vite me pare. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aç duket
se po e devijojme kete cake. Vllau i madh (Rusia) i ka dale ne
mbrojtje vllaut te vogel (Serbise), bile keto ditet e fundit ka
shku aç larg sa qe e ka percaktu edhe vijen e kuqe te cilen nuk
do ta kaloje per asnje çmim. Profesor i nderuar Kosova eshte
para nje sprove te rende, ndoshta nga ato me te rendat deri me
tani qe kur e ndane nga trungu shqiptar. Ajo eshte ne hapat e
fundit ne rrugetimin e saj per ta mundur vdekjen njehere e
pergjithmone, per tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtepise
pa u vrare siç do te shprehet poeti, por jemi edhe shume afer
per t´ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet verdalle mbi kokat
tona. Nese dje kemi bere perpjekje per ta mundur vdekjen, sot
jemi ne pritje te shpetimit nga ajo. Nese done qe ta dish se ne
cilen kohe jemi sot lirisht mund te them se jemi ne kohen e
pritjes. Gjithçka eshte ne pritje, mu sikur atehere kur ti ishe
kendej pari. Sa here permendet Kosova fillon te rrotullohet bota,
ata qe jane fajtore per ndarjen e Kosoves nga trungu shqiptar
fillon t'i kaploje frika sepse sipas tyre vetem duke mbetur peng
shqiptaret ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave
nderkombetar. Ju e dini se edhe atehere te gjithe e donim
shtetin e Kosoves, e dinim cakun per ku ishim nisur por nuk e
dinim rrugen se si te vinim deri aty. Juve, ju kujtohen lutjet e
imamit te atyre koherave qe i bente te xhymoave ne Prishtine per
ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosoves, por ato lutje nuk i
degjoi askush. Edhe sot mu sikur atehere prape po lutemi per
shtetin e Kosoves, e xhumaja po vazhdon te jete pjese e
rendesishme e politikes ne hapesiren tone. Tani nuk e kemi
imamin e vjeter, e kemi nje gjeneral te ri, ti do te thuash
gjeneralet nuk luten, ata luftojne ne beteja burrerisht e
trimerisht dhe i fitojne ato. Ndoshta nuk e di profesor, por ky
gjenerali yne e ka zhveshur uniformen ushtarake pa e perfunduar
betejen dhe ka hyre ne politik per t'u lutur dhe mund te
siguroje se kete pune po e bene shume mire, por edhe lutjet e
tij po bien mu si atehere ne vesh te shurdher . E more profesor,
eshte shurdhuar bota kur permendet Kosova. Nga respekti i shumte
per miqte tane nderkombetare e kemi harru vetveten. I ftuam ne
shtepine tone per te na ndihmuar dhe per ndihmen qe na dhane ju
jemi mirenjohes sa te jete jeta, por.... i pritem si miq duke ju
thene: Ndihuni si ne shtepine tuaj, por mos harroni se jeni
mysafire, ata kane harruar jane ulur ne vatren tone sikurse ne
shtepine e vete duke na sunduar nepermes nje te derguari special
te OKB-se. Ty, patjeter se te kujtohet koha e princit Vid ne
Shqiperi, diçka i njejte eshte edhe ky, i derguari i OKB-se. E
more profesor, nuk kane ndryshuar koherat hiq, nga atehere eshte
ndalur ora e Kosoves ne pritje. Mu sikur atehere qe na benin
thirrje per durim, po na bejne thirrje edhe sot, mu si atehere
qe flitej per ndarjen e Kosoves po flitet edhe sot, mu si
atehere qe na nderruan flamurin po done qe te na nderrojne edhe
sot, mu si atehere qe na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe
sot po bejne eksperimente per ta krijuar nje komb te ri. Plani
qe e hartuan me heret si deshen vete, plan i cili Kosoven e
copetonte brenda per brenda, ne çdo pjese te Kosoves e bente nga
nje Serbi te vogel, nuk kaloi ne Keshillin e Sigurimit sepse nuk
u pajtua Rusia, i kercenoje evropianet dhe amerikanet dhe ata u
terhoqen shume lehte. Tash na kane caktu edhe nje faze te re
bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe me fort ne fyt qe
eventualisht te mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbise.
Politikanet tane te mjere po bertasin me sa ze qe kane se e duan
planin e Ahtisarit, se ai plan eshte i pa prekshem e dokrra te
tilla, strategji tjeter per te dale nga ky udhekryq nuk kane.
Elites intelektuale ne vend i ka humbur udha ne oborr, e di se
ti do te thuash se te humbur e kane pasur. Antivlerat po na
mbysin ne çdo pore te jetes. Sikur te ishe sot kendej pari do te
habiteshe se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjeri
do t'i hapte dyert per ty, se atehere i Prishtines t'i mbylli,
edhe pse e di se ti nuk do ta pranoje nje gje te tille sepse ti
ishe vlera e ketij kombi dhe nuk do te beheshe pjese e ketyre
krimeve qe po behen me arsimin ne Kosove. Sa doktore, sa
magjistra kemi te gjithe jane me grada por ashtu siç pate thene
ti atehere, ,,diplomat e tyre kane aq vlere sa per t´ja ngjitur
maces per bishti''. Profesor, e di se ju nuk keni nevoje me per
ne, por me besoni se ne kemi shume nevoje per ju, per vepren
tende. Ne emrin tim, si prestare i brezit te ri, i brezit qe
dite e me shume po misherohet me vepren tende heroike po e
kupton filozofine tende politike, na fal per te gjitha, na fal
qe nuk te kuptuam, atehere kur ishte e domosdoshme te kuptonim,
na fal qe nuk beme perpjekje sa duhet per te liruar nga
pengmbajtja serbe, ndonese kishte mundesi, sidomos gjate
konferences ne Rambuje. Po, ti e dine, i ke njohur ata
politikane qe moren pjese ne kete konference, te pakten nje
pjese te tyre gjithsesi se i ke njoftuar. Se bene nje hape te
tille sepse ju gezuan tragjedise tende duke u krekosur se po
hyne ne histori, po behen pjese e saj. Turpi raft mbi ta. Njesoj
siç vepruan me ty po vazhdojne te veprojne edhe me liderin e
brezit tim, z Albin Kurti. E kane izoluar sa here kane dashur, e
kane burgosur kur kane dashur, shtepine ia kane bere burg sepse
i tmerron vizioni i ri politik, e ne prape po heshtim. Asnje
perpjekje per lirimin e tij nuk po e bejme, mendimi ndryshe mund
te kushtoje sot mu si atehere profesor. Nuk e kuptuam se Serbia
duke te mbajtur ty peng po e mbante edhe shtetin e Kosoves sepse
ti ishe arkitekti i ketij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i
rendesishem paska qene roli i individit respektivisht i juaji ne
proceset politike. Kur ishe kendej pari e dine ti si silleshin
ndaj teje, e ke thene edhe vete i ke bere pergjegjes per
burgosjen tende. Edhe sot mu si atehere asnje fjale per ty, edhe
kur flasin, flasin ashtu siperfaqesisht pa e prekur substancen e
punes tuaj, flasin kur ju duhet per fushata zgjedhore. Nuk e di
se cili popull ne bote do te heshte per nje figure si ju. Nuk e
thene te verteten per ju sepse ne momentin kur e thone kete te
vertete, behen vete te vdekur, behen prape majmun sepse nga
mungesa jote u bene mbret.
Kaq per kete here, do te te shkruaj prape, varesisht se si do te
ecen ora e Kosoves. Ndonese nuk jane bashkuar ende republikat e
bashkuara shqiptare, ashtu siç na pershendete ti nga gjykatorja
e okupatorit, e as Prizreni ende nuk eshte bere kryeqytet,
megjithate une po te pershendes ne te njejten menyre, mire u
pafshim ne republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk
do te shihemi kurr sepse ti po mbahesh peng se bashku me shtetin
e Kosoves. |
|
Komenti juaj eshte me rendesi ne Forum, duke klikuar Ketu! |
|
For AlbaNur in English, Here! |
|
The AlbaNur promotes excellence in journalism, encouraging
investigative journalism. We serve as the national voice of
Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the
public's right to know..
Goals
AlbaNur campaigns to improve access for Albanian journalists
to the sources of information in Albanian Lands. It speaks
out against the lack of co-operation and the abusive
treatment that still occurs when it comes to Albanian
journalists.
|
|
|